Skip to main content

“Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video)

Posted: 26 Dec 2016 02:57 PM PST

Presidenti bolivian Evo Morales ka përjetuar një moment vërtet të sikletshëm gjatë një seance gjyqësore.

Ai ka rënë pre e një rrengu, kur dikush i ka dërguar një material në telefonin e tij mobil.

Në momentin që Moral ka tentuar ta hapë, ka kuptuar se materiali kishte përmbajtje pornografike, ndërsa në sallën e gjyqit u dëgjua dhe audio e videos.

Siç shihet edhe nga video, ngjarja ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, por me siguri jo tek presidenti Morales, të cilit ngas tronditja i ka rënë edhe telefoni nga duart, transmeton tema.

Videoja është publikuar së fundmi në YouTube, por “Peru Today” thotë se nuk përcaktohet se kur mund të ketë ndodhur.

The post Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video) appeared first on Telegrafi.

Shkolla kërkon falje që nxënësit u veshën si nazistë, për të defiluar në një organizim (Foto)

Posted: 26 Dec 2016 01:01 PM PST

Zyrtarët e një shkolle të mesme në Taipei të Tajvanit, janë detyruar të kërkojnë falje, pas kritikave të shumta se disa nxënës janë veshur si ushtarë nazistë.

Nxënësit me uniforma, flamuj dhe svastika, kanë parakaluar së bashku me një tank të improvizuar, ndërsa përshëndesnin me dorën e shtrirë.

Pasi fotografitë dolën në rrjete sociale, shkolla ka marrë kritika të ashpra nga disa organizata.

"Është e tmerrshme dhe e papranueshme, kur kanë kaluar vetëm shtatë dekada që kur ka ndodhur Holokausti, një shkollë organizon diçka të tillë", ka qenë reagimi i një organizate për të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër, Instituti Gjerman që vepron në kryeqytetin e Tajvanit, ka kërkuar të dihet nëse kjo është bërë me qëllim, apo ishte thjeshtë një rastësi që e kanë zgjedhur të rinjtë.

"Kemi kërkuar që të mos vishen kështu, meqë Hitleri ishte një politika kontrovers, por pas insistimit të nxënësve, iu dhamë leje. Nuk ka ndonjë prapavijë, ishte thjeshtë një organizim i pa menduar mirë", thuhet në deklaratën e lëshuar nga shkolla, ku kërkohet falje për rastin. /Telegrafi/

The post Shkolla kërkon falje që nxënësit u veshën si nazistë, për të defiluar në një organizim (Foto) appeared first on Telegrafi.

Reflektimi i topit të bredhit, zbuloi diçka të ndytë për atë që ndodhej përpara (Foto)

Posted: 26 Dec 2016 11:01 AM PST

Në Shtetet e Bashkuara, një burrë i paemëruar është gëzuar shumë që ka marrë si dhuratë për festat e fundvitit një video-lojë.

Ai është afruar poshtë bredhit dhe e ka bërë një fotografi, të cilën e postuar në Twitter, për të treguar këtë XBOX ONE, transmeton Telegrafi.

Dhurata nostalgjike për festat e fundvitit, që po pëlqehet nga të gjithë (Foto) Dhurata nostalgjike për festat e fundvitit, që po pëlqehet nga të gjithë (Foto)

Në fillim, duket se gjithçka është në rregull. Por, po që se shikoni mirë në topin ngjyrë argjendi që ndodhet anash, shihet diçka e pazakonshme.

Dhurata poshtë bredhit

Në të është refleksioni i burrit të zhveshur, që i ka kryqëzuar këmbët në dysheme dhe po fotografohet.

Reflektimi bizar në topin e ngjyrë argjendi

Siç shihet, ai është vetëm në brekë dhe ato janë më të këqijat që mund t'i keni pasur ndonjëherë në dollap, apo e ka vënë ndonjë peshqir.

"Fokusohuni dhe rriteni imazhin, do të qeshni me të madhe", është një nga komentet për fotografinë, e cila më vonë është hequr. /Telegrafi/

The post Reflektimi i topit të bredhit, zbuloi diçka të ndytë për atë që ndodhej përpara (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fjeti duke shikuar film, zgjohet në kinemanë e zbrazur (Foto)

Posted: 26 Dec 2016 01:04 AM PST

Një burrë i paemëruar, ka fjetur derisa po e shikonte filmin më të ri nga 'Star Wars' në një kinema në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

Episodi 'Rougeo One' i 'Luftës së Yjeve' nuk ia ka dalë ta mbajë të vëmendshëm dhe atë e ka zënë gjumi, duke mbetur brenda, derisa të gjithë shikuesit janë larguar.

Zgjohet në mes të sallës së kinemasë së zbrazët

Pasi është zgjuar, e ka gjetur vetën në kinemanë e zbrazët dhe ka dashur të del përjashta. Por, në atë moment është ndezur alarmi i sigurisë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia.

Për këtë rast po akuzohen punonjësit e kinemasë, që nuk e kontrolluan mirë sallën, para se të mbyllin objektin. /Telegrafi/

The post Fjeti duke shikuar film, zgjohet në kinemanë e zbrazur (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more