Skip to main content

Mesazhi.com: “Kim Mehmeti godet kuazi analistat: Dikush don të na tregojë se ku fillon përkatësia etnike, e ku përfundon ajo fetare!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kim Mehmeti godet kuazi analistat: Dikush don të na tregojë se ku fillon përkatësia etnike, e ku përfundon ajo fetare!” plus 9 more


Kim Mehmeti godet kuazi analistat: Dikush don të na tregojë se ku fillon përkatësia etnike, e ku përfundon ajo fetare!

Posted: 07 Dec 2016 03:23 PM PST

Shkrimtari Kim Mehmeti u ka dhënë një goditje të ashpër kuazi-analistëve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët me afrimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, po shpifin ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Mehmeti vlerëson se shpifjet e tyre, që kryesisht janë kundër Lëvizjes BESA, janë më të ashpra se shpifjet që u bëhen shqiptarëve nga qarqet radikale antishqiptare në Shkup e Beograd, prandaj edhe shpreh dyshimin se bëhet fjalë për akuza të paguara nga qendra të ndryshme.

Mehmeti poashtu nënvizon se kjo sjellje e analistëve nga Shipëria dhe Kosova, aspak nuk korrespondon me solidaritetin që kanë treguar shqiptarët e Maqedonisë në kohën kur qindra mijëra shqiptarë ishin të detyruar të migrojnë drejt Greqisë.

"Me qindra mijë shqiptarë shkuan në Greqi, ku ndërruan kombësi e fe, emër e mbiemër, por ne shqiptarët e Maqedonisë as i gjykuam, as i paragjykuam dhe as debatuam publikisht për ta, duke e ditur se ata janë vëllezërit tanë dhe se, varfëria të çon edhe në derë të 'dushmanit'! Me dhjetëra mijë të reja e të rinj shqiptarë, i vërshuan rrugët e Italisë, ku ia zbritën çmimin 'rrugaçërisë', por ne shqiptarët e Maqedonisë nuk e përgjithësuam këtë dukuri, duke e ditur se ata janë një pikë ujë në detin e hallexhinjve shqiptarë dhe, duke e ditur se varfëria nuk njeh moral, e as nderë familjarë! Por, nga ana tjetër, sa herë që edhe dhjetëra shqiptarë të Maqedonisë dilnin e protestonin me 'duva' në gojë, në Tiranë e Prishtinë – thuajse bëhej fjalë për Beogradin dhe Shkupin maqedonas, ku antishqiptaria mbulohej me petkun e luftës kundër 'radikalizmit fetarë' – hapej 'panairi' i debateve dhe 'ekspres' dokumentarëve dhe, fillonte trajtimi i rrezikut 'auroaziatik', që na kanosej neve shqiptarëve të këtushëm, e të cilat debate e dokumentarë, vetëm se e shpalosnin 'euroidiotizmin' e intelektualizmit që përçan dhe deshqiptarizon!", rikujton Mehmeti. Për të është e pakuptueshme se pse analistë të tillë rregullisht aktivizohen në momentet kur shqiptarët e Maqedonisë ngriten kundër radikalizmeve partiake që i varfëruan. "Pra sa herë që ne protestonim kundër 'radikalizmit' partiak, që e varfëronte popullin dhe e shkatërronte indin shqiptarë, sa herë pra që ne i rrezikonim partitë e këtushme, që ishin bërë grazhd nga i cili majmeshim shumë 'intelektualë' e 'mendjendritur' të Tiranës dhe Prishtinës, në mëmëdhe Shqipëri e atdhe Kosovë, zgjoheshin 'mbrojtësit' e shqiptarisë nga 'radikalizmi islam' dhe nga 'turkoshakët', duke na mbajtur ligjërata patriotike, thuajse ne ishim aq kokëtul, sa mos e dinim sa helmuese është përzierja politikë-fe! Ja, edhe sot, kur ne duam të shpëtojmë nga partizimi, kriminalizimi, akulturimi dhe politizimi i çdo pore të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, edhe sot kur disa nga ne themi hapur se Lëvizja BESA është shpresa jonë, që mund të na shpëtojnë nga e keqja e quajtur BDI, në Prishtinë e Tiranë, janë alarmuar 'mbrojtësit' e shqiptarisë, të cilëve unë nuk ua zë për të madhe pse e kryejnë ndershëm punën për të cilën janë të paguar nga punëdhënësit e tyre partiak, por ndjehem i ofenduar, i përbuzur dhe madje më vjen për të vjellë, kur e shoh se arroganca e tyre, herë-herë, shkon edhe përtej asaj të qarqeve antishqiptare në Beogradi e Shkup dhe, neve shqiptarëve të Maqedonisë, na mbajnë për aq sylesha, sa thuajse nuk jetojmë në kohën e internetit, por në atë të 'Sulltan Hamitit', me çka edhe kemi nevojë që dikush të na tregojë se ku fillon përkatësia etnike, e ku përfundon ajo fetare!", thekson Mehmeti.

The post Kim Mehmeti godet kuazi analistat: Dikush don të na tregojë se ku fillon përkatësia etnike, e ku përfundon ajo fetare! appeared first on Mesazhi.com.

Dortmundi ia merr vendin e parë Realit

Posted: 07 Dec 2016 01:50 PM PST

Real Madridi ka barazuar me Borussia Dortmundin në "Santiago Bernabeu".

Rezultati përfundimtar ishte 2:2, pas një goli në fund të Marco Reus.Golat për ekipin e Zinedine Zidane i realizoi Karim Benzema, ndërsa për gjermanët shënuan Pierre-Emerick Aubameyang dhe Reus.

Reali mbetet kështu në vendin e dytë të grupit F, ndërsa Dortmundi kualifikohet si i pari.

The post Dortmundi ia merr vendin e parë Realit appeared first on Mesazhi.com.

Juventus mposht Dinamon, kualifikohet si i pari

Posted: 07 Dec 2016 01:44 PM PST

Juventus e ka mposhtur Dinamo Zagrebin 2:0.

Italianët fituan ndeshjen në Torino për të ruajtur vendin e parë në grup.Golat për ekipin e Massimiliano Allegrit i shënuan Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani.

The post Juventus mposht Dinamon, kualifikohet si i pari appeared first on Mesazhi.com.

Pancake

Posted: 07 Dec 2016 01:35 PM PST

PËR 4 PERSONA:
●2 vezë
● 400ml qumësht me yndyrë
● 250g miell
● 50g gjalpë i tretur i vakët
● 70g sheqer
● 3 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira
● 1 pako vanilje
PËRGATITJA:
Në një tas përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen dhe së fundi miellin me sodën nëpërmjet një site. Vëmë në flakë të ulët një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak gjalpë, kalojmë sipër një letër kuzhine për të hequr gjalpin e tepërt dhe me garuzhde hedhim pak nga brumi (jo më shumë se 1/3 e garuzhdës).
Në momentin që pancake ka krijuar si vrima të vogla në sipërfaqe, e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin duke e lyer tavën me pak gjalpë sa herë do të hedhim brumë. I konsumojmë sipas dëshirës me mjaltë, salcë, çokollatë.

The post Pancake appeared first on Mesazhi.com.

PISA: Nait Hasani kërkon burgosjen e Arsim Bajramit

Posted: 07 Dec 2016 10:05 AM PST

Kryetari i Komisonit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani, në Info Magazine, ka thënë se një varg ministrash meritojnë të shkojnë në burg, përfshirë edhe ministrin Arsim Bajrami, pas dështimit të nxënësve kosovarë në PISA.

"Një numër ministrash meritojnë të shkojnë në burg. Këtu përfshihet edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Edhe ai duhet të shkojë në burg pas këtyre rezultateve".

The post PISA: Nait Hasani kërkon burgosjen e Arsim Bajramit appeared first on Mesazhi.com.

Lirohen nga burgu dy aktivistë të Vetëvendosjes

Posted: 07 Dec 2016 10:00 AM PST

Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët që nga sonte janë të liruar nga paraburgimi.

I kontaktuar nga Indeksonline avokati mbrojtës Tomë Gashi ka konfirmuar se Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë liruar nga paraburgimi pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës kështu duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak.

"Faktikisht që tani nuk kemi më asnjë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në paraburgim, të cilët pa kurrfarë të drejtë ishin të dyshuar nga Prokuroria si të involvuar në rastin e sulmit në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës", ka thënë Gashi.

