Skip to main content

“Turqia kritikon Mogherinin dhe Gjermaninë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Turqia kritikon Mogherinin dhe Gjermaninë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Turqia kritikon Mogherinin dhe Gjermaninë

Posted: 08 Nov 2016 08:29 AM PST

Ministria e Jashtme e Turqisë ka kundërshtuar kritikat e shefes por politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherni, si të "papranueshme" duke theksuar se BE-ja nuk e kupton ndjeshmërinë e Ankarasë në luftën kundër terrorizmit. Ministria e jashtme në Ankara tha se BE-ja ka humbur kredibilitetin e saj tek qytetarët e Turqisë kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit. Më heret gjatë ditës, Mogherini ka kritikuar ashpër veprimet e pas grusht shtetit të Turqisë, duke I bërë thirrje Ankarasë "që të ruaj demokraicë e saj parlamentare, përfshirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sundimit e ligjit, liritë themelore dhe të drejtat e secilit për një gjyq të drejtë". Mogherini i përshkroi masat ndaj mediave turke dhe politikanëve të opozitës që prej dështimit të puçit ndaj presidentit Recep tayyipp Erdogan në korrik, si "shumë shqetësuese". Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, më 8 nëntor akuzoi Gjermaninë për lejimin e dy grupeve militante nga Turqia që të veprojnë pa ndëshkim në tokën gjermane – Partinë e Punës të Kurdistanit (PKK) dhe Frontin Çlirimtar të Popillit Revolucionar (DHKP-C). Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka hedhur poshtë pohimet e Cavusoglut, duke thënë se edhe PKK PKK dhe DHKP-C janë ndaluar dhe "ndjekur penalisht" në Gjermani si "grupe terroriste". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni Evropian publikon të mërkurën Raportin për Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 07:27 AM PST

Komisioni Evropian do ta publikojë raportin e tij mbi Kosovën të mërkurën, më 9 nëntor. I njohur si raporti i progresit, ai pritet të përmbajë shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, sipas monitorimit që i bën Komisioni Evropian. Si zakonisht aty pasqyrohen edhe ngecjet dhe sfidat . "Raportit mbi Kosovën 2016", do t'u dorëzohet zyrtarisht udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit. Kurse rreth orës 13.00 do të mbahet edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel. Vitin e kaluar, Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, kishte konstatuar si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi. Njëherësh, është kërkuar që të ketë më shumë rezultate në luftimin e krimit të organ izuar dhe korrupsionit. Kurse nga partitë politike ishte kërkuar që të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimi i punës së Kuvendit. Tani mbetet të shihet adresimi që do t'i bëhet ngecjes së Kosovës për përfshirje në liberalizimin e vizave për shkak të mos pajtimeve rreth ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Komisioni Evropian, harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra vetë në homazhet dhe varrimin e Deharit

Posted: 08 Nov 2016 07:11 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një mbledhje komemorative kushtuar aktivistit të saj, Astrit Dehari. Ai vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Të pranishëm në komemoracion ishin edhe familjarët e Astirt Deharit. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton voton në Nju Jork

Posted: 08 Nov 2016 07:08 AM PST

E nominuara e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, ka votuar në një shkollë në afërsi të vendbanimit të saj në qytetin e Nju Jorkut, pas hapjes së vendvotimeve përgjatë bregut lindor të vendit, më 8 nëntor. Edhe kandidati për zëvendës president, Tim Kaine, votoi në afërsi të shtëpisë së tij në Riçmond, Virxhinia. (AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary Clinton votoi afër Nju Jorkut

Posted: 08 Nov 2016 06:46 AM PST

Kandidatja demokrate për presidenti amerikane, Hillary Clinton, ka votuar sot afër shtëpisë së saj në qytetin e vogël, Çapakua, jo shumë larg Qytetit të Nju Jorkut. "Jam shumë e lumtur", tha Clinton, derisa së bashku me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, ish-president amerikan, doli nga vendvotimi. Zonja Clinton theksoi se është një ndjenjë e veçantë për të votuar, "pasi shumë njerëz llogarisin në rezultatin e këtyre zgjedhjeve". Hillary Clinton, që synon të bëhet presidentja e parë e në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka udhëhequr në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit, ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump. Kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Kaine, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shtetin Virxhina, pak kohë pas orës 6 të mëngjesit, kur u hapën vendvotimet. Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, pritet të votoj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Militantët e IS-it i kanë rrëmbyer qindra ish-ushtarë irakianë

