Skip to main content

Mesazhi.com: “Realizohet mozaiku më i madh botëror me bakllava” plus 9 more

Mesazhi.com: “Realizohet mozaiku më i madh botëror me bakllava” plus 9 more


Realizohet mozaiku më i madh botëror me bakllava

Posted: 26 Dec 2016 08:38 AM PST

Qindra fëmijë së bashku kanë krijuar portretin e "Vajzës Rome", duke e realizuar me 750 kilogramë bakllava, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e rinj të Shoqatës Ndërkombëtare të Mozaikëve (UMOSAD) në qytetin turk Gaziantep bënë mozaikun e "Vajzës Rome" prej 6.160 copë të bakllavasë.

Ndërkohë shefi i delegacionit të jurisë botërore për rekorde të fëmijëve, Orhan Kural, me këtë rast uroi fëmijët për suksesin e madh dhe shtoi se është tejet i gëzuar që mund të konfirmojë se është realizuar rekord me mozaikun me sipërfaqe prej 39 metra katrorë.

Ekspozita e mozaikut është bërë në qendrën tregtare Primemall, me rastin e 95-vjetorit të çlirimit të Gaziantepit. Në prezantim ishte i pranishëm edhe kryebashkiakja e Gaziantepit, Fatma Sahin e cila me këtë rast uroi fëmijët për suksesin.

"Prapa nesh është një vit i vështirë dhe i dhimbshëm. Të gjithë kemi pësuar shumë vuajtje gjatë 12 muajve të fundit. Le të jetë kjo vajza Zeugma dhe sytë e saj paralajmërim për vitin e ëmbël që vjen. Le të jetë viti 2017 vit i paqes. Nuk duam luftë, gjak dhe lot, por paqe dhe gëzim", porositi Sahin.

The post Realizohet mozaiku më i madh botëror me bakllava appeared first on Mesazhi.com.

Sulm islamofob në Kanada

Posted: 26 Dec 2016 08:29 AM PST

Në provincën Quebec të Kanadasë i është vënë zjarri faltores e cila ishte sulmuar para dy muajve, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kulturore Muslimane e cila përdoret si faltore në qytetin Sept-Iles me 25 mijë banore në lindje të provincës Quebec, është djegur nga persona ende të paidentifikuar. Zjarri është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve, por faltorja është sjellë në gjendje të papërdorshme.

"Më dhemb shpirti"

Nabil Matrajji nga xhemati i Qendrës Kulturore Muslimane në Sept-Iles është shprehur: "Më dhemb shpirti. Këtë vend e kishim riparuar nën kushte shumë të vështira. Tani nuk di çfarë të them. Urrejtje, hakmarrje apo injorancë?"

Ndërkaq, policia e provincës Quebec pas sulmit ka filluar hetimet.

Po ashtu bëhet e ditur se Qendra Kulturore Muslimane në Sept-Iles do të ngelet e mbyllur deri në riparimin e saj.

Faltorja ishte sulmuar edhe në muajin tetor

Qendra Muslimane Kulturore në Sept-Iles ishte sulmuar edhe në muajin tetor. Sulmuesi i cili kishte hyrë në qendrën e blerë nga një grup muslimanësh, kishte copëtuar librat dhe kishte thyer muret. Sulmuesi në fjalë ishte kapur pas incidentit, megjithatë policia e kishte lënë të lirë të dyshuarin duke pohuar se i njëjti ka premtuar se do të paraqitet në seancë gjyqësore.

Në qendrën e cila pas sulmit ishte riparuar dhe rihapur, ende nuk kryhen rituale fetare. Disa banorë muslimanë të qytetit e përdorin qendrën për namazin e Xhumasë dhe Bajramit si dhe për t'u takuar në fundjavë.

Po ashtu, në tre muajt e fundit në Kanada janë sulmuar dy faltore të ndryshme në qytetin Calgary, ndërsa në Universitetin e Calgaryt ishin vendosur afishe me përmbajtje ofenduese ndaj Islamit dhe profetit Muhamed.

The post Sulm islamofob në Kanada appeared first on Mesazhi.com.

