Skip to main content

Zëri: “10 golashënuesit më të mirë në Serie A (Foto)” plus 29 more

Zëri: “10 golashënuesit më të mirë në Serie A (Foto)” plus 29 more


10 golashënuesit më të mirë në Serie A (Foto)

Posted: 25 Nov 2016 02:51 PM PST

Andrea Belotti, Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, janë golashënuesit më të mirë në Serie A Pas vetëm 13 xhirove të zhvilluara në Serie A, sulmuesit e kanë qenë shumë të mirë para portës kundërshtare, duke realizuar një numër të konsiderueshëm të golave, shkruan Gazeta Express. Andrea Belotti i Torinos, Mauro Icardi i Interit dhe Edin Dzeko i Romës, ndajnë vendin e parë me nga 10 gola të shënuar deri më tani. Top pesëshen e mbyllin Immobile i Lazios dhe Salah i Romës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në SHBA vendoset për rinumërim votash

Posted: 25 Nov 2016 02:24 PM PST

Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë një kërkesë për një rinumërim të votave në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve. Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër, e kandidatit presidencial Jill Stein. Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani, njofton BBC. Fitorja eventuale e kandidates demokrate Hillary Clinton në Wisconsin nuk do ta përmbyste epërsinë e republikanit Trump, meqë ky shtet jep......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kosovë vie turneu prestigjioz ‘Uhilas Talent Cup 2016’

Posted: 25 Nov 2016 02:22 PM PST

Talentët e futbollit në grupmoshat U11, fundjavën e parë të dhjetorit do të kenë një rast ideal për ta dëshmuar talentin e tyre para ekspertëve. Më 4 Dhjetor 2016, në Pallatin e Sporteve "Bill Klinton" në Ferizaj, do të mbahet turneu i njohur botëror UHILAS TALENT CUP 2016, për talentët e lindur në vitin 2006. Përveç shpërblimeve për ekipet më të mira, bëhet e ditur se ekipi që shpallet kampion do të udhëtojë në Gjenevë të Zvicrës për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për dy ditë janë mbledhur mbi 7 mijë nënshkrime në peticionin #DrejtësiPërAstritin

Posted: 25 Nov 2016 02:19 PM PST

Peticioni për drejtësi në rastin e vdekjes së Astrit Deharin dje dhe sot ka mbledhur plot 7218 nënshkrime. Ndryshe nga këto dy ditë që nënshkrimet janë mbledhur vetëm në Prishtinë, te pikat Sheshi Zahir Pajaziti; Sheshi Nënë Tereza; Para Pallatit të Rinisë, NewBorn dhe përball rektoratit, nesër do të zgjerohet rrjeti.  Shoqëria civile ka paralajmëruar që do të zgjerohen edhe në dy qytete tjera: Gjakovë dhe Podujevë. Në Gjakovë pikat kryesore janë: Parku i Qytetit; Sheshi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sheshel, i preferuari i serbëve për President

Posted: 25 Nov 2016 02:13 PM PST

Në vitin 2017 në Serbi do të mbahen zgjedhjet për president të shtetit dhe sipas një sondazhi online të gazetës serbe Kurir, i preferuari i padiskutueshëm i serbëve është Lideri i Radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel. Rezultati i sondazhit, që po vazhdon, ka qenë shokues për shumë kë, pasi Sheshel është edhe para Presidentit aktual, Tomislav Nikoliq e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq,  njofton Klan Kosova. Madje, Sheshel prinë në votimin online edhe në raport me kryeministrin serb......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia dëshiron ta marr sërish nën kontroll qiellin e Kosovës

Posted: 25 Nov 2016 02:00 PM PST

Gazeta serbe Večernje Novosti, shkruan se përfaqësuesit e Serbisë do të takohen me një delegacioni të NATO-s në selinë e NATO-s me 14 dhjetor ku do të bisedohet për rikthimin nën Serbi të hapësirës ajrore mbi Kosovën – të cilën momentalisht e kontrollon KFOR-i. “Në lidhje me kontrollimin e hapësirës ajrore, në Bruksel do të diskutojnë edhe Aleksander Vuçiq e Jens Stoltenberg”, shkruan Novosti. “Kërkesat tona janë të gatshëm dhe qëndrimi është shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mihajlovic qesh me çmimin e Belottit, tallet me Manchester Unitedin

Posted: 25 Nov 2016 01:48 PM PST

inisa Mihajlovic mendon se asnjë lojtarë nuk vlen 100 milionë euro Andrea Belotti është duke shkëlqyer këtë edicion, i cili ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e italianit. Sipas mediave italiane e britanike, Manchester United është gati të paguajë klauzolën e lojtarit, që është 90 milionë euro. Kjo shifër e ka bërë të qesh trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajlovic. “Nëse ka ndonjë skuadër që dëshiron të paguajë shifra të tilla......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Rikthehen në punë 6 mijë mësues të suspenduar pas puçit

Posted: 25 Nov 2016 01:43 PM PST

Më shumë se 6 000 mësues turq që ishin suspenduar pas puçit të dështuar në korrik janë rikthyer në funksionet e tyre, njoftoi sot Ministria turke e Arsimit. Gjithsej, 6 007 mësues që ishin suspenduar për shkak se dyshoheshin të kishin lidhje me organizata terroriste janë rikthyer në postet e tyre”, deklaroi Ministria. Autoritetet turke kanë akuzuar klerikun turk Fetullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të korrikut. Ai ka mohuar të gjitha akuzat. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Heroi i Kosovës Jon Harrison ka nevojë për ndihmë që ta mposhtë sëmundjen (VIDEO)

Posted: 25 Nov 2016 01:17 PM PST

Në ditët më të vështira për Kosovën, Jon Harrison, erdhi për të  ndihmuar, por tani ai pikërisht në Kosovë gjeti edhe qarën për hallin e tij të madh. Ish-pjesëtari i forcave speciale Britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tani po përballet me sëmundje shumë të rënda. Por për njërën prej tyre, kancerin në tru, një mjek kosovar i dha këshill të rëndësishme. Por,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Elvana Gjata këngëtarja me vëmendjen më të madhe (VIDEO)

Posted: 25 Nov 2016 01:07 PM PST

Nuk është hera e parë që artistë apo këngëtarë duan të bëhen lajm për të rënë në sy të mediave dhe publikut. Emri më i përfolur gjatë muajve të fundit, del të jetë ai i këngëtares Elvana Gjata. Janë blofe apo nuk janë, këngëtarja ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve. Gjithçka nisi në muajt e verës, periudhë kjo shumë e angazhuar për këngëtarët pasi i gjejmë në mbrëmje të shumta muzikore. Por,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xherdan Shaqiri hap akademi futbolli në Kosovë (FOTO)

Posted: 25 Nov 2016 12:47 PM PST

Shqiptarët nëpër Evropë po tregohen të suksesshëm thuajse në të gjitha sferat e jetës. Sa i përket futbollit, Xherdan Shaqiri padyshim që mund të merret shembull nga të rinjtë për suksesin e tij fillimisht me Baselin pastaj edhe me Bayernin ku arriti kulmin duke fituar trofeun më të çmueshëm për klube, Ligën e Kampionëve. Por një tjetër Shaqiri ka filluar furishëm me suksese në Zvicër, vendi i mundësive për shqiptarët. Ari Shaqiri, është vëllai i madh i Xherdanit i cili......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunaçek: Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive

Posted: 25 Nov 2016 12:45 PM PST

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka thënë sot se është e shqetësuar me faktin se pesë shtete të BE-së nuk po e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lunaçek ka thënë po ashtu se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe. Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë sot se Spanja nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të çështjes së saj me krahinën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekipi i Trumpit, i ndarë për Sekretarin e Shtetit

Posted: 25 Nov 2016 12:34 PM PST

Një mosmarrëveshje në ekipin e tranizionit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, lidhur me kandidatët e mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit, është bërë publike, duke e lënë të paplotësuar atë deri sa të zgjidhen këto mosmarrëveshje. Grupet rivale brenda ekipit të zotit Trump janë të ndarë mes atyre që mbështesin kandidatin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney dhe atyre që mbështesin ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudolph Giuliani. Të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi flet për ndeshjen me Italinë

Posted: 25 Nov 2016 12:12 PM PST

Gianni De Biasi mendon se ndaj Italisë do të jetë një sfidë tejet e vështirë, por shpreson se Shqipëria do të marrë rezultat pozitiv Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, nga Potenza në Itali ku u nderua me çmimin “Alfredo Mancinelli”, përsëriti edhe një herë se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje e veçantë, sidomos për të. Megjithatë, ai thotë se do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat sa më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Do e dekretoj dënimin me vdekje nëse votohet në Parlament

Posted: 25 Nov 2016 12:00 PM PST

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi sot se do të dekretonte rivendosjen e dënimit me vdekje nëse Parlamenti do ta votojë këtë çështje, duke shpërfillur paralajmërimet e Bashkimit Evropian që e konsideron një masë të tillë si të papajtueshme në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në bllokun e BE-së. Në përgjigje të një turme që po protestonte “Duam dënimin me vdekje”, Erdogan u shpreh se megjithëse ju e dëshironi, kjo çështje nxit shqetësimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Lola 19 vjeçare u pushkatua në gusht ‘44', historia e dhimbshme që rrëfen Edi Rama me nazistët gjermanë!

Posted: 25 Nov 2016 11:49 AM PST

Një histori e dhimbshme që bën fjalë për një 19 vjeçare, e cila është pushkatuar nga nazistët gjermanë, është risjellë këtë herë në vëmendjen nga kryeministri, Edi Rama. Me shprehjen ‘Lavdi për jetë”, Rama me pak rreshta ka zgjedhur këtë histori sot për të treguar atë çfarë ka vuajtur vendi ynë nga regjimi nazist.  Ja çfarë tregon  Edi Rama Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga radhët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maradona vjen në Kroaci me të dashurën, e cila është 30 vite më e re se ai (FOTO)

Posted: 25 Nov 2016 11:43 AM PST

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka mbërritur në Kroaci për të ndjekur finalet e Davis Cup. Së bashku me të, ka ardhur edhe e dashura e tij, 30 vite më e re se ai, Rosio Olivia. Me të mbërritur në aeroport, Olivia ka marrë vëmendjen e medieve kroate, gjë e cila nuk i pëlqej Maradonas, që edhe refuzoi të flasë për këtë media.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Me demarkacion po pengohet shteti, ky nuk është vullneti i qytetarëve

Posted: 25 Nov 2016 11:40 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka ende hapësirë që pozita dhe opozita të gjejnë një zgjidhje për marrëveshjen e demokarciaonit dhe t’i hapet rruga liberalizimit të vizave. “Unë mendoj se hapësira domosdoshmërisht duhet të ekzistojë, sepse ne kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë përgjegjësi tani ne s’mund ta zhvendosim meqë jemi në opozitë dhe të themi se është përgjegjësi e pozitës sepse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kondogbia vendos për të ardhmen

Posted: 25 Nov 2016 11:17 AM PST

Kondogbia i ka thënë JO Olympique de Marseille Mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia, ka ndërruar mendje. Ai po kalonte një sezon tejet të vështirë te Inter, por duket se gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Stefano Piolit, shkruan Express. Mesfushori francez po e mendonte largimin nga Milano, por duket se Stefano Pioli e ka shtyrë atë të ndërrojë mendje. Sipas mediave italiane, Olympique de Marseille e dëshironte lojtarin për afatin kalimtar të janarit, por 23 vjeçari dëshiron të fitojë një vend në formacionin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli – studentëve të Drenasit: Kemi nevojë për nacionalizëm bashkëkohor

Posted: 25 Nov 2016 11:15 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka takuar qindra studentë të Drenasit, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimin e Drenasit dhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë. Veseli ka thënë se shtetndërtimi ende nuk ka përfunduar dhe vendi po kalon momente mjaft sfiduese. “PDK ka vizion të qartë qeverisës dhe ka guxim për të marrë vendime dhe për t’u përballur me sfidat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A jeni gati për Dafinën (Foto/Video)

Posted: 25 Nov 2016 11:08 AM PST

Këngëtarja Dafina Buzhala ka paralajmëruar këngën e saj më të re, të cilën ajo e ka titullu “Numri njo” Dafina Buzhala tashmë nuk është një emër i panjohur në skenën e muzikës sonë. Këngëtarja në bagazhin e saj ka një numër të madh këngësh që janë bërë edhe hite, derisa ajo vazhdon që të punojë dhe veprojë që një kohë tashmë. M’u për këtë ajo pritet që së shpejt të sjell këngën e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tronditet Barcelona

Posted: 25 Nov 2016 10:37 AM PST

Gerard Pique është në dyshim për ndeshjen ndaj Real Sociedad Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mund të humbasë sfidën e së dielën ndaj Real Sociedad, pasi nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan Gazeta Express. Pique luajti gjithë ndeshjen ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve, ku bëri paraqitje tejet të mirë – por tani mediat spanjolle shkruajnë se 29 vjeçari ka probleme me pulpën e këmbës dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çmenduria e blerjeve të ‘Black Friday’, 2 persona të vrarë (Video)

