Skip to main content

Mesazhi.com: “Halil Avdulli – Viti i ri nga një vështrim tjetër!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Halil Avdulli – Viti i ri nga një vështrim tjetër!” plus 9 more


Halil Avdulli – Viti i ri nga një vështrim tjetër!

Posted: 27 Dec 2016 02:24 PM PST

Hutbe e xhumasë nga Hoxhë Halil Avdulli

The post Halil Avdulli – Viti i ri nga një vështrim tjetër! appeared first on Mesazhi.com.

Zgjidhet skuadra më e mirë e vitit 2016

Posted: 27 Dec 2016 12:40 PM PST

Real Madridi është zgjedhur skuadra më e mirë e vitit 2016 nga 'Globe Soccer'.

Në ceremoninë e organizuar në Dubai, 'Mbretërit' kanë fituar çmimin e skuadrës më të mirë të vitit 2016.

Viti 2016 ishte i mbushur me suksese për Real Madridin, që fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Po ashtu në këtë ceremoni, Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2016.

The post Zgjidhet skuadra më e mirë e vitit 2016 appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi nesër udhëton për në Turqi, do të takohet me Erdoganin

Posted: 27 Dec 2016 12:37 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën do të udhëtojë për në Turqi ku do të pritet nga homologu i tij Recep Tayyip Erdogan.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv këshilltari i tij Ardian Arifaj, që ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar Thaçi do të merr rrugë drejt shtetit turk për të zhvilluar një vizitë bilaterale.

"Është vizitë e njëjtë sikur me çdo vizitë tjerr bilaterale. Kjo vizitë është përgatitur tash e gjashtë muaj", ka thënë Arifaj.

Kurse për temat që mund të debatohen gjatë kësaj vizite, Arifaj nuk ka specifikuar duke thënë se janë ato që diskutohen në çdo takim bilateral mes liderësh

The post Thaçi nesër udhëton për në Turqi, do të takohet me Erdoganin appeared first on Mesazhi.com.

Trump sulmon OKB-në: Është kthyer në një kamp argëtimi

Posted: 27 Dec 2016 11:05 AM PST

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka sulmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit votoi rezolutën kundër kolonive të Izraelit.

"OKB-ja është kthyer në një klub për njerëzit e saj, që merren me thashetheme dhe argëtohen. Çfarë trishtimi!", ka thënë Trump në një postim në Twitter.

Megjithatë, në këndvështrimin e tij, Kombet e Bashkuara kanë një "potencial të madh" që duhet të shfrytëzohet.

Të premten e kaluar, presidenti i ardhshëm amerikan kishte thënë se, "sa i takon OKB-së, gjërat do të ndryshojnë pas 20 janarit", që është dhe dita kur merr zyrtarisht detyrën.

The post Trump sulmon OKB-në: Është kthyer në një kamp argëtimi appeared first on Mesazhi.com.

Pas evakuimit ushtarët e Asadit plaçkisin shtëpitë në Alepo

Posted: 27 Dec 2016 11:01 AM PST

Bëhet e ditur se forcat e Asadit janë duke i plaçkitur shtëpitë e evakuuara në lindje të Alepos, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, plaçkitjet që filluan në muajin nëntor nga njësitet e kolonelit Suheyl el-Hasan pranë ushtrisë së regjimit, janë intensifikuar me evakuimet e fundit.

Mësohet se forcat në fjalë kanë krijuar hallka të sigurisë rreth disa lagjeve dhe po i plaçkisin gjërat me vlerë nëpër shtëpitë në të cilat hyjnë me arsyetimin se janë duke "asgjësuar mjete shpërthyese".

Njoftohet se mijëra shtëpi janë zbrazur në këtë mënyrë dhe se nga të njëjtat janë plaçkitur në veçanti pajisjet elektronike dhe kabllo prej bakri që më pas të dërgohen dhe të shiten në qytetin Xhibrin në lindje të Alepos.

Po ashtu thuhet se rastet e plaçkitjeve janë intensifikuar posaçërisht në lagjet Seyfu’d-Devle, Ez-Zibdiyye, Salahaddin dhe Es-Sukkeri.

Burime të cilat nuk kanë dashur të identifikohen për shkaqe sigurie, kanë potencuar se në zonë ka shumë pika kontrolli të regjimit të Asadit te të cilat kërkohet shumë e madhe parash nga civilët të cilët dëshirojnë t'i marrin me vete gjësendet e tyre, për ç'arsye personat detyrohen t'i braktisin gjësendet.

Ndryshe, evakuimet në lindje të Alepos nën kontrollin e opozitarëve u realizuan me ndërmjetësimin e Rusisë dhe Turqisë. Gjatë evakuimit që zgjati tetë ditë duke filluar nga 15 dhjetori, nga Alepo arritën të dalin 44 mijë civilë dhe opozitarë me qindra autobusë dhe mijëra automjete civile

The post Pas evakuimit ushtarët e Asadit plaçkisin shtëpitë në Alepo appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti rumun refuzon emërimin e një gruaje myslimane në krye të qeverisë

Posted: 27 Dec 2016 10:57 AM PST

Presidenti rumun Klaus Johanis ka refuzuar kandidaturën për Kryeministër të një gruaje myslimane. Nëse do të zgjidhej ajo të të ishte e para grua dhe e para myslimane që do të drejtonte qeverinë. Por presidenti tha se ajo nuk kishte eksperiencë politike. 
Sevil Shaideh do të ishte gruaja e risive në politikën rumune nëse do të zgjidhej kryeministre. Veç faktit që do të ishte e para femër në krye të qeverisë në historinë e Rumanisë, ajo gjithashtu do të ishte myslimania e parë që zgjidhej në këtë post. I përket minoritetit turk.
Por Presidenti Klaus Johanis e refuzoi kanidaturën e saj me pretendimin se nuk kishte eksperiencë të mjaftueshme në politikë për të drejtuar qeverinë.
52-vjeçarja u propozua nga socialdemokratët rumunë si kryeministre e vendit, pas fitores në zgjedhjet e 11 Dhjetorit. Posti i Kryeministrit i takonte kreut të socialdemokratëve rumunë Liviu Dragnea. Por ai nuk mund të zgjidhet pasi vuan dënimin për të qëndruar 2 vite larg posteve në administratë, i shpallur fajtor nga gjykata në Bukuresh si i përfshirë në një rast manipulimi votash. Ndaj dhe ishte vetë Dragnea që e propozoi Sevil Shaidenë si kryeministre.
Jo të gjithë në Rumani besojnë se refuzimi i presdientit për të emëruar Shiadenë si kryeministre është vetëm për shkak të mungesës së eksperiencës. Ajo ka qenë ministre e zhvillimit dhe administratës publike një vit më parë nën qeverisjen e një tjetër socialdemokrati Viktor Pontës. Gjithë jetën ka punuar si ekonomiste dhe nëpunëse civile. Megjithatë në qarqet politike, ajo shihet si një kukull e kreut aktual të socialdemokratëve Dragnea.
Socialdemokratët fituan 45% të votave në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, me premtimin për rrijten e pensioneve dhe uljen e taksave. Zgjedhjet i fituan sërish, pavarësisht se ish-kryeministri socialdemokrat Viktor Ponta dha dorëheqjen në Nëntor të 2015-ës pas zjarrit masiv të rënë në një klub nate ku humbën jetën 64 persona. Viktor Ponta ka qenë edhe më herët në qendër të shumë skandaleve korruptive.

The post Presidenti rumun refuzon emërimin e një gruaje myslimane në krye të qeverisë appeared first on Mesazhi.com.

