“Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime
“Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video)
- Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video)
- Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë!
Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video) Posted: 01 Dec 2016 12:08 PM PST Një adoleshent që ishte dashuruar marrëzisht në arsimtaren, duket se kishte gjetur një metodë të keqe për t'i propozuar asaj martesë. Djaloshi që besohet të jetë i moshës 17-18 vjet, kishte vendosur t'i propozojë në oborrin e shkollës, por ky veprim nervozoi tej mase arsimtaren e cila përpos që nuk i pranoi lulen që i dhuroi, por edhe filloi ta godas, transmeton Telegrafi. Ai kishte marrë me vete një pankartë në të cilën shkruante: "Zonjusha Li, të dua! A do të martohesh me mua", por në momentin që ajo e pa mbeti e shokuar dhe në një moment filloi t'i bërtasë. Por sa më shumë nxënës që grumbulloheshin rreth tyre, tensioni rritej ku arsimtarja fillon ta godasë djaloshin nga Kina që ishte dashuruar marrëzisht. /Telegrafi/
The post Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Foto/Video) appeared first on Telegrafi. |
Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video) Posted: 01 Dec 2016 09:28 AM PST Një nxënës nga Shtetet e Bashkuara, e ka filmuar momentin kur e ka zbrazur qumështin që ishte trashur dhe lëvizte ngadalë. Ai është rrëqethur nga pija e ambalazhuar, që i është shërbyer në mensën e shkollës, transmeton Telegrafi. Çuditërisht, në paketim shkruan se ende ka afat, por qumështi me kakao nuk ishte në gjendje normale. Videoja e postuar në Reddit, për dy ditë është parë afro tre milionë herë. "Kjo ndodh kur qumështi që ka qenë në frigorifer, është nxjerr dhe ka qëndruar për një kohë në vend të hapur", kanë deklaruar prodhuesit, duke hequr fajin nga ta. /Telegrafi/ The post Shqetësuese: Nxënësve u shërbehet qumështi i prishur! (Video) appeared first on Telegrafi. |
Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë! Posted: 01 Dec 2016 08:23 AM PST Kush e zgjodhi mirë detyrën e mëposhtme, mësuesja e një shkolle fillore në Beograd apo nxënësi i klasës së parë. Kjo është bërë temë e këtyre ditëve në Serbi, për nivelin e tyre arsimor, pasi një moderatore e një kanali televiziv serb, në profilin e saj në Twitter e shpërndau një fotografi, transmeton Telegrafi. Në të shihet pyetja dhe përgjigja që dha fëmija. Pyetja ishte kjo: "Ana ka lexuar një tregim, ndërsa Petri tri tregime më shumë se Ana. Sa tregime i kanë lexuar bashkë, Ana dhe Petri"? Nxënësi jep këtë përgjigje: 1+4=5. Po ashtu shkruan sqarimin: "Bashkërisht i kanë lexuar pesë tregime". Por, mësuesja ia korrigjoi 4-shin, duke dhënë këtë zgjidhje: 1+3=4! /Telegrafi/ The post Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë! appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: