Skip to main content

Klan Kosova : “Vritet ambasadori grek në Brazil, shkaktar gruaja (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Vritet ambasadori grek në Brazil, shkaktar gruaja (FOTO)” plus 24 more


Vritet ambasadori grek në Brazil, shkaktar gruaja (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 03:42 PM PST

Policia e Brazilit ka njoftuar se është vrarë ambasadori grek në këtë vend nga një zyrtar policor, shkruan BBC.

Oficeri që ka kryer vrasjen thuhet të ketë pasur një aferë me gruan e Kyriakos Amiridis.

Amiridis ka qenë i zhdukur që nga e hëna.  Trupi i tij është gjetur në një makinë të djegur në Rio de Janiero, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast është arrestuar edhe gruaja e ambasadorit, Francoise Amiridis dhe Mr Fihlo dhe kushëriri i tij.
gruaja

Demaliaj: Mustafa po e ndan UÇK-në siç e ndau FARK-un (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 03:35 PM PST

Anëtari i Komisioni për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj është shprehur i pakqënaqur me ndryshimet në ligjin e veteranëve, njofton Klan Kosova.

Ai madje ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa se po i ndan ata.

"Isa Mustafa sot ka vepruar kundër luftës".

"Ai ju ka mashtruar juve sikur ka mashtruar në kohën e Rrahman Morinës", iu ka drejtuar Demaliaj, sekretarin të OVL, Faton Klinakut në Ora e Fundit.

"Isa tash është ka e përçan UÇK-në , ai e ka përçarë edhe FARK-un nëse mendon se ka pas ndonjëherë".

"Në ligj nuk na interesojnë eurot e Isa Mustafës që këta janë mashtruar pas tyre",

Demaliaj ka thënë se dikush vetëm një orë nëse ka luftuar ka me qenë veteranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për kategorizimin.

"Kemi pas një takim para dy ditëve dhe kemi debatuar rreth një dokumenti, dhe kur kemi hyrë nuk ka pas dokument  nuk kemi pas asgjë përveç një sandviçi".

"Aty është folur për kategorizimin, në takimin e Këshillit Drejtues janë diskutuar këto".

" Kam propozuar vetë që të ndryshohet ligji, por jo të bëhen kategorizime", ka thënë Demaliaj.

"Jam që të mbrohet me ligj UÇK. Plumbi i armikut ka qenë njësoj për të gjithë", pohon ai.

"S'kam kërkuar tri kategorizime. Kam thënë njerëzit që kanë punuar në rrethana ilegale, dhe kanë ardhur deri te një organizim i madh, kam thënë që të bëhet kategori për ta".

"Në bazë të GDP-së më thanë se është 0.7 dhe ka mjete që po na teprojnë. Te kategorizimi jemi për me i përkrah njerëzit  që kanë dhënë më shumë, por të mos ndahen veteranët".

"Asnjë anëtarë i këshillit drejtues nuk e përkrah ndryshimin e ligjit përveç tre-katër veta", përfundon ai.

Klinaku: Kundër pastrimit të listave kanë qenë Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 03:24 PM PST

Organizata e Veterënave të Luftës, ka propozuar që të pastrohen listat e veteranëve, nga ata që kanë janë bërë pjesë e tyre por që nuk kanë marrë pjesë në luftë, njofton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar sekretari i OVL, Faton Klinaku, i cili ka thënë se kundër kësaj kanë qenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

"Qëndrimi ynë ka qenë që t'i pastrojmë listat. Por Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë thënë të mos preken pasi shkaktohet turbullira.

"Edhe Ramush Haradinaj është pranuar që të ketë ndryshime në ligjin e veteranëve".

"Këshilli Drejtues ka 61anëtarë, ekziston procesverbali ku kemi votuar për këto ndryshime".

"Na kanë sjell këtë gjendje. Daut Haradniaj s'ka mund t'i nxjerr veteranë krejt brigadën. Edhe komandantët tjerë të zonave e kanë fryrë numrin e listave".

"Opinioni e di se më shumë 25 mijë ushtarë s'kanë qenë. Është rritë lista nga politika", ka thënë Klinaku në Ora e Fundit.

Ngutja e këtij ndryshimi sipas tij është bërë për shkak të kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Temat që u trajtuan për një vit në Orën e Fundit (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 02:56 PM PST

Sonte është duke u transmetuar emisioni i fundit për këtë vit i Orës së Fundit.