Gashi ka ripërsërit së të gjithë ata ishin të dyshuar për vepër penale të terrorizimit ndërsa tani sipas tij dihet që prokurori nuk ka fakte për të fajësuar këta aktivistë të Vetëvendosjes, pasi ata nuk kanë qenë të implikuar fare në rastin e 4 gushtit.

"Gjithçka mund të përmirësohet edhe pse qëndrimi i tyre në paraburgim nga fundi i gushtit dhe masat e tjera ndaj aktivistëve kanë qenë të panevojshme dhe të paligjshme. Por humbja e jetës së Astrit Deharit është diçka që kurrë nuk do të përmirësohet", ka shtuar Gashi.

Gashi ka theksuar gjithashtu se "Ai duhet të ishte gjallë dhe jo të vritej në qendrën e paraburgimit, pasi që pushteti është dashur që ta ruaj jetën e tij, e ai është vrarë në atë qendër të paraburgimit në Prizren , i cili pa kurrfarë të drejtë ligji apo prove është arrestuar bashkë me shokët e tij të Lëvizjes Vetëvendosje.  Prokuroria  e ka ditur që nga fillimi që nuk ka asnjë provë kredibile për të provuar fajësinë e tyre, mirëpo mëkati më i madh i Gjyqtarit është caktimi i paraburgimit për Atdhe Arfin, Egzon Halitin dhe arresti shtëpiak për Frashër Krasniqin, Adea Batushën dhe Petrit Ademin, që nga 30 gushti i këtij viti".

Gjithashtu sipas avokatit Gashi, prokuroria po e humb këtë rast ndërsa është çështje tjetër se si mundet pushteti ta arsyetojë vrasjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

The post Lirohen nga burgu dy aktivistë të Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria e Kosovës, e interesuar për thellimin marrëdhënieve me Malin e Zi

Posted: 07 Dec 2016 09:58 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit – ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj – Dinosha e ka informuar Mustafën për ekspozenë në Kuvendin e Malit të Zi nga kryeministri i porsazgjedhur malazez, Dushko Markoviq, si dhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Malit të Zi, thuhet në një kumtesë të Kryeministrisë.

"Mustafa vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e miqësisë. Mustafa, po ashtu, tha se Kosova është e interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Malin e Zi, me theks të posaçëm në rrugën integruese evropiane. Edhe ambasadori Ferhat Dinosha, shprehu vullnetin e plotë të Malit të Zi dhe të Qeverisë së re për thellimin e relacioneve, shkëmbimeve si dhe bashkëpunimit bilateral me Kosovën", thuhet një njoftim.

The post Qeveria e Kosovës, e interesuar për thellimin marrëdhënieve me Malin e Zi appeared first on Mesazhi.com.

Ministri jordanez: Kosova duhet të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Interpolit

Posted: 07 Dec 2016 08:15 AM PST

Kosova duhet të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Interpolit, tha ministri i Punëve të Brendshme të Jordanisë, z Salameh Hamada.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë pritur sot në takim delegacionin nga Mbretëria e Jordanisë, i prirë nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Salameh Hamada.

Me këtë rast, kryetari i komisionit parlamentar për siguri, Daut Haradinaj, ka informuar fillimisht delegacionin nga Jordania lidhur me situatën e sigurisë në vend, si dhe për punën dhe angazhimin e këtij komisioni parlamentar.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Jordanisë, z. Hamada pasi ka njoftuar anëtarët e komisionit në mënyrë të detajuar lidhur me situatën në Jordani dhe në rajon, tha mes tjerash se gjëja më e rëndësishme është paqja dhe siguria në vend. "Nëse nuk ekziston paqja dhe siguria në një shtet, atëherë nuk do të ketë zhvillim në asnjë fushë", tha z. Hamada.

Ai në vijim ka folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Jordanisë, duke vënë në pah faktin se ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera mes këtyre dy shteteve në shumë fusha dhe duke konfirmuar faktin për bashkëpunim të mëtejmë mes këtyre dy vendeve.

