Skip to main content

Mesazhi.com: “Sela: Është momenti për ndryshime” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sela: Është momenti për ndryshime” plus 9 more


Sela: Është momenti për ndryshime

Posted: 09 Dec 2016 03:34 PM PST

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët tubimin përmbyllës e mbajti në qendër të Gostivarit. Kreu i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, para banorëve të Gostivarit tha se tani është momenti kur duhet të bëhet ndryshim në proceset politike dhe kjo bëhet nëse qytetarët dalin sa më masovikisht për votim të dielën. Sela duke iu drejtuar rinisë shqiptare tha që në botë rinia është ajo e cila i ka bërë ndryshimet e mëdha politike, rinia është ajo që ka rrëzuar regjime, që ka rrëzuar diktatorë dhe mbretëri. Sot, shtoi më tutje Sela është koha për të menduar, vepruar dhe votuar ndryshe. Ndërsa, Vesel Memedi nga RDK shfrytëzoi rastin që në këtë tubim t'i falenderoj të gjithë simpatizuesit e LR PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së që i kanë mbështetur vazhdimisht, raporton SHENJA.

"Këto na kanë thënë ecni përpara sepse ne ju qëndrojmë besnik, ndërsa disa të tjerë që ikën dhe u bënë refugjatë në një parti tjertër politike ne u dëshirijmë sukses në çdo parti poltike që kanë aderuar. Gjithashtu falenderoj diasporën shqëiptare që ka qenë fascinante gjatë kësaj periudhe kohore", deklaroi Vesel Memedi nga koalicioni 'Aleanca për shqiptarët'. /SHENJA/

The post Sela: Është momenti për ndryshime appeared first on Mesazhi.com.

Kasami: Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit

Posted: 09 Dec 2016 03:28 PM PST

Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë fushatë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se koha e BDI-së ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit. Ai shtoi se më 11 dhjetor me të rrethuar numrin dhjetë, nuk do të votohet për Rilindjen me Besë, por për rikthimin e krenarisë dhe dinjitetit shqiptarë. Duke shtuar se me një gjë të tillë, do t'i tregohet edhe palës maqedonase se gabimisht kanë menduar se shqiptarët e shesin votën dhe nderin e tyre dhe se një gjë të tillë e bën vetëm BDI-ja e Ali Ahmetit, raporton SHENJA.

"Fitorja e Rilindjes me Besë është e sigurte. Por, kur e them këtë ne e dimë se përballë kemi kundërshtar politikë siç është BDI-ja për të cilën nuk vlejnë më rregullat demokratike dhe as ato politike. Përballë kemi një parti që i është dorëzuar rrugaçërisë politike, atyre që përmes muskujve me çdo kusht duan të mbetet në pushtet. Sepse për ta mbetja në pushtet është mbijetesa e vetme. Në emër të këtij qëllimi ata ishin në gjendje ta dhunojnë edhe popullin e vet. Nëpërmes banditizmit partiak ata tentuan ta dhunojnë, ta trishtojnë dhe ta shantazhojë votuesin shqiptarë, por sonte iu themi se ata dështuan", deklaroi kryetari i Lwvizjes BESA, Bilall Kasami. /SHENJA/

tet-8tet-7tet-6tet-5tet-4

The post Kasami: Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit appeared first on Mesazhi.com.

Pite me petë të gatshme ,rrollne dhe trekëndore të mbushura me djathë.

Posted: 09 Dec 2016 12:22 PM PST

Përbërësit:
4 ve(një të kuqe e ndan për lyerje)
1 pluhur për pjekje(pecivë)
100 gr miell
200 ml kos
200 ml vaj
1 lugë e vogël çaji kripë
300 gr djathë të bardhë.
Pregatitja:
Në një enë të thellë qiten të gjithë përbërësit me radhë,përzihen mirë me tel kuzhine që të fitohet një masë homogjene për lyerje të petave.
Merren petat dhe priten në mes.Pastaj nga dy bëhen bashkë dhe mbështillen si rrollne.Lyhet peta e parë,edhe e dyta njësoj dhe mandej në dy skajet e tyre qitet djathi dhe mbështillet si rrollne(shih fotot).Kështu vepron deri sa të kryhen të gjitha petat.Unë 4 të fundit i mbështjella në formë trekëndshi,duke e lyer në tërësi petën e prerë,i hidhet djathi dhe mbështillet duke e palosur në formë trekëndore.Lyhen mbi me masën e mbetur,mandej lyhen edhr me të kuqen e vesë dhe i hidhet susam i bollshëm.Piqet në furrë të nxehur më parë në 180 gradë.celsius për 30 min.Nëse njëherë e pregatitni,atëherë kjo recetë do të përsëritet edhe për shumëherë në kuzhinën tuaj për shije dhe butësi.