Meqë është fundviti, ky emision ka bërë një përmbledhje të të gjitha temave që ekipi i gazetarëve i ka realizuar gjatë gjithë vitit 2016-të.

Se çka u transmetua dhe cilat ishin efektet e kronikave – mund ta kuptoni nga përmbledhja e gazetares Arjeta Dragaj.

 

Mustafa: Aprovimi i Ligjit të Veteranëve tregon forcën e koalicionit qeverisës

Posted: 30 Dec 2016 02:52 PM PST

Isa Mustafa, kryeministri i vendit pas aprovimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së, tha se u tregua forca e koalicionit qeverisës.

Më poshtë është  i plotë shkrimi i tij:

Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.

Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik.

Urime!

Kjo është arsyeja se pse disa veteranë bojkotuan organizimin e OVL-së (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 02:49 PM PST

Dita e veteranëve është shënuar me një organizim që është mbajtur në mbrëmje, por që është bojkotuar nga disa anëtarë, njofton Klan Kosova.

Arsye për këtë, sipas Shkumbin Demaliaj – anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve është shqyrtimi i projektbuxhetit për veteranët.

Ai ka thënë se nuk ka qenë pjesë e këtij organizimi me arsyen se po bëhet sakatosja e UÇK-së.

"Nuk kam qenë as unë po dhe të gjithë ata që kanë marrë vesh se po shqyrtohet projektligji për veteranët dhe aty nuk ka qenë asnjë nga komunat e Dukagjinit, të gjithë e kanë bojkotuar".

"Për shkak të rrethanave të cilave Kuvendi domosdoshmërish po shqyrton mundësinë ta sakatosë UÇK-në", ka thënë Demaliaj në Ora e Fundit.

"Kjo rrjedh me rastin e mashtrimit që është bë nga disa anëtarë të shoqatës së veteranëve për ta bërë këtë sakatosje", shton ai.

Kurse Faton Klinaku – sekretar i OVL ka thënë se ligji i ri i veteranëve nuk është më i miri.

"Mes së keqes, duhet zgjedh atë më të voglën", ka thënë Klinaku.

"Kemi pas një darkë për të gjithë veteranët nga gjitha komunat e Kosovës. Janë shpërndarë disa dekorata për familjet, Jashari, Pajaziti dhe Haradinaj si dhe për disa bashklufëtarë tanë që edhe kanë vdekur. Janë 45 mirënjohje dhe pesë dekorata".

"Për projektligjin na ka ardhur situata për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Këta deputetë që sot bënin fushtaë në Kuvendin e Kosovës, që kanë miratuar një buxhet prej 38 milionësh. Kategorizimi është bërë për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Janë 46 mijë e 300 dhe buxheti është i pamjaftueshëm. Edhe listat janë fryer", ka thënë Klinaku.

Ai ka treguar se me ligjin i ri si do të bëhet pagesat sipas kategorisë.

'Kategoria e parë 250 euro, e dyta 170 dhe e treta 120 euro", pohon Klinaku.

Policia greke sekuestron 206 kg kanabis pranë kufirit shqiptar

Posted: 30 Dec 2016 02:40 PM PST

206 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan pasditen e së premtes në Greqi në afërsi të Filatit, 15 kilometra larg kufirit shqiptar të Qafë Botës.

Policia arrestoi 3 të rinj shtetas grekë. Droga u gjet në 65 pako në bagazhin e një autoveture me targa false, shkruan Top Channel.

Antidroga greke thotë se vazhdon trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në brendësi të territorit grek, ndaj dhe janë marrë masa për përforcimin e patrullave në zonën e kufirit.

Ky do të jetë plani i policisë për natën e Vitit të Ri

Posted: 30 Dec 2016 02:32 PM PST

Daut Hoxha, zëdhënësi për media i Policisë ka thënë se ky institucion tashmë e kanë bërë gati planin operacional për natën e ndërrimit të moteve.

"Policia me kohë e ka bërë planin operacional në mënyrë që të gjithë qytetarët të festojnë pa probleme".

"Në kuadër të planit, ne kemi parapara masat për të gjithë ata që përdorin mjete të rrezikshme dhe si dhe për ata që përdorin armë".

Këto komente Hoxha i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit, duke thënë se për këtë natë e kanë shtuar edhe numrin e personelit policor.

Madje Hoxha e ka edhe një apel se si të veprojnë qytetarët në natën e kësaj feste.

"Ne apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilentë, që të mos përdorin alkool në sasi të tepruar si dhe mos të vozisin nën ndikimin e tij".