"Ne mund ta ndihmojmë njëri tjetrin në shumë fusha. Ka shumë gjëra që mund t'iu ndihmojmë, si në forcimin e policisë, përmes trajnimeve dhe vizitave në Jordani, e po ashtu edhe rreth çështjes së decentralizmit", tha ministri jordanez, duke potencuar faktin se Kosova duhet të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Interpolit.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe çështja e luftimit të terrorizmit. Përkitazi me këtë çështje,Haradinaj sqaroi tashmë është hartuar baza ligjore për parandalimin e pjesëtarëve në luftimin jashtë vendit në Kosovë dhe se tashmë është kompletuar pakoja ligjore për parandalimin e kësaj dukurie. Ai tha se në gjashtë muajt e fundit të këtij viti asnjë qytetarë i Kosovës nuk e ka lëshuar Kosovën për tu bërë pjesëmarrës në luftëra të huaja. Ndërkaq, shqetësim kryesor sipas Haradinaj mbetet procesi i transformimit të FSK-së në ushtri.

Tutje, Haradinaj kërkoi nga shteti jordanez që të lobojë në shtete tjera edhe për njohje të shtetit të Kosovës .

Anëtarët e Komisionit falënderuan delegacionin nga Mbretëria e Jordanisë për vizitën e bërë në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë ky shtet për Kosovën, si dhe për mundësinë e bashkëpunimin në të ardhmen.

The post Ministri jordanez: Kosova duhet të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Interpolit appeared first on Mesazhi.com.

Barca vë rekord në Champions League

Posted: 07 Dec 2016 07:47 AM PST

Barcelona ka vënë një rekord të ri në Champions League në ndeshjen e fundit të grupit kundër Borussia Moenchengladbach.

Ata kanë bërë pasime brenda lojës më shumë se çdo skuadër tjetër në histori të kësaj gare.

Përveç që kanë përfunduar si lider i Grupit C me fitoren 4:0, ata kanë bërë 993 pasime në fushën e Camp Nou.

Kjo është shifra më e madhe e pasimeve që nga sezoni 2003-04, kur dhe ka filluar ky rekord.

Rekord këtë sezonë ka thyer portieri Marc-Andre ter Stegen që kishte kompletuar 51 nga 62 pasimet e tij kundër Athletic Bilbao.

The post Barca vë rekord në Champions League appeared first on Mesazhi.com.

FSK demoloi mjete të pashpërthyera

Posted: 07 Dec 2016 07:45 AM PST

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Kompania e Deminimit (KD) e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), me datë 7 dhjetor 2016 pas zhvillimit të një operacioni të përbashkët me njësinë e EOD-së (Mjeteve Eksploduese të Pashpërthyera) së KFOR-it amerikan dhe Policinë e Kosovës, kanë asgjësuar disa mjete të pa shpërthyera në Poligonin e Policisë së Kosovës në Sllatinë. Njësia e deminimit të FSK-së me këtë operacion ka përfunduar me sukses sezonin veror të deminimit në pastrimin e fushave të minuara sipas planit të veprimit për vitin 2016.

Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë vitit 2016 kanë qenë të angazhuar në pastrimin e terreneve të minuara në: Hapësirat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, Seqishtë të Hani i Elezit, Zagrmle të Pejës dhe Hoqë të Prizrenit.

Gjatë viti 2016 nga njësia e deminimit janë pastruar 245.600 metra katror, ku janë zbuluar 411 mjete të pashpërthyera, të cilat më pastaj i kanë asgjësuar. Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit duke u bazuar në misionin dhe detyrën e tyre, janë të gatshëm për të intervenuar 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Vetëm gjatë këtij viti kanë kjo njësi ka pranuar 272 thirrje telefonike për intervenim, ku pjesëtarët e kësaj kompanie kanë gjetur dhe asgjësuar mjete të ndryshme të pashpërthyera.

Kompania e Deminimit pas përfundimit të sezonit veror, do të angazhohet në zbatimin e planit të paraparë për sezonin dimëror, e që është realizimi i trajnimeve të ndryshme profesionale për pjesëtarët e kësaj kompanie dhe aksioni vullnetar i mbajtjes së ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme, për vetëdijesimin e nxënëseve nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera si dhe mjetet piroteknike.

Pas përfundimit të luftës 1999-2016 nga pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë pastruar afër 50 milion metra katror dhe janë asgjësuar 87.869 mjete eksplozive në terrene të ndryshme të territorit të Kosovës. Falë punës profesionale, eksperiencës dhe disiplinës, qe nga viti 1999 e deri më sot pjesëtarët e njësisë së deminimit nuk kanë pasur asnjë incident.

The post FSK demoloi mjete të pashpërthyera appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more