Skip to main content

Mesazhi.com: “Ramos përsëri shpëtimtar i Realit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ramos përsëri shpëtimtar i Realit” plus 9 more


Ramos përsëri shpëtimtar i Realit

Posted: 10 Dec 2016 01:48 PM PST

Sergio Ramos i ka sjellë tre pikë të arta Real Madridit në përballjen me Deportivo La Corunas,duke shënuar golin e fitores në minutën e 93.

Reali në 'Santiago Bernabeu' ka arritur të mposht La Corunan me rezultat 3:2, ndërsa golin e fitores e shënoi mbrojtësi Sergio Ramos.Zinedine Zidane ndeshjen e nisi me disa ndryshime në formacionin startues.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli gola, ndërsa në të dytën u shënuan katër.Morata në minutën e 50' kaloi në epërsi Realin me një super-gol.Ishte Joselu që u përkujdes për përmbysjen e rezultatit duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 63' dhe 65'.Por, Reali nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke u rikthyer me dy gola, kur Diaz në minutën e 84' barazoi fillimisht, ndërsa për golin e fitores u përkujdes kush tjetër pos Sergio Ramos, që shënoi në minutën e 92' për 3:2.

The post Ramos përsëri shpëtimtar i Realit appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim në Stamboll, disa të plagosur

Posted: 10 Dec 2016 12:18 PM PST

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Soylu: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë” është shprehur ministri.

The post Shpërthim në Stamboll, disa të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli të hënën merr në dorëzim avionët e parë F35

Posted: 10 Dec 2016 11:40 AM PST

Izraeli do të marrë në dorëzim dy avionët e parë të tipit F35 nga 50 gjithsej që ka blerë nga SHBA-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se dy avionët e parë të tipit F35 do të merren në dorëzim ditën e hënë në bazën ajrore Navatim e cila ndodhet në shkretëtirën Nexhef.

The post Izraeli të hënën merr në dorëzim avionët e parë F35 appeared first on Mesazhi.com.

New York, zhduket studentja muslimane që u sulmua në metro

Posted: 10 Dec 2016 11:29 AM PST

Adoleshentja muslimane e cila ishte viktimë e një sulmi të urrejtjes më herët gjatë këtij muaji në metro të qytetit është zhdukur prej dy ditësh, njoftoi policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Yasmin Seweid herën e fundit ishte parë të mërkurën teksa largohej nga shtëpia e saj rreth orës 8:00 në New Hyde Park, në periferi të New York-ut, thuhet në deklaratën e policisë.

Studentja 18-vjeçare, më 1 dhjetor ka paraqitur rastin se ishte sulmuar nga tre burra të dehur të cilët e quajtën terroriste dhe u përpoqën që t’ia heqin hixhabin nga koka e saj në platformën numër 6 të stacionit të trenit në Manhattan.

Policia për AA tha se ata nuk kanë të bëjnë me këtë rast.

Sulme të ngjashme përjetuan edhe dy gra të tjera muslimane me hixhab.

Soha Salama, 45, e cila punon me Autoritetin e Transportit Metropolitan, ishte abuzuar verbalisht të hënën në mëngjes gjatë udhëtimit nga një pasagjer në tren, i cili më pas e kishte ndjekur atë nga makina duke e shtyrë në shkallët, me ç’rast pësoi lëndime në këmbë.

The post New York, zhduket studentja muslimane që u sulmua në metro appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Do të eleminojmë çdo formë të cenimit të të drejtave të njeriut

Posted: 10 Dec 2016 06:02 AM PST

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, kryeministri I Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kosovarët të cilit ishin të okupuar për shumë vite, e dinë më së mirë se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

Mustafa me anë të një postimi në facebook ka thënë se Kosova është model i mirë për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Postimi I plotë i kryeministrit.

Qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të metejmë dhe eleminim të çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë.

Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjeta ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit.

The post Mustafa: Do të eleminojmë çdo formë të cenimit të të drejtave të njeriut appeared first on Mesazhi.com.

Dy miliardë euro dërgesat e Diasporës Shqiptare

Posted: 10 Dec 2016 05:59 AM PST

Aleanca Kosovare e Biznesit po vazhdon promovimin e prodhimeve „ Made in Kosova" neper vendet e BE ne kuadër të Javëve të Biznesit Kosovare 2016.

AKB, SWV dhe WKÖ ne Linz të Austrisë se epërme organizuan Forumin e Biznesit Kosovë-Austri me qellim te promovimit te potencialeve dhe mundësive për Investime te përbashkëta ne Kosove. Te pranishëm ishin me shumë se 150 Biznese te sektorëve te ndryshëm, por edhe Diaspora Shqiptare.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së tha se Diaspora Shqiptare është fuqia me e madhe qe përkrah ekonomin vendore ne Kosove dhe Shqipëri ku mesatarisht rreth 2 Miliard euro marrim dërgesa nga ju ne nivel vjetor e vetëm Kosova 1 Miliard. Kjo është mbështetja konkrete qe i jepni Ekonomisë tone prandaj sot këtu kemi ardh te ju falënderojmë për mbështetjen ne te gjitha periudhat prej qe ekziston Diaspora shqiptare. Kosova ka avancuar me ndërtimin e Infrastrukturës Fizike por edhe at ligjore për Investime te huaja ne Kosove por edhe te Diasporës vendore.

Ju duhet te jepni shembull edhe me tutje se si duhet te Investohet dhe te bashkinvestohet ne korporatat e fuqishme te Austrisë ne vendet nga ju vini, prandaj këtë vit Kosova ka miratuar ligjin per Investime strategjike dhe ka bere reforma ne Politika Fiskale e qe janë konkurrente për shume vende te Ballkanit perëndimore. Ju ftoje qe te vini ta vizitoni Kosovën sa me shume por edhe Shqipërinë si vende me atraktive ne Ballkan për Investitorët Austriak.

Isni Kila zv. Ministër i Ministrisë së Financave tha se Qeveria po merr vazhdimisht rekomandime nga Bizneset, Investitorët dhe Diaspora për te përgatit sa me mire Pakon Fiskale qe pritet te publikohet ne një te ardhme te shpejt e qe kjo është përpjekje për te krijuar mundësi te përshtatshme për Investime ne Kosove. Aj shtoj se Diaspora shqiptare është mbështetje e vërtetë e Kosovës dhe për këtë ju falënderoj ne emrin e Institucioneve te Kosovës dhe ju ftoje qe te vini me Investitorë Austriak për te Investuar sepse ne kemi nevoje për Kapital te freskët nga Austria e cila vazhdimisht po Investon ne Kosovë.

Doris Margreiter, presidente e SWV tha: jam e impresionuar me prezantimin e Kosovës ne këtë Forum dhe me mundësit qe Kosova i ofron për Investitorët Austriak por edhe te Diasporës tuaj dhe unë nga sot do ta ndryshoj mendjen edhe me shumë për te mire te Kosovës dhe mundësive qe ju i prezantuat për Investitorët Austriak.

Ajo shprehi gatishmërinë qe ne te ardhmen te bashkëpunoje ngushte me AKB dhe Institucionet e Kosovës për te ngrite edhe me larte Imazhin e Shtetit me te ri te Evropës qe sa me shpejte te Liberalizohen Vizat për qytetaret e Kosovës te cilët e meritojnë lëvizjen e lire ne vendet Shengen. Ajo shtoje se Institucionet e Kosovës duhet bere me shume për përmbushjen e kërkesave te BE për Liberalizim.

Ne do te ju përgjigjemi ftesës se juaj për ta vizituar Kosovën dhe për te mbështetur Iniciativat e juaja drejt BE për te cilat ne në Austri kemi përvoja te mira dhe kjo do te ju ndihmoje për tejkalimin e sfidave rreth përmbushjes te standardeve Evropiane qe Kosova i dëshiron.

Adriana Kelmendi Sherifi, nënkryetarja e pare e Aktivisteve Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian tha se e ndije veten me shqiptare se kurrë ndonjëherë me pare kur pran Investitorëve Austriak dhe atyre te Diasporës prezantohet Kosova me gjithë këto te arritura dhe kjo me shtynë qe zërin e Kosovës te dërgojë edhe me larte ne Parlamentin EU si krenari për vendin tim. Unë do te shtyj edhe me tutje kërkesat e drejta te shqiptareve te Kosovës dhe bizneseve për Liberalizimin e vizave qe kjo te ndodhe sa me shpejte dhe te hiqet Kosova nga Getoja e vetme ne Evropë.

