Skip to main content

“E konfirmon Qeveria: Jevtiq s’është më ministre” plus 9 more GazetaBlic

“E konfirmon Qeveria: Jevtiq s’është më ministre” plus 9 more GazetaBlic


E konfirmon Qeveria: Jevtiq s’është më ministre

Posted: 29 Dec 2016 03:32 PM PST

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirijana Jevtiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj. Ajo tashmë ka dorëzuar në sekretariat edhe vendimin e dorëheqjes, kështu kanë treguar për Gazetën Express burime brenda Qeverisë së Kosovës. Vendimin për dorëheqjen e ministres pritet ta marrë zyrtarisht nesër kryeministri Isa Mustafa.
"Vendimi tashmë është dërguar tek zyra e sekretarit. Nesër arkiva mund ta përcjellë tek zyra e kryeministrit dhe ai të njoftohet zyrtarisht me dorëheqjen e saj", ka thënë ky burim brenda Qeverisë.

Informatën për dorëheqje e ministrisë Mirijana Jevtiq, e ka konfirmuar gjatë ditës edhe kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq.

“Mirijana Jevtiq rreth mesditës e ka njoftuar kryeministrin Mustafa se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal e për dorëheqje të Jevtiqit kryeministrin e ka njoftuar edhe Lista Srpska", ka thënë Simiq.

Funksionin e ministres, Jevtiq e ka ushtruar nga 16 dhjetori, pasi kryeministri Mustafa e kishte shkarkuar ministrin Lubomir Mariq.

Shkarkimin e Jevtiqit dhe kthimin e Mariqit në post e kishte kërkuar Qeveria e Serbisë, pas takimit me përfaqësues të Listës serbe në fillim javë në Beograd.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Mariq nuk do të kthehet në postin e ministrit.

Lista Serbe dje e ka ripezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës.

The post E konfirmon Qeveria: Jevtiq s'është më ministre appeared first on GazetaBlic.

Botërori 2026 mund të organizohet në tre shtete të ndryshme

Posted: 29 Dec 2016 02:29 PM PST

Botërori 2026 mund të jetë më i madhi i të gjitha kohëve dhe jo vetëm për faktin se presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino po planifikon të rritë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në 48 në atë edicion. Për herë të parë, tre shtete janë gati të kandidojnë së bashku për organizimin e tij. Presidenti i Konfederatës së Vendeve të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), Viktor Montiljani, konfirmoi gjithçka për "Reuters". "Kanadaja, SHBA dhe Meksika po planifikojnë të organizojnë një Botëror së bashku. Ne jemi të hapur për një organizim të tillë sepse numri më i madh i skuadrave rrit edhe koston financiare për një vend, ndaj këto kosto mund të ndahen mes vendeve të ndryshme", tha ai. Bisedimet për organizimin dhe propozimin e një kandidature të përbashkët të tre vendeve do të fillojnë në vitin e ardhshëm, pasi të mësohet vendimi përfundimtar i FIFA-s mbi numrin e skuadrave pjesëmarrëse dhe formulës. Në të kaluarën, Botërori është "ndarë" mes dy vendeve vetëm në edicionin e vitit 2002, mes Japonisë dhe Koresë së Jugut. Organizimi i këtij aktiviteti në këtë mënyrë sigurisht që do të përballej me vështirësi logjistike, sidomos përsa u përket udhëtimeve. Mjafton të përllogarisësh se një udhëtim me avion nga Montreali në Meksiko, dy qytete të cilat padyshim që do të presin ndeshje, zgjat 7 orë.

The post Botërori 2026 mund të organizohet në tre shtete të ndryshme appeared first on GazetaBlic.

