Skip to main content

Mesazhi.com: “Finlandë, kreu i antidrogës dënohet me 10 vite burgim” plus 9 more

Mesazhi.com: “Finlandë, kreu i antidrogës dënohet me 10 vite burgim” plus 9 more


Finlandë, kreu i antidrogës dënohet me 10 vite burgim

Posted: 29 Dec 2016 09:01 AM PST

Në Finlandë ndodh edhe kështu: të arrestohet pikërisht ish-kreu i Antidrogës së kryeqytetit Helsinki, veç akuzave të tjera edhe për trafikim droge.

Aarnio, 59 vjeç, është shpallur fajtor për 5 akuza penale në lidhje me lëndët narkotike, si dhe për 17 shkelje të tjera, përfshi këtu edhe kërcënimin ndaj një të dyshuari. Përpara se të arrestohej në vitin 2013, ai kishte kaluar një karrierë të gjatë 30-vjeçare në forcat e Antidrogës.E megjithëse ai mohon kategorikisht të gjitha akuzat, Aarnio rezulton i dënuar edhe për një tjetër çështje në shtator të këtij viti, dënim me 3 vite heqje lirie për "mashtrim".

Përqindja e krimeve është relativisht e ulët në Finlandë, krahasuar me vendet e tjera europiane. Vendi renditet si i dyti më pak i korruptuar, pas Danimarkës, në indeksin global të hartuar nga "Transparency International".

The post Finlandë, kreu i antidrogës dënohet me 10 vite burgim appeared first on Mesazhi.com.

Dogana inkasoi mbi 1 miliard euro gjatë vitit 2016

Posted: 29 Dec 2016 07:49 AM PST

Menaxhmeti i Doganës sot mbajti konferencën përmbyllëse të vitit. Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i financave Hoti.

"Të hyrat gjatë vitit 2016 patën një performacë të jashtëzakonshme, ne arritëm që të tejkalojmë mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës ku kjo shifër paraqet rekord, gjithashtu kjo shifër behet edhe me domethënëse kur merret parasysh se nga 1 prilli I këtij viti kemi filluar edhe me implementimin e MSA e cila efektin financiar e kishte që nga dita e pare e implementimit. Profesionalizimi I doganës ndikoj direkt që të ruhet stabiliteti dhe performanca e doganës, për ketë arsye kemi të hyrat qe përveç ishin konstante gjatë tërë vitit patët edhe tendence rritje" theksoi u.d. i Drejtori të Përgjithshëm z. Fahri Gashi.

Përveç mbledhjes së suksesshme të taksave z. Gashi foli edhe për zbatimin e ligjit ku "dogana gjatë këtij viti ka ushtruar njërin prej aksioneve më të mëdha i koduar si QARK-u, ku 800 zyrtarë nga DK, PK, ATK, kane marr pjese ne ketë aksion e që ka përfunduar me 20 të arrestuar dhe zbulimin e mbi 3 milion euro shmangie. Gjithashtu kemi ngritur 80 kallëzime penale kundër 164 personave, per shmangie mbi 2.5 milion kemi zbuluar mbi 350 kg lëndë narkotike, dhe janë shpërbëre tri grupe te krimit te organizuar me rreth 70 persona".

Nga ana tjetër ministri z. Hoti theksoi se "ky ishte një vit shumë i suksesshëm dhe paraqet një rekord në grumbullimin e të hyrave, dogana arriti që tri ditë para përfundimit të vitit të tejkaloj projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro. Pavarësisht se parashikimi i të hyrave është rritur me rastin e rishikimit të buxhetit dhe pavarësisht prej faktit që si rezultat I pakos fiskale kemi pasur minus 23 milionë lirime të ndryshme të lëndëve të para për makineri dhe produkte tjera, dhe kemi pasur minus 25 milionë euro si rezultat i zbatimit të MSA-së nga data 1 prill e këtij viti. Pra në total kemi 48 milionë euro më pak për shkak të politikave fiskale dhe MSA-së, ndërkohë që dogana arrin që të realizojë dhe të tejkaloj planin për këtë vit, derisa viti 2017 do të jetë edhe më sfidues për Doganën, ngase ka në projeksion 1 miliardë e 108 milionë euro".

