Skip to main content

“Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video)

Posted: 30 Dec 2016 03:38 PM PST

Intervista me prokurorin e Gjilanit, Arben Ismajli, që ka ngritur aktakuzë për kolegun e tij nga Prizreni, Bajram Hamitaga, është pjesë e emisionit të fundit për vitin 2016 të "Drejtësia në Kosovë".

Ismajli e akuzon për shpërdorim detyre prokurorin e suspenduar të Prokurorisë Themelore në Prizren Bajram Hamitagën, ndërsa Luan Delilin, shoferin e kësaj prokurorie e ngarkon për frikësim dhe detyrim.

Aktakuza e Ismajlit kundër Hamitagës e Delilit u ngrit pasi "Drejtësia në Kosovë" në muajin maj transmetoi në dy vazhdime emisionin me titull "Pazaret në Prokurori 1 &2".

"Pas hetimeve të kryera, unë kam ngritur aktakuzë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe shoferit të kësaj prokurorie dhe rasti tani më është në gjykatë dhe është mbajtur seanca fillestare", tha në emision prokurori i Gjilanit Arben Ismajli.

Sipas hulumtimit të "Drejtësia në Kosovë" prokurori Bajram Hamitaga dyshohet se ka kërkuar para nga familjarët e Granit Paçarizit, pas akuzimit të tij për veprën penale vrasje në tentativë.

Siç dëshmoi hulumtimi, prokurori Bajram Hamitaga në këmbim të heqjes dorë nga ndjekja penale e Granit Paçarizit kishte kërkuar favore nga familjarët e tij.

Fillimisht prokurori Hamitaga kishte servisuar kositësen e barit te babai i Granitit pa paguar asnjë cent. Dhe kishte marrë dhe pastaj dhe kthyer më pas një çadër për kopshtin e tij.

Po sipas hulumtimit Hamitaga kishte kërkuar edhe të holla nga familjarët e Granit Paçarizit, por kur nuk i kishte pranuar ato kishte rihapur rastin e Granit Paçarizit, duke e akuzuar për të dytën herë, por duke i rënduar veprën.

Akuzat e Granitit dhe familjarëve të tij, prokurori Bajram Hamitaga i ka quajtur të pabaza dhe tendencë për të shpëtuar nga ndjekja penale.

Sipas "Drejtësia në Kosovë" shoferi i prokurorisë me të cilin vozitej prokurori Bajram Hamitaga, Luan Delili ishte përfshirë si ndërmjetës në mes prokurorit dhe familjes Paçarizi.

"Drejtësia në Kosovë" në maj transmetoi edhe filmimet ekskluzive ku shihej shoferi Luan Delili tek bisedonte me familjen Paçarizi në emër të prokurorit Bajram Hamitaga. /KALLXO.com/

The post Flet prokurori që ngriti aktakuzën ndaj prokurorit (Video) appeared first on Telegrafi.

Vjosa Osmani i del në mbrojtje deputetes së VV-së

Posted: 30 Dec 2016 03:32 PM PST

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar përfaqësuesit e Organizatave të Dala nga Lufta (OVL-UÇK) për sjelljet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Osmani, në një status në "Facebook", ka thënë se kërcënimi që i është bërë deputetes së "Vetëvendosjes", Aida Dërguti, ishte e ulët.

"Ata keqpërdoren pjesëmarrjen në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës, me sjellje që nuk i bënë nder veteranëve te mirëfilltë", ka shkruar ajo

Postimi i plotë:

Kur flisnin deputetët burra dhe kundërshtonin kategorizimin e luftëtareve, askush nuk reagonte e nuk kërcënonte. Kur mori fjalën një grua deputete, filluan kërcënimet e britmat.

“Ule gishtin se n’gojë ta shti atë gisht” ishin fjalët drejtuar nënkryetares së Kuvendit Aida Dërguti, nga përfaqësuesit e shoqatave të luftës. Ata keqpërdoren pjesëmarrjen në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës, me sjellje që nuk i bënë nder veteranëve te mirëfilltë, aq më shumë kur drejtoheshin ndaj një deputeteje grua që edhe vetë ka qenë luftëtare e UÇK-së.

