Skip to main content

Zëri: “Klopp: As ylli i Barcelonës nuk ka vend në formacionin tim (Foto)” plus 29 more

Zëri: “Klopp: As ylli i Barcelonës nuk ka vend në formacionin tim (Foto)” plus 29 more


Klopp: As ylli i Barcelonës nuk ka vend në formacionin tim (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 02:24 PM PST

Jurgen Klopp ka lavdëruar djelmoshat e tij për paraqitjen ndaj Watford, duke thënë se ka një skuadër të kompletuar Trajneri i Liverpoolit, Juregn kloppp, thotë se ka një skuadër të kompletuar dhe se momentalisht asnjë lojtarë tjetër nuk ka vend në formacionin e tij. Në formë shakaje, Klopp deklaroi se as ylli i Barcelonës, Luis Suarez, nuk do të kishte vend në këtë formacion po të rikthehej te ‘Të Kuqtë”. “Edhe sikur ta kishim Luis Suarezin, ai do të ishte vetëm në bankën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama e Vuçiç takohen edhe në Riga, diskutime për të afruar serbët me shqiptarët

Posted: 06 Nov 2016 02:17 PM PST

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun serb Aleksandar Vuçiç në kryeqytetin e Letonisë Riga, për të diskutuar promovimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në projekte të veçanta të infrastrukturës. Siç citohet nga mediat serbe, Vucic u shpreh para gazetarëve në Riga, se me Ramën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, si dhe dëshirën për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian. "Biseduam se si kemi gjetur interesat tona, dhe se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si i shpëtoi vdekjes ky shofer i Formula 3

Posted: 06 Nov 2016 02:10 PM PST

Për fat të keq, vetëm aksidentet aktuale mund t’i dëshmojnë standardet e sigurisë në sportin e garave me vetura, dhe kjo video e dëshmon më së miri. Gjatë kampionatit britanik të F3, që u zhvillua në Oulton Park në Cheshire, Ameya Vaidyanathan i shpëtoi vdekjes pasi ulësja e tij fluturoi. Indiani, që ishte në pozitën e 10, pësoi aksident me formulën e tij e cila u rrokullis disa herë para se të ndalej, transmeton Gazeta Express. Për fat të mirë, ai nuk u lëndua dhe i shpëtoi vdekjes.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:48 PM PST

Institucionet shtetërore të Kosovës do duhet të shqyrtojnë mundësinë për masa të reciprociteti ndaj shtetit serb, në aspektin e arrestimeve të qytetarëve. Kjo duhet menduar, pasi që arrestimet e shtetasve kosovarë nga Serbia janë intensifikuar në muajt e fundit. Anëtari i Komisionit për siguri, Zafir Berisha, ka thënë se sjelljet e Serbisë po e obligojnë Kosovën që të aplikoj masa reciprociteti jo vetëm për arrestimet, por edhe për të tjera aspekte. Masat e mundshme të reciprocitetit ndaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitore e Barcelones (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:38 PM PST

Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 11’të në La Liga, duke mposhtur me shumë vështirësi Sevillan Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Ekipi i Luis Enriques vazhdon të mbetet në hap me Real Madridin pasi ka siguruar një tjetër fitore. Barcelona mposhti Sevillan si mysafirë me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Vitolos në minutën e 15’të. Por, Leo Messi në minutën e 43’të dhe Luis Suarez në atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova barazon me Turqinë (FOTO)

Posted: 06 Nov 2016 01:29 PM PST

Kosova ka ndalur Turqinë me rezultat 24:24 në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Euro 2020 në hendboll. Pak ditë pasi pësoi në Turqi, Kosova arriti të mbahej si vendas dhe siguroi një pikë të madhe në rrugën drejt kualifikimit. Në fazën e parë të grupeve, Turqia prinë në Grupin B me tri pikë, ndërsa Kosova ka një. Estonia s’ka pikë. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në janar me Estoninë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Numërohen rreth 41 milionë vota në SHBA, Hillary rrezikon