The post Dogana inkasoi mbi 1 miliard euro gjatë vitit 2016 appeared first on Mesazhi.com.

Arabia Saudite përgatitet për haxhin dhe vizitën e umresë

Posted: 29 Dec 2016 07:44 AM PST

Ministri i haxhit dhe umresë të Arabisë Saudite, Muhammed Salih bin Tahir Benten, tha se do të presin me kënaqësi pa dallim të identitetit kombëtar dhe sektar të gjithë ata që do të vijnë për haxhin dhe vizitën e umresë. Ai tha se në këtë drejtim i kanë dërguar ftesë Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, në një takim në ndërtesën e ministrisë në kryeqytetin Rijad me përfaqësues për çështjet e haxhit të afërsisht 80 vendeve, Benten ka diskutuar mbi përgatitjet për kandidatët haxhinjë të botës islame dhe nga vendet e tjera.

Ministri Benten ka vënë në dukje se takimin e kanë mbajtur në kuadër të udhëzimeve të marra nga mbreti Selman bin Abdulaziz për të diskutuar për përgatitjet e nevojshme që do të bëhen për muslimanët që do të vijnë këtë vit në tokën e shenjtë për të kryer adhurimin e haxhit.

Ai potencoi edhe çështjen e kryerjes së haxhit nga qytetarët e Iranit.

“Arabia Saudite i pret me kënaqësi kandidatët haxhinj që do të vijnë nga Irani dhe e gjithë bota islame. Në këto takime për përgatitjet e kandidatëve haxhinj janë ftuar edhe delegacioni i institucionit iranian për haxhin dhe vizitat. Qeveria e Arabisë Saudite pranon me kënaqësi të gjtihë pa dallim kombësie dhe sektare ata që do të vijnë për haxh dhe vizitën në umre”, tha Benten.

Për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Arabisë Saudite këtë vit vetëm një pjesë e iranianëve që jetojnë jashtë Iranit kanë shkuar në Arabinë Saudite për të përmbushur obligimin e haxhit

The post Arabia Saudite përgatitet për haxhin dhe vizitën e umresë appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti Thaçi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoğan

Posted: 29 Dec 2016 07:36 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Turqi për vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdoğan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve.

Presidenti Thaçi përshëndeti trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Presidenti i Turqisë dhe ai i Kosovës shtrënguan duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Kosovës të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë dhe ai mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Fahri Kasırga, zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjerë.

The post Presidenti Thaçi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoğan appeared first on Mesazhi.com.

Mirjana Jevtiq jep dorëheqje nga posti i ministres

Posted: 29 Dec 2016 07:05 AM PST

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq e ka inforumar sot kryeministrin Isa Mustafa për dorëheqjen e saj në këtë post.

Këtë informatë për RTK2 në një deklaratë telefonike e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, transmeton Klan Kosova.

"Mirijana Jevtiq në mesditë e ka informuar kryeministrin Isa Mustafa, se po dorëhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për dorëheqjen e Jevtiq, Lista Serbe e njoftoi edhe kryeministrin" tha Simiq.

The post Mirjana Jevtiq jep dorëheqje nga posti i ministres appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste

Posted: 29 Dec 2016 06:48 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se "15 korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste", raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi, i cili mori pjesë si mysafir në mbledhjen e fundit të Odës Tregtare të Ankarasë (ATO) për vitin 2016, në fjalimin e tij rikujtoi se Turqia është një nga shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e theksuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Duke theksuar se në kuadër të takimeve në Turqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe me disa ministra, Thaçi u shpreh se ndihet i lumtur nga prezenca e tij në këtë mbledhje.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi foli edhe në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO. "15 Korriku ishte një natë e errët. Deklarova atëherë, po e deklaroj edhe tani: forca e asnjë tanku nuk mund ta mposhtë forcën e këtij populli. Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste", u shpreh Thaçi.

