Skip to main content

Zëri: “Gara për Shtëpinë e Bardhë, kryeson Trump” plus 29 more

Zëri: “Gara për Shtëpinë e Bardhë, kryeson Trump” plus 29 more


Gara për Shtëpinë e Bardhë, kryeson Trump

Posted: 08 Nov 2016 06:32 PM PST

Ndërsa ende nuk është mbyllur votimi në disa shtete, për shumë të tjera kanë dale edhe rezultatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump duket se po thyen pritshmëritë. Deri tani kandidati republikan ka arritur të marrë 128 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 97 vota elektorale. Ndërkohë për t’u theksuar është rezultati i deritanishëm në Florida, një prej shteteve të lëkundura që vendos shumë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtetet e lëkundura, shtohet numri i shteteve të paqarta në rezultat

Posted: 08 Nov 2016 06:11 PM PST

Në zgjedhjet presidenciale, shpesh gara përqendrohet në të ashtuquajturat “shtete të lëkundura”. Shtete që kanë treguar se shkojnë herë me njërën e herë me tjetër palë. Kjo karakteristikë i bën ata vendimtarë në rezultatin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye kthehen në fushë-beteje gjatë fushatës elektorale. Me afrimin e çdo viti zgjedhor, shteti i lëkundur përcaktohet mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, sondazheve në shkallë vendi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton thellon epërsinë me 97 vota elektorale, Trump mbetet me 84

Posted: 08 Nov 2016 06:12 PM PST

Rezultatet në parashikimet e CNN po lëvizin vazhdimisht, përderisa në SHBA vazhdon numërimi i votave. Demokratja Hillary Clinton ka thelluar epërsinë ndaj republikanit Donald Trump, duke fituar 97 vota elektorale kundrejt Trumpit, i cili tani ka vetëm 84 vota elektorale, transmeton Periskopi. Ndërkohë një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për Floridën, ku atkualisht Trump është duke prirë me vota, sipas parashkimeve të CNN. Kujtojmë se kandidati që merr 270 vota elektorale fiton garën presidenciale.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidentin e zgjedh Kolegji, për të fituar duhen 270 vota në kolegj

Posted: 08 Nov 2016 05:53 PM PST

Presidenti amerikan nuk zgjidhet drejtpërdrejte nga vota e popullit, por nga ajo e një grupi qytetarësh të zgjedhur nga partia. Vota që hidhet për kandidatin shkon në fakt për 538 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, i cili mblidhet në muajin dhjetor dhe voton për presidentin dhe zëvëndëspresidentin. Një presidenti i duhen të paktën 270 vota nga kolegji. Çfarë është kolegji zgjedhor? Kolegji zgjedhor është një proces. Pjesa e pare e këtij procesi kontrollohet nga partitë politike në secilin shtet, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i afrohet Clintonit, vetëm dy vota elektorale pas

Posted: 08 Nov 2016 05:50 PM PST

Rezultatet po lëvizin vazhdimisht. Demokratja Clinton ishte në epërsi të thellë, por sipas rezultateve të fundit, Trump i është afruar Clintonit me vetëm dy vota elektorale disavantazh. Deri tani Clinton ka 68 vota elektorale, ndërsa Trump 66, transmeton Periskopi. Clinton Vermont – 3 vota elektorale Illinois – 20 vota elektorale New Jersey – 14 vota elektorale Massachusetts – 11 vota elektorale Maryland – 10 vota elektorale Rhode Island – 4 vota elektorale Delaware – 3 vota elektorale Columbia dis. –......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary: Faleminderit për gjithçka

Posted: 08 Nov 2016 05:48 PM PST

Për herë të parë sot ka folur kandidatja për presidente nga demokratët, Hillary Clinton. Ajo përmes faqes së saj në Facebook ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “Ky ekip ka shumë gjëra për t’u ndier krenarë. Cfarëdo që do të ndodh sot, faleminderit për gjithka”, ka shkruar Hillary. Ajo aktualisht po udhëheqë ndaj kundërkandidatit Donald Trump../Zeri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dorëzohet këshilltari i Trumpit, na duhet mrekullia