E Huazuar

The post Pite me petë të gatshme ,rrollne dhe trekëndore të mbushura me djathë. appeared first on Mesazhi.com.

Vanhaute: Të dielën mos kini frikë, votoni për ardhmëri më të mirë se kjo që keni

Posted: 09 Dec 2016 10:33 AM PST

Ish ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet politike në Shkup, Piter Vanhaute, ia ka kushtuar një kolumnë zgjedhjeve në Maqedoni. Ai ka përshkruar gjendjen e mjerueshme si ekonomiko-sociale, ashtu edhe politike dhe juridike të cilën e ka hasur në Maqedoni.

Vanhaute u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pa frikë, të mos lejojnë të shantazhohen ose të blihen.

"Kur të votoni këtë të diele – dhe të gjithë duhet të votoni, mos keni frikë se do ta humbni punën nëse ndryshon qeveria, por mendoni dy herë para se të votoni: mendoni për lirinë që e meritoni, për të drejtën dhe madje obligimin që kanë deputetët për të bërë pyetje të vështira Qeverisë", ka shkruar Vanhaute.

Ai gjithashtu ka apeluar qytetarët e Maqedonisë që të mendojnë mirë për ardhmërinë e tyre para se të votojnë.

"Kur të votoni këtë të diele, mendoni për ardhmërinë tuaj dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj. Ju të gjithë meritoni ardhmëri më të mirë, përfshirë rroga më të mira, sistem më të mirë arsimor me respekt dhe integritet për çdo student, sistem ku gjykatësit janë të pavarur, jo skllevër të ndonjë partie politike, dhe përfundimisht një parlament që nuk do të jetë i verbër ndaj korrupsionit të politikanëve", ka shkruar më tej Vanhaute. /SHENJA/

The post Vanhaute: Të dielën mos kini frikë, votoni për ardhmëri më të mirë se kjo që keni appeared first on Mesazhi.com.

Gjobitet ekipi serb i Crvena Zvezda, shkak banderolat kundër Kosovës e UEFA-s

Posted: 09 Dec 2016 10:26 AM PST

Banderolat kundër Kosovës dhe UEFA-s nuk kanë të ndalur në stadiumet serbe. Gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Crvena Zvezdës dhe Vozhdovacit, dëgjoheshin brohorimat në kor edhe kundër Federatës së Futbollit të Serbisë.

Sipas mediave serbe se tifozët e Crvena Zvezdës pothuajse gjatë 90 minutave bërtisnin: "Federatë e futbollit, ti je turpi i Serbisë!". Për këtë arsye skuadra nga Beogradi është gjobitur për shkak të një baneri që tifozët e saj kishin shpalosur kundër UEFA-s dhe Kosovës.

Ditë më parë në banerin që u zbulua në ndeshjen ndaj Spartakut, shkruhej: "UEFA përkrah terrorizmin", duke aluduar në përkrahjen që UEFA i ka dhënë Kosovës. Ekipi serb është ndëshkuar me gjobë prej 1600 eurosh.

The post Gjobitet ekipi serb i Crvena Zvezda, shkak banderolat kundër Kosovës e UEFA-s appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli nuk gjen paqe, ankohet edhe për Spanjën. “Në Gijon mbështesin Palestinën”

Posted: 09 Dec 2016 10:22 AM PST

Të luash kundër Izraelit një ndeshje normale futbolli është kthyer në një mision shumë të vështirë. Problemet politikë e shoqërojnë përfaqësueses izraelite kudo, shembulli më tipik ishte ndeshja kundër Shqipërisë.

Shërbimi sekret izraelitit ndryshoi fillimisht axhendën e ndeshjes ku brenda tre ditësh sfida u s'postua nga "Loro Boriçi" në "Elbasan Arena", më pas i gjithë organizimi i ndeshjes ishte një frustrim i palogjikshëm ndaj futbollistëve ,ndaj tifozët ndaj çdo shqiptari, impakti kishte efekt të madhe, Izraeli në mposhti edhe në fushë me rezultatin e pastër 0-3.

Arsyetimi për sulme terroriste duket se nuk u mbyll në Shqipëri, pasi Izraelitet po përpiqen të luajnë këtë kartë edhe për ndeshjen e radhës kundër Spanjës, e vlefshme për kualifikueset "Rusi 2018".

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, pala izraelite është kundër vendimit të Federatës Spanjollë për organizimin e ndeshjes në Gijon. Kjo zonë sipas izraelitëve është e njohur për qëndrimin e tyre pro Palestinës duke e konsideruar këtë si një provokim nga ana e Spanjollëve. Të paktën këtë herë paralajmërimi i izraelitëve është herët në kohë, por mbetet për tu parë nëse edhe Federata Spanjollë do ti plotësojë kërkesat e izraelitëve ashtu siç bëri Shqipëria duke i dorëzuar çelësat e shtetit.