Posted: 08 Nov 2016 06:18 AM PST

Kombet e Bashkuara thonë se militantët e Shtetit Islamik (IS), i kanë rrëmyber afro 300 ish-ushtarë të Irakut, afër qytetit Mosul. Këtë qytet, forcat qeveritare të Irakut po përpiqen ta rimarrin nga ekstremistët. OKB tha se militantët e IS-it i detyruan afro 1,500 familje nga qyteti Hamam al Alil, që të lëvizin në Mosul. "Duket se njerëzit janë lëvizur ose rrëmbyer me dhunë dhe synimi është që ose të përdoren si mburojë njerëzore ose, varësisht nga lidhjet e tyre të perceptuara, të vriten", tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, gjatë një fjalimi sot në Gjenevë. Afro 100 ish-ushtarë irakianë ishin rrëmbyer më 3 nëntor nga fshati Mawali, që është 20 kilometraa në perëndim të Mosulit. 195 ushtarë të tjerë ishin rrëmbyer në periudhën prej 1 e deri më 4 nëntor në fshatrat e rajonit, Tal Afar. Shamdasani tha se fati i civilëve është "i panjohur".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interpol: Suspendohen tri aplikacione për pranim, përfshirë ai i Kosovës

Posted: 08 Nov 2016 06:05 AM PST

Interpol i ka suspenduar aplikacionet e palestinezëve, të Kosovës dhe Ujëdhesave Solomone, për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare policore. Ky vendim i Interpolit nga Izraeli është përshëndetur si "triumf" i diplomacisë së tij. Në kumtesën e sotme të Interpolit, thuhet se ishte caktuar një këshilltar për të bërë rekomandime për pranimin e anëtarëve të ardhshëm. Studimi i këtij këshilltari do të paraqitet në Asamblenë e përgjithshme të Interpolit, vitin e ardhshëm në Pekin të Kinës. Interpoli tha se "të gjitha aplikimet e tashme dhe të ardhshme për anëtarësim, përfshirë atë nga Republika e Kosovës, Shteti i Palestinës dhe Ujëdhesat Solomone, janë suspenduar", raporton AP nga Parisi. Në deklaratën e përbaashkët të Ministrisë së jashtme të Izraelit dhe Policisë së Izraelitt, Tel Avivi i ka akuzuar palestinezët për politizimin e Interpolit dhe tha se ka "kishte ndërmarrë një përpjekje intensive globale për ta kthyer nismën palestineze". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania arreston 5 të dyshuar për lidhje me IS

Posted: 08 Nov 2016 06:03 AM PST

Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik. Të pesë personat janë arrestuar gjatë një numri bastisjesh në pjesën veriore në rajonin e Rhine Westphalia dhe në Sanksioninë e Ulët. Zyra e prokurorit federal në një kumtesë të saj tha se të pesë personat u arrestuan me dyshimin për mbështetje të organizatës terroriste. Në mesin e të arrestuarve ishte një shtetas irakian i identifikuar si Ahmad Abdulaziz Abdullah A., i cili njihej më shumë me pseudonimin Abu Walaa. Zyra e prokurorit federal tha se Walaa, 32 vjeçar, ishte udhëheqës kryesor i grupit në Gjermani dhe ka mbështetur hapur grupin IS. Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere tha se ishte e rëndësishme që të parandalohen njerëzit që të "radikalizohen aq sa të rrezikojnë të bëhen terroristë". "Nuk duam që terrorizmi të ndodh në Gjermani", tha ai. "Nuk duam që terrorizmi të eksportohet nga Gjermania".      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia pret raport të kushtëzuar nga Komisioni Evropian