Klopp flet për rikthimin e Coutinhos nga lëndimi

Posted: 29 Dec 2016 02:12 PM PST

Trajneri gjerman i Liverpool, Jurggen Klopp ka treguar se kur Coutinho do t'iu ritkhehet fushave të gjelbërta. Klopp në konferencën për shtyp ka folur edhe për gjendjen e brazilianit Philipe Coutihno. "Ndeshja ndaj Cityt është herët [për rikthimin e Coutinhos] dhe jam i sigurt se edhe ndeshja ndaj Sunderlandit do të jetë shumë herët për të", ka thënë Klopp. Coutinho u lëndua në ndeshjen ndaj Sunderland në fillim të këtij muaji.

The post Klopp flet për rikthimin e Coutinhos nga lëndimi appeared first on GazetaBlic.

Reali tronditet nga lëndimet, mbetet pa dy yje (FOTO)

Posted: 29 Dec 2016 01:56 PM PST

Real Madridi po përballet sërish me problemin e lëndimeve të skuadrës. Skuadrës së Zinedine Zidane iu janë lënduar edhe dy futbollistë tjerë, që do të mungojnë për gati një muaj. Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Vazquez dhe mesfushorin Mateo Kovacic. Sipas "Marcas", për shkak të problemeve që kanë zanafillën nga Kupa e Botës për klube, Vazquez do të mungojë deri në katër javë, ndërsa Kovacic tri javë. Që të dy futbollistët s'po ushtrojnë me skuadrën, derisa tani kanë nisur fazën rehabilituese.

The post Reali tronditet nga lëndimet, mbetet pa dy yje (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Kush është dasma shqiptare që “pushtoi” mediat botërore (Foto)

Posted: 29 Dec 2016 01:24 PM PST

Dasma e Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.

Dasma e Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore. Austriakja Kurir.at. e ka renditur këtë dasëm si një nga më të bukurat e realizuara këtë vit. Ndër detajet që janë përmendur në këtë shkrim ka rënë në sy fustani i Elias si dhe organizimi mbretëror i saj. Përvess dasmës së Elias dhe Princit jaë përmendur edhe dasma të tjera të realizuara gjatë këtij viti si e Eva Longorias, Alberto Mugrabi etj. "Princ Leka i Shqipërisë dhe Elia e prezantuan veten në mënyrë shumë mbretërore te dasma e tyre. Stilistja Blerina Kllokoci-Rugova realizoi fustanin e nuses, që mbante një kurorë me diamante",-shkruhet për këtë dasëm nga Kurir.at.

The post Kush është dasma shqiptare që "pushtoi" mediat botërore (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Nga viti 2017, të diplomuarit do të futen në test shtetëror

Posted: 29 Dec 2016 01:23 PM PST

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emisionin "Politikë" në Tribuna Channel, ka thënë se do të këtë një test shtetëror për të diplomuarit. Sipas tij, të diplomuarit nuk do të aplikojnë për punë pa e kaluar këtë test. "Gjithë studentët që diplomojnë në kolegje private apo publike, nuk do të aplikojnë në punë pa e dhënë një test shtetëror. Ata do të maten me testin shtetëror, test ky që do të pasqyrojë diplomimin e tyre. Do të ketë 50 pyetje nga fusha të ndryshme. Fillimisht do të shkojmë me gjashtë profesione dhe kjo do të mundësojë që të ngritët cilësia", ka thënë Bajrami. Sipas Bajramit, kjo do të ndikojë që kolegjet dhe universitetet do të ngritin cilësinë. Ai shprehet se në vitin 2017 do të vihet ky test në praktikë.

The post Nga viti 2017, të diplomuarit do të futen në test shtetëror appeared first on GazetaBlic.

Kush do të na mungoj për Vit të Ri?

Posted: 29 Dec 2016 01:16 PM PST

Çdo Vit i Ri është bërë më i bukur falë humorit të Lecit, Takllagjynit, Zyres, Sheremetit.

Aktorët që u bënë njësh me rolet e tyre, Ibrahim Krajkova, Xhevat Qena, Zyrafete Gashi, Ali Ahmeti, sot më nuk janë mes nesh, për ti dhënë më shumë atmosferë festës së Vitit të Ri. Ata ishin ikonat e televizionit, arsye për buzëqeshje, shkruan "Kosovarja".
Mungojnë. Do të mungojnë... 11131412

The post Kush do të na mungoj për Vit të Ri? appeared first on GazetaBlic.