Posted: 08 Nov 2016 05:41 PM PST

Një këshilltar i lartë i paidentifikuar i Donald Trump, i tha CNN se vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli mund të fitoj Trumpi në zgjedhje. Siç tha ai, Trump mori një goditje të pabesueshme duke u kthyer në garë pas skandalit rreth komenteve të turpshme dhe skandaleve me femra, transmeton lajmi.net. Ai gjithashtu vuri në dukje se “rrethi i ngushtë” Trumpit e ka këshilluar atë se është shumë e rëndësishme që të mbetet besnik ndaj interesave partiake. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të ftuarit në festën e Trump paguajnë vetë

Posted: 08 Nov 2016 05:36 PM PST

Kandidati për president të Amerikës, Donald Trump ka organizuar një ndejë ku edhe do të jetë vetë i pranishëm për të pritur rezultatet finale. Por, të ftuarit në këtë festë do të paguajnë vetë për çfarëdo që hanë ose pinë, transmeton Klan Kosova.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftë e ashpër për Floridën, Trump në epërsi për vetëm 0.1 për qind

Posted: 08 Nov 2016 05:25 PM PST

Megjithëse Hillary Clinton ka kaluar me vota elektorale Donald Trumpin me një rezultat prej 68:48, në Florida po zhvillohet luftë e ashpër ndërmjet dy kandidatëve. Siç raporton CCN, Donald Trump po dominon në Florida për vetëm 0.1 për qind. 48.5 për qind të votave ka marrë Trump, derisa 48.4 për qind të votave ka marrë Hillary Clinton. /Periskopi ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet në SHBA: Dalin rezultatet e para, udhëheq Clinton

Posted: 08 Nov 2016 05:11 PM PST

Janë mbyllur votimet në disa shtete në Amerikën, ndërsa me rezultatet e dale deri në këto momente është Hillary Clinton kandidatja që udhëheq me 68 vota elektorale ndaj 48 të Donald Trump. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka fituar në Indiana, Kentucky, Virginia, Ohio, Georgia, Florida, North Carolina, ndërsa Clinton kryeson në Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, New Hampshire, Wisconsin. Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së  Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mrekulli në Florida, përmbyset rezultati

Posted: 08 Nov 2016 05:05 PM PST

Është duke vazhduar numërimi i votave në Florida. Në fillim ishte Donald Trump ai që kryesoi me vota, por tani Hillary Clinton është duke kryesuar në këtë shtet, me 49.2 per qind. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë votat elektorale për secilin shtet amerikan (Foto)

Posted: 08 Nov 2016 05:02 PM PST

Televizioni më i madh ndërkombëtar CNN është duke bërë publikimin e rezultateve të exit pollit, deri më tani është duke kryesuar Donald Trump. Ai ka grumbulluar 24 vota elektorale nga 270 sa i duhen për ta fituar garën presidenciale. Në anën tjetër, Hillary Clinton vazhdon të jetë në kuotën e 3 votave elektorale, Mirëpo, tani për tani beteja po zhvillohet për Floridan ku janë 29 vota elektorale, për momentin po kryeson Hillary. Më poshtë mund t’i shikoni votat elektorale për secilin shtet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sondazhet pa fitues të qartë: Clinton e nisi me avantazh të thellë, por ndodhi rokada

Posted: 08 Nov 2016 04:48 PM PST

Rokada e pozicioneve në sondazhe ka shënjuar periudhën parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Që në fillesat e fushatës, ndjekja e shifrave ishte pjesa më e ethshme e saj duke rrëmbyer, siç ndodh rëndom në vorbullën e numrave, vetë të nominuarit, pjesëtarë stafesh, simpatizantë e të lëkundur. Dhe suspansi nuk mungoi. Në krye, herë dilte njëri kandidat e herë tjetri, ndonëse në pjesën më të madhe të kohës, ishte Hillary Clinton ajo që e ktheu avantazhin në aset të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gara Presidenciale - SHBA 2016 - Live

Posted: 08 Nov 2016 04:46 PM PST

Top Channel Live:    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dikush e votoi Erdoganin për president të SHBA-së [Foto]