"Si dhe apelojmë prindërit që të kujdesën për fëmijët e tyre”.

klankosova.tv

 

Foto mahnitëse të Tokës realizuar nga hapësira

Posted: 30 Dec 2016 02:08 PM PST

NASA, Agjencia Hapësinore Amerikane publikoi kartolinën përshëndetëse për Vitin e Ri 2017.

14 foto të mrekullueshme të Tokës, të cilat janë realizuar nga astronautët në hapësirë, shkruan TCh.

Një fotogaleri për të mos u humbur…














Lekaj: Mazhoranca e “Zullumit”

Posted: 30 Dec 2016 01:57 PM PST

Ligji i cili kaloj sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të urohej për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-së, u bë e kundërta, sipas Pal Lekajt të AAK-së.

"Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK’s, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre", ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

"Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetët e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim".

"Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është mëse i gatshëm t’i përbuzë ato".

"Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë “aminin” e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën".

"Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri", ka shtuar Lekaj.

"Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjenë në shprehje sundimtarët nga ish sistemi", ka përfunduar ai.

 

Veseli uron veteranët për ditën e tyre: Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës

Posted: 30 Dec 2016 01:44 PM PST

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit i ka uruar veteranët e luftës për "Ditën e Veteranit".

"Me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik".

"Sot, në "Ditën e Veteranit", urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare".

Një zgjidhje si të ia bëni që ushtrimet t’i kryeni në mëngjes

Posted: 30 Dec 2016 01:36 PM PST

Ndoshta mund të bëni plane që ushtrimet sportive t'i kryeni në mbrëmje. Por papritmas iu del diçka që u prishë gjithçka. Një orar i stërzgjatur në punë, një dalje e paplanifikuar, kështu që ushtrimet shtyhen. E zgjidhja mbetet që të zgjoheni herët në mëngjes.

Epo më e lehtë është të flitet sesa të bëhet kjo. Kur jeni person që përtoni, atëherë mendoni të zgjidhni mes ushtrimeve dhe një ore gjumë më tepër. Por është mirë që në alarmin e pari të ngriheni. Mendoni se ka njerëz që praktikojnë të zgjohen në 05:30 për të ushtruar dhe ky nuk është problem aq i madh, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa këshilla nga trajnerë dhe nutricionistë se si duhet ndryshuar shprehinë, që do të iu bëjë juve person që do të zgjoheni pa përtesë herët në mëngjes për të ushtruar.

  1. Hani ushqimet e duhura para mbrëmjes.
  2. "Merreni vetën me të mirë", që të shkoni më herët në gjumë.
  3. Shikoni vetëm përpara, ju duhet pak motivim.
  4. Gjejeni një mik që do të ju shoqëronte në ushtrimet e mëngjesit.

Miratohet Ligji i ri për veteranët e UÇK-së

Posted: 30 Dec 2016 01:35 PM PST

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për veteranët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë.

Ndërsa, në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan.

Vidal shumë afër Chelsea

Posted: 30 Dec 2016 01:20 PM PST

Antonio Conte është afër që të ribashkohet me Arturo Vidal, pasi Chelsea ka nisur bisedimet për ta sjell kilianin në Stamford Bridge.

Tash në Bayern Munich, Vidal ka nënshkruar me Juventusin e Conte në vitin 2011 nga Udinese ku dhe fitoi katër Scudetti.

Italiani thuhet se ka takuat futbollistin dhe agjentin e tij, ku pritet që transferimi të ndodhë që në afatin e janarit./Klan Kosova/

Sirianët e evakuuar flasin për vështirësitë

Posted: 30 Dec 2016 01:12 PM PST

Sirianët e evakuuar nga Aleppo që janë duke jetuar në tenda në Iblid kanë treguar për vështirësitë që kanë kaluar.

Mijëra të zhvendosur nga enklava e mbajtur nga rebelët në Aleppo kanë treguar se si janë larguar nga rrethimi për në fshatrat në Iblid.

Në një kamp të ngritur nga Fondacioni për Ndihma Humanitare të Turqisë, një burrë ka thënë se ka ikur nga zonat e luftimit duke hyrë nga njëra shtëpi tek tjetra për të arritur në pikën  nga ku mund të evakuoheshin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

"Kemi marrë fëmijët në mesin e natës dhe kemi dalë në rrugë në orën 02:00, deri sa arritën aty", ka treguar ky burrë duke thënë se kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha.

Ai ka thënë se situata është shumë me e vështirë se sa duket, pasi po e përjetojnë vet.