Posted: 25 Nov 2016 10:31 AM PST

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në 3 incidente të ndara në New Jersey, Nevada dhe Tenessee të SHBA-së teksa bënin pazar gjatë të ashtuquajturës “Black Friday”, (E premtja e Zezë) kur dyqanet e të gjitha llojeve bëjnë ulje drastike të çmimeve. Një burrë u qëllua për vdekje dhe vëllai i tij u plagos nga të shtënat jashtë një dyqani në New Jersey mëngjesin e së premtes, ndërsa një tjetër u qëllua në një parking në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është shoferi më i pafat në botë (Video)

Posted: 25 Nov 2016 10:18 AM PST

Ky është momenti kur një automjet është shkatërruar për shkak se u godit nga një shufër e madhe hekuri, që po transportohej nga një kamion. Në momentin kur kamioni po merrte kthesën, ngarkesa ka rrëshqitur duke prekur automjetin tjetër që po kalonte në atë moment me shpejtësi, transmeton syri. Siç duket edhe në video, vetura u shkatërrua plotësisht në pjesën e prapme, ndërsa nuk dihet nëse shoferi është dëmtuar apo jo. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Premierë: Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu rikthehen me “Qelibar” (Video)

Posted: 25 Nov 2016 10:08 AM PST

Këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare Shumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa kanë shënuar rikthimin e tyre në muzikë me këngën më të re “Qelibar”. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Shkumbini, për orkestrimin është kujdesur Besim Baftiu, gjersa për mastering dhe post produksion Dritëro Shaqiri. Videoklipi është realuzar nga produksioni “Labia Film” në bashkëpunim me Blerdi Malushin. “Qelibar” ka risjellë më në formë se kurrë çiftin e njohur, i cili......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: Mirënjohje për kontributin tuaj

Posted: 25 Nov 2016 10:05 AM PST

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka uruar popullin shqiptar për festën e Pavarësisë më 28 Nëntor. “Me kërkesë të presidentit Obama dhe popullit amerikan kam kënaqësinë të uroj popullin shqiptar me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së vendit, më datë 28 Nëntor”, thotë Kerry në mesazhin e tij. Shefi i diplomacisë amerikane shprehet se, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. “Vendi juaj është një fuqi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është e dashura e re super-seksi e Cristiano Ronaldos (FOTO)

Posted: 25 Nov 2016 09:55 AM PST

Cristiano Ronaldo ka qenë protagonisti kryesor i medieve botërore këtë javë. Kësaj here, futbollisti i Realit është përfolur për lidhjen e re që ka nisur me modelen e re spanjolle Georgina Rodriguez. MundoDeportivo sjell disa fotografi të të dashurës së re të Cristiano Ronaldos.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pishina spektakolare që ka çmendur rrjetin

Posted: 25 Nov 2016 09:53 AM PST

Kjo është padyshim pishina më spektakolare që mund të ekzistojë në botë. Ajo i përket Riad Yasmine, në Marrakech të Marokut. Pasi një blogere postoi foto nga pishina përrallore, fotoja u shpërnda dhjetra mijëra herë në rrjet. “Një oaz për shplodhjen e shpirtit”, shkruante blogerja Lauren Bullen. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drenica shkarkon trajnerin

Posted: 25 Nov 2016 09:43 AM PST

Pas rezultateve të dobëta në Superligë, klubi i Drenicës ka liruar nga detyra trajnerin Afrim Jashari Kryesia e klubit ka mbajtur një mbledhje pas humbjes së sotme nga Feronikeli dhe ka vendosur për shkarkimin e trajnerit Jashari. “Kryesia e klubit, ka mbajtur një mbledhje me datë 25.11.2016, pas ndeshjes me KF Feronikelin, ku ka analizuar ndeshjen e fundit dhe rrjedhën e stinorit në tërësi, dhe ka vendosur ta lirojë nga detyra kryetrajnerin, Afrim Jashari. Klubi e falënderoj përzemërsisht për punën dhe angazhimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxha: Prokuroria e kapur, bashkëpunon me kriminelët

Posted: 25 Nov 2016 09:34 AM PST

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se institucionet shtetërore janë jokredibile për të zbardhur të vërtetën e vdekjes në burg të aktivistit Astrit Dehari. “Ne insistojmë që t’u ndërprehet rruga njerëzve të komprometuar, e t’u hapet rruga njerëzve të tjerë të pavarur me kërkesë të familjes që të vazhdojnë me hetimet. Pati deputetë që dhanë nënshkrimet, por më pas me presion i tërhoqën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more