Skip to main content

“Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video)” plus 3 more Telegrafi Shendetesi

“Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video)” plus 3 more Telegrafi Shendetesi


Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video)

Posted: 05 Nov 2016 01:12 AM PDT

Ata të cilët gërditen nuk duhet ta shikojnë këtë video.

Edhe pse në çdo paketim të shkopinjve për veshë shkruan që të mos futen në kanalin e veshit, njerëzit kështu veprojnë akoma.

Në rend të parë, për shkak se nuk dinë se si ndryshe t'i pastrojnë veshët, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit me këtë vërejtje heqin përgjegjësinë nga incidentet, ndërkaq askush nuk jep zgjidhje praktike.

Nëse bëni pjesë në mesin e shumicës të cilët besojnë që asgjë e keqe nuk mund t'ju ndodhë, mbase do të ndryshoni mendim pasi që të shikoni këtë video.

o-cleaning-ear-facebook

Dr. Kunal Karade, nga Nagpuri i Indisë, ka kanalin e vet në YouTube në të cilin publikon intervenime të ndryshme mjekësore.

Në mesin e tyre është edhe pastrimi i veshit pasi që një pjesë e pambukut një femre i ka ngecur në kanalin e veshit. Një muaj të plotë. Që kur i ka ngecur pambuku, ka filluar të ketë probleme me veshin.

Mirëpo te mjeku ka shkuar vetëm pas një muaji kur është zhvilluar infeksioni i veshit. Doktori dalëngadalë ia ka nxjerrë mbetjet e qelbësuara të pambukut dhe pastaj ka pastruar tërë veshin.

Vërejtje: Kujdes, pamja nuk është e këndshme dhe shumica do ta përjetojnë si të gërditshme.

Shikojeni videon.

/Telegrafi/

The post Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video) appeared first on Telegrafi.

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Posted: 04 Nov 2016 03:18 PM PDT

Psikologët e Duke University në Londër, kanë bërë një hulumtim të gjerë, dhe kanë nxjerr rezultatin se tymosja e tepërt e marihuanës, i bën njerëzit të dështuar.

Studimi i bërë fëmijë dhe të rritur deri në 38-vjeçar, që tymosin së paku katër herë në javë, ka zbuluar se ata kanë më pak cilësi shoqërore, se sa prindërit e tyre, transmeton Telegrafi.

Tymosësit e rregullt, kanë probleme me paratë, punën dhe lidhjen me partnerin – e cila përkeqësohet me vazhdimin e përdorimit të marihuanës.

Përdoruesit e kësaj bime, kanë edhe probleme socio-ekonomike dhe nivel më të ulët të inteligjencës, sjellje jo sociale dhe motivim më të vogël.

Ata që përdorin marihuanë në fëmijëri, kanë ankthe, depresion dhe adoleshencë jo të mirë.

"Personat që tymosin për një kohë të gjatë, ka mundësi që vjedhin, gënjejnë sepse nuk mund të punojnë si duhet dhe mashtrojnë në lidhje" nënvizohet më tutje në hulumtim. /Telegrafi/

The post Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën 'dështak' appeared first on Telegrafi.

Studimi i ri thotë se QUMËSHTI dhe DJATHI nuk iu shëndoshin

Posted: 04 Nov 2016 01:59 PM PDT

Sipas një studimi kinez, një gotë me qumësht në ditë ul me 16% rrezikun e shtimit të peshës trupore, duke akumuluar yndyrën.

Shpesh të akuzuara se shtojnë rrezikun e obezitetit, qumështi dhe djathërat kanë qenë më shumë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Ky është përfundimi që del nga një studim në Kinë në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Qindaos dhe të publikuar në revistën "Annals of Epidemiology".

Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit.

8319490aee1ba054937f68c4e48e29f1

Sipas autorëve, bëhet fjalë për një rezultat domethënës që mund të ketë një ndikim të vërtetë mbi frontin e shëndetit publik.

Kalciumi ju bën të humbni në peshë – Studimet e mëparshme, kanë treguar se doza të mjaftueshme të kalciumit, kanë lidhje me humbjen e peshës trupore.

Në një studim të bërë në Brazil, për shembull është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë.

Yndyra "të larguara" – Sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit, mund të jenë kryesisht dy.

Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit, do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha. /Telegrafi/

The post Studimi i ri thotë se QUMËSHTI dhe DJATHI nuk iu shëndoshin appeared first on Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që e shëron HIV/AIDS?

Posted: 04 Nov 2016 06:04 AM PDT

Shkencëtarët duket se e kanë zbuluar një ilaç, i cili shpresojnë se do të ndihmojë në shërimin e HIV/AIDS.

Hulumtuesit e Izraelit kanë identifikuar një proteinë e cila besohet se e zvogëlon virusin në pacientët e infektuar për 97 për qind brenda vetëm tetë ditëve, sipas Times of Israel, transmeton Telegrafi.

Këto zbulime i rrisin shpresat e personave të prekur me këtë sëmundje që ka vrarë më shumë se një milionë njerëz vetëm në vitin 2015.

Virusi HIV e sulmon një lloj të qelizave të bardha të gjakut që njihet si CD4, e i cili përdoret nga trupi për t'i luftuar sëmundjet si gripi.

Virusi e përdorë makinerinë e brendshme të këtyre qelizave për ta marrë në kontroll dhe për të bërë më shumë kopje të vetvetes, rrjedhimisht duke i shkatërruar të gjitha qelizat CD4.

Posa qelizat CD4 të nj ë pacienti të kenë rënë më poshtë se 200 milimetra kubi të gjakut, ata konsiderohet se kanë kaluar në fazën Aids.

Përbërësi i zbuluar, i quajtur Gammora, do të vazhdojë të përdoret me shpresën që së shpejti do të jetë i aftë t'i vret 100 për qind të qelizave të infektuara me HIV. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që e shëron HIV/AIDS? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more