The post Vjosa Osmani i del në mbrojtje deputetes së VV-së appeared first on Telegrafi.

Plani i policisë për natën e Vitit të Ri

Posted: 30 Dec 2016 03:23 PM PST

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ky institucion tashmë e kanë bërë gati planin operacional për natën e ndërrimit të moteve.

"Policia me kohë e ka bërë planin operacional në mënyrë që të gjithë qytetarët të festojnë pa probleme. Në kuadër të planit, ne kemi paraparë masat për të gjithë ata që përdorin mjete të rrezikshme dhe si dhe për ata që përdorin armë", tha Hoxha në Ora e Fundit, duke thënë se për këtë natë e kanë shtuar edhe numrin e personelit policor.

Madje Hoxha e ka edhe një apel se si të veprojnë qytetarët në natën e kësaj feste.

"Ne apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilentë, që të mos përdorin alkool në sasi të tepruar si dhe mos të vozisin nën ndikimin e tij".

"Si dhe apelojmë prindërit që të kujdesën për fëmijët e tyre", tha ai. /Klan Kosova/

The post Plani i policisë për natën e Vitit të Ri appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Aprovimi i Ligjit të Veteranëve tregon forcën e koalicionit qeverisës

Posted: 30 Dec 2016 03:04 PM PST

Pas aprovimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së, kryeministri Isa Mustafa tha se u tregua forca e koalicionit qeverisës.

Sipas kryeministrit, me aprovimin e këtij Ligji, Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.

Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik. Urime!” (sic.), ka shruar Mustafa. /Telegrafi/

The post Mustafa: Aprovimi i Ligjit të Veteranëve tregon forcën e koalicionit qeverisës appeared first on Telegrafi.

Lekaj e quan koalicionin qeverisës “mazhoranca e zullumit”

Posted: 30 Dec 2016 02:18 PM PST

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, vlerëson se 'Ligji i cili kaloi sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të uronim për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-s, u bë e kundërta.

"Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK-së, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre.
Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetët e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim", tha Lekaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është më se i gatshëm t’i përbuzë ato.

"Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë 'aminin' e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën. Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri.

Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjen në shprehje sundimtarët nga ish sistemi", ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

The post Lekaj e quan koalicionin qeverisës “mazhoranca e zullumit” appeared first on Telegrafi.

Veseli uron veteranët: Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare

Posted: 30 Dec 2016 02:04 PM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar veteranët e luftës për "Ditën e Veteranit".

Kryekuvendari a thënë se "me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik".

Postimi i plotë i Veselit:

"Sot, në "Ditën e Veteranit", urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare". i ka uruar veteranët e luftës për "Ditën e Veteranit.
Me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Sot, në "Ditën e Veteranit", urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare" (sic.), ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

The post Veseli uron veteranët: Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare appeared first on Telegrafi.

​Kuvendi miratoi Ligjin për veteranët UÇK-së

Posted: 30 Dec 2016 01:01 PM PST

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime, pro kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë. Në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër dhe 11 abstenuan, raporton KosovaPress.

Pasi paraprakisht kaluan nëpër votim të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët, i pakënaqur me rrjedhën e  votimit, deputeti i LDK-së, Anton Quni kërkoi që të rikthehet për miratim amendamenti 7, ku parashihet futja në Ligj e punës dhe aktivitetit luftarak të ish Ministrisë së Mbrojtjes.

"E lus kryeministrin tim, i cili në kohë lufte ka qenë homolog me ministrin e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, që të deklarohet për këtë", tha ai.

Deputeti Rrustem Berisha nga AAK, kërkoi të mos behet përçarje mes veteranëve. "Enkas kam ardhur për ta përkrahur amendamentin e Anton Qunit, pasi unë kam qenë komandant i betejës së Koshares, kjo formë si po e votoni ka me përça faktorin ushtarak".