Marrëdhëniet ekonomike 

Hashim Thaçi më tej theksoi se Kosova si shtet i ri ofron mundësi të shumta. "Jemi një orë larg nga Stambolli, dy orë nga Frankfurti dhe tri orë larg nga Londra", tha presidenti i Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi po ashtu nënvizoi se kompanitë turke kanë realizuar punë të suksesshme në Kosovë. Sipas tij, kompanitë turke janë liderë në investime në shumë sektorë, me theks të veçantë sektori i ndërtimtarisë. "Rruga për bashkëpunim mes dy vendeve është plotësisht e hapur. E them si një mik i juaji: Ju ftoj në shtetin tim në emër të popullit të Kosovës. Në Kosovë do të ndiheni si në shtetin tuaj", vazhdoi Thaçi.

Duke theksuar se edhe kompani evropiane dhe amerikane kanë filluar të investojnë në Kosovë, ai u shpreh: "Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik në rajon. Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian është miratuar. Po ashtu, në kuvendin tonë është nxjerrë ligji për investime strategjike. Kompanitë e mëdha, në bashkëpunim, mund të bëjnë investime në Kosovë."

Thaçi tha se 34 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga të rinj nën moshën 18-vjeçare, për të vlerësuar më tej se "Investimi kryesor për Kosovën do të jetë investimi në fushën e informatikës".

Krahas energjetikës, siç tha presidenti Thaçi, edhe xehetaria është sektor i rëndësishëm që pret investime.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet në Pallatin Presidencial nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve, Erdoğan dhe Thaçi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ndërkohë që do të shtrojë edhe darkë në nderë të presidentit të Kosovës.

The post Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste appeared first on Mesazhi.com.

Miratohet projektligji, veteranët kategorizohen në tri faza të luftës

Posted: 29 Dec 2016 06:21 AM PST

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e UCK-së i cili parasheh kategorizimin e pagave për kategoritë e dala nga lufta.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e statutit të veteranit për këto kategori:

Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi deri në fund.
Veterani nga 5 marsi 1998 deri në fund.
Veterani nga 31 marsi 1999 deri në fund.
Ky ligj parasheh se në rast se buxheti për pagesat tejkalon 0.7 të GDP-së të Buxhetit të paraparë, atëherë pensioni për kategorinë e tretë që është 120 euro do t'i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e mjaftueshëm, raporton lajmi.net

Me ketë ligji karakterizohen edhe pagesat e pensioneve për tri kategoritë. Kategoria e parë 250 Euro, e dyta 170 dhe e treta 120.

Me këtë ligji themelohet edhe komisioni për kategorizimin e veteranëve.

Po ashtu Qeveria ka marr vendim për zgjatjen e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombi, Invalidit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së.

The post Miratohet projektligji, veteranët kategorizohen në tri faza të luftës appeared first on Mesazhi.com.

Arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri

Posted: 29 Dec 2016 05:18 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur se nën e garancinë e Turqisë dhe Rusisë, në Siri është arritur marrëveshja për armëpushim, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin përmes një deklarate ka njoftuar se Turqia dhe Rusia do të jenë vendet garantuese të armëpushimit në Siri që do të fillojë sonte në mesnatë.

Presidenti rus po ashtu ka theksuar se pas armëpushimit do të pasojnë bisedimet për paqe që do të zhvillohen në Kazakistan, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të regjimit, opozitarëve në Siri dhe palëve siriane.

Ndërkaq, Putin nuk ka dhënë datë në lidhje me bisedimet që do të mbahen në Kazakistan.

The post Arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj aktivistëve të VV-së

Posted: 29 Dec 2016 05:01 AM PST

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të gjithë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

Prokuroria thotë se aktakuza është ngritur "për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, e paraparë në neni 136 paragrafi 1, lidhur me neni 135 paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës".

Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu njoftohet se hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari. Ky i fundit vdiq në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara plotësisht.

"Në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës", përfundon njoftimi.

The post Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj aktivistëve të VV-së appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi takohet me kryeministrin e Turqisë

Posted: 29 Dec 2016 04:46 AM PST

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me kryeministrin Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore 'Çankaya Köşkü'. Thaçi është pritur nga Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Thaçi është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë, Ismail Kahraman, takim ky i cili u mbajt i mbyllur nga mediat.

Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Parlamentit, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik.

Presidenti i Kosovës Thaçi pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

The post Thaçi takohet me kryeministrin e Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more