Skip to main content

“Në pranga grabitësi që ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve në Elbasan dhe Peqin” plus 9 more - Gazeta Dita

“Në pranga grabitësi që ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve në Elbasan dhe Peqin” plus 9 more - Gazeta Dita


Në pranga grabitësi që ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve në Elbasan dhe Peqin

Posted: 30 Dec 2016 01:43 AM PST

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Katundi Ri i dyshuar për një sërë grabitjesh jo vetëm në fshatin e tij.

Blutë e Elbasanit ranë në gjurmët e Edor Hasanllarit pas grabitjes së mbrëmshme, ndërsa sqarohet se ai ishte kthyer në tmerrin dyqaneve të Elbasanit e Peqinit, ku vetëm mbrëmjen e djeshme kishte grabitur me thyerje, dy dyqane.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vashaj, me mjetin e tij, tip "Benz" veturë me targa AA187 ID, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit S.S 47 vjeç.

Ky shtetas, gjatë natës në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.B 53 vjeç.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin.

Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Urimi i veçantë i Donald Lu për Vitin e Ri dhe një premtim për vizat

Posted: 30 Dec 2016 01:37 AM PST

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka uruar përmes një kartoline të veçantë të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Në mesazhin e tij të urimit, i shpërndarë në faqen e ambasadës amerikane në Facebook, Lu shkruan gjithashtu se është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për vizat amerikane.

Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t'u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t'i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Kush është më i miri: CR7 apo Fenomeni? Ja cilin zgjedh Ibra

Posted: 30 Dec 2016 01:30 AM PST

 

Për shumë fansa të futbollit është e vështirë të zgjedhin Ronaldon më të mirë mes portugezit dhe brazilianit.

Cristiano Ronaldo ka zënë vendin e tij mes lojtarëve të mëdhenj të historisë së futbollit duke ndjekur hapat e fenomenit brazilian, ikonës me të njëjtin emër që ka luajtur për Real Madrid-in, ndërkohë që nuk mund të injorohet as legjenda e Barcelona-s, Ronaldinho.

Zlatan Ibrahimovic megjithatë, ka bërë diferencën midis tyre: "Mendoj se Ronaldo, Fenomeni ishte më i mirë", ka thënë ai për ESPN.

"Për mua, ishte një shembull e asaj që është futbolli. Gjithçka që ai ka bërë të bën të thuash "uau". Mënyra se si driblonte dhe se si vraponte. Ronaldo ishte natyral, ishte i lindur për të qenë ai që ishte. Nuk kishte të bënte më stërvitjen. Ky lloj lojtari nuk bëhet me stërvitje, ai është i lindur. Është unik", u shpreh gjiganti nordik.

Për sa i takon brazilianit tjetër Ronaldinho-s dhe yllit aktual të Real Madrid-it Cristiano Ronaldo-s, Zlatan tha: "Unë dhe Ronaldinho kemi luajtur së bashku te Milan-i por ai aty nuk ishte në kohën e tij më të mirë, megjithatë më pëlqente mënyra se si luante dhe se si vraponte me flokët e ngatërruar, driblonte shpejt dhe kur donte i bënte të tjerët të dukeshin si fëmijë përpara tij. Ndërsa për sa i takon Cristiano Ronaldo-s, ne nuk kemi luajtur së bashku. Është ndryshe sepse ai është rezultat i një pune të madhe. Nuk është një talent i lindur", u shpreh ish-sulmuesi i PSG-së.

Pavarësisht moshës 35-vjeçare, Zlatan është ende në një formë të jashtëzakonshme dhe nuk mendon të lërë futbollin e luajtur, përkundrazi dëshira e tij është të japë ende në fushë, madje mund të marrë në konsideratë edhe ndonjë lëvizje në Brazil. "Ndoshta duhet të shkoj në Brazil, nuk e di…ndoshta mund ta shijoj futbollin tim atje".

