“Arratisje e dështuar nga burgu (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Arratisje e dështuar nga burgu (Video)
- Reklama në Prishtinë, me ofertë “speciale” për femra…! (Foto)
- Kërcimi romantik nuk shkon siç duhet, bukuroshja bie mbi ujërat e zeza në rrugë (Video)
- Rrëzon gruan nga shkallët, e qëllon pa asnjë arsye me shqelm në shpinë (Video)
Arratisje e dështuar nga burgu (Video) Posted: 09 Dec 2016 12:20 PM PST Një i burgosur në Brazil i hapi vetes të tjera telashe të mëdha, me një tentativë arratisje, e cila dështoi si mos më keq. Ngjarja në fjalë ndodhi në rajonin e policisë së Balneario Piçarras, në Santa Catarina, ku personi i ndaluar nga policia tentoi të arratiset përmes një të çare në derë, e cila rezultoi shumë e vogël për ta lejuar atë të realizonte arratisjen e tij spektakolare. Ai kishte arritur të kalonte kokën dhe supet, por më pas rezultoi gjithçka një mision i pamundur, jo vetëm për t'u arratisur, por edhe për t'u kthyer pas, duke ngecur në të çarën ku i shërbehej ushqim të dënuarve, transmeton tch. Policia përdori vaj për ta liruar të burgosurin, por nuk funksionoi. Për ta liruar atë u përdoren mjete prerëse. The post Arratisje e dështuar nga burgu (Video) appeared first on Telegrafi. |
Reklama në Prishtinë, me ofertë “speciale” për femra…! (Foto) Posted: 09 Dec 2016 10:52 AM PST Keni parë shumë shpallje, me gabime të shumta drejtshkrimore. Ndërkaq, keni lexuar po ashtu plot lajme për personat që kanë studiuar Gjuhën Shqipe e që nuk dinë të shkruajnë si duhet, transmeton Telegrafi. Pas shpalljes për "vajza me nxemje qendrore", në rrjetet sociale po qarkullon edhe një tjetër shpallje nga një biznes në Kosovë! Në të shkruan: "Jakne për – femra të lëkurës"! Më poshtë mund të lexoni lajme të tilla të ngjashme, përfshirë fqinjin që thotë: "Ndalini epshet me çel bira natën… me "burmaqinë"! /Telegrafi/ The post Reklama në Prishtinë, me ofertë "speciale" për femra…! (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Kërcimi romantik nuk shkon siç duhet, bukuroshja bie mbi ujërat e zeza në rrugë (Video) Posted: 09 Dec 2016 07:14 AM PST Video e filmuar me një smartphone – tregon dy vajza bukuroshe duke kërcyer në trotuar me partnerët e tyre teksa një djalë luan me kitarë. Çdo gjë shkon për mrekulli kur çiftet kërcejnë salsa nën ritmet e muzikës. Por papritur i gjithë argëtimi shkatërrohet. Një nga djemtë e rrotullon shumë fort partneren e tij, sa që ajo bie mbi ujërat e zeza në rrugë. Ai përpiqet ta ndihmojnë vajzën ndërkohë që kitaristi dhe miqtë e tij qeshin me kërcimtaren e gjorë, transmeton oranews. Klipi është bërë viral brenda pak orëve dhe ka marrë mijëra klikime. The post Kërcimi romantik nuk shkon siç duhet, bukuroshja bie mbi ujërat e zeza në rrugë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Rrëzon gruan nga shkallët, e qëllon pa asnjë arsye me shqelm në shpinë (Video) Posted: 09 Dec 2016 12:00 AM PST
Një burrë i paidentifikuar, e ka qëlluar me shkelm kalimtaren 26-vjeçare, duke e rrëzuar nga shkallët e një stacioni trenash në Berlin të Gjermanisë. Për pasojë, viktima ka rënë tetë shkallë më poshtë dhe është përplasur me fytyrë për dysheme, transmeton Telegrafi. Derisa sulmuesi dhe tre shokë të tij qeshnin me rastin, tek ajo kanë shkuar disa kalimtarë rasti dhe e kanë ndihmuar. Fakti që ai kishte një gotë me birrë në dorë dhe tymoste duhan, besohet se ishte i dehur kur veproi në këtë mënyrë. Derisa ajo është liruar nga spitali me lëndime të lehta, Policia në kryeqytetin gjerman është duke e kërkuar sulmuesin. /Telegrafi/ The post Rrëzon gruan nga shkallët, e qëllon pa asnjë arsye me shqelm në shpinë (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: