Skip to main content

“Dhunoi nënën, arrestohet 37-vjeçari në Korçë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Dhunoi nënën, arrestohet 37-vjeçari në Korçë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dhunoi nënën, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Posted: 30 Dec 2016 02:20 AM PST

dhune-fizike1-620x620Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Korçës nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Kristaq Nuno u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: "Dhuna në familje".

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lu uron shqiptarët: Një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm

Posted: 30 Dec 2016 02:04 AM PST

lu kartolinaDonald Lu dhe gjithë stafi i ambasadës amerikane kanë uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Këtë urim, ambasada e ka shoqëruar me një kartolinë.

"Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t'u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t'i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!" uron ambasada.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arrestohet 27-vjeçari, vidhte dyqanet

Posted: 30 Dec 2016 01:52 AM PST

largea_prangat-620x3121459929575Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka grabitur një sërë dyqanesh. I arrestuari është Edor Hasanllari, 27 vjeç banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vashaj, me mjetin e tij, tip “Benz” veturë me targa AA187 ID, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit S.S 47 vjeç.

Ky shtetas, gjatë natës në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.B 53 vjeç. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin.

Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”,.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Në 2017 Kosova do aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE

Posted: 30 Dec 2016 01:33 AM PST

20161229235206623646Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova në vitin 2017 si prioritet e ka aplikimin për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke folur për këtë aplikim, Hoxhaj ka thënë se sivjet Kosova ka miratuar agjendën evropiane të reformave, në të cilën janë 17 prioritete. Nëse Kosova përfundon me sukses këto 17 prioritete, atëherë i jepet rrugë për aplikimin për statusin e kandidatit.

"Në vitin 2017 duhet të jetë prioritet i ynë që të aplikojmë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Natyrisht se kërkon punë. Disa herë ia kam thënë Mogherimit dhe Hahnit, në fund të këtij viti kemi miratuar agjendën evropiane të reformave. Aty janë 17 prioritete. Unë jam i mendimit që Qeveria, Kuvendi i Kosovës, mediat dhe institucionet tjera duhet t'i kryejnë këto 17 prioritete në vitin 2017. Nëse kjo ndodhë atëherë na shtrohet cili është shpërblimi? Çka marrim?"  ka thënë Hoxhaj.

"Qëllim strategjik për qytetarët e Kosovës është liberalizimi i vizave, derisa qëllim për shtetin e Kosovës është aplikimi. Kjo duhet të ndërlidhet edhe në agjendën e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Kosova nuk duhet të bëjë kompromise nëse nuk shpërblehet në rrugën europiane", ka shtuar ai.

Hoxhaj ka shtuar se procesi i anëtarësimit mund të zgjasë dy deri në tre vjet. Hoxhaj ka thënë se Kosova ka bërë një studim të fizibilitetit, i cili ka sqaruar në detaje rrugët, mënyrat dhe procedurat e anëtarësimit në KE. Ai ka thënë se Kosova deri më tani nuk ka anëtarësuar shkaku i vendeve që nuk kanë njohur Kosovën, të cilat kanë udhëhequr me Këshillin.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ronaldo, ofertë 100 mln euro në sezon nga Kina

Posted: 30 Dec 2016 01:24 AM PST

ronaldo_cristiano-658x439Tjetër çmenduri nga Kina. Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendez, i ftuar në një emision televiziv në Spanjë ka pranuar se dhe klienti i tij, fituesi i "Topit të Artë" për vitin 2016, ka marrë një ofertë marramendëse nga klubet kineze, që e tejkalon atë të Carlos Tevez. Mendes bëri të ditur se një skuadër në Kinë ka ofruar një pagë prej 100 milion Euro në vit për Cristiano Ronaldon, ndërsa Realit i ka ofruar 300 milion Euro që të lërë të lirë futbollistin. Një ofertë që do të bënte të mendohej cdo lojtar, por jo Cristiano Ronaldon, me Mendesin që ka theksuar se paratë nuk janë gjithcka për futbollistin, i cili është i kënaqur dhe me fitimet aktuale te Reali i Madridit.

Mendes gjithashtu ka shtuar se Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Reali për momentin dhe pse për më tepër kërkon që dhe për disa vite të jetë sërish në qendër të vëmendjes me klube të mëdha europiane përpara se të vrapojë pas parave siç kanë bërë disa futbollistë të tjerë, me Carlos Tevez, që është shembulli më i fundit, teksa argjentinasi pranoi një kontratë prej 38 milion Euro në sezon për të luajtur në Shangai.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NJË VIT I VËSHTIRË PËR GJERMANINË

Posted: 30 Dec 2016 01:15 AM PST

PolizeiViti 2016 filloi keq, pas sulmeve masive seksuale kundër femrave në Köln, natën e vitit të ri. Për sulme dyshohen persona të ardhur nga veriu i Afrikës. Situata e ashpërsuar për shkak të valës së refugjatëve, ashpërsohet edhe më shumë. Dështimi i organeve të sigurisë në Domstadt shndërrohet në sinonim për një shtet i cili nuk mund të mbrojë banorët e vet. Një vlerësim i këtillë paushal natyrisht që nuk mbanë, por nga kjo ngjarje në Gjermani shtohet numri i sigurimeve.