Emine Erdogan, letër zonjave të para të botës për Sirinë

Posted: 26 Dec 2016 08:26 AM PST

Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një letër dërguar bashkëshorteve të liderëve të botës është shprehur se “Ndodhemi në një situatë ku jemi të detyruar të bëjmë më shumë se sa të derdhim lot për Sirinë. Iu bëj thirrje të gjitha grave në të gjithë botën që të veprojnë për gratë dhe fëmijët sirianë që janë lënë në uri, pa ujë dhe në mungesë të ndihmave mjekësore duke u përballur me vdekjen”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra e shtypit e Presidencës së Turqisë njoftohet se Emine Erdoğan iu ka dërguar letër bashkëshorteve të liderëve të botës.

Duke rikujtuar zhvillimet në Siri në letrën e saj Erdoğan shprehet se “Në Siri para syve tanë po përjetohet një dramë e madhe njerëzore. Në këtë vend gjatë 5 viteve të kaluara janë vrarë më shumë se 600 mijë njerëz, 7 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe 5 milionë të tjerë janë detyruar të braktisin vendin e tyre. Në konfliktet ku janë përdorur madje edhe armë kimike janë masakruar fëmijët, gratë dhe civilët. Zemrat tona tashmë nuk mund të durojnë më dhimbjet.”

Duke tërhequr vëmendjen ndaj indiferencës së komunitetit ndërkombëtarë për këto zhvillime, Erdoğan ndër të tjera ka shtuar: “Indiferenca e treguar dhe heshtja që ka mbështjellë komunitetin ndërkombëtar teksa të gjitha këto përjetohen para syve të të gjithë botës do të shënohen si një njollë e zezë në historinë njerëzore, ashtu siç ka ndodhur në Bosnje dhe në Ruandë. Si një nënë, një grua dhe para së gjithash si një njeri paraqes në ndërgjegjen tuaj këtë dramë njerëzore të përjetuar në Siri.”

“Iu bëj thirrje grave të botës që të dëgjojnë fëmijët që i bëjnë thirrje ndërgjegjes së njerëzimit në këtë botë ku ato kanë humbur prindërit, dhe kanë mbetur të vetëm e të pambrojtur. Bëj thirrje që të gjejnë një zgjidhje problemet e prindërve që kërkojnë fëmijët e tyre në mesin e rrënojave. Iu bëj thirrje gjithashtu institucioneve dhe të gjithë atyre që besojnë në të drejtat dhe liritë njerëzore, që të kalojnë në veprim për të mbrojtur të drejtën e jetës e cila është një e drejtë themelore”, ka shtuar më tej në letrën e saj Emine Erdoğan.

Ajo ka theksuar se “Si Turqi ne strehojmë 3 milionë njerëz që janë larguar nga lufta dhe konfliktet. Edhe në dramën e përjetuar në ditët e fundit në Halep nuk kemi qëndruar indiferentë. Kemi hapur krahët dhe zemrat për refugjatët të cilët kanë ardhur dhe do të vijnë nga zonat e sigurta, pasi kaluan nëpër korridoret njerëzore të hapura me ndërmjetësimin e vendit tonë. Ashtu si të gjitha viktimat që janë ende nën kujdesin tonë edhe fëmijët, gratë dhe meshkujt nga Halepi do të jenë mysafirët tanë deri ën ditën kur ato do të kthehen në shtëpitë e tyre.”

Në fund të letrës së saj Emine Erdoğan është shprehur “Unë besoj me gjithë zemër se ju do të ofroni kontribut për të kaluar në veprim komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje. Rrugën e cila shkon drejt ndërtimit të një bote të sigurtë, të qetë dhe në mirëqenie mund ta hapim vetëm nëse veprojmë së bashku. Me këtë rast personalisht dhe në emër të popullit tim shpreh urimet e mia më të sinqerta miqësore, dhe uroj që viti 2017 të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë njerëzimin.”

The post Emine Erdogan, letër zonjave të para të botës për Sirinë appeared first on Mesazhi.com.

Parimet e një shoqërie të suksesshme

Posted: 26 Dec 2016 08:06 AM PST

Shkruan: Abdullah Klinaku

Shoqëria jonë si rezultat i ndryshimeve të mëdha shoqërore, ekonomike, kulturore e politike herë pas here futet në labirinthe dhe në rrugë pa krye. Për shumë këndë kjo gjendje nuk është e pranueshme, megjithatë po ndodhë.