Posted: 06 Nov 2016 01:24 PM PST

Hillary Clinton planifikon që të rrisë taksat për të pasurit, kurse Donald Trump kërkon t’i ulë. Ky është ndryshimi më i madh mes dy kandidatëve kryesorë për President në SHBA. Gjithashtu, Trump kërkon që të anulojë reformat e Barack Obamës për sistemin shëndetësor si dhe për Wall Street. Por, tashmë që nuk ka mbetur më kohë për fushatë, Hillary Clinton duket se udhëheq në sondazhet e fundit.  Këto zgjedhje janë cilësuar si më të hidhurat,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bebe Rexha mahnit publikun në nisje të MTV EMA 2016 (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 01:11 PM PST

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në nisje të ceremonisë së çmimeve MTV EMA. Rexha është prezantuesja e ceremonisë që po mbahet në Rotterdam të Holandës. Ajo po ashtu është e nominuar në dy kategori dhe ka kënduar live këngën e saj hit “In The Name of Love” në bashkëpunim me Martin Garrix. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona përmbysi Sevillan (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:08 PM PST

Barcelona përmbysur rezultatin ndaj Sevillas Barcelona është duke fituar 2:1 ndaj Sevillas. Vendasit bënë një gabim në mbrojtje, të cilën e shfrytëzoi më së miri Messi, i cili pasoi te Luis Suarez, për të shënuar golin e epërsisë në minutën e 61’të. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma kalon epërsi (Video)

Posted: 06 Nov 2016 12:58 PM PST

Skuadra e Romës ka gjetur golin e epërsisë ndaj Bolognas. Goli i parë në këtë takim erdhi nga skuadra vendase që shënoi me anë të Mohamed Salah. Mesfushori me tipare sulmuesi nga Egjipti shënoi nga brenda zonës në minutën e 13-të të ndeshjes. Ky gol u asistuan nga Diego Perotti. /Telegrafi   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FBI mbaron hetimin: Hillary Clinton, e pafajshme

Posted: 06 Nov 2016 12:56 PM PST

FBI nuk ka gjetur prova të krimeve në hulumtimin e fundit që i ka bërë e-maileve të kandidates për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton. Në një letër drejt Kongresit, drejtori i Byrosë Federale James Comey ka thënë se kjo agjenci i ka dhënë fund hetimeve dhe nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj. Në korrik, ai kishte thënë se Clinton ishte e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit. Çështja ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujdes, nëse e bëni këtë iPhone bllokohet përgjithmonë

Posted: 06 Nov 2016 12:53 PM PST

Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk ka kush që ta zhbllokojë atë më. Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më. Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Messi shënon supergol, barazon rezultatin ndaj Sevillas (Video)

Posted: 06 Nov 2016 12:34 PM PST

Barcelona ka barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Sevillas Lionel Messi ka shënuar gol në minutën e 43’të për ta barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Sevillas. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova ende larg organizatave Interpol e Europol

Posted: 06 Nov 2016 12:24 PM PST

Kosova vazhdon të mbetët ende jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë, Interpol dhe Europol edhe pas tetë vjetësh nga shpallja e pavarësisë. Ndonëse,  vendi ynë deri tash ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këta mekanizma,  një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata. Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që njëkohësisht është edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sevilla shokon Barcelonën

Posted: 06 Nov 2016 12:08 PM PST

Sevilla ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës Sevilla është duke dhuruar paraqitje tejet të mirë ndaj Barcelonës, ku edhe kanë gjetur rrugën drejto golit. Vitolo shënoi për 1:0 në minutën e 15’të të ndeshjes. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Korab Sejdiu tregon fajtorët e vdekjes së Deharit

Posted: 06 Nov 2016 11:58 AM PST

Juristi Korab Sejdiu ka thënë se fajtorë në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka sa të duash. Ai ka thënë se faj në këtë vdekje tragjike kanë, gjykatat, prokurorët, Gjykata Kushtetuese, Ministrisa e Drejtësisë, kurse mbi të gjitha e vë politikën. Ky është postimi i plotë i Sejdiut në profilin e tij zyrtar në Facebook: “Faji shumë shpesh është jetim. Mirëpo, ne rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit, shumë të tjerëve para tij, dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy ditë para zgjedhjeve, Clinton në avantazh të ngushtë ndaj Trumpit