FOTO/ 15 mrekulli inxhinierike të ndërtuara nga njerëzit

Posted: 30 Dec 2016 01:19 AM PST

Mrekullitë inxhinierike më të mëdha të njerëzimit nuk përfshijnë vetëm ato moderne, si ju instiktivisht mund të mendoni.

Në këtë artikull do ju listojmë disa nga zhvillimet inxhinierike më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

 A) Periudha e lashtësisë

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-02

1- Armë (shtiza, shigjeta etj) – në kohë shumë të lashta, nuk dihet data me saktësi

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-15

2- Katakombet e Kom el Shoqafa – shekulli i dytë pas Krishtit

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-04

3- Piramida e Madhe e Gizës, Egjipt – viti 2560 para Krishtit

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-12

4- Stonehenge, Angli – 3000-1500 para Krishtit

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-01-1

5- Koloseu në Romë – vitet 70-80 pas Krishtit

 

B) Periudha mesjetare 500-1500 pas Krishtit

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-14

1- Taj Mahal – viti 1648

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-09

2- Shën Sofia, Stamboll – viti 500 pas Krishtit

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-07

3- Kulla e anuar e Pizës – viti 1399

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-05

4- Muri i madh kinez –  viti 1644

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-11

5-Maçu Piçu, Peru – 1450

 

C) Periudha moderne – vitet 1500 e në vazhdim

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-10

1- Stacioni ndërkombëtar i hapësirës – 1998

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-13

2- Aeroplani i parë në botë, Flight Circa – 1903

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-06

3- Interneti  – 1991

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-08

4- Elektriciteti – 1850

 

15-mrekulli-inxhinierike-te-ndertuara-nga-njerezit-03

5- Tuneli Channel – 1990

Arrestohet hajduti i kabinave elektrike

Posted: 30 Dec 2016 01:10 AM PST

Një 39-vjeçar ishte bërë ankthi i Lushnjës, duke lënë një pjesë të mirë të banorëve pa energji elektrike.

Gjatë operacionit të koduar "Kabina" në pranga ka përfunduar Fation Sadiku, një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar disa herë për vjedhje.

Sipas policisë në qytetin Lushnjë ai ka vjedhur 10 kabina elektrike, duke marrë dyer e dritare duralumini, pjesë transformatori, kabllo elektrikë e aksesorë të tjerë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur sende dhe prova materiale që kanë të bëjnë me 10 vjedhje të kabinave elektrike të kryera në qytetin e Lushnjës.

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 47-vjeçari

Posted: 30 Dec 2016 01:03 AM PST

 

Policia bëri me dije se ka prangosur shtetasin Agim Syla, 47 vjeç, banues në fshatin Shumicë si shkaktar i aksidentit.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur "Slloçi",  në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip "Volzvëagen", ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç. Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Putin zbulon se çfarë synon Rendi i Ri Botëror

Posted: 30 Dec 2016 12:49 AM PST

Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën vjetore të tij me rastin e Krishtlindjeve, tha se elitat perëndimore kanë braktisur vlerat e krishtera dhe kjo mund të kthehet në bumerang për to.

Ai tha se elitat kanë krijuar një kulturë të re politike që mund të jenë shkatërruese për to dhe mund të çojë në rrëzimin e qytetërimit perëndimor.

Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigje që zgjati rreth 4 orë, presidenti rus foli mbi gjendjen e vendit të tij dhe të botës, duke deklaruar se "Rendi i ri Botëror" synon që të "heqë sovranitetin kombëtar" dhe të shkatërrojë "identitetin dhe diversitetin që Zoti ka krijuar".

Ai thotë se elitat perëndimore po refuzojnë rrënjët e shoqërisë së tyre mbi të cilat ajo është ndërtuar.

"Shumë shtete perëndimore kanë marrë rrugën ku ata mohojë apo refuzojë rrënjët e tyre, duke përfshirë ato të krishtera të cilat formojnë bazën e qytetërimit perëndimor. Në këto vende, baza morale dhe çdo identiteti tradicional janë duke u mohuar – si nacionaliteti, feja, kultura e madje edhe identiteti gjinor po mohohen ose relativizohen", tha Putin.