The post Izraeli nuk gjen paqe, ankohet edhe për Spanjën. "Në Gijon mbështesin Palestinën" appeared first on Mesazhi.com.

Muri që po sfidon shtetin dhe transformon dialogun, “fati” i Presidentit!

Posted: 09 Dec 2016 09:55 AM PST

Një vit më parë në një shkrim timin (mars 2015), pata paralajmëruar mbi rrezikun dhe enigmën e marrëveshjes së arritur ndërmjet Edita Tahiri, si kryenegociatore nga pala kosovare me atë serbe në Bruksel, se çka fshihej mbrapa kësaj marrëveshje, për cilën askush nuk ngriti zërin, por të gjithë heshtën, heshti Kuvendi i Kosovës, heshti shoqëria civile, heshtën edhe Ministritë përkatëse, heshti edhe vet Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndër tjera në shkrimin në fjalë kam theksuar se: "Kjo marrëveshja mbi 'Parkun e ri të paqes' qytetarëve të Kosovës pritet tu ofrohet si një premtim i mbajtur për heqje të barrikadës, e në fakt do të komplikoj më tej situatën në këtë qytet mbi lirin e lëvizjes, duke e kthyer 'parkun e paqes' në uzurpator e kolonizues të pronave dhe monumenteve kulturore, siç janë Mulliri i vjetër, Xhamia e Ibrit, pronat e mbetura të shqiptarëve, etj".

Ministrja për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, përveç anashkalimit të qytetarit të Kosovës me këtë marrëveshje dhe komunës së Mitrovicës për mostransparencë, pat anashkaluar atëkohë edhe Ministritë dhe institucionet përgjegjëse në Kosovë për monumentet kulturore siç janë: Ministria e Kulturës, Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor, Bashkësinë Islame të Kosovës etj., pa i pyetur e konsultuar fare për efektet e mundshme të këtij plani në jetën e qytetarit e vet shtetit të Kosovës.

Në vitin 2011, në një artikull tjetër kam shkruar edhe këtë: "Ngjarja e vitit 2011, e intervenimit të njësisë speciale "ROSU" të policisë së Kosovës në Veri, e cila u fillua me pretendimin e shtrirjes së autoritetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe reciprocitetit, u përdor si një element i krijimit të rrethanave të përshtatshme mbi bazën e së cilës do të zhvillohej dialogu Kosovë-Serbi. Autorizimi për intervenim u dha direkt nga Kryeministri i vendit (H.Thaçi) duke deklaruar se: Po ndërmerret si veprim i shtrirjes së autoritetit të kontrollit dhe institucioneve në të gjithë vendin".

Sot, pra në vitin 2016, muri në veri nuk është diçka e re dhe e papritur në prizmin tim. Ky mur u ngrit me qëllimin e njëjtë si rasti i vitit 2011 (intervenimit në veri nga policia ROSU) "si një element i krijimit të rrethanave të përshtatshme mbi bazën e secilës do të TRANSFORMOHET dialogu Kosovë-Serbi, në nivel Presidentësh".

Të nderuar qytetar, shteti i Kosovës sot po sfidohet nga mungesa e vullnetit intelektual e politik në mbrojtje të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të saj, sot shteti i Kosovës po sfidohet në mungesë të vullnetit të përgjegjësisë personale të çdo funksionari në shtetin e Kosovës e më gjerë.

Kosova nuk po sfidohet nga faktorët e jashtëm, ajo po sfidohet nga mos përgjegjësia e brendshme. Në rend të parë nga bartësit e institucioneve të Qeveris së Kosovës, nga paaftësia e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga mungesa e vullnetit të shoqërive civile që të organizojnë qytetarin si një element aktiv i kritikës dhe kërkesës për zbatim të ligjit dhe llogaridhënies, një shtet ligjor, i drejt e demokratik.

The post Muri që po sfidon shtetin dhe transformon dialogun, "fati" i Presidentit! appeared first on Mesazhi.com.

Chapecoense pranon ofertën e Barcelonës

Posted: 09 Dec 2016 09:44 AM PST

Skuadra braziliane Chapecoense ka pranuar ofertën e Barcelonës për të marrë pjesë në trokuan 'Joan Gamper', që luhet në muajin gusht.

Me Chepecoensen që pati një tragjedi ajrore janë duke u solidarizuar të gjithë klubet e botës, e njëra ndër to është edhe Barcelona.

