Skip to main content

Mesazhi.com: “KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto)” plus 7 more

Mesazhi.com: “KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto)” plus 7 more


KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto)

Posted: 24 Dec 2016 11:39 AM PST

Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, ka vazhduar aktivitetin e tij humanitar edhe kësaj radhe duke dhuruar ndihma në ushqim për familjet skamnore.

Ai aktivitetin e tij humanitar e ka vazhduar edhe sot në Pejë duke dhuruar pako ushqimore ku secila në vlerë prej më shumë se 100 euro për 40 familje në nevojë.

Numri i 40 familjeve që u ndihmuan sot në qytetin e Pejës ishte si rezultat nga iniciativa e radhës që e ndërmorri i riu i Pejës Adnan Hysenaj në koordinim të plotë me Muhamed Mavraj – përfaqësues i Këshillit te Bashkësisë Islame në Pejë dhe shoqatës "Bereqeti", dega në Pejë.

Adnan Hysenaj shprehi falenderimet më të përzemërta për të gjithë ata që e ndihmuan dhe e përkrahën që ta realizjonë këtë akt human për familjet që janë në kushte të vështira ekonomike në këto ditë të ftohta dimri.

Edhe arkatari i KBI-së zMuhamed Mavraj dhe përfaqësuesi i shoqates humanitare "Bereqeti" shprehën një falenderim të përzemërt për këtë iniciativë e cila u finalizua me sukses dhe përmes kësaj arritën që për një kohë të shkurtë përmes donatorëve ta përfundojnë kētë akt human.

    

The post KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Lirohen dy vëllezërit kosovarë të arrestuar në Gjermani

Posted: 24 Dec 2016 08:35 AM PST

Janë liruar dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nga autoritetet gjermane, si të dyshuar për organizimin e një sulmi në një prej qendrave tregtare në Oberhausen.

"Pas hetimeve intensive nga policia e Essenit, dyshimet e raportuara ndaj të dyshuarve nuk janë vërtetuar", ka thënë një zëdhënës i policisë në këtë qytet, transmetojnë mediat gjermane.

Të lindur në Kosovë, vëllezërit, njëri 28 e tjetri 31 vjeçar, u arrestuan në mëngjesin e së premtes, pas informatave nga shërbimet sekrete se ata po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare Centro, një prej më të mëdhave në Gjermani.

The post Lirohen dy vëllezërit kosovarë të arrestuar në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

Analistët: Murin në Mitrovicë, nuk e “rrënojnë” rezolutat

Posted: 24 Dec 2016 08:25 AM PST

Çështja e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, është karakterizuar me debate dhe mospajtime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëseancën e fundit.

Seanca për këtë çështje ishte thirrur nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, ku është kërkuar të dihet nga Qeveria e Kosovës, se a kanë qenë në dijeni për ndërtimin e një muri të tillë.

Madje, kjo parti kishte përgatitur një projekt -rezolutë, në të cilën, ndër të tjera kërkohej shkarkimi i Ministres për Dialog,Edita Tahiri, ndërprerja e bisedimeve në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, si dhe Qeveria e Kosovës, përmes organeve të veta të ndërmarrë të gjitha masat që të rrënohet muri që është në ndërtim e sipër.

Për votimin e kësaj rezolute nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Në anën tjetër, analistë për çështje politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës është dashur që t'i qartësojë hapat e ardhshëmqë do të marrëpër zgjidhjen e këtij problemi.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kuvendi është i pafuqishëm për të marrë vendime apo miratuar ndonjë rezolutë për shkak të problemeve që kanë ndërmjet vete partitë në Kuvendin e Kosovës, por edhe për shkak të paqartësive që përmbajnë rezolutat.

"Një prej arsyeve që këto rezolutat e Kuvendit nuk po arrijnë ta kenë fuqinë e tyre është se shpesh herë janë të paqarta, nuk parashohin veprime konkrete. Dhe, më shumë bazohen në rrafshin politik të përfitimit të vëmendjes politike dhe të konsumimit ditor, sesa që rezolutat, të cilat janë realiste dhe parashohin veprime konkrete për t'u zbatuar", thotë Krasniqi.

Analisti c ndërkaq, thotë se rezolutat nuk kanë ndonjë efekt në zgjidhjen e problemit të krijuar pas ndërtimit të murit. Ai shprehet se në këtë drejtim Kuvendi i Kosovës nuk ka asnjë lloji fuqie.

"Kjo me murin është një maskaradë e radhës sa për të tentuar që të shfaqen zëra patriotikë, por që nuk ka asnjë fuqi ndikimi. Kjo sepse rreth murit mund të ndikojë vetëm këmbëngulja e Brukselit zyrtar dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkaq Kuvendi i Kosovës në këtë drejtim nuk ka asnjë lloji fuqie", vlerëson Matoshi për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë transparent.

Sidoqoftë, Matoshi thotë se Kuvendi i Kosovës, asnjëherë nuk ka arritur që të pavarësohet dhe të marrë vendime kredibile, përpos vendimeve që kanë qenë të shtyra nga faktori ndërkombëtar.

Albert Krasniqi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të qartësojë se çfarë në fakt ka përmbajtur marrëveshja e arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar:

"Fuqia e Kuvendit të Kosovës është duke kërkuar qartësisht nga Qeveria se çfarë hapash konkretisht duhet të ndërmarrë. Për shembull të kërkojë nga Qeveria që të bëhet një inspektim i gjendjes atje. Duhet të tregojë se çfarë në fakt përmban ajo marrëveshje, për shkak se ka shumë paqartësi dhe shpesh herë faji hidhet sa në nivel komunal, sa në nivel qendror, Kuvend dhe kështu duke e shpërndarë nuk ka ndonjë adresëtë saktë se kush është përgjegjës për atë veprim" .

Gjatë debatit dhe mosmarrëveshjes për këtë çështje në seancën Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka duke e quajtur murin joligjor, ka thënë se ky mur nuk ka lindur në bazë të projekteve në Bruksel.

Në asnjë moment në Bruksel, ka thënë ai, nuk është diskutuar për murin dhe nuk ka qenë muri pjesë e këtij projekti.

Ndryshe, me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës,ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, duke ngjallur reagime të fuqishme dhe rritur tensionet.

Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së "Parkut të Paqes", sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

The post Analistët: Murin në Mitrovicë, nuk e "rrënojnë" rezolutat appeared first on Mesazhi.com.

KDI: Albin Kurti është politikani më i pëlqyer për të rinjtë

Posted: 24 Dec 2016 08:24 AM PST

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare.

Sipas një njoftimi, hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem.

"Për të përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit, 71.9% e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7% serbë dhe 11.4% të tjerë, ndërsa 52.7% në zonat rurale dhe 47.3% në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74%", thuhet në njoftim.

Sipas rezultateve të hulumtimit, përcjell Telegrafi, 70% e të rinjve kanë deklaruar se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.

"Të pyetur se cilat janë 5 shqetësimet e tyre kryesore të cilat duhet të adresohen nga qeveria, të rinjtë kanë listuar si më kryesoret: papunësinë (65.1%); Zhvillimin Ekonomik (54.6%); Luftimi i korrupsionit (51.3%); Shëndetësi (42.2%) si dhe Liberalizimi i vizave (4.1%)".

"Të rinjtë kanë deklaruar se në 12 muajt e fundit më së shumti kanë diskutuar për politikën në internet, përkundër që vendimet e tyre nuk ndikohen nga reagimet në rrjetet sociale. Gjendja financiare në familjet e 52.8% e të anketuarve është deklaruar të jetë e vështirë për të përballuar shpenzimet mujore, përderisa 75% kanë vlerësuar si të dobët dhe joefikase punën e Qeverisë".

"Sa i përket qëndrimeve të të rinjve për partitë politike, mbizotëron mendimi se ato janë të ndikuara nga një grup i vogël njerëzish me fuqi të madhe".

"Si një e gjetur më shqetësues nga anketimi ka dalë që të rinjtë i shohin partitë politike si institucione nga të cilat mund të përfitojnë punësim dhe avancim më të lehtë në karrierë. Si institucioni më i besuar në mesin e të rinjve është renditur komuna, ndërsa në partitë politike kanë më së paku besim".

"Nga të rinjtë është kërkuar që të japin një emër se cili është politikani model për ta. Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%). Përderisa 23.5% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjë prej politikanëve ekzistues nuk janë model që duhet ndjekur".

"Interesimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhme parlamentare është treguar i lartë, ku 76.1% janë shprehur të interesuar për të votuar. Programi politik, lista e kandidatëve dhe historiku i partisë del të jenë ndër faktorët përcaktues për tu përcaktuar për të votuar një subjekt politik".

"Në këtë drejtim, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE! 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%), Nisma për Kosovën (3%) si dhe Lista Serbe (3%). Një numër i madh i të anketuarve prej 18% kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme", thuhet në njoftimin e KDI-së.

The post KDI: Albin Kurti është politikani më i pëlqyer për të rinjtë appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Buxheti nuk është social, por zhvillimor

Posted: 24 Dec 2016 03:12 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e sotme ka theksuar se miratimi i buxhetit për vitin 2017 i hap rrugë realizimit të planeve qeverisëse të partnerëve të koalicionit PDK-LDK.

Ai duke falënderuar deputetët që votuan për miratimin e buxhetit për vitin 2017, tha se për këtë çështje po flasin edhe ata që janë të fushave tjera, megjithatë sipas kryeministrit, ky buxhet mundëson zhvillim ekonomik.

“Me këtë buxhet japim impulsin kryesore të nisjes së përmbylljes së aspektit infrastrukturor. Buxheti nuk është social, por zhvillimor”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Qeveria është e interesuar që t’i nxisë investimet dhe se për dallim nga viti 2014, tani buxheti i shtetit është për rreth 400 milionë euro më i lartë.