Kaq milionë kanë kushtuar pushimet e familjes Obama për tetë vjet

Posted: 30 Dec 2016 01:00 PM PST

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe familja e tij kanë shpenzuar këto javët e fundit në golf, ushqime dhe lojëra të tjera në Hawaii në pushimet e tyre të përvitshme.

Nja raport i publikuar së fundmi tregon çmimin e udhëtimeve të tyre në tetë vitet e fundit e që arrin vlerën prej 96 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.

Kostoja e Air Force One dhe avionëve të tjerë të qeverisë, si dhe helikopterë, avionë të ngarkesave, makina të blinduara, mbrojtja dhe përparimi i Shërbimit Sekret, stafi i komunikimit dhe mjekësor ka shtyrë Judicial Watch që të tërheq vërejtjen për më pak udhëtime.

Sipas presidentit të Judicial Watch shërbimi sekret dhe forcat ajrore janë duke abuzuar me udhëtime të panevojshme.

Madje edhe udhëtimet presidenciale janë konsideruar si të panevojshme dhe shihen si një objektiv i mirë për reformë në administratën e re të Trump.

Grabitet një kazino në Tiranë, policia arreston autorin

Posted: 30 Dec 2016 12:54 PM PST

Një kazino pranë zonës së "Zogut të Zi" në kryeqytet është grabitur nga një person i armatosur gjatë orëve të mbrëmjes.

Policia ka reaguar menjëherë pasi është njoftuar në lidhje me ngjarjen duke vënë në pranga autorin e grabitjes së kazinosë, i cili është identifikuar si shtetasi Ilir Leli, 47 vjeç, shkruan Top Channel.

Sipas, forcave të policisë, autori i grabitjes është arrestuar në flagrancë në një tjetër ambientet ku do të bënte grabitjen e dytë. Në momentin e arrestimit, policia i ka sekuestruar këtij personi edhe armën e zjarrit, një pistoletë tip TT, me të cilën kreu grabitjen në kazino.

Sipas policisë, grabitësi është futur në kazino me kapuç në kokë dhe me armën e zjarrit duke arritur të marrë rreth 800 mijë lekë.

Talenti tjetër i motrave Hadid (Video)

Posted: 30 Dec 2016 12:45 PM PST

Bella dhe Gigi Hadid janë dy nga modelet e reja që kanë hyrë fuqishëm në botën e modës, por mund të ishin bërë edhe këngëtare të shkëlqyera.

Në një video të postuar ditët e fundit, motrat shihen duke kënduar këngën "Starships", të reperes Nicki Minaj.

Bella dhe Gigi kanë kënduar në prapaskenat e "Victoria’s Secret Fashion Show" në Paris, në fund të nëntorit, por videoja është bërë publike vetëm tani.

Veliaj: Në Tiranë ne ndërtojmë ura, jo mure (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 12:43 PM PST

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një koment interesant duke thënë se në kryeqendrën shqiptare ndërtohen vetëm ura.

Prapa kësaj Veliaj ka thënë se atje nuk ndërtohen muret, transmeton Klan Kosova.

"Faleminderit punonjësve për mbarimin para afatit të një ure jetike për Nj. 5 & 7, si dhuratë për vitin e ri", ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Twitter.
ura1
veliaj2 veliaj3

Kështu duket Charleston në këtë fundvit (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 12:40 PM PST

Festivali i dritave në Charleston, të Karolinës Jugore e ka bërë këtë vend të duket mahnitshëm në këtë fundvit.

Pamjet e mahnitshme i kanë dërguar shikuesit e Klan Kosovës nga Amerika.

Shijoni edhe ju!

22
download
3

Thaçi: Demarkacioni do të votohet vitin e ardhshëm

Posted: 30 Dec 2016 12:37 PM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi në një intervistë për televizionin publik, se pret që në fillim të vitit të ardhshëm të votohet demarkacioni.

Ai tha se kjo çështje por edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të votohen në mënyrë që Kosova të përparojë, të fitojë liberalizimin e vizave që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Thaçi tha se Komisioni për demarkacionin ka bërë punë shumë të mirë gjë që është vërtetuar edhe nga Komisioni ndërkombëtar. Të gjithë jemi humbës në këtë çështje tha ai, sepse askush nuk ka mundur të fitojë përparim.

Ai tha se Turqia gjithmonë e ka ndihmuar Kosovën, si në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare. Ka qenë një vizitë e planifikuar edhe më herët, por shkak i shtyerjes ishte grushtshteti që ndodhi në muajin korrik.