FOTO/ 10 tunelet në madhështorë në botë

Posted: 30 Dec 2016 12:36 AM PST

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë, 57 kilometra nën Alpet zviceriane, më në fund ka filluar të punojë rregullisht.

Tuneli "Gotthard Base", i quajtur edhe si ndërtimi i shekullit i Zvicrës kishte plot 17 vjet që ishte në ndërtim dhe kushtoi rreth 12 miliard dollarë.

Tuneli filloi të jetë në shërbim me kohë të plotë më 12 dhjetor. Për të shënjuar këtë rast, më poshtë kemi listuar disa nga tunelet më të mëdhenj të botës.

1. Tuneli 'Gotthard Base'  (Zvicër)

Gjatësia: 57 km (35 milje).

Fakt: Për ndërtimin e tunelit janë përdorur 3,200 kilometra kabllo bakri të mjaftueshme për tu shtrirë nga Madridi në Moskë.

 

2. Tuneli Channel (Britani e Madhe dhe Francë) 

Gjatësia: 50 kilometra (31 milje)

Fakt: Ai do të lidhë Anglinë më Europën kontinentale. Tuneli ka pjesën më të gjatë nën det në botë, 37.9 kilometra (23.5 milje).

 

3. Tuneli Laerdal (Aurland, Norvegji) 

Gjatësia: 24.5 kilometra (15.2 milje)

Fakt: Ai është tuneli rrugor më i gjatë në botë dhe ndërtimi i tij do të kushtojë 153 milion dollarë. Inxhinierët kanë ndarë tunelin në pjesë të ndryshme për tu dhënë shoferëve iluzionin se ata janë duke udhëtuar nëpër disa tunele të vegjël.

 

4. Tuneli 'Tokyo Bay Aqua-Line' (Tokio) 

Gjatësia: 14 kilometra  (8.7 milje)

Fakt: Tuneli Aqua Line përshkon Gjirin e Tokios dhe lidh qytetet e Kawasaki dhe Kisarazu. Ajo redukton kohën e udhëtimit mes dy vendeve nga 90 min në 15 minuta.

 

5. Tuneli Eisenhower (Kolorado)

Gjatësia: 2.72 kilometra (1.7 milje)

Fakt: Tuneli rrugor Eisenhower në Kolorado është një nga më të lartët në botë, i ndërtuar 3,401 metra (11,158 feet) mbi nivelin e detit, në pikën më të lartë të sistemit të autostradës ndërshtetërore SHBA-ve.

 

6. Tuneli Spiralen (Drammen, Norvegji) 

Gjatësia: 1.65 kilometra (1.02 milje)

Fakt: Tuneli ofron një pamje të mrekullueshme të Luginës Drammen, ka një vend ku mund të pini birrë, restorante dhe muze në qiell të hapur.

 

7. Tuneli Guoliang (Provinca Henan, Kinë)  

Gjatësia: 1.2 kilometra (0.74 milje)

Fakt: Tuneli është ndërtuar  dhëmbë-dhëmbë  dhe i pjerrët për shkak të mjeteve primitive e fshatit, duke fituaredhe pseudonimin: "Rruga që nuk toleron gabime"

 

8. SMART (Kuala Lumpur, Malajzi)

Gjatësia: 9,7 kilometra (6:02 milje)

Fakt: Tuneli pritet të parandalalojë  miliarda dollarë dëme nga përmbytjet dhe shpenzimet nga bllokimi i trafikut.

 

9. Tuneli Bund Sightseeing (Shangai) 

Gjatësia: 646.7 metra (2,122 feet)

Fakt: Ky tunel nënujor në Kinë është i shkurtër, por spektakolar dhe pak i çuditshëm. Një kompani me bazë në Shangai krijoi dritat dhe efektet audio-vizuale.