Posted: 08 Nov 2016 05:27 AM PST

Maqedonia pret që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian të përmbajë kushte për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE. Para së gjithash, pritet që të kërkohen zgjedhje të lira dhe demokratike në dhjetor, ndërsa do të apostrofohen edhe ngecjet nga raportet e kaluara, si sundimi i ligjit, politizimi i gjyqësorit, por edhe kriza politike, me theks të veçantë pengesat ndaj Prokurorisë Speciale në zbardhjen e aferës së përgjimeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungari: Parlamenti nuk arriti ta miratoj legjislacionin për migrantë

Posted: 08 Nov 2016 04:52 AM PST

Parlamenti i Hungarisë i ka hedhur poshtë propozimet për amandamente kushtetuese, me të cilat do të ndalohej vendosja e migrantëve në këtë vend. Gjithsej 131 ligjvënës votuan për këtë masë, ndërsa 3 e kundërshtuan atë, por meqë për miratimin e legjislacionit nevojiteshin 133 vota (dy të tretat), propozimi nuk pat sukses. Ky votim i sotëm në parlamentin e Hungarisë është pengesa e dytë madhore për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, që cilësoht si popullist anti-migrant dhe politikan i krahut të djathtë. Në muajin tetor hungarezët në referendum votuan për refuzimin e kuotave të Bashkimit Evropian për migrantë, por pjesëmarrja e ulët e zhvlerësoi rezultatin. Përpjekja e kryeministrit Orban për kalim të legjislacionit u bë si reagim ndaj kuotave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria vitin e kaluar, e sipas të cilave nëpër gjithë BE-në do të shpërndaheshin 160 mijë migrantë. Sipas këtyre kuotave, Hungaria duhet t'i pranoj 1,294 migrantë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Votimet filluan në nëntë shtete

Posted: 08 Nov 2016 03:52 AM PST

Shtetasit amerikanë sot votojnë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, pas një fushate që është cilësuar si më kundërthënëse në hisitorinë e Shteteve të Bashkuara. Në orën 12 sipas kohës evropiane, vendvotimet janë hapur në nëntë shtete të bregut lindor, ndërsa tashmë në tri fshatra të vogla zgjedhjet kanë përfunduar. Vendovotimet janë hapur në Konektikat, Indiana, Kentaky, Main, Nju Hempshër, Nju Xherzi, Nju Jork, Vermont dhe Virxhinia. Një numër rekord i amerikanëve, më se 46 milionë, tashmë kanë votuar me postë apo në kuadër të votimeve të hershme. Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, sot në ditën e zgjedhjeve, ka hyrë me një epërsi në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit në krahasim me kandidatin republikan, Donald Trump. Pritet se rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme presidenciale do të fillojnë të paraqiten nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës evropiane. Fituesi do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 janar, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bugajski: Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin dhe Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 03:02 AM PST

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, me seli në Washington, thotë se Hillary Clinton do të ishte shumë më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte që ta arrinte kompletimin e misionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

HRW: Korrespondentja e REL-it në Turkmeni është keqtrajtuar

Posted: 08 Nov 2016 02:06 AM PST

Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në Turkmeni, Soltan Achilova, aktualisht është marrë në pyetje nga policia e pastaj është sulmuar dhe plaçkitur nga persona të panjohur. HRW thotë se sulmi ndaj Soltan Achilova, 67 vjeçare, është i fundit në serinë e sulmeve kundër korrespondentëve në këtë vend të Azisë Qendrore. "Përvoja e tmerrshme e Achilovës ishte qartas një tjetër përpjekje e orkestruar për heshtjen e kritikëve", tha mbrëmë, Rachel Denber, nga organizata HRW, dhe ka shtuar se "gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa qenë të sulmuar ose të arrestuar nga policia për shkak se e kryejnë punën e tyre". HRW tha se Achilova ishte sulmuar dhe plaçkitur nga persona të panjohur, pas pyetjeve të policisë lidhur me fotografitë që ajo i kishte bërë në një qendër tregtare në kryeqytetin Ashgabat, më 25 tetor. Në vitin 2015, një gjykatë në Turkmeni e ka dënuar korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Saparmamed Nepeskuliev, me tri vjet burg me akuza të falsifikuara për drogë. Po këtë vit, autoritetet e Turkmenisë i detyruan tre korrespondentë të tjerë që të mos punojnë për Radion Evropa e Lirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Arrestohen pjesëtarët e dyshuar të një grupi islamik