Posted: 08 Nov 2016 04:39 PM PST

Tash kur vendvotimet në SHBA po mbyllen, në Twitter po qarkullon një fotografi interesante e një vote, ku në listën e kandidatëve për presidentë të SHBA-së është shtuar edhe presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan. Nuk dihet se kush ka qenë votuesi kreativ që e ka shtuar Erdoganin si opsion për kandidat, mirëpo fotografia po qarkullon në rrjete sociale dhe njerëzit po argëtohen me të. /Periskopi ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E jashtëzakonshme: Trump po fiton edhe në Florida

Posted: 08 Nov 2016 04:28 PM PST

Vendvotimet në zonat e të matjes lindore të kohës, në Indiana janë mbyllur. 01:20- Pas mbylljes së votimit në Virgjinja dhe Florida CNN jep projektimet e para të rezultateve. Sipas rezultateve në Florida, përsëri Doland Trump kryeson me 58.5 të votave, ndërsa Hillary me 30.2 për qind të votave, transmeton lajmi.net. Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se kandidati republikan, Donald Trump, po fiton edhe në Virginia duke grumbulluar 49.5 për qind të votave, duke lënë prapa Hillaryn me 45.5 për qind të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia: Pas të shtënave, gjendje kritike në Azusa

Posted: 08 Nov 2016 04:14 PM PST

Zyrtari policor, Jerry Willison nga departamenti i Azusas, ka thënë se pas të shtënave të fundit që ndodhën në këtë zonë, gjendja është e paqëndrueshme dhe kritike. Sipas tij, derisa të shtënat janë dëgjuar, njerëzit menjëherë filluan të futen brenda qendrës së vendvotimit, e poashtu dhe brenda një Shkolle të Mesme para se zyrtarët të mbyllin dyert, njofton Klan Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump para Clinton, ja rezultatet e para

Posted: 08 Nov 2016 04:03 PM PST

Tanimë në SHBA janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit dhe numërimi i votave ka filluar. Sipas numërimeve të para, është duke prirë kandidati republikan Donald Trump. Deri tani Trump kan 67.3 përqind të votave ndërsa Clinton 28.8 përqind. Klikoni ketu per rezultatet LIVE:   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moti për ditët në vijim

Posted: 08 Nov 2016 03:40 PM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurë do të jetë mot jo stabil dhe i paqëndrueshem, i përcjell me erëra dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bijnë deri në 5 gradë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump shkatërron Clintonin në Kentucky

Posted: 08 Nov 2016 03:32 PM PST

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka arritur rezultat të thellë kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton në Kentucky. Sipas exit poll të CNN, Trump ka siguruar 79.1 për qind të votave në këtë shtet, ndërsa Clinton vetëm 18.0 për qind. Po ashtu, Trump po udhëheq edhe në New Hampshire, me 52 për qind, në krahasim me Clintonin, e cila ka vetëm 41 për qind të votave./Periskopi   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtëna në Kaliforni, dy të plagosur

Posted: 08 Nov 2016 03:30 PM PST

Një qendër zgjedhore në Azusa të Kalifornisë është mbyllur pasi që ka pasur të shtëna me armë aty afër. CNN raporton se dy persona janë lënduar, transmeton zeri.info. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 14:00 me kohë locale, ka thënë Jerry Willision, nga departamenti i policisë në Azusa. “Wshtë një situatë e dhunshme dhe shumë kritike”, ka thënë ai./Zeri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump duket i pikëlluar!

Posted: 08 Nov 2016 03:21 PM PST

Gazetari i ABC News, Jason Valock, ishte dëshmitarë i një momenti historik të kuzhinës - një tortë me figurën e pikëlluar të Donald Trump-it u dërgua në kullën Trump Tower, atje ku ai ka organizuar një ndejë për të pritur rezultatet finale. Por, të ftuarit në këtë festë do të paguajnë vetë për çfarëdo që hanë ose pinë.Zeri ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është torta festive e Trump [FOTO]

Posted: 08 Nov 2016 03:19 PM PST

Kandidati republikan për president të Amerikës, Donald Trump tashmë e ka gati tortën festive. Ëmbëlsira është gati gjersa amerikanët në shumë shtete janë akoma duke votuar për njeriun që do t`i përfaqësojë në 4 vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sondazhet e CNN: Hillary para Trump