Hyseni: Policia e Kosovës më e mira në Ballkan

Posted: 27 Dec 2016 08:44 AM PST

Në luftën kundër krimeve të rënda, terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policia e Kosovës ka zhvilluar 887 operacione, ka goditur 38 grupe kriminale, arrestuar 1246 persona, si dhe ushtruar 1154 kallëzime penale.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka kryer rreth 4,500 ekspertiza forenzikë si ka akredituar sipas standardit ISO17025 pesë laboratorë të saj. Është bërë rishikimi dhe vlerësimi i strategjive nacionale në fushën e drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe policimi i udhëhequr nga inteligjenca. Janë finalizuar strategjitë e reja për sigurinë në bashkësi dhe kontrollin e armëve të vogla, lehta dhe eksplozivëve. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka hartuar Vlerësimin e Rrezikut nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar (SOCTA) 2015-2015 sipas standardeve të EUROPOL. Në fushën e terrorizmit, Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste, ka arrestuar 33 persona, ka ngritur 30 kallëzime penale ndaj 78 personave si dhe ka realizuar 9 operacione dhe 32 bastisje. Për më tepër, si rezultat i zbatimit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca dhe bashkëpunimit ndër-institucional dhe ndërkombëtar janë parandaluar sulmet terroriste në vend dhe nuk janë evidentuar raste të reja të luftëtarëve të huaj në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

Sa i përket rritjes së sigurisë publike, fokus i veçantë është drejtuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. MPB ka realizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve dhe institucioneve, mediave, shoqërisë civile e bashkësive fetare sa i përket dukurisë se ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizmit. MPB ka organizuar dhe ka marrë pjesë në 24 takime të forumeve lokale të sigurisë, në 4 tryeza të përbashkëta me qytetarë dhe institucione të ndryshme, si dhe ka hartuar një strategji komunikimi në këtë fushë dhe është ne finalizim të fushate dhe spoti i cili do te jetë në funksion te ngritjes së vetëdijes se qytetarëve të Kosovës. Është themeluar Mekanizmi Referues në Gjilan, i cili ka për qellim identifikimin e hershëm të individëve të radikalizuar dhe ofrimit të mbështetjes për personat e prekur me qellim të parandalimit të radikalizmit të mëtutjeshëm të tyre dhe ri-socializimin në komunitetin që e rrethon. Në 2016 janë pezulluar aktivitetet e 5 OJQ-ve të cilat janë identifikuar se angazhohen në përhapje të ekstremizmit të dhunshëm.

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2016 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1246 ankesa dhe informata, prej tyre 748 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë dhe janë përcjellë për t'u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës. Nga 162 raste me elemente të veprës penale, 98 janë dërguar me kallëzim penal nga Departamentet e Hetimeve në prokuroritë kompetente, ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 32 raste. Në total 238 punonjës të Policisë kanë qenë si subjekt i hetimit nga IPK. Deri me 1 dhjetor te vitit 2016 IPK ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: 69 arrestime, 93 rekomandime për suspendime dhe 4 rekomandime për transfer. Gjithashtu, IPK-ja ka hetuar 44 raste të veprave penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare .

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të sigurisë publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka organizuar 110 trajnime dhe janë trajnuar 2, 613 pjesëmarrës. AKSP ka finalizuar draft-marrëveshjen me Agjencinë e BE-së për Trajnim të Agjencive të Zbatimit të Ligjit (CEPOL). AKSP ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi. Agjencia për Menaxhim Emergjent ka përfituar nga projekti rajonal "IPA FLOODS II" meqë rast Njësia Shpëtim në Ujëra është pajisur me të gjitha pajisjet logjistike të nevojshme për veprim. Është aprovuar Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit 2016-2019 si dhe janë themeluar Ekipet Reaguese për Emergjenca Kompjuterike (CERT) në MPB dhe PK.MPB ka finalizuar projekt-ligjin për Infrastrukturën Kritike i cilit pritet të dërgohet për miratim në Qeveri në fillim të 2017.

Procesi i integrimit Evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, MPB dhe agjencitë e saj kanë qenë përgjegjëse për 70 prej 95 kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizmin e Vizave dhe të gjitha janë përmbushur plotësisht. Në kuadër të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, MPB është përgjegjëse për zbatimin e 99 masave zbatuese dhe 14 masave legjislative, nga të cilat 24 janë përfunduar, 34 janë në realizim e sipër dhe 55 masa adresohen në vazhdimësi dhe raportohen përmes të dhënave statistikore. Është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e bashkëpunimit operativ me FRONTEX. Është iniciuar procesi për nënshkrim të marrëveshjes me EUROPOL dhe kanë vazhduar përpjekjet intensive për anëtarësim në INTERPOL. Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është nënshkruar marrëveshja me Lituaninë ndërsa janë në fazë të negocimit marrëveshjet me Turqinë, Estonin, Italinë, Belgjikën, Danimarkën.

MPB dhe agjencitë e saj, gjatë vitit 2016 kanë arritur rezultate konkrete në menaxhimin i migrimit dhe riintegrimit të qëndrueshëm. Si rezultat i masave dhe politikave të ndërmarra numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e BE dhe Zonës Schengen ka rënë nga 73,2015 të vitit 2015 në 10,220 në vitin 2016. Ndërsa, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të ri-pranuar deri në fund të nëntorit 2016 është mbi 13,000. Është miratuar Profili i Migrimit i cili përmban të dhënat dhe analizën e trendëve të migrimit për vitin 2015 dhe është emëruar Koordinatori Nacional për Migrim përgjegjës për Monitorimin e Lëvizjeve të Migrimit dhe koordinimin e te gjitha institucioneve përgjegjëse ne fushën e migrimit. Me qëllim të menaxhimit të flukseve të mundshëm me refugjatë është hartuar Plani i Reagimit i cili do të azhurnohet varësisht nga gjendja në terren. MPB gjithashtu është fokusuar në përmirësimin e politikave për riintegrimin e personave te riatdhesuar përmes fondit te posaçëm për Ri-integrim. Janë hartuar dhe miratuar Planet Komunale për ri-integrim në 34 komuna te Republikës së Kosovës. Është hartuar dhe miratuar Udhëzuesi për Ripranimin dhe Riintegrimin e Fëmijëve te Pashoqëruar. Nga Programi i Riintegrimit kanë përfituar gjithsej 5, 507 persona ndërsa nga skemat e riintegrimit të dhënat janë si në vijim: 130 persona kanë përfituar nga shërbimet e konsulencës, 1767 persona nga trajnimi dhe aftësimi profesional, 252 persona janë punësuar, 575 përfitues të financimit të biznesit, 347 fëmijë kanë përfituar nga kurset e gjuhës, janë aprovuar kërkesat për rindërtimin e shtëpive të 4 familjeve ndërsa 5 familje kanë përfituar nga mbështetje për renovim të shtëpive.
Agjencia e Regjistrimit Civil ka vazhduar me ngritjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarë me qellim që të krijohet Regjistër civil i besueshëm dhe modern. ARC ka digjitalizuar të gjithë regjistrat themeltar (te ri-kthyer nga Serbia) të gjendjes civile verifikimi i të cilave është në proces e sipër. ARC ka përmirësuar infrastrukturën fizike, duke i ofruar shërbimet më afër qytetareve si objekti i ri i Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Kaçanik dhe ka vazhduar punimet në ndërtimin e dy objekteve të reja dhe renovimin e më shumë se 13 qendrave, si dhe ka ngritur sigurinë e objekteve duke instaluar kamera në të gjitha qendrat e saj. ARC ka filluar të ofrojë shërbimet e saj të regjistrimit civil dhe regjistrimit të automjeteve në 4 komunat veriore. Në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ARC ka trajnuar dhe certifikuar të gjithë zyrtaret konsullor dhe zyrtaret e nivelit lokal të Komunave të Kosovës në fushën e gjendjes civile. Për më tepër, është bërë avancimi i sistemit elektronik të gjendjes civile në Konsullatat e Republikës së Kosovës, duke ia mundësuar qytetarëve të Kosovës të cilët qëndrojnë jashtë vendit që të pajisjen me dokumente të gjendjes civile.

The post Hyseni: Policia e Kosovës më e mira në Ballkan appeared first on Mesazhi.com.

FSK mbetet institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend

Posted: 27 Dec 2016 08:42 AM PST

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën: "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: korrik- nëntor 2016", Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë.

Në tryezën e rrumbullakët, "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës", numri i pestë i Observerit të sektorit të Sigurisë së Kosovës, trajton në mënyrë analitike çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, inteligjencies dhe Këshillit të Sigurisë, si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku Mentor Agani nga KIPRED, prezantoi rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i për ketë çështjeve të sigurisë, institucioneve përkatëse të sigurisë si dhe krerëve të tyre si dhe komisionin përkatës parlamentar, raporton KP.

Agani tha se qytetarët e anketuar në muajin dhjetor 2016, kanë pasur mundësi që nivelin e besimit që e kanë në institucionet apo krerët institucionalë ta shprehin me numra.

Sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del se FSK e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, pastaj vjen Policia e Kosovës me 3.81 për qind të respodentëve të anketuar.

Ndërsa, drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci prezantoi punimin analitik "Mbikëqyrja Parlamentare e Sektorit të Sigurisë: Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së", si dhe gjetjet nga monitorimi i sektorit të sigurisë në Kosovë.

FSK është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve, në pesë vitet e kaluara, dhe lë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.

The post FSK mbetet institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend appeared first on Mesazhi.com.

TIKA Turke vazhdon ndihmën për shëndetësinë kosovare

Posted: 27 Dec 2016 07:25 AM PST

Zëvendësministri i Shëndetësisë Kadir Hyseini, Ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kiviclim Kiliç dhe përfaqësues të  i Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punëve për instalimin e Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

 Zëvendësministri Hyseini tha se Republika e Turqisë është vendi mik i cili është duke përkrahur fuqishëm reformën e shëndetësisë në Kosovë, e cila përkrahje po luan rol të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

Ai tha se projekti i renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i financuar nga TIKA, do të krijojë kushte shumë më të mira për profesionistët shëndetësor të fushës përkatëse, me ç'rast do të rritet edhe cilësia e shërbimeve për pacientët në këtë qendër.

Fillimin e punëve e ka përshëndetur edhe Ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar, me ç'rast ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Turqisë për përkrahjen e madhe ndaj Republikës së Kosovës në të gjithë sektorët e në këtë rast në fushën e shëndetësisë, me një projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e vendit.

 Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj tha se përfundimi i projektit do të gjejë Njësinë e Kujdesit Intensiv të pajisur me aparaturën më moderne, gjë që do të lehtësojë dukshëm punën e stafit njëkohësisht do të krijohen mundësitë për shërbime më të mira për pacientët me nevojë .

 Ambasadorja Kiliç, tha se Republika e Turqisë, përveç formave të tjera të përkrahjes në fushën e shëndetësisë në  Republikën e Kosovës, bazuar edhe në Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve, përmes TIKA-s ka ofruar financimin e plotë të Projektit për renovimin dhe furnizimin me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në QKUK, projekt ky që do të dyfishojë kapacitetet e kësaj njësie.

 "Projekti i  renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv, nuk është i pari që TIKA po e realizon në Kosovë, dhe sigurisht se nuk do të jetë as i fundit, që në bazë të nevojave të paraqitura, ky agjension do ta zhvillojë për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë", tha Ambasadorja Kiliç.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar kohë më parë mes Ministrisë së Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv, u tha se Njësia do të ketë 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA, dhe do të kushtojë rreth 2 milionë euro ku pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej pesë muajsh.

IMG_0495

The post TIKA Turke vazhdon ndihmën për shëndetësinë kosovare appeared first on Mesazhi.com.

Irak, që nga viti 2003 janë vrarë 455 gazetarë

Posted: 27 Dec 2016 04:43 AM PST

Në Irak që pas okupimit nga SHBA-të në vitin 2003 e deri tani janë vrarë 455 gazetarë, nga të cilët 20 prej tyre janë vrarë brenda këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të përgatitur nga Sindikata e Gazetarëve të Irakut, mësohet se në vitin 2016 janë vrarë nga organizata terroriste DEASH 20 gazetarë nga të cilët shumica prej tyre në Mosul.

Ndër të tjera në raport theksohet se në vendin ku nuk vepron ligji vazhdojnë rreziqet për profesionin e gazetarisë dhe shqetësimet në lidhje me sigurinë e gazetarëve.

Gjithashtu thuhet se “Gazetarët në vitin 2016 në Irak janë përballur me shumë tragjedi dhe dhimbje. Kanë vazhduar atentatet dhe kërcënimet me vdekje kundër gazetarëve.”

Iraku për shkak të kaosit i cili vazhdon që nga pushtimi nga SHBA në vitin 2003, konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për përfaqësuesit e mediave.

The post Irak, që nga viti 2003 janë vrarë 455 gazetarë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more