Shoqëria jonë, po dëshmon që ka ngecje serioze në formimin e individit. Ka dështuar në formimin e institucioneve. Ka dështuar në ndërtimin e një shoqërie të moralshme, të një sistemi të mirë arsimor, të një sistemi të shendetshëm shëndetësor, të një ekonomie zhvillimore e të një fetarie që është në funksion të individit, shoqërisë e shtetit. Ka dështuar në formësimin e shoqërisë civile, mediatike, intelektuale e politike. Arsyet e këtij dështimi janë të shumta megjithatë rruga e rikthimit të suksesit është shpejt e mundëshme.

Shoqëria jonë, ka nevojë t'i kthehet vlerave të veta, ti kultivojë ato dhe ti vëjë në funksion të vet zhvillimit. Ne nuk duhet të humbim kohë për të gjetë modele lindjeje e perëndimi por të jemi të vendosur për ti vënë në pah resurset tona. Ftesa jonë për deri te një shoqëri e cila ka themel të mirë, ngritet mbi tri parime; besimin në Zot, moralin e mirë dhe paqen. Këto tri parime në fakt burojnë prej vlerave të popullit tonë.

Besimi në Zot, është parimi i parë që shoqëria jonë në përgjithësi duhet ta përvetësoi. Të ndjehet krenare me besimin dhe të veproi në pajtim me normat që ka besimi ynë. Një vend sikur se ne i cili në themel të ndërtimit të tij ka gjakun më të mirë të dëshmorëve, sakrificën e të gjallëve dhe përpjekjen e çdo shqiptari është duke e katandisur veten në humnerat e materializmit të pas luftës në mënyrë të verbër. Prej një shoqërie fetare të dalim aq hapur në një shoqëri laike anti fetare nuk është emancipim por është krizë e identitetit dhe lajthitje.

Përderisa në Kuvend, tubime politike e qeveri përmendet emri Zot, sa do që mund të jetë formale, prapë se prapë lenë të kuptojmë se shoqëria jonë si e tillë nuk është anti fetare në rrënjë. Politikanët e përdorin shpesh emrin e Zotit dhe si të tillë e kanë për obligim të krijojnë mundësi ligjore që popullit t'ua mundësojnë ta mësojnë besimin në Zot në shkollat publike.

Megjithëse anti fetarët janë duke u përpjekur ta rrënojnë besimin në Zot, duke i shfrytëzuar resurset si dhe duke u përpjekur ta paraqesin besimin në Zot si jo kompatibil me zhvillimin e shoqërive moderne, ftesa që shoqëria jonë të lidhet me besim në Zotin, nuk rrezikon askënd e as nuk bie në kundërshtim me asnjë pretendim të kombit tonë, përjashtimisht atyre komuniste dhe ekstremiste laike. Shoqëria duke e ruajtur dhe kultivuar besimin në Zot, do ta kthejë shpresën për të ardhmen, besimin për të vepruar dhe guximin për të ndryshuar gjendjen.

Korrupsioni, hajnia, politika e pa moralshme, familja në rrënim e sipër me shtim të madh shkurorëzimesh, intelektualë që akuzohen për abuzime e fetar që ngjiten për ekstremeve janë refkletim i mungesës së moralit të mirë. Shoqëria jonë ka nevojë për moral të mirë. Morali i mirë, fetarin e bënë të këndshëm për shoqërinë dhe model. Morali i mirë politikanit ja ruan fytyrën dhe nuk e lejon me vjedhë e me gënjyer popullin e vet. Morali i mirë e fisnikëron burrin dhe gruan. Morali i mirë të pavarson në veprim sepse askush nuk mundet të shantazhojë e të akuzojë. Morali i mirë nuk të shëndërron në peng të askujt e të bësh koncesione pastaj. Morali i mirë ta ruan vendosmërinë, parimin dhe fytyrën. Kur humbet morali, të humb vendosmëria sepse bëhesh rob, të thehen parimet sepse je peng dhe të humb fytyra sepse hapur shihet mashtrimi jot. Politika e moralshme nuk është asnjëherë dështuese, ajo është fituese sepse qëndron mbi parime. Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për politik të moralshme, media të moralshme, arsim të moralshëm. Sot kemi nevojë për moralin e mirë. Me moralin e mirë do të jemi shembull për të gjithë dhe si të tillë do të jemi në rrugën e më të mirëve të njerëzimit.