Posted: 06 Nov 2016 11:49 AM PST

Dy ditë para datës së zgjedhjeve presidenciale, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton po përqëndrohen në shtetet ku kanë mbështetje të ulët, në një përpjekje të minutës së fundit për të fituar vëmendjen e votuesve të pavendosur. Anketimet tregojnë se zonja Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, vazhdon të ketë një avantazh të ngushtë ndaj zotit Trump, një ish-manjat i pronave të patundshme që nuk ka kandiduar më parë për t’u zgjedhur në një post......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shima lë Prishtinën për Tiranën

Posted: 06 Nov 2016 11:48 AM PST

Ndeshja e sontme ndaj Trepçës mund të ketë qenë e fundit e Gerti Shimës me Sigal Prishtinën. Basketbollisti shqiptar pritet të largohet nga skuadra kryeqytetase për t’iu bashkuar Tiranës në ditët në vazhdim. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Morata flet për formën e Ronaldos

Posted: 06 Nov 2016 11:35 AM PST

Alvaro Morata nuk ka dyshime se Cristiano Ronaldo është më i miri në botë Ylli i ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, ka dështuar të shënojë sërish në ‘Santiago Bernabeu’, ku Reali fitoi 3:0 ndaj Leganes. Por, pavarësisht kësaj, sulmuesi ALvaro Morata, i cili shënoi golin e tretë ndaj Leganes, tha se Ronaldo do të gjejë rrugën drejt golave dhe se ai është më i miri në botë. “Cristiano është një makinë që mund të shënoje 5 gola brenda një ndeshje të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qëndroi në komë 12 vjet, ja çfarë tha kur u zgjua

Posted: 06 Nov 2016 11:34 AM PST

Martin Pistorious u rrit në Afrikë të Jugut me dy prindërit e tij, duke e kuptuar më pas se jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. Kur ai ishte 12 vjeç, erdhi nga shkolla duke mos u ndjerë mirë. Të brengosur me gjendjen e tij, prindërit e dërguan në spital për t’ia bërë të gjitha analizat e mundshme. Për fat të keq, çdo gjë u kthye negative pa përgjigje reale se pse Martin ishte bërë kështu në këtë mënyrë. Martin po bëhej çdo muaj e më keq,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Prishtinë nesër vjen prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman

Posted: 06 Nov 2016 11:22 AM PST

Prokurori i Specializuar,  David Schëendiman, do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016 Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces. Ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interi siguron fitoren në fund

Posted: 06 Nov 2016 11:08 AM PST

Interi e ka siguruar një fitore të madhe në fund me Crotonen me rezultat 3:0, duke i shënuar të tre golat në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Zeri.info. Ivan Perisic ka shënuar në minutën e 84-t, kurse më pas dy gola i realizoi Mauro Icardi, të parin nga penalltia në minutën e 89-të dhe të dytin personal në minutën e 90-të. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga rrëshqitja e dheut humb jetën një i mitur në Kllodernicë të Skenderajt

Posted: 06 Nov 2016 11:05 AM PST

Sot, rreth orës 16:00, si pasojë e shembjes së dheut, një 16-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt. Në momentin tragjik, viktima, së bashku me familjarë të tij, ishte duke mbushur rimorkion e traktorit. Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Policia është në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku mban meshë në Vatikan për të burgosurit (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 11:03 AM PST

Papa Françesku ka mbajtur sot një meshë për 1.000 të burgosur në Vatikan, ku u ka thënë atyre që të mos e humbasin shpresën asnjëherë. Të burgosurit vinin nga 12 vende të botës. Ndërkohë, rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në meshë, transmeton Express. Papa rregullisht i viziton të burgosurit, por kjo është hera e parë që kaq shumë të burgosur janë pritur në Vatikan. Papa, po ashtu u ka bërë thirrje liderëve politikë që të respektojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendësministri Murtezaj: Me rastin e Deharit të merret drejtësia, jo politika