Lamtumirë Arsenal, kjo është skuadra e re e Sanchezit

Posted: 29 Dec 2016 01:15 PM PST

Pronarët e rinj të Interit po mendojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Alexis Sanchez ka përfunduar në radarët e gjigantit italian, i cili synon të rikthehet në majat e futbollit në Apenine, me ardhjen e pronarëve të rinj nga Kina. Siç shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport, grupi Suning planifikon të shpenzojë 150 milionë euro në transferime gjatë verës. Objektivi i tyre është Sanchez dhe qysh tani Interi ka nisur të monitorojë situatën e lojtarit, i cili ende nuk ka vazhduar me Arsenalin dhe në rast se ai nuk gjen marrëveshje me 'Topçinjtë', Interi do të hidhet në sulm për të. Veç Sanchezit, skuadra e Stefano Piolit, po interesohet edhe për Marco Verrattin e PSG.

The post Lamtumirë Arsenal, kjo është skuadra e re e Sanchezit appeared first on GazetaBlic.

Thaçi: Në Turqi u prita me ndërimet më të larta shtetërore!

Posted: 29 Dec 2016 01:09 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është duke qënduar në Turqi, në vizitë zyrtare tek homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se është pritur me ndërimet me të larta shtetërore atje. Thaçi, tha se Kosova dhe Turqia kanë ndërtuar bashkëpunim strategjik që shtrihet në të gjithë sektorët, duke filluar nga diplomacia deri në siguri, njofton GazetaBlic.com "Në Ankara u prita me nderimet më të larta shtetërore, por edhe me ngrohtësi miqësore. Kosova dhe Turqia kanë ndërtuar bashkëpunim strategjik që shtrihet në të gjithë sektorët, nga diplomacia deri në siguri, si dhe në kulturë e arsim", ka thënë ai. Sipas Presidentit Thaçi, një gjë e tillë u konfirmua sot në takimet që ai i pati me presidentin Erdogan, me kryeministrin Yıldırım dhe me kryetarin e Parlamentit, Kahraman. /GazetaBlic.com/15727210_1310008512402838_2413095487495532019_n 15747510_1310006489069707_665916580146429826_n 15747566_1310019112401778_2330153903114325519_n 15822557_1310020072401682_3633699584984188735_nPres

The post Thaçi: Në Turqi u prita me ndërimet më të larta shtetërore! appeared first on GazetaBlic.

Qeveria konfirmon dorëheqjen e ministres Jevtiq

Posted: 29 Dec 2016 01:04 PM PST

Burimet brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë për portalin Koha.net se ministrja e MAPL-së, Mirijana Jevtiq ka dhënë dorëheqje nga posti i saj. Për dorëheqje ajo sot e njoftuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Informatën për dorëheqje e ka konfirmuar edhe kryetari i Listës serbe Slavko Simiq. "Mirijana Jevtiq rreth mesditës e ka njoftuar kryeministrin Mustafa se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal e për dorëheqje të Jevtiqit kryeministrin e ka njoftuar edhe Lista Srpska" ka thënë Simiq. Funksionin e ministres Jevtiq e ka ushtruar nga 16 dhjetori pasi kryeministri Mustafa e kishte shkarkuar ministrin Lubomir Mariq. Shkarkimin e Jevtiqit dhe kthimin e Mariqit në post e kishte kërkuar Qeveria e Serbisë pas takimit me përfaqësues të Listës serbe në fillim javë në Beograd. Kryeministri Mustafa ka thënë se Mariq nuk do të kthehet në postin e ministrit. Lista serbe dje e ka ripezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës.mirjana-jevtic-tf-rs-f-600x400The post Qeveria konfirmon dorëheqjen e ministres Jevtiq appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more