Skip to main content

Mesazhi.com: “Biskota mandarine” plus 9 more

Mesazhi.com: “Biskota mandarine” plus 9 more


Biskota mandarine

Posted: 06 Dec 2016 01:39 PM PST

Përbërësit

• 150 gr margarinë
• 100 gr sheqer
• Maje gishtash Krip
• 1 vezë
• 2 mandarina,Kajsi,Pjeshke ose Mandarine
• aromë vanilje
• 250 gr miell
• 100 gr marmalate
• sheqer pluhur
Mandarinat i pastrojme mire dhe grijme levoren ne rende(mundet edhe te ngrira dhe i grine me lehte se bashku me pjesen e brendshme).Ne nje ene qesim margarinen,shtojme sheqerin,kripen,vezen,mandarinen e grire,sheqerin e vaniljes, dhe te gjitha i perzijme mire.Shtojme miell gradualisht derisa te behet nje brum i bute te cilen embeshjellim dhe leme ne frigorifer per 1..5-2 ore.
Me pas ne tavolinen e punes te permillur, hollojme brumin ne trashesi 5mm dhe nga peta nxjerrim lule ne format per biskota te cilat i radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.Pjekim ne 180 grade per 8-10 minuta(duhet pasur kujdes qe ngjyra edhe pas pjekjes te mbetet e hapur).Pastaj lyejm nga dy me marmelate ne mes dhe sheqerosim me sheqer pluhur.Nga kjo mase brumi dalin 25-30 lule te bashkuara,te cilat ne amballazhe te metalt ruhen deri ne 3 jave, kurse ne ngrirje te thelle deri ne 2 muaj.

Burimi: Kuzhina Shqiptare

The post Biskota mandarine appeared first on Mesazhi.com.

Suedia ka nevojë për 64 mijë emigrantë në vit

Posted: 06 Dec 2016 12:10 PM PST

Suedia në ka nevojë për 64.000 emigrantë në vit për të parandaluar rënien e rritjes ekonomike, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, njofton Shërbimi suedez i Punësimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit për Punësim të Suedisë Mikael Sjoberg për televizionin shtetëror SVT tha se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të dëmtojë Suedinë.

Nga Zyra e Punësimit potencojnë se për shkak të mungesës së numrit të punonjësve të aftë vendorë, është i nevojshëm numër sa më i madh i punonjësve të huaj.

“Norma e lindjeve në Suedi është shumë e ulët. Popullsia vendore është duke u reduktuar. Për të vazhduar rritjen e mëtejme, novojitet puna dhe për këtë arsye edhe numër më i madh i popullsisë”, tha median suedeze “The Local” Johan Bissman nga Departamenti i Punësimit.

The post Suedia ka nevojë për 64 mijë emigrantë në vit appeared first on Mesazhi.com.

Sulme ajrore në Idlib dhe Halep, të paktën 29 të vrarë

Posted: 06 Dec 2016 12:02 PM PST

Të paktën 29 persona e kanë humbur jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Idlib dhe Halep në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Jahja, një prej zyrtarëve të Mbrojtjes civile në Idlib në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë të regjimit kanë bombarduar vendbanimet në qendrën e qytetit Idlib si dhe ato në rajonet Maarret Nassan dhe Maarret Masrin të qytetit Idlib.

Yahja ka theksuar se si pasojë e bombardimeve të forcave të regjimit kanë humbur jetën 27 persona si dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë të cilët janë dërguar në spitalet e improvizuara.

Ndër të tjera Jahja ka shtuar se avionët luftarakë të regjimit gjithashtu kanë bombarduar edhe tregun në rajonin Etarib në Halep ku si pasojë kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Gjithashtu Jahja ka njoftuar se ekipet e Mbrojtjes civile janë duke kryer punimet e kërkim shpëtimit në mesin e rrënojave të bizneseve dhe shtëpive të shembura pranë tregut i cili u sulmua.

Që nga 15 nëntori e deri më tani numri i personave të vrarë si pasojë e sulmeve kundrejt Halepit ka arritur në 775.