 

10. Tuneli Seikan (Japoni)

Gjatësia: 53 kilometra (32,9 milje)

Fakt: Seikan është një tunel hekurudhor në Japoni, por ajo që e bën atë unik është fakti se një pjesë rreth 23-kilometër e tij (14.2 milje) është 140 metra nën nivelin e detit.

Gjykata Speciale, si do ndëshkohen ish-kryeministrat

Posted: 30 Dec 2016 12:25 AM PST

 

Kushtetuta e re Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e Gjykatës Speciale, për gjykimin e akuzave ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, është reflektuar në Kodin e ri të Procedurës Penale.

Projektligji me ndryshime, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, bazuar në praktikën gjermane dhe austriake, i hap rrugën shembjes së murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke krijuar një bazë të re ligjore për rihapjen dhe gjykimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, përgjatë të gjithë trajektores së pluralizmit në Shqipëri, shkruan shqiptarja.com

Gjithashtu, me miratimin e ndryshimeve, Byroja e Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme mund të hetojnë dhe të ngrenë akuza për terrorin e '96, për furnizimin me naftë të makinerisë së luftës së Millosheviçit, për zhdukjet dhe torturimet nga SHIK-u, për urdhrat për shtypjen e popullit në '97, për grushtin e 14 Shtatorit të '98, për shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit, për një sërë me krime ekonomike si dhe për çdo dosje të pagjykuar apo e gjykuar pjesërisht. Kodi i ri të Procedurës Penale pritet të miratohet dhe zbatohet gjatë vitit 2017, çka përkon edhe me ngritjen e institucioneve të reja kundër krimit dhe korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Speciale.

Ndryshimi

Ndryshe nga Kushtetuta, projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ka bërë një saktësim sa i takon kohës së kryerjes së veprës penale nga ish-funksionarët e lartë, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Konkretisht, projektligji parashikon që, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-ministrat, ish-kryebashkiakët, ish-deputetët etj., do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Nëse për funksionarët në detyrë nuk ka një saktësim apo kufizim kohor, ligji i ri parashikon që ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me të gjithë ish-funksionarët e tjerë të parashikuar në Kushtetutë, do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

"Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë̈, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës", thuhet në projektligj, i cili ndryshon nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Tentativa për amnisti

Gjatë hartimit dhe diskutimit të projektit kushtetues, pati një tentativë për të përjashtuar ish-ministrat e qeverisë "Berisha" nga kompetenca e Gjykatës Speciale. Në variantin e parë të projektit kushtetues, në nenin 13, i cili ndryshonte nenin 135 të Kushtetutës, parashikohej që Gjykata Speciale gjykonte akuzat për anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, duke përjashtuar ish-ministrat para viti 2013. Pas një presioni të madh qytetar, mediatik dhe politik, kufizimi kohor u hoq.

Gjendet i djegur trupi i ambasadorit grek në Brazil

Posted: 30 Dec 2016 12:23 AM PST

Autoritetet në Brazil kanë gjetur të djegur brenda një mjeti të braktisur trupin e ambasadorit grek, Kyriakos Amiridis që ishte zhdukur prej tre ditësh.

Makina ishte marrë me qira nga ambasadori grek.

Diplomati 59-vjeçar Kyriakos Amiridis ishte parë për herë të fundit në qytetin e Nova Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.

carro-1-20161229192152-1-655x356Sipas BBC, ambasadori ka kryer për herë të fundit një telefonatë me bashkëshorten e tij, ku i ka treguar që do të dilte dhe më pas asnjë prej familjarëve nuk ka patur kontakte më me të.

Policia fillimisht ka përjashtuar një rrëmbim të mundshëm duke u shprehur se asnjë nuk kishte interes ta rrëmbente ambasadorin.

Rio De Zhaneiro  ka një përqindje të lartë të krimit dhe veçanërisht gjatë festave të fundvitit ku me mijëra turistë vizitojnë qytetin.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more