AKB dha dy mirënjohje për dy Figura te çmuara, Zonjës Doris Margreiter dhe Zotit Loris Castrot Skanderbegh,te cilat kane mbështet vazhdimisht kauzën shqiptare por edhe vazhdojnë edhe me tutje me përpjekjet e veta për mbështetjen e Ekonomisë dhe Bizneseve te Diasporës ne Austri dhe Itali.
Ne fund te Forumit u organizua edhe Darka e Bereqetit te Kosovës ( Lamës ) si mundësi për ti shijuar prodhimet „ Made in Kosovo „ ku te pranishëm ishin me shumë se 100 artikuj te ardhura nga Kosova, kryesisht ushqim tradicional vendore për te gjithë te pranishmit dhe kjo ishte edhe një mundësi e mire qe te njihen me prodhimet e Kosovës.

The post Dy miliardë euro dërgesat e Diasporës Shqiptare appeared first on Mesazhi.com.

Ish-ushtari i UÇK-së: Hiqeni murin ose do ta copëtoj me çekan

Posted: 10 Dec 2016 05:57 AM PST

Ish-ushtari i UÇK-së, njëherësh anëtari i LDK-së Jon Harrison, është shprehur kundër ndërtimit të murit në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Harrison ka shkruar se muri do të jetë cak i raketave RPG dhe se është poshtërim për Kosovën.

"Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë cak i RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë", ka shkruar Harrison.

"Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan", ka shkruar në fund ish-ushtari i UÇK-së.

The post Ish-ushtari i UÇK-së: Hiqeni murin ose do ta copëtoj me çekan appeared first on Mesazhi.com.

Shkëlqen Messi, shkëlqen Barcelona

Posted: 10 Dec 2016 05:54 AM PST

Barcelona ka arritur fitore të pritur në udhëtim te Osasuna. Messi ka qenë përsëri njeriu kryesor që ka siguruar fitoren e cila është arritur vetëm me golat e shënuar në pjesën e dytë.

Luis Suarez shënoi për 1-0 në minutën e 59 pas një aksioni të nisur nga Messi. Ishte “jashtëtokësori” ai që në minutën e 73 shënoi për 0-2 dhe sigurinë e Barcës.

Messi doli në skenë edhe një herë duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes për 0-3.

Me këtë fitore Barcelona i afrohet Realit në 3 pikë, por që madrilenët kanë një ndeshje më pak.

The post Shkëlqen Messi, shkëlqen Barcelona appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: S’ka më Champions League në orën 20:45!

Posted: 10 Dec 2016 04:50 AM PST

UEFA ka vendosur që ta ndryshojë orarin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Në mbledhjen e sotme është vendosur që ndeshejt të luhën në dy termine të ndryshme, në orën 19:00 dhe 21:00.

Ky vendim do të aplikohet që nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve.

Poashtu, UEFA ka vendosur që të ua jap një shans tjetër skuadrave kampione në ligat përkatëse në rast eliminimit në ndeshjet kualifikuese për Champions League.

Këto skuadra mund të kenë shansin e dytë të kualifikimit në Europa League.

The post Zyrtare: S'ka më Champions League në orën 20:45! appeared first on Mesazhi.com.

IKSHP: Situata shqetësuese nga ndotja e ajrit, jep propozime urgjente

Posted: 10 Dec 2016 04:48 AM PST

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa propozime për institucionit lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Sipas IKSHP-së efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Po ua sjellim komunikatën e plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Njëherazi jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Kohëve të fundit që nga data 23.10.2016, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales. Mesatarja ditore gjatë ketyre ditëve ishte 80-90 μg/m3, kurse tashme AKMM del me të dhënat se matjet e bëra nga IHMK kanë shënuar rritje të këtyre vlerave deri në 201 μg/m3.

Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera ditore maksimale e regjistruar për datën 08.12.2016, ishte 46.8µg/m3.

Përqëndrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM 2.5, për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, është regjistruar vlera maksimale prej 41.4 µg/m3, që korrespondon me vlerën 116 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), ose me zonën e portokalltë, që është e ndjeshme për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje.

Sipas të dhënave në kohë reale të cilësisë së ajrit në qendra të ndryshme të rajonit, tejkalime të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) për parametrin PM 2.5, për këtë periudhë kohore janë regjistruar pothuajse në të gjitha qendrat e rajonit të Ballkanit si në Shkup me 162, Nish me 174, Beograd me 180 dhe Sarajevë me 136

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohëta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto veprime:

A. Masa strategjike

1.Urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.

2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

B. Masa specifike:

4. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.

5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.

6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.

7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.

8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

C. Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)

1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

4. Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare,

zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

The post IKSHP: Situata shqetësuese nga ndotja e ajrit, jep propozime urgjente appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more