Kriza njerëzore e qindra mijëra personave

Halepi është qyteti i dytë për nga madhësia pas kryeqytetit Damask. Largësia e qendrës së qytetit është 40 kilometra nga kufiri me Turqinë. Pjesën perëndimore të qendrës e kontrollon regjimi, ndërsa pjesën lindore e kontrollojnë opozitarët.

Ushtria e regjimit, Rusia dhe milicët shiitë të mbështetur nga Irani në 20 ditët e fundit kryejnë sulme të ashpra nga ajri dhe toka ndaj lagjeve të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në lindje të Halepit.

Ndërsa Rusia pohon se nuk merr pjesë në sulmet në Halep. Përkundër kësaj opozitarët të cilët përgjojnë linjat komunikuese të regjimit, njoftojnë se rusët janë të pranishëm në çdo fazë të ofensivës tokësore në Halep.

Në Halepin lindor ku qindra mijëra civilë ndodhen nën rrethimin e regjimit që prej 3 muajsh ato nuk përmbushin dot nevojat themelore jetësore. Sulmet e ndërmarra në tre javët e fundit kanë lënë jashtë shërbimit të gjitha spitalet dhe shkollat në lindje të qytetit.

Gjithashtu për shkak të shembjes së një pjese të madhe të stacioneve bazë të antenave dhe për shkak të prerjes së linjave telefonike nga regjimi, në qytet komunikimi mund të realizohet në mënyrë të kufizuar vetëm nëpërmjet internetit.

The post Sulme ajrore në Idlib dhe Halep, të paktën 29 të vrarë appeared first on Mesazhi.com.

Greqi, gjykata vendos për ekstradimin e 3 puçistëve

Posted: 06 Dec 2016 11:56 AM PST

Gjykata e Apelit në Greqi ka vendosur për ekstradimin për tre nga ushtarët e arratisur në Greqi gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët puçistë të cilët janë përcaktuar se janë në gradën e kapitenit u gjykuan në Gjykatën e Apelit në Athinë. Gjyqtarët me arsyetimin për “përpjekje për të rrënuar shtetin dhe pengesë për mbledhjen e parlamentit” kanë konstatuar si të drejtë kërkesën e Turqisë për ekstradim.

Ndër të tjera bëhet se ditur se pas vendimit mund të nisin procedurat në lidhje me ekstradimin në Turqi të ushtarëve puçistë. Ndërsa theksohet se ushtarët puçistë do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë të Greqisë.

The post Greqi, gjykata vendos për ekstradimin e 3 puçistëve appeared first on Mesazhi.com.

Bajrami: E kemi pritur këtë rezultat në PISA

Posted: 06 Dec 2016 09:31 AM PST

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se rezultatet e Kosovës në testin PISA, që vlerëson njohuritë e nxënësve të shteteve të ndryshme, kanë qenë të pritshme.

Kosova u rendit në pozitën e 68-të nga 70 sish, në testimin që matë njohuritë e 15 vjecarëve në sfera të ndryshme, por ministri Bajrami nuk e sheh shumë shqetësues këtë fakt.

Ai ka kërkuar që këto rezultate të pranohen normalisht, pasi arsimi në Kosovë është përballur me shumë sfida deri tani, ndaj ngritja e nivelit nuk është punë e lehtë, njofton Klan Kosova.

"Ky vlerësim duhet të merret krejtësisht realisht sepse reflekton gjendjen e arsimit në Kosovë për dy dekada. Që nga fillimi i mandatit kemi thënë se i vetmi kriter për të punuar në sistemin arsimor ka qenë cilësia. Pritjet e ministrisë nuk kanë qenë më të mëdha, sepse e dimë gjendjen në arsim. Kemi pasur shumë vjet kur kemi mundur të flasim vetëm për mbijetesë të sistemit arsimor, e përcjellë me një tjetër periudhë administrimi ndërkombëtar. Tek vonë ne kemi filluar të punojmë në ngritjen e cilësisë në arsim. Ky duhet të jetë alarm për të gjithë, për rritjen e investimeve në arsim".

"Niveli i cilësisë së arsimin nuk është i kënaqshëm. Këtë gjë e kam thënë nga fillimi. Dhe kjo nuk refleton vetëm mandatin tim, pasi ky test është i muajit prill të vitit të shkuar, ndërsa unë në janar e pata marrë mëndatin. Që atëherë kemi bërë disa punë në ngritjen e cilësisë së arsimit, nisur me strategjinë, dhe rezultatet e këtyre punëve mund të shihen në testin PISA 2018, ose më qartësisht në testin tjetër PISA 2021".