Pak para përfundimit të këtij viti ndodhi shoku më i madh: atentati në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, me 12 të vdekur dhe rreth 50 të lënduar. I dyshuari për sulmin, Anis Amri vritet pas disa ditësh në Itali. Ishte kjo pika kulmore e një vargu të gjatë të sulmeve islamiste në Gjermani. Ndër to edhe sulmet në Würzburg dhe Ansbach gjatë verës. Një dimension i tmerrshëm i sulmeve të këtilla arrihet në korrik, kur një person amok vrau nëntë njerëz, që nga politika dhe mediat është quajtur si sulm terrorist. Urrejta dhe dhuna është shtuar edhe ndaj refugjatëve. Lëvizja me karakter kundër të huajve, Pegida vazhdon protestat e saj. Edhe krerët më të lartë të shtetit u sulmuan dhe shanë në përvojetorin e ribashkimit të vendit në Dresden.

Dita e festimit të ribashkimit

Fjala “Lügenpresse” (shtypi i rrenave) është përdorur shumë gjatë demonstratave dhe në internet. Më së shumti në kontekstin e ngjarjeve të 3 tetorit në Dresden, në festimin e 26-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë. Një grup demonstruesish ofenduan rëndë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Joachim Gauck. Nga situata e krijuar më së shumti ka përfituar Altenativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland – AfD). Partia e themeluar në vitin 2013 ka shënuar rezultate dyshifrore në pesë zgjedhjet e landeve. Na Sachsen-Anhalt ka fituar madje 24,3 % të votave, që është forca e dytë, pas CDU (29,8 %).

Në Berlin për herë të është krijuar këtë vit koalicioni mes socialdemokratëve, majtistëve dhe ekologjistëve, që shumëkush e sheh edhe si një model të mundshëm për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm ne nivelin federal. Shikuar nga sondazhet e tanishme, ky koalicion nuk do të kishte vota të mjafuteshme për krijimin e qeverisë. Por deri në zgjedhje kanë mbetur edhe rreth 10 muaj.

Shanset për vazhdimin e koalicionit të madh

Ndaj shumë analistë mendojnë se koalicioni i madh (CDU/CSU – SPD) mund të vazhdojë qeverisjen e përbashkët. Në shkurt do të zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë, pasi që Joachim Gauck nuk do të rikandidojë. Koalicioni në pushtet ka rënë dakord që për president të kandidojë ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier. Zgjedhja e tij konsiderohet një punë e kryer.

Ndërsa kancelarja Merkel ka vendosur të rikandidojë edhe për të katërtën herë për këtë post. Mbetet të shihet nëse do të ndryshojnë vlerat në sondazhe, por ajo po përjeton aktualisht krizën më të madhe politike, prej ardhjes në pushtet. Në kongresin e CDU-së ajo u zgjodh për kryetare të partisë me 89,5 % të votave. Por ky është një rezultat shumë më dobët se para dy vitesh (96,7%). Shkaku kryesor për rënien e mbështetjes është kriza e refugjatëve.

Në vend të Steinmeierit i cili do të zgjidhet për president, në janar pritet që si ministër i Jashtëm të emrohet kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Lideri i SPD Sigmar Gabriel konsiderohet si kandidati kryesor për të udhëhequr partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme. Por nuk është përjashtuar mundësia që Schultz të jetë kandidat i SPD edhe për kancelar. Sidoqoftë, vlerësohet duo Merkel/Schulz do të mund të fitonte për partitë e tyre më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, që do të mund të rezultonte me vazhdimin e koalicionit të tanishëm. Por kancelarja Merkel ka probleme shumë të mëdha edhe me partisë simotër CSU. Kjo ka hapur spekulime edhe për mundësiën e krijimit të koalicionit pa CSU, pra vetëm CDU dhe SPD.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Brazil, gjendet i vdekur ambasadori grek

Posted: 30 Dec 2016 01:15 AM PST

Body-found-in-burnt-out-car-in-Rio-is-missing-Greek-ambassador-to-Brazil-Kyriakos-AmiridisNjë trup i pajetë i gjetur brenda një makine të djegur në Rio De Zhaniero, besohet se është i ambasadorit grek.

Mediat e huaja raportojnë se Kyriakos Amiridis u zhduk në mënyrë misterioze pa lënë gjurmë. Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t'i kenë vënë flakën makinës.

Herën e fundit ai kishte qenë pranë të afërme të gruas së tij dhe pas asaj dite nuk u pa më. Gruaja e 59-vjeçarit ka raportuar që të mërkurën për zhdukjen e tij. Mediat e huaja kanë publikuar edhe fotot e makinës së djegur.