Katalanët u kanë bërë ofertë skuadrës braziliane që të marrin pjesë në turneun 'Joan Gamper' në vitin 2017, dhe kjo ofertë është pranuar.

"Është një gëzim i madh për ne dhe ne falënderojmë Barcelonën për ftesën. Do të jetë një privilegj dhe kënaqësi e madhe që të luajmë në Evropë", ka deklaruar Ivan Pozzo, presidenti i Chapecoenses.

The post Chapecoense pranon ofertën e Barcelonës appeared first on Mesazhi.com.

AKR dhe VV zyrtarizojnë koalicionin në Mitrovicë

Posted: 09 Dec 2016 09:42 AM PST

Pas një takimi të mbajtur mes kryetarit Agim Bahtiri dhe sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje është marrëveshje për koalicion në Mitrovicë.

Kryetari Agim Bahtiri tha se kjo marrëveshje është bërë pasi që është një ideal që e lidh me VV-në.

"Ai ideal është që të punojmë fortë për këtë vend. Ofertën ia kam bërë Vetëvendosjes, sepse edhe ata janë në atë proces dhe së bashku do të punojmë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe Mitrovicës për zhvillimin e shtetit", ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, tha se e kanë mirëpritur dhe vlerësuar kërkesën e kryetarit Bahtiri për një bashkëpunim më të avancuar të VV-së në Mitrovicë me qeverinë e tij komunale.

"Siç e dini kjo nuk është asgjë befasi, pasi që ne në vazhdimësi e kemi vleresuar punën e kryetarit Bahtiri, në veçanti qendrimin e tij të palëkundshëm dhe të drejt në interes të qytetarëve të Republikës në përgjithësi dhe të Mitrovicës në veçanti, sa i përket ndryshimit të kufijve të komunave dhe të ngjashme. E kemi vlerësuar qendrimin e tij dhe ende e vlerësojmë, besojmë që është i vetmi person në institucionet e Kosovës që ka një qendrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe të drejt. Besojmë që sfidat që po e presin Mitrovicën janë jashtëzakonisht të mëdha dhe besojmë se secili prej nesh që e don Mitrovicën dhe Kosovën, duhet të jetë pranë atyre personave, atyre subjekteve dhe atyre institucioneve që punojnë për interesin e qytetarëve të Kosovës", ka thënë Molliqaj.

Ai ka bërë të ditur se për shkak të procedurave të brendshme që i ka VV-ja, marrëveshja do të nënshkruhet gjatë këtij muaji, ndërsa kanë thënë se pozitat në drejtorate nuk janë me rëndësi, por me rëndësi është interesi i qytetarëve.

"Ky është koalicioni i parë që bënë Vetëvendosje për qeverisje, aty ku nuk qeverisim dhe ky koalicion edhe për nga mënyra se si e bëjmë, që është në Mitrovicë dhe me një kryetar për të cilin kemi vlerësim për punën që e ka bërë deri më tani. Ne jemi në fazën kur Kryesia Qendrore dhe qendra e VV-së në Mitrovicë kanë krijuar grupet punuese dhe jemi të bindur se krejt procesi do të përfundoj para vitit të ri, ku do të kemi një bashkim të fuqishëm të forcave, krejt kundër atyre që e dëmtojnë interesin e qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës", ka theksuar Molliqaj, raporton Veriu.info.

Veriu.info mëson se sipas kësaj marrëveshje VV-së do t'i takojnë pozita e nënkryetarit dhe dy drejtori, përkatësisht Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë.

Ndryshe, kjo marrëveshje është arritur pas prishjes së koalicionit mes AKR-së dhe LDK-së, për shkak se kryetari Bahtiri kishte shkarkuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, pas shkrimit të portalit Veriu.info se ai duke shfrytëzuar pozitën e drejtorit kishte favorizuar gruan e tij me rastin e plotësimit të normës së punës.

The post AKR dhe VV zyrtarizojnë koalicionin në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa pret zyrtaren e BE-së, flasin për proceset integruese

Posted: 09 Dec 2016 09:35 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst. Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe për proceset integruese të Kosovës, njofton Kryeministria.

"Republika e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin e saj të plotë në rrugën evropiane. Integrimi në BE është aspiratë e shumicës dërmuese të qytetarëve dhe institucioneve të saj, andaj kemi nevojë për përkrahje më të madhe në këtë rrugë, e cila siguron progres dhe stabilitet të gjithanshëm për Kosovën, rajonin dhe më gjerë", ka thënë Mustafa.

Eichhorst foli për zhvillimet e fundit dhe proceset që lidhen me rrugën evropiane.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera, siç janë procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, si dhe proceset tjera evropiane.

The post Mustafa pret zyrtaren e BE-së, flasin për proceset integruese appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more