"Orientimi i qeverive të kaluara në rindërtimin e shkollave ka qenë i arsyeshëm, sepse kemi pasur mungesë të ambienteve arsimore. Po ashtu edhe përmirësimi i pagave të punëtorëve të arsimit. Por nuk është në mandatin e qeverisë që të përmirësojë cilësinë në arsim. Këtë gjë duhet ta bëjnë shkollat. Duhet një konsensus kombëtar për këtë cështje; që të gjithë të punojnë në këtë drejtim".

"I tërë sistemi arsimor ka nevojë për ngritje substanciale të cilësisë. Nuk mund të themi që duhet vetëm në sektorë të caktuar. Dhe ne jemi duke punuar fort në këtë drejtim".

"Tek ne nuk kemi pasur as përgatitje për këtë test, sic bëjnë vendet tjera, që shpërndajnë praktikume, dhe teste të ndryshme në mënyrë që të jenë të gatshëm për këtë test. Por ne jemi në nivelin e vendeve të rajonit. Jemi afër me Maqedoninë, me Serbinë. Madje Serbia ka refuzuar të jetë pjesë e këtij testi, sepse ka vlerësuar se nuk ka qenë e gatshme për të".

The post Bajrami: E kemi pritur këtë rezultat në PISA appeared first on Mesazhi.com.

Jordania do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Posted: 06 Dec 2016 09:30 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer që të dy shtetet kanë, si dhe për mundësitë që mund të shfrytëzohen për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Kryetari Veseli falënderoi ministrin Hammad për mbështetjen e pakursyer që mbretëria jordaneze ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë rrafshe, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimin e njohjeve nga vendet islamike.

Kryetari i Kuvendit theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar më tej partneritetin me Jordaninë, si dy vende mike, në dobi dhe interes reciprok.

Ministri jordanez, Hammad, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa konfirmoi vazhdimin e përkrahjes nga ana e shtetit që ai përfaqëson. Duke shtruar nevojën e shkëmbimit të vizitave nga delegacione të ndryshme shtetërore të të dyja vendeve, ministri Hammad tha se ekzistojnë mundësi dhe hapësira të shumta për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë midis dy vendeve.

The post Jordania do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Raportet ndërshtetërore Kosovë-Turqi vazhdojnë të jenë të shkëlqyera

Posted: 06 Dec 2016 08:56 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik. Njëherësh, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të shtetit turk dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit, të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

"Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet", ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Gjatë takimit Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren. Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore.

The post Raportet ndërshtetërore Kosovë-Turqi vazhdojnë të jenë të shkëlqyera appeared first on Mesazhi.com.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetje për shëndetësinë e Kosovës

Posted: 06 Dec 2016 04:59 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa sot së bashku me ministrin e Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdul Rahman Mohammed Al Owais morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së spitalit të Vushtrrisë, Spitali Sheikh Zayed, i cili është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë së hapjes së spitalit, u bë leximi i Kur’anit, ku më pas u prezantua edhe një video e përgatitur për këtë rast, ku shihej edhe mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe për kosovarët pas luftës së fundit në vend.

Në ceremoni kryeministri Isa Mustafa mbajti një fjalim, ku u shpreh se ky investim është një simbol i miqësisë mes dy vendeve, të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke theksuar se gjatë hyrjes në spital, ministri i Shëndetësisë Al Owais ka falënderuar se i është dhënë rasti për të investuar në Kosovë, kryeministri Mustafa u shpreh se në fakt Kosova është falënderuese që ka një mik të tillë, që e përkrah këtë vend dhe qytetarët e saj, që nga viti 1999 e deri në ditët e sotme.

“Është ky investim prej 7 milionë eurosh, për çka jemi shumë falënderues ndaj Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Është një hap shumë i rëndësishëm në përgatitjen gjithëpërfshirëse të infrastrukturës shëndetësore, për të mundësuar reforma të rëndësishme dhe të suksesshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Në këtë rrugëtim spitali Sheikh Zayed me 6 departamentet e tij dhe pajisje moderne do të jetë padyshim një pikë referuese për mbi 400 mijë banorë të Vushtrrisë dhe rrethinës”, tha kryeministri Mustafa.