Paqja, është parimi i tretë mbi të cilin duhet të ndërtohet personalitetit i individit të shoqërisë sonë. Luftërat, terrorizimi, dhuna, pa drejtësitë, shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut, standarti i dyfishtë, pa siguria dhe përçarja janë pasqyra e lajmeve të kohës bashkëkohore. Sot, ne duhet ti ofrojmë paqe vendit tonë. Paqe midis grupeve të interesit. Paqe midis vet fetarëve. Paqe midis politikanëve. Paqe midis feve. Paqe midis kombeve. Shqiptarët janë komb i emigruar anë e mbanë botës. Prandaj ku do që janë duhet të jenë shembull dhe kultivues të paqes. Duhet të flasim për paqen e jo për luftën. Të nxisim për paqen e jo për dhunën. Të adaptohemi duke kultivuar rehati e paqe me familjen tonë, mikun tonë, komshiun tonë, vendin tonë dhe mbarë njerëzimin. Populli jonë akoma vuan dhe digjet nga humbjet në luftën e fundit prandaj e kemi obligim shtesë të jemi thirrës në paqe e jo në kriza. Vendi ynë dhe mbarë bota kanë nevojë për paqen. Ama për paqen që buron nga drejtësia e jo nga paqeja e rrejshme. Kjo paqe do ti shëronte dhimbjet në vendin tonë. Do të shëronte dhe qetësonte dhimbjet e shumë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga veprat terroriste të shkaktuara nga terrorizimi grupor apo shtetëror.

Bota ka nevojë për paqen dhe e mirëpret çdo kontribut tonin në këtë drejtim.
Besimi në Zot, morali i mirë dhe paqja janë tre parimet e rrugës sonë. Individi i cili e ka ndërtuar personalitetin e vet mbi këto tre parime do ti sjellë plotë dobi e mirësi shoqërisë dhe vendit tonë. Këto tre parime duhet të jenë të kalitura dhe të adaptuara me sjelljet tona dhe në të njëjtën kohë të jenë ftesa dhe thirrja e vazhdueshme e popullit tonë. Ftesa në këto tre parime të bënë të pa thyeshëm dhe të pa kontestueshëm në çfarë do rrethane që gjendesh.

The post Parimet e një shoqërie të suksesshme appeared first on Mesazhi.com.

Aksident fatal në Lipjan, vdes një person

Posted: 26 Dec 2016 05:22 AM PST

Tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në fshatin Qallapek të Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 25 dhjetorit. Lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./

The post Aksident fatal në Lipjan, vdes një person appeared first on Mesazhi.com.

Hetime të reja për krime lufte në rastin Limaj

Posted: 26 Dec 2016 05:18 AM PST

Më 2 tetor 1998 persona të maskuar e me uniforma të UÇK-së kishin kidnapuar Ramiz Hoxhën nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishin nga fshati Banjë, komuna e Malishevës.

Këta të dy ishin ekzekutuar po të njëjtën ditë në afërsi të fshatit Kravasari të Malishevës.

Për këtë ngjarje që ndodhi në fund të tetorit, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt.

Aktakuza pretendon se Limaj si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndaluar vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Dy javë pas ngritjes së kësaj aktakuze, Emisioni "Drejtësia në Kosovë" kishte transmetuar një reportazh me rrëfimet e aktorëve të ngjarjes. Gjatë emisionit dëshmitarët e rastit kanë kujtuar se kanë dëgjuar personat e maskuar tek thirreshin me nofka.

Vëllai i Ramiz Hoxhës, Hajriz Hoxha, kishte kujtuar fjalët që të maskuarit shkëmbyen me njëri-tketrin.

"Njani erdh prej atje, tu ardhë knej, ky tjetri i bërtiti: 'Ftyrë', dil në vend tondin. Veç kaq, ma tutje s'i njoh kush janë konë," kishte thënë Hoxha për "Drejtësia në Kosovë".

Njëri nga pjesëtarët e UÇK-së që në atë kohë kishte mbajtur këtë nofkë, nuk ka pranuar të flasë për "Drejtësia në Kosovë" duke mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Pak javë pas transmetimit të këtij emisioni, prokurorja e rastit Drita Hajdari ka lëshuar një autorizim të ri për policinë për të hapur një hetim shtesë lidhur me këto pretendime.