8bf80f8e86044cceb00aa639ed98fc93_18Body-found-in-burnt-out-car-in-Rio-is-missing-Greek-ambassador-to-Brazil-Kyriakos-Amiridis (1)30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tropojë, aksidentohet për vdekje 81-vjeçari

Posted: 30 Dec 2016 01:14 AM PST

PoliciaaaNjë i moshuar u aksidentua për vdekje në Tropojë. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit. Në prangat e policisë ka rënë Agim Syla, 47 vjeç, banues në fshatin Shumicë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur "Slloçi", në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç. Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Raporti, Kim Jong Un ka ekzekutuar qindra persona

Posted: 30 Dec 2016 12:52 AM PST

kim jongNjë raport i publikuar së fundmi tregon se lideri koreano-verior ka urdhëruar ekzekutimin e 340 njerëzve qëkur mori pushtetin në vitin 2011.

Raporti, i hartuar nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një organizatë ekspertësh jug-koreanë, thotë se Kim përdor ekzekutimet për të shtrënguar më fort pushtetin.

Në fillim të këtij viti, diktatori koreano-verior ekzekutoi ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, pasi nuk ishte sjellë mire gjatë seancës së parlamentit. Ndërsa në maj 2015, ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para një publiku, mes të cilit edhe familja e tij.

Nga personat e ekzekutuar, 140 ishin zyrtarë të lartë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve. Ekspertët thonë se Kim shfaq një nivel të lart brutaliteti

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin e vitit 2017

Posted: 30 Dec 2016 12:47 AM PST

Gajte mbledhjes se Keshillit Bashkiak (1)Këshilli Bashkiak miratoi sot Planin e Përgjithshëm Vendor "TR030" dhe Buxhetin e vitit 2017, i cili do të jetë më i madhi i këtyre viteve. Të dy këto dokumente kanë marrë votat e shumicës në Këshillin Bashkiak. Në prezantimin e Planit të Përgjithshëm Vendor para Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën e së ardhmes si një hapësirë europiane.

"Deri më sot Planet Urbanistike janë parë, me të drejtë, si plane zhvillimi, që përcaktojnë njolla e intensitete ndërtimi. Por kjo nuk ka lidhje me dokumentin që kemi sjellë sot përpara Këshillit. Sigurisht, që edhe ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja. Sepse mbi të gjitha, ky dokument është një inventar i të gjithë problemeve, potencialeve, aseteve të Tiranës dhe i rrugëve sesi këto mund të adresohen apo të shfrytëzohen në të mirë të qytetit", tha ai.

Por sërish këshilltarët e djathtë kanë qenë kundër dhe kanë kërkuar ulje të taksave me 30%.

"Është buxhet elektoral. Ne nuk do ta votojmë", tha Mateo Spaho. LSI propozoi disa investime që duhen parashikuar në buxhet. "Ngritja e një thertoreje publike në qytetin e Tiranës, ngritja e tregut të gjësë së gjallë, ky është një treg i domosdoshëm", tha Shezai Rrokaj.

Propozimet e LSI u pranuan dhe më pas buxheti i 2017 u miratua së bashku me votat e PDIU-së.

Kryebashkiaku deklaroi se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.

"Plani synon t'i japë Tiranës një identitet të ri urbanistik. Nuk është një plan i ngrirë, mekanik, i bukur në letër dhe i pazbatueshëm në praktikë, por një dokument që e trajton hapësirën e Tiranës së madhe si një organizëm fleksibël dhe pragmatik sepse fokusohet tek zgjidhjet praktike në të mirë të qytetarëve dhe jo tek vizatimet e bukura në hartë", shtoi Veliaj. Ai evidentoi se plani i ri ka 5 shtylla kryesore: Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë; Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet; Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit; Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter dhe së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë.

Veliaj u shpreh se sipas këtij plani parashikohet një Tiranë policentrike e cila synon të zgjidhë pikërisht problematikat e hasura në gjithë këto vite. "Duke investuar në ndërtimin e poleve të tjera urbane, qyteteve brenda qytetit, jo vetëm që stimulohet një zhvillim më i njëtrajtshëm ekonomik e social i të gjithë hapësirës urbane të Tiranës, por përfiton edhe vetë qendra ekzistuese e qytetit për të cilën këto pole alternative do të shërbejnë si valvula përmes të cilave mund të shkarkohet presioni tanimë i papërballueshëm që ushtrohet në situatën aktuale", u shpreh ai. Kreu i Bashkisë tha se përveç qendrës ekzistuese, strategjia dhe vizioni për Tiranën e vitit 2030 parashikon edhe 6 qendra të tjera urbane të cilat do të funksionojnë si pole alternative e autonome shërbimesh e ekonomike.

"Plani parashikon ndërtimin e 17 shkollave të reja publike në Tiranë të cilat do të kenë një shpërndarje proporcionale në qytet mes qendrës dhe periferisë, por që në shumicën e rasteve do t'u mbivendosen poliqendrave të Tiranës. Këto shkolla do të jenë modele në aspektin arkitekturor, por do të kenë një funksion të dyfishtë pasi do të jenë edhe në shërbim të komunitetit apo edhe të Bashkisë, pasi këto mund të jenë shumë mirë vendet ku zhvillohen për shembull mbledhjet e administratorëve me komunitetin e kështu me radhë", tha Veliaj.  Kreu i Bashkisë garantoi se Plani i Përgjithshëm bazohet në idenë e ruajtjes së godinave historike, pasi kjo është e domosdoshme për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe Tiranës.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more