Posted: 08 Nov 2016 03:17 PM PST

Hillary Clinton po prinë në sondazhin e parë kredibil që u publikua tani. Wshtë televizioni CNN, i cili tani publikuar exit-pollin i cili tregon se Clinton është e favorizuar nga amerikanët. Hillary Clinton është 44 për qind e favorizuar nga amerikanët ndërsa 54 për qind e paforizuar. Ndërkohë Donald Trump, favorizohet vetëm 37 për qind, ndërsa 61 për qind shanset janë kundër tij./Zeri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump po fiton në shtetin pa të cilin nuk mund të hysh në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 08 Nov 2016 03:10 PM PST

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga mirror.co.uk, republikani Donald Trump është duke prirë në një prej shteteve vendimtare që mund edhe ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA. Ohio është shteti ku Trump është duke kryesuar me 3.5 për qind më shumë vota se demokratja, Hillary Clinton, transmeton Periskopi. Siç shkruan tabolidi britanik, papunësia e lartë ka ndikuar që Trump të fitojë epërsi karshi rivales së tij, Clinton. Asnjë president amerikan, përveç Abraham......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaos në zgjedhjet presidenciale, bllokohet i gjithë sistemi i votimit në shtetin kryesor

Posted: 08 Nov 2016 02:58 PM PST

I gjithë sistemi i votimit elektronik për zgjedhjet presideciale është bllokuar në shtetin e Kolorados. Denver Zyrtar Zgjedhjet raportuar të gjitha sistemet elektronike të votimit kanë rrëzua në të gjithë shtetin e Kolorados. Zyrtarisht njoftohet se votimi është ndërprer në këtë shtet, kur ka mbetur edhe pak kohë nga orari i mbylljes së votimeve. Kolorado është një nga shtetet kryesore në SHBA, që mund të jetë përcaktues për fitoren e Donald Trump ose të Hillary Clinton.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kampi demokrat: Hillary në avantazh

Posted: 08 Nov 2016 02:56 PM PST

Kampi i Hillary Clinton kanë thënë se janë shumë optimist për rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhje.  Fox Neës, shkruan se në bazë të lajmeve që po vijnë në kampin qendrorë të demokratëve, Hillary Clinton, po prinë në votimet e deritanishme. Megjithatë rezultatet e para preliminare do të dalin vetëm rreth orës 02:00 pas mesnatës, të cilat zeri.info do t’ua sjellë drejtëpërdrejtë/Zeri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmbytjet, më e keqja pritet të vije nesër sipas meteorologëve

Posted: 08 Nov 2016 02:51 PM PST

Moti i keq e reshjeve dhe reshjet e dendura duket se do të vijojë, pasi meteorologët parashikojnë se më e keqja pritet nesër. Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë me dije se situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme, ndërkohë që qytetet më të rrezikuara për shkak të reshjeve do të jenë Gjirokastra dhe Saranda. “Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton nuk dorëzohet, ky është mesazhi i minutave të fundit [FOTO]

Posted: 08 Nov 2016 02:46 PM PST

Kampi i kandidates demokrate për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, vazhdon të kërkojë votën e qytetarëve. Përmes sms-ëve, kërkohet nga ata që të japin votën e tyre, dhe të shprehin qartë mbështetjen e tyre për të.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovarët dhe amerikanët në Kosovë votojnë për Hillary Clinton

Posted: 08 Nov 2016 02:44 PM PST

Në organizimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, së bashku me Klan Kosovën, është bërë edhe një votim i brendshëm se kush do të fitoj zgjedhjet. Nga 163 vota, më së shumti ka marr Hillary  Clinton gjithsejtë 130. Donald Trump ka fituar vetëm 25 vota, ndërsa 8 të tjera kanë shkuar për kandidat të ndryshëm. Edhe njëherë kjo ka dëshmuar se kosovarët e dëshirojnë Hillary Clintonin për presidente. Të shohim nëse do të ndodhë kështu edhe në të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more