"E kam lëshu autorizimin policisë me u marrë në pyetje Hajriz Hoxha lidhur me atë deklaratë. Tash e kemi fazën tjetër dhe për këtë është rrezik me ofru informacione të tjera se kush është 'Ftyra' apo si kemi me e zbulu se kush është ai," ka thënë Hajdari.

"Drejtësia në Kosovë" në hulumtimin e nëntorit të këtij viti solli rrëfimet e atyre që përjetuan ngjarjet e vitit 1998 në Bellanicë.

Në mesin e rrëfimeve të transmetuara, përmendet letra e nënshkruar në emër të Policisë Ushtarake të UÇK-së, përgjegjësinë për të cilën e mohoi në vazhdimësi i akuzuari për këtë rast Fatmir Limaj duke pretenduar se nuk ka lidhje me këtë çështje dhe po ashtu duke bërë thirrje që për letrën të pyeteshin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Në ngjarjet përreth Balancës Drejtësia në Kosovë solli edhe rrëfimet e aktivistëve të LDK-së të cilët gjatë kohës së luftës ishin mbajtur në burgjet e UÇK-së.

Jakup Kastrati një aktivist i LDK-së dhe ish kryetar i Komunës së Malishevës ka rrëfyer burgosjen dhe lirimin e tij nga UÇK-ja gjatë vitit 1998.

Aktakuza për rastin Bellanica është ndër aktakuzat e para të ngritura nga prokurorë vendorë për krime të luftës. /kallxo.com/

The post Hetime të reja për krime lufte në rastin Limaj appeared first on Mesazhi.com.

Mesazhi mbështetës i Ronaldos për fëmijët sirianë

Posted: 26 Dec 2016 04:26 AM PST

 Mesazhi mbështetës i yllit portugez të Realit të Madridit Cristiano Ronaldo për fëmijët sirianë ka ngjallur interesim të madh në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Videoja të cilën Ronaldo e shpërndau në median sociale në shenjë mbështetjeje për fëmijët e prekur nga tragjedia njerëzore në Siri, ka marrë afër 15 milionë shikime dhe mbi dy milionë pëlqime.

Në Facebook videoja në fjalë është shikuar 10,5 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 750 mijë pëlqime, ndërsa është shpërndarë 150 mijë herë dhe është komentuar 30 mijë herë.

Ndërkaq, në llogarinë e futbollistit në Instagram, videoja është shikuar 4,1 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 1,4 milion pëlqime, kurse në të janë bërë 50 mijë komente.

Në Twitter, nga ana tjetër, videoja e Ronaldos ka marrë 60 mijë pëlqime dhe 50 mijë retweet.

Në videon të cilën e shpërndau përmes organizatës civile "Save the Children" në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Ronaldo thotë: "Përshëndetje. Ky mesazh i imi është për fëmijët në Siri. E di se jeni duke vuajtur shumë. Unë jam një futbollist me famë, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën! E gjithë bota është me ju. Ne brengosemi për ju. Unë jam në anën tuaj."

Ronaldo po ashtu kishte theksuar se do të bëjë donacion me ushqime, veshmbathje dhe pajisje mjekësore për familjet në Siri.


The post Mesazhi mbështetës i Ronaldos për fëmijët sirianë appeared first on Mesazhi.com.

DEASH sulm ndaj civilëve në Siri, dhjetëra të vdekur

Posted: 26 Dec 2016 02:37 AM PST

Së paku 30 civilë të cilët po tentonin të braktisnin qytetin sirian Al-Bab, janë vrarë gjatë sulmeve të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë njoftuar se civilët e vrarë kanë humbur jetën gjatë sulmit të cilin pjesëtarët e DEASH-it e kanë kryer me mina dhe mjete të tjera shpërthyese.

Nga ana tjetër në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili po zhvillohet në Siri janë shkatërruar 113 bastione të DEASH-it. Janë shkatërruar strehimore, shtabe komanduese, automjete dhe armatim i organizatës.