Duke vënë në dukje se ky është një prej projekteve më madhore të pasluftës në shëndetësinë e Kosovës, kryeministri Mustafa po ashtu shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kurse në emër të Ministrisë së Shëndetësisë së Emirateve Arabe, ambasadorja e EBA-së në Podgoricë, Hafsa Abdulla Al Ulama u shpreh se ndjehet e kënaqur që ndodhet në Kosovë në këtë ditë të rëndësishme, duke theksuar se ky shtet është shtëpia e tyre e dytë.

Duke vënë në dukje se ndihen të lumtur që po e bëjnë inaugurimin e spitalit të rikostruktuar në qytetin e Vushtrrisë, ambasadorja Al Ulama tha se "Ky spital i cili është një simbol i miqësisë në mes të dy shteteve tona, është i pajisur me pajisje më të reja dhe më kompetente si dhe me staf profesional, që do të shërbejë për kujdesin shëndetësor të popullit të Kosovës”.

Pas fjalimeve kryeministri Mustafa dhe ministri Al Owais, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë vizituan repartet e ndryshme të këtij spitali.

Rikonstruksioni i Spitalit Sheikh Zayed në komunën e Vushtrrisë u realizua në saje të donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysmë Hënës së Kuqe të EBA-ve. Inaugurimi i spitalit është bërë më 17 janar 2003.

The post Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetje për shëndetësinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Një prind i dëshpëruar, thirrje të rinjve: Shkoni në ISIS, në Kosovë nuk ka perspektivë (Foto)

Posted: 06 Dec 2016 04:35 AM PST

Anëtarët e organizatës "Demokracia Studentore" kanë djegë diplomat e fotokopjuara për të treguar se në Ferizaj nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.

Mexhit Ramusa kryetar i kësaj organizate theksoi se janë të detyruar t'i djegin diplomat sepse nuk po gjejnë punë dhe kryetari i Ferizajt sipas tij po punëson militantë të partisë së tij pa diploma dhe po i diskriminon të diplomuarit.

Edhe qytetari Beqir Beqiri dogji certifikatën e diplomës së vajzës së tij meqë nuk ka arritur të punësohet për gjashtë vjet.

Nga dëshpërimi Beqiri ka bërë një thirrje të pazakontë për të rinjtë duke u thënë që të shkojnë në organizatën islamike ISIS sepse këtu në Kosovë nuk ka perspektivë.

Këto akuza të studentëve i ka hedhur poshtë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, duke thënë se kjo komunë nuk punëson militantë partiakë.

Lidhur me ftesën e Beqirit për të shkuar në ISIS, Zariqi tha se të diplomuarit mund të shkojnë kah të duan.

Milaim Nuhiu, sekretar i i organizatës "Demokracia Studentore" tha se është i detyruar të largohet nga vendi sepse nuk po gjejnë punë edhe pse ka diplomuar qe një vit dhe ka konkurruar me dhjetëra herë.

The post Një prind i dëshpëruar, thirrje të rinjve: Shkoni në ISIS, në Kosovë nuk ka perspektivë (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Banka Botërore investoi afro 400 milionë dollarë në Kosovë

Posted: 06 Dec 2016 03:20 AM PST

Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka mbajtur sot Konsultimet e Kornizës së Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për Kosovën.

Ky konsultim kishte për qëllim diskutimet për strategjinë e radhës me Ministrit e linjës të cilat tashmë kanë bashkëpunuar dhe implementuar projekte në sektorë të ndryshëm me Bankën Botërore.

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke i falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore për prezencën e tyre në konsultimet për Kornizën e Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për Kosovën për vitet 2017-202, tha se "Në emër të Qeverisë së Kosovës, si Guvernator i Republikës së Kosovës në Grupin e Bankës Botërore të falënderoje Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë drejtë shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve të Kosovës, si dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Që nga viti 2009 kur Kosova zyrtarisht u bë anëtare e Bankës Botërore, ka bashkëpunuar ngushtë me të duke financuar kështu projekte reformuese përmes Granteve dhe Kredive, si në sektorin e shëndetësisë, arsimit, sektorin e energjisë, mjedisit, bujqësisë, administratë publike, prokurim elektronik, sektorin financiar, mbështetje buxhetore dhe një sërë reformash tjera shumë të rëndësishme".

