Skip to main content

“Tri pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Tri pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia” plus 1 more Telegrafi Opinione


Tri pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia

Posted: 06 Nov 2016 02:14 PM PST

Spartak Ngjela

Tri pengesat aktuale të zhvillimit shqiptar, janë njëlloj si ato të së djeshmes.

Yesterday! All my troubles seems so far aeay!… kështu i kënduan Bitëllsat të djeshmes, e cila është rikthyer sërish për të sjellë këtë herë identitetin historik real të shqiptarëve në Ballkan.

Ashtu si edhe në vitin 1912-1913, përsëri edhe sot, tre janë pengesat e mëdha të zhvillimit shqiptar, shqetësimi i të cilave nuk na u largua kurrë ne shqiptarëve: Rusia, Greqia, Serbia.

Atëherë, në mbrojtje të shqiptarëve ishte Austrohungaria dhe Gjermania. Sot janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Por, kundërshtarët janë sërish po ata. Veçse tani gjithçka ka tjetër forcë: shqiptarët nuk u asimiluan dot as në Serbi, as ne Greqi, as në Mal të Zi dhe as në Maqedoni. Në të njëjtën kohë sot janë dy shtete shqiptare në Ballkan, dhe që të dy në aleancë të ngushtë politike me Shtetet e Bashkuara.

Vetë aleanca shqiptaro-amerikane, sa është jetike për shqiptarët, aq është dhe e rëndësishme për politikën amerikane. Rusia kërkon ekspansion në Ballkan se ka konstatuar krizën greke, prirjen perëndimor të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe forcimin e shqiptarëve të cilët janë proamerikanët me të mëdhenj të historisë moderne

Kjo është përpjekje e kotë e Rusisë: shqiptarët do vijojnë të forcohen, dhe, prezenca ushtarake e Uashingtonit në Shqipëri, pritet të jetë e fuqishme dhe shumë e shpejtë. Kjo është arsyeja edhe e shpejtësisë që i duhet procedurës së Reformës në Drejtësi.

Tani po kuptohet qartë se forcat antiamerikane në Shqipëri janë pjesa e politikës së korruptuar shqiptare, të niveleve të larta që, me naivitetin e krimit, mendojnë ta gjejnë shpëtimin të ndërhyra ruse në Ballkan.

Ndërkohë, politika amerikane duhet të denoncojë me emra korrupsionin dhe antiamerikanizmin në Tirane. Kjo është sot domosdoshmëri; kurse Kryeministri shqiptar, qeveria shqiptare dhe mazhoranca parlamentare duhet urgjentisht të fillojnë procedurën për prezencën ushtarake amerikane në Shqipëri.

Kjo do të jetë koha historike e rikrijimit të suksesshëm të botës shqiptare në Ballkan. Shqiptarët sot janë më te fortë se kurrë: ata sot konsiderohen si të vetmit aleatë natyrorë të Perëndimit në Ballkan: domethënë, më për së pari, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

Kjo është edhe arsyeja që korrupsioni shtetëror shqiptar nuk mund të ketë asnjë forcë. Ai duhet të dorëzohet sa më shpejt: çdo vonesë me sytë e tij të drejtuar nga veglat ruse në Ballkan, do t'iu kushtojë shumë shtrenjtë të korruptuarëve.

The post Tri pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia appeared first on Telegrafi.

Në fillim të shekullit XIX, Akropoli dhe Athina ishin në duart e arvanitasve

Posted: 06 Nov 2016 09:48 AM PST

Luan Rama

Nëse e kam botuar këtë shkrim për Athinën kjo nuk na jep të drejtën, të themi, siç po dëgjojmë këto ditë, "Athina shqiptare". Kjo do të ishte një marrëzi! Historia është histori dhe mjerisht, popujt ballkanikë ende nuk janë shkëputur nga sindroma "historike" për t'u rikthyer shumë shekuj mbrapa. Franca, Italia, Gjermania nuk kanë qenë në këto hapësira siç janë sot, harta e Evropës ka ndryshuar nëpër shekuj dhe lumturisht, grindjet historike kanë përfunduar. Popujt evropianë shohin përpara. Çdo të ndodhte në Ballkan sikur të gjithë të ngriheshin dhe të kërkonin kufijtë e vjetër, një, disa shekullore apo mijëvjeçare?…

Historitë e "Republikës së Çamërisë", "Himara greke" apo "Athina shqiptare" janë sa për të qeshur aq dhe të çmendura e tragjike. Sot jetojmë në shekullin e XXI të integrimeve të mëdha dhe historia jonë e përbashkët, e gëzuar apo e dhimbshme, heroike apo e përgjakur nga masakrat si në Çamëri, nuk duhet të na hedhë në barrikada armike, por duhet të na bashkojë. Le të kapemi nga shembujt më të mirë të historisë së përbashkët që të ndërtojmë një ardhmëri të përbashkët, pasi ardhmëria asnjëherë nuk është vetmitare, por e ndërvarur. Është ndryshe të afirmosh historinë dhe ndryshe të kërkosh me forcë rikthimin në të drejtën historike!…

Historia e gjeneralit venecