Skip to main content

“Gjatë bastisjes për substanca të ndaluara, u gjet një bredh shumë i dyshimtë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Gjatë bastisjes për substanca të ndaluara, u gjet një bredh shumë i dyshimtë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Gjatë bastisjes për substanca të ndaluara, u gjet një bredh shumë i dyshimtë (Foto)

Posted: 27 Dec 2016 11:06 AM PST

Në Gloucestershire të Anglisë, Policia i ka arrestuar dy persona, pasi në pronën e tyre është gjetur një pemë e madhe kanabisi, e dekoruar sikur të ishte bredh.

Bashkëshortët që po e kultivonin bimën e ndaluar, e kanë mbështjellë me shirita dekorues, drita dhe stoli, ndërsa sipër i kanë vënë figurën e engjëllit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, hetuesit e kanë vërejtur menjëherë se për çfarë bëhet fjalë dhe e kanë konfiskuar, së bashku me disa pajisje që shërbejnë për kultivim.

"Nuk është bredhi i zakonshëm i festave të fundvitit. Arrestohen dy persona, të dyshuar për kultivimin e kanabisit", shkruan shkurt në komunikatën e policisë.

Në anën tjetër, të ndaluarit do të qëndrojnë prapa grilave deri në muajin shkurt, pa të drejtë lirimi me kusht, derisa të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

The post Gjatë bastisjes për substanca të ndaluara, u gjet një bredh shumë i dyshimtë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Era ia fryu afro 3,500 euro, sapo i nxori nga banka (Video)

Posted: 27 Dec 2016 09:47 AM PST

Burri i njohur vetëm si Gao nga Dailian i Kinës,  sapo ka dalë nga banka ku i kishte nxjerrë 25 mijë youan, kur ka fryrë një erë dhe ia ka shpërndarë paratë.

Ai e ka lëshuar qenin në tokë dhe ka filluar të mbledhë kartëmonedhat, që iu shpërndanë në asfalt, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, pranë tij janë mbledhur shumë njerëz dhe i kanë dalë në ndihmë që të mbledhë shumë që arrin mbi 3,400 euro.

"Ishin para që i kam fituar me mund dhe nuk doja të më zhdukeshin në atë mënyrë. Jam me fat që mu kthyen sërish", ka thënë Gao për medie. /Telegrafi/

The post Era ia fryu afro 3,500 euro, sapo i nxori nga banka (Video) appeared first on Telegrafi.

Konsiderohen si një nga njësitë më të mira në botë, por shikoni si turpërohen komandot iraniane (Video)

Posted: 27 Dec 2016 08:13 AM PST

Forcat speciale iraniane shpesh figurojnë në listën e njësive më të mira në botë, por kur më së shumti është nevojitur ta dëshmojnë këtë me aftësitë e tyre luftarake, ata thjesht janë bërë horë.

Në një video që po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur dy pjesëtarë të forcave speciale, në prezencë të zyrtarëve të lartë ushtarak dhe mijëra qytetarëve, nuk arrijnë të thyejnë një vazo, transmeton Telegrafi.

Ata janë munduar në metoda të ndryshme ta godasin dhe thyejnë vazon e qeramikës, por me sa duket ajo ishte më e fortë sesa goditjet e tyre.

Kjo video menjëherë ka tërheq vëmendjen dhe është bërë hit i vërtetë në rrjetet sociale. Forcat speciale iraniane janë përqeshur në komente të shumta, ndërsa kishte tallje nga më të ndryshmet ku në një koment thuhej, "sigurisht se vazoja ishte prodhim amerikan".

Megjithatë, thuhet se për t'u futur në forcat speciale iraniane kërkohen të përmbushen disa kritere të ashpra. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë anëtarë të forcave speciale iraniane dërgohen nga kampin Gibush, ku kalojnë përmes testeve dhe ushtrimeve të ndryshme psiko-fizike. /Telegrafi/

 

 

 

The post Konsiderohen si një nga njësitë më të mira në botë, por shikoni si turpërohen komandot iraniane (Video) appeared first on Telegrafi.

Klouni bëhet i dhunshëm me vogëlushen që ia kishte zënë vendin (Video)

Posted: 26 Dec 2016 11:01 PM PST

Në Sidnei të Australisë, një kloun është bërë i dhunshëm ndaj vogëlushes që ia kishte zënë skajin e rrugës, ku ai përformonte dhe kërkonte lëmoshë.

Burri me veshjen shumëngjyrëshe e ka sulmuar vajzën e cila qëndronte ulur dhe nuk lëvizte, derisa mbante përpara violinçelon, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit e kanë ndaluar, duke i kërkuar të largohet dhe e kanë quajtur edhe më fjalë të ndyta.

"U kuptua ajo që dihej gjithmonë, klounët vërtetë janë të çmendur" është një koment për këtë rast. /Telegrafi/

The post Klouni bëhet i dhunshëm me vogëlushen që ia kishte zënë vendin (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more