Posted: 08 Nov 2016 01:44 AM PST

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) thotë se i ka arrestuar disa pjesëtarë të dyshuar të organizatës islamike të ndaluar, Hizb ut-Tahrir, në qytetin Shën Petersburg. FSB tha se të dyshuarit, numri i saktë i të cilëve nuk është publikuar, janë arrestuar sot. Prej vitit 2014, FSB-ja i ka arrestuar 9 anëtarë të tjerë të këtij grupi, ndërsa 7 prej tyre janë dënuar me burg për disa vite. Hizb ut-Tahrir është një organizatë globale me seli në Londër, që synon bashkimin e të gjitha vendeve myslimane në një kalifat islamik. Gjykata Supreme e Rusisë e ka ndaluar veprimtarinë e kësaj organizate në vitin 2013, ndërsa mbështetësit e saj i cilëson si "ekstremistë". Anëtarët e grupit, Hizb ut-Tahrir, insistojnë se kjo organizatë është paqësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Në tri fshatra të vogla kanë përfunduar zgjedhjet presidenciale

Posted: 08 Nov 2016 01:01 AM PST

Në disa fshatra të vogla të shtetit Nju-Hampshër, sot janë mbajtur votimet për zgjedhjen e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.  Vendvotimet në vendbanimet e vogla në Dixville, Hart's Location dhe Millsfield, janë hapur pak kohë pas mesnatës dhe janë mbyllur brenda disa minutave, pasi të gjithë personat me të drejtë zgjedhore e kanë hedhur votën e tyre. Kandidatja demokrate, Hillary Clitnon, ka fituar më shumë vota në Dixville dhe Hart's Location, ndërsa i nominuari republikan, Donald Trump, ka fituar bindshëm në Millsfield, ku ai triumfoi me 16 vota për të dhe 4 për Clintonin. Kështu, votimet në këto tri fshatra të vogla i dhanë zotit Trump një epërsi të hershme, pasi për të kanë votuar 32, ndërsa për zonjën Clinton, 25 zgjedhës. Sipas ligjit të shtetit, Nju-Hampshër, komunitetet me më pak se 100 votues, mund të lejohen t'i hapin vendvotimet në mesnatë dhe t'i mbyllin ato, kur të gjithë zgjedhësit të votojnë. Në disa vendvotime është shënuar prani më e madhe e përfaqësuesve të mediave se sa votues.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I jepet lamtumira Astrit Deharit - kërkohet drejtësi

Posted: 08 Nov 2016 01:00 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një mbledhje komemorative kushtuar aktivistit të saj, Astrit Dehari. Ai vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Të pranishëm në komemoracion ishin edhe familjarët e Astrit Deharit. Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se i ndjeri Dehari ishte arrestuar dhe paraburgosur përmes rastit të montuar. Lidhur me vdekjen e tij, Ymeri tha se drejtësia duhet të sillet në vend, duke akuzuar drejtpërdrejt autoritetet shtetërore. "Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend edhe për Astritin, e veçanërisht për Astritin. Nuk do të pajtohemi kurrë. Regjimi i instaluar në Kosovë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vdekjen e Astritit dhe për këtë do të përgjigjen. Drejtësia do të vendoset. Këtë drejtësi e kërkon Astriti. Në këtë drejtësi insistojmë edhe ne", ka thënë Ymeri. Avni Dehari, babai i të ndjerit Astrit Dehari, ka kërkuar që të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astritit. "Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ata që të bën që të mos jesh më fizikisht në mesin tonë, deshën të ta bëjnë vdekjen të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut, si etër, u përhap nëpër të gjithë Kosovën, nëpër të gjitha viset shqiptare", ka thënë Avni Dehari. Menjëherë pas mbledhjes komemorative, mijëra studentë dhe qytetarë kanë marrë pjesë në parakalimin që është quajtur "marshin protestues për drejtësi", i organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës, me rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Ata kanë parakaluar që nga hapësira e Universitetit të Prishtinës, përgjatë sheshit "Nëna Terezë", për të bërë më pas homazhe dhe për ngushëlluar familjen Dehari, në sheshin "Skënderbeu". Varrimi i të ndjerit Astrit Dehari është bërë sot në Prishtinë. Lamtumira i është dhënë nga familjarët, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mijëra qytetarë. Lamtumira, me mjaft emocione, i është dhënë edhe nga i kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. "Sot jemi mbledhur që ta përcjellim Astritin, së bashku. Jemi të pikëlluar që e humbëm, por jemi të gëzuar që e patëm. Astrit... fli i qetë. Nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë drejtësinë në fund, t'i gjejmë fajtorët dhe ta ndjekim drejtësinë deri në fund", ka thënë Ahmeti. Astrit Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi në gusht të këtij viti. Gjatë ditës së hënë, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës kanë kërkuar që të zhvillohet ekspertizë e pavarur për sqarimin e rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit. Në anën tjetër, familja Dehari kishte ngritur dyshime rreth vdekjes së Astritit, dhe ka kërkuar ekspertizë gjithëpërfshirëse. Po ashtu, gjatë ditës së hënë, një ekip i përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor të angazhuar nga familja e të ndjerit, ka bërë autopsinë e kufomës së Deharit. Rezultatet e para, preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, flasin për mundësinë që Dehari të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes. Pas përfundimit të autopsisë, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka thënë se "vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes". Sipas tij, Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri më tash, nuk ka të dyshuar. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-ja zgjedh presidentin e ri

Posted: 08 Nov 2016 12:08 AM PST

Votuesit në SHBA po votojnë në zgjedhjet thellësisht të përçara presidenciale, që mund të përcaktohen nga disa prej shteteve të pavendosura, ku kandidatët – Hillary Clinton dhe Donald Trump - u përpoqën t'i bindin votuesit në ditën përfundimtare përpara ditës finale të votimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët: Koalicioni drejt zhbërjes, zgjedhjet kthehen si opsion 

Posted: 07 Nov 2016 11:54 PM PST

Lëkundja e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, thonë njohësit e rrethanave politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FMN: Miratohet huaja financiare për Moldavinë

Posted: 07 Nov 2016 11:35 PM PST

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar një shumë prej afro 180 milionë dollarëve hua për Moldavinë, para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat mund të ndodhë afrim i këtij vendi ndaj Bashkimit Evropian ose lëvizje kah Rusia. Me rastin e dhënies së kësaj huaje është theksuar progresi në reformat ekonomike. FMN-ja dhe Bashkimi Evropian i patën ngrirë ndihmat për Moldavinë, pasi 1 miliard dollarë u zhdukën nga tri banka të Moldavisë në vitin 2014, duke e futur këtë vend në trazira dhe recesion. FMN-ja tha se ekonomia e Moldavisë i është kthyer rritjes, derisa qeveria e ka forcuar sektorin bankar dhe e ka përmirësuar kornizën rregullatore, gjatë dy viteve të kaluara. Janë kërkuar më tepër reforma në bankën qendrore dhe sistemin e drejtësisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungari: Parlamenti voton për kuotat e migrantëve të BE-së

Posted: 07 Nov 2016 11:26 PM PST

Ligjvënësit hungarezë sot votojnë për amandamentin kushtetues me të cilin do të ndalohej vendosja e migrantëve në këtë vend. Ky votim në parlament po bëhet si reagim ndaj kuotave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria vitin e kaluar, sipas të cilave nëpër gjithë BE-në do të shpërndaheshin 160 mijë migrantë. Sipas këtyre kuotave, Hungaria duhet t'i pranoj 1,294 migrantë. Në muajin tetor hungarezët votuan në referendum për refuzimin e kuatove të BE-së, por pjesëmarrja e vogël e votuesve e bëri referendumin e pavlefshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more