Thaçi tha se shpreson se Turqia do të ndikojë edhe në hyrjen e Kosovës në UNESCO, pra që ta përdor ndikimin e saj në disa shtete që ende hezitojnë për një gjë të tillë.

Ai tha se do të ishte injorancë nëse do e mohonim ndihmën që Turqia ka dhënë për vendin tonë. Andaj bashkëpunimi sipas Thaçit do të vazhdojë me shtetin turk në shumë fusha.

Presidenti i vendit tha se Rusia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, që më pas do të ndikonte edhe në Serbinë që të krijohej një fqinjësi e mirë. “Çdo ndryshim të qasjes së Rusisë ndaj Kosovës ne e mirëpresim”.

Ai tha se ky vit ishte i suksesshëm dhe një provim për shtetin që është dhënë.

Viti 2017 do të jetë vit elektoral, ku do të organizohen zgjedhjet komunale, ndërkaq sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme nëse politikbërja e Kosovës vendos mua më mbetet vetëm ta aprovoj.

AKI, akuza për shkelje (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:50 AM PST

Është institucioni më i ndjeshëm në vend, e si i tillë Agjencia për Inteligjencë, parashihet të jetë edhe më i rregullti në funksionimin e brendshëm, njofton Klan Kosova.

Por, disa ankesa që u janë drejtuar udhëheqësve të shtetit, ngrisin shqetësimet se aty mund të jenë bërë shkelje serioze në shpenzime e punësime.

AKI i mohon akuzat.

Kronikën e ka përgatitur Dibran Istrefi.

 

Shkolla e futbollit ‘Zidane’ mbyll vitin me festë e mirënjohje (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:46 AM PST

Shkolla e futbollit 'Zidane' nga Prishtina ka përgatitur një festë për mbi 90 fëmijë që zhvilluan aktivitete sportive duke ju shpërndarë atyre dhurata dhe mirënjohje, njofton Klan Kosova.

Këtu ju erdhën edhe disa mysafir special, futbollistët Amir Rrahmani e Suad Sahiti dhe trajneri Afrim Tovërlani.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës tha se kjo është mosha ku fillon karriera e një futbollisti, kurse trajneri i kësaj shkolle Muhamed Dragusha premtoi se nga mësimet e tij do të dalin emra të mëdhenj në futbollin kosovar.

Kronikë nga Emanuell Syla.

Këto janë ofendimet më të mëdha të politikanëve (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:42 AM PST

Sharjet e fyerjet nga politikanë, liderë e deputetë janë bërë gati se të zakonshme në Kosovë.

Jo rrallë, cak i tyre ishin gratë.

Rasti i fundit, është i ish avokatit të popullit, Sami Kurteshit drejtuar ministres Dhurata Hoxha.

Por, ky nuk është u vetmi.

Kronikën me raste të tjera e ka përgatitur gazetari Kosovë Gjoci.

 

INFRAKOS: 2017-ta do të jetë viti i hekurudhave (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:40 AM PST

Mirëmbajtjen, ndërtimin e rehabilitimin e hekurudhave të Kosovës i kryen me fort zell në vitin që po mbetet mbrapa.

E tani kur kanë mbetur vetëm dy ditë deri në përfundimin e 2016-së, kryeshefi i INFRAKOS-it po krenohet se u la mbrapa një vit i kthesave të mëdha, dhe i punëve të shumta, njofton Klan Kosova.

Por, ankesa pati për subvencionet nga qeveria, të cilat sipas statistikave të prezantuara kanë qenë vetëm 27%.

Megjithatë, ky është i bindur se viti 2017, do të jetë vit i hekurudhave të Kosovës.

Kjo pasi që janë zhvilluar projekte për rehabilitimin e shumë linjave që përveç qyteteve, do ta lidhin vendin edhe me shtetet e rajonit.

Ndër to dhe ajo me më shumë prioritet është linja 10, që do ta përshkruaj Kosovës që nga kufiri me Maqedoninë deri në kufirin me Serbinë.

Faza e fundit nga tri sa i ka kjo punë, përfshinë edhe veriun e Mitrovicës, dhe pritet të filloj më së largu në fillimin e vitit 2018. Shuma për të do të jetë mbi 200 milionë euro.

I pari iINFRAKOS-it premtoi, edhe studimin e fizibilitetit për hekurudhën Fushë Kosovë – Prishtinë – Aeroport.

Kronikë nga Halil Berisha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more