Kurse, kryeministri Isa Mustafa theksoi se qasja e ndryshimit të këtij ligji ka qenë kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkoi që në një të ardhme të afërt të ulën dhe ta ndryshojnë ligjin aty ku ka nevojë.

Por një pjesë e deputetëve të LDK-së të pakënaqur që nuk u përfshi në Ligj propozimi i Qunit, nuk morën pjesë farë ne votim, duke dështuar votimin e këtij projektligji. U deshtë deklarimi i shefave të grupeve parlamentare që të ketë një votim të dytë, ku pas këtij votimi Projektligji kaloi.

Ndryshe, në shqyrtimin e parë të ndryshimeve të Projektligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, që po ashtu është mbajtur sot, kanë votuar 52 deputetë.

Seanca e shqyrtimit të parë u përshkua me debate të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, por e veçanta e kësaj seance ishte debati i ashpër mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së që ishin në cilësinë e mysafirëve.

Me këtë seancë përfundoi punët sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, kurse sesioni pranveror fillon punimet në javën e tretë të muajt janar.

————————————————————————
Kuvendi vazhdon seancën për Projektligjin e veteranëve të UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është duke u zhvilluar me votimet e amendamenteve të propozuara nga deputetët.

The post ​Kuvendi miratoi Ligjin për veteranët UÇK-së appeared first on Telegrafi.

“ANSA” italiane e quan Prizrenin Firence e Ballkanit (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 12:53 PM PST

Agjencia italiane e lajmeve "ANSA" ka publikuar një artikull, në të cilin e quan Prizrenin "Firence e Ballkanit", për shkak të objekteve të vjetra dhe multikulturore.

Prizreni kondsiderohet mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj.

Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo shumë larg tyre gjendet edhe kisha katolike.

Prizreni njihet për zeje të lashta, që funksionojnë që nga viti 1400, shkruan agjencia italiane e lajmeve “ANSA“, transmeton Express.

Ai vizitohet nga 100 mijë turistë çdo vit, ka 117 mijë banorë, në mesin e tyre edhe hebrenj.

The post “ANSA” italiane e quan Prizrenin Firence e Ballkanit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Këto janë ofendimet më të mëdha të politikanëve (Video)

Posted: 30 Dec 2016 12:11 PM PST

Sharjet e fyerjet nga politikanë, liderë e deputetë janë bërë gati se të zakonshme në Kosovë.

Jo rrallë, cak i tyre ishin gratë.

Rasti i fundit, është i ish avokatit të popullit, Sami Kurteshit drejtuar ministres Dhurata Hoxha.

Por, ky nuk është i vetmi.

Për më tepër ndiqeni kronikën e Klan Kosovës:

The post Këto janë ofendimet më të mëdha të politikanëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë në vitin 2017 (Video)

Posted: 30 Dec 2016 11:59 AM PST

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli sa i përket çështjes së demarkacionit, ka thënë se nuk është profet, por ka konsideruar se demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë në vitin 2017.

"Demarkacioni duhej me kalu në vitin 2016 dhe se është interes nacional me u definue shënimi i kufirit, sepse edhe forcohet sovraniteti", ka thënë Veseli duke shtuar se beson shumë qe demarkacioni do të kalojë në vitin 2017.

Në emisionin "Rrokum Roll" në Televizionin Rrokum, Veseli ka folur edhe për korrupsionin, duke thënë se ky fenomen është shprehur në shoqëritë të cilat janë në tranzicion, por edhe në shoqëritë e zhvilluara.

"Tash jemi duke implementuar memorandumin që e kam nënshkrue me shtetin anglez, ku është një kompani angleze e cila ka me u marrë direkt me procesin e rekrutimit të njerëzve të cilët kanë me marrë përgjegjësi në agjencione e borde publike. Në të njëjtën kohë është marrë iniciativë që lidhet direkt me korrupsionin…, për mos me thanë krimin e organizuar, çështjen e uzurpimeve e shumë të tjera", ka theksuar Veseli. /Telegrafi/

The post Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë në vitin 2017 (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more