Kurse ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti është i qëndrueshëm dhe i koordinuar me të gjitha institucionet buxhetore duke përfshirë edhe komunat.

Sipas tij, këtë herë është diskutuar edhe me shoqërinë civile, duke e bërë edhe më transparent planifikimin e buxhetit.

“Ky buxhet mundëson rritje për së paku 4%, unë ndjehem mirë me ketë buxhet sepse është i qëndrueshëm dhe realizimi i buxhetit do të jetë shumë i lartë”, ka thënë Hoti.

The post Mustafa: Buxheti nuk është social, por zhvillimor appeared first on Mesazhi.com.

Ban Ki-moon: Liderët izraelitë dhe palestinezë t’u kthehen bisedimeve

Posted: 24 Dec 2016 01:06 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh i kënaqur me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëpërmjet së cilës bëhet thirrje që t’i jepet fund ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se rezoluta është një hap shumë i rëndësishëm, duke apeluar tek udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë që të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet t’i jepet fund ndërtimeve të paligjshme të vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për herë të parë abstenuan.

Rezoluta me të cilën kërkohet “menjëherë dhe plotësisht” të ndalojnë të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar palestinez, u miratua me 14 vota “për”.

Përndryshe, kjo është rezoluta e parë mbi marrëdhëniet izraelito-palestineze të cilën Këshilli i Sigurimit të OKB-së e miratoi në gati tetë vjet.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se SHBA nuk vuri veton, sepse rezoluta, siç tha: “pasqyron situatën në terren dhe është në përputhje me politikën që e udhëheqin nga Shtetet e Bashkuara”.

Rikujtojmë se projekt-rezoluta është propozuar nga Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali.

The post Ban Ki-moon: Liderët izraelitë dhe palestinezë t’u kthehen bisedimeve appeared first on Mesazhi.com.

Qeriqi: Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së

Posted: 24 Dec 2016 12:54 AM PST

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2017 pritet që të bëjë ndryshimin e ligjit për pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa veteranët e luftës së UÇK-së shprehen të pakënaqur për këtë ndryshim të ligjit dhe se akuzojnë Qeverinë se janë fajtor për fryrjen e listave e cila kjo e fundit me komisionin e saj i ka fryrë listat e veteranëve.

Në një prononcim për IndeksOnline, kryetari i këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka treguar se me buxhetin që ka kjo qeveri është e mundshme që ligji i ri të jetë me pensione të rritura për këtë kategori të veteranëve.

"Ne nuk kemi asnjë informatë, se çfarë po mendon dhe çfarë ndryshime ka për qellim t'i bëjë Qeveria. Qeveria në këtë rast është e mbyllur edhe pse na kishin premtuar publikisht se për çdo plotësim apo ndryshim do ta bëjmë bashkë, por si duket qeveria ka vendosur që këto ndryshime ti bëj në mënyrë të fshehtë bile duke ikur larg opinionit duke mbajtur takime në Shqipëri. Për ne pak ka rëndësi a marrim pjesë a jo, a ftohemi nga këta të fundit apo jo, për ne është e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen në favor të veteranëve dhe të pranohen nga këta të fundit", ka thënë Qeriqi.

Sipas tij, veteranët nuk do të lejojnë aspak që ky ligj të zbatohet në dëm të tyre, duke paralajmëruar kështu masa të ashpra kundër qeveris.

"Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që këto ndryshime të jenë në dëm të veteranëve të UÇK-së, në rast se ndodh kjo e fundit ne do të përdorim çdo mjet të mundshëm për ti kundërshtuar, duke mos përjashtuar protesta e demonstrata", ka thënë më tej ai.

Gjithashtu në fund Qeriqi ka lënë një mesazh për Qeverinë e Kosovës duke i çuar një "selam", kësaj të fundit se veteranët janë të vendosur në këtë drejtim andaj kjo qeveri ta merr me seriozitet të plotë këtë vendim.

"Jemi të vendosur në këtë drejtim dhe nuk do të lëshojmë pe për asnjë çmim të cilin mund ta paguajmë. Ne kërkojmë nga qeveria që të mendoj më seriozisht për këtë kategori dhe të gjej mundësi që këto pensione të rriten sepse kjo kategori meriton një trajtim më të dinjitetshëm dhe pensione më të larta", ka përfunduar Qeriqi.

The post Qeriqi: Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Pos murit, në të ardhmen edhe provokime të tjera nga Serbia

Posted: 24 Dec 2016 12:26 AM PST

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se muri në veri, me siguri se nuk do të jetë provokim i fundit i Serbisë në Kosovë.

"Në të ardhmen mund të kemi edhe provokime të tjera", ka thënë Tahiri.

Por, ajo ka siguruar se "do të vazhdojmë të kryejmë procesin e sovranitetit dhe integrimit", të Kosovës.

Tahiri ka siguruar edhe njëherë se muri nuk është diskutuar në Bruksel dhe se ai është i paligjshëm e duhet të rrëzohet.

The post Tahiri: Pos murit, në të ardhmen edhe provokime të tjera nga Serbia appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more