Posted: 06 Nov 2016 11:01 AM PST

Valon Murtezaj ka shprehur ngushëllimet familjes Dehari me rastin e vdekjes së të birit Astritit. “Familjes Dehari ngushëllimet më të sinqerta në këto momente dhembjeje për birin e tyre Astritin”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme. “Situatat e tilla kërkojnë edhe më shumë, nga ne të gjithë, ta bëjmë Kosovën një vend ku sundon ligji”, ka thënë Murtezaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook. Ai shton se në një vend ku sundon ligji,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Derbi i Prishtinës

Posted: 06 Nov 2016 10:56 AM PST

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së gjashtë të Superligës, pasi e ka mposhtur Trepçën në derbin e moçëm, i cili u zhvillua në Mitrovicë, shkruan Zeri.info. Bardhekaltrit kanë fituar 74:59, në ndeshjen e cila për një moment është ndërprerë pasi tifozët mitrovicas kanë hedhur gjësende në drejtim të Drilon Hajrizit, pasi nuk e kanë pritur aspak mirë transferimin e tij tek prishtinasit. Mitrovicasit e kanë fituar periudhën e parë me pesë pikë epërsi, 21:16,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Audi SQ7, modeli më i mirë deri më tani nga Audi

Posted: 06 Nov 2016 10:40 AM PST

Duke u nisur prej suksesit që Audi kishte me versionet Q5 dhe SQ5, ka vendosur që modelit Q7 t'ia shtojë edhe modelin SQ7 Audi SQ7 ka tre versione. I pari mbështetet në një motor unik mega-naftë, V-8 të përforcuar nga një kompresor elektrik i cili vlerësohet me 450 kuaj fuqi. Versioni i dytë është motori 4.9 litra twin-turbo, V-8, i cili është bazuar në RS7. Ndërsa versioni tjetër i cili ngjason me modelin bazë të Q7 është motor 3.0 me 333 kuaj fuqi – Supercharged V-6, transmeton lajmi.net Çmimi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përkeqësohet gjendja e vajzës së invalidit të UÇK'së, ka nevojë për ndihmë financiare për shërim nga leukemia

Posted: 06 Nov 2016 10:22 AM PST

Vogëlushja Albina Qela ka nevojë për ndihmën e qytetarëve pasi që ajo vuan nga leukemia dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit. Ajo është e shtrirë në klinikën e pediatrisë. Albina është 7-vjeçare dhe jeton në komunën e Mitrovicës. Babi i saj Dibral Qela është invalid i luftës mirëpo nuk ka kushte për trajtim të mëtutjeshëm të vajzës. Trajtimi jashtë vendit kushton 79 mijë e 500euro. Ju mund të kontaktoni në këtë numra: Numri i telefonit 049 233......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arjeta Vllasa vjen 'Si dikur' (Video)

Posted: 06 Nov 2016 10:10 AM PST

Këngëtarja Arjeta Vllasa sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Si dikur”, të shoqëruar edhe me klip. Këngëtarja ka një kohë të gjatë që ka punuar shumë në këtë projekt të saj të ri muzikor i cili e sjellë atë më ndryshe seç jemi mësuar ta shohim deri më tani. Kënga është punuar nga “Diez Production” ndërkaq klipi nga “Ardi Production”. Për pamjen e Arjetës në klip është përkujdesur Afrore Mekolli. Në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje e Skandinavisë kërkon hetime të pavarura për rastin e Astrit Deharit

Posted: 06 Nov 2016 10:05 AM PST

Qendra e Vetëvendosjes në Skandinavi kërkon që të bëhen hetime të pavarura në lidhje me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari. “ Kërkojmë sa më shpejtë të zbardhet ky rast dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Njëkohësisht, kërkojmë që 5 aktivistët tjerë të lirohen sa më parë”. Institucionet e vendit janë duke lëshuar deklarata kontradiktore në lidhje me rastin, gjë që e bëjnë humbjen e Astritit edhe më të rëndë për familjarët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more