The post DEASH sulm ndaj civilëve në Siri, dhjetëra të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

“Problemet teknike mund të kenë shkaktuar aksidentin ajror”

Posted: 26 Dec 2016 02:35 AM PST

 Ministri i Transportit i Rusisë, Maksim Sokolov, ka theksuar se rrëzimi i avionit rus i tipit Tu-154 me 92 persona mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve teknike apo gabim gjatë pilotimit, duke shtuar se nuk e shikojnë si të mundshme që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë sulmi terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Sokolov, i cili është duke kryesuar komisionin e formuar për aksidentin ajror në Detin e Zi, në një deklaratë u shpreh: "Se për çfarë arsye ka rënë aeroplani do të bëhet tërësisht e ditur në fund të hetimit. Aktualisht besohet për probleme teknike apo gabim gjatë pilotimit. Në mesin e mundësive nuk bën pjesë ndonjë aktivitet terrorist."

Nga ana tjetër, ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin ku u rrëzua aeroplani Tu-154 i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani janë gjetur 11 kufoma dhe 154 pjesë që i përkisnin aeroplanit. Në punimet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 35 anije, 135 zhytës, shtatë mjete për vëzhgim nënujor dhe 3.500 persona. Pritet që kufomat të dërgohen në Moskë me avion për identifikimin e tyre.

Po ashtu bëhet e ditur se ekspertët kanë gjetur pikën e saktë të rënies duke inspektuar gjurmët e radarit dhe se ende vazhdojnë punimet për gjetjen e kutisë së zezë.

Ndërkaq, sot në Rusi është shpallur ditë zie për shkak të aksidentit ajror, ku në Soçi dhe Moskë janë duke u organizuar aktivitete të ndryshme.

Avioni i tipit Tu-154 që u nis nga Moska, pas mbushjes me karburant në Soçi dhe planifikonte të shkonte në Siri. Aeroplani transportonte pjesëtarë të korit të cilët do të mbanin koncert në bazën ruse Himejmim në Siri me rastin e Vitit të Ri.

The post “Problemet teknike mund të kenë shkaktuar aksidentin ajror” appeared first on Mesazhi.com.

Lideri i Hamasit: Izraeli të zbatojë rezolutën e OKB-së

Posted: 26 Dec 2016 02:25 AM PST

Gjatë një fjalimi të tij në eventin e organizuar nga asociacioni Yedi Hilal (Shtatë Hënat) në Stamboll, Mashal tha se palestinezët dëshirojnë që tokat e tyre "të jenë të çliruara nga okupatorët" raporton AA.

“Duam të marrim përsëri tokën tonë, dhe këtë ta bëjmë në atë mënyrë që kolonët të largohen dhe të hiqen vendbanimet. Dëshirojmë të kthehemi në një Palestinë në të cilën nuk do të ketë pushtues dhe as armiq", tha shefi politik i Hamasit.

Fjalimi i tij në sallën e kongreseve në Halixh të Stambollit disa herë u ndërpre nga shkaku i duartrokitjeve të të pranishmëve të shoqëruara me slogane pro-palestineze. “Ne e përkrahim vendimin e drejtë të OKB-së për çka presim vendime të tilla edhe në të ardhmen", tha mes tjerash Mashal.

Të premten Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë e cila i bën thirrje Izraelit të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze.

Rezoluta u propozua në votim para KS të OKB-së nga ana e Zelandës së Re, Malajzisë, Venezuelës dhe Senegalit, të cilat dhanë mbështetje për rezolutën.

SHBA-të, të cilat që nga viti 2011 vendosin veto mbi projektrezolutën që dënon vendbanimet ilegale të Izraelit, për herë të parë abstenuan.

"Ky është përmirësim i njërit prej gabimeve të fundit të SHBA-ve dhe bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Palestinën", tha lideri palestinez duke falënderuar qeveritë dhe institucionet të cilat kanë kundërshtuar politikat izraelite të zgjerimit të vendbanimeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu rezolutës së OKB-së i ka dhënë epitetin "anti-Izrael" dhe e "turpshme".

Rreth liderit izraelit, kreu i Hamasit thotë: “Për shkak të këtij vendimi, Netanyahu është në gjendje të çmendurisë".

Mashal i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe botës muslimane të marrin anën e “luftës së drejtë” sepse siç tha “pushtuesit janë duke përhapur pushtimin e tyre hap pas hapi në territorin tonë.”

The post Lideri i Hamasit: Izraeli të zbatojë rezolutën e OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more