"Prandaj, mund të them lirisht se si rezultat i mbështetjes së marrë nga Grupi i Bankës Botërore, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në shumicën e këtyre sektorëve. Aktualisht, kemi identifikuar edhe tri projekte të cilat pritet të behën efektive gjatë vitit 2017 të cilat do të kontribuojnë, në sigurinë e ujit dhe rehabilitimit të kanalit të Iber Lepencit, ujitjen e tokave dhe zhvillimin e bujqësisë, si dhe konkurushmërinë e produkteve të prodhuara në Kosovë", shtoi ministri Avdullah Hoti.

Ai bëri të ditur se deri më tani, Kosova ka portfolion e saj me Bankën Botërore afro 400 milionë dollarë të orientuar në sektorët e lartpërmendur, ku shumica e financimit është nga grantet, dhe nga viti 2012 si rezultat i zhvillimit ekonomik të vendit shumica e financimit të Bankës ka filluar të kanalizohet në formë të huamarrjes prandaj, një pjese e portfolios është e llojit të huamarrjes, me ç 'rast, Kosova kualifikohet për huamarrje me kushte shumë të favorshme të ofruara nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA).

"Prandaj, është më rëndësi që për aq sa Kosova kualifikohet për financim me kushte të favorshme kreditore të identifikojmë dhe financojmë projekte të cilat dëshmojnë paraprakisht me studime fizibiliteti që kanë kthim pozitiv dhe kontribuojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e të hyrave nacionale dhe zhvillimin ekonomik të vendit", shtoi ministri Hoti.

Sipas, Ministrit të Financave Avdullah Hoti, Banka Botërore pas analizave dhe konsultimeve individuale me nivelin qeveritar ka përgatitur një draft të Kornizës për prezantim sot, ku shpalosen tre sektorët e bashkëpunimit për vitet 2017-2021 me total tetë (8) objektiva ç 'rast presim inputin e të gjitha Ministrive nëse kanë dakordim ose propozime për ndryshime.

"Sipas kësaj analize sektorët e identifikuar janë energjia dhe mjedisi , ku përfshihen zgjerimi i ofrimit të resurseve të energjisë, efiqienca e energjisë, energjitë e ripërtritshme dhe përmirësimi i menaxhimit të resurseve natyrale. Sektor tjetër i identifikuar është forcimi i ofrimit të shërbimeve publike dhe menaxhimi makro fiskal, ku përfshihen forcimi i cilësisë, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit në arsim dhe shëndetësi, si dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së financave publike dhe menaxhimi i sektorit publik. Gjithashtu është identifikuar edhe sektori privat dhe punësimi , ku në të përfshihen përmirësimi i ambientit të të bërit biznes, përmirësimi i prodhimit në bujqësi dhe zinxhiri i prodhimtarisë dhe shitjes, si dhe avancimi i mundësive të punësimit të të rinjve, grave dhe grupeve me nevoja të veçanta", shtoi ministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein, tha se "Në gjithë Ballkanin Perëndimor e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme dhe për të promovuar përparimin e përbashkët është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës dhe mundësive ekonomike për të rinjtë. Nuk ka asnjë vend ku kjo është më e vërtetë se në Kosovë ku popullsia e re paraqet mundësi për përfitim demografik , dhe për rritje ekonomike, gjë që nuk e ka asnjë vend tjetër në Evropë".

"Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet. Ne sjellim njohuri globale për të ndihmuar për të zgjidhur problemet specifike të Kosovës, duke ofruar analiza të opsioneve të politikave publike, dhe duke ofruar përkrahje të vazhdueshme për të zbatuar reformat më të nevojshme ekonomike. Që nga viti 2000 kemi ofruar apo menaxhuar rreth 400 milionë dollar amerikanë për Kosovën nëpërmjet rreth 40 operacioneve. Kjo përfshin përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformat e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe në sektorë të tjerë", shtoi znj. Goldstein.

The post Banka Botërore investoi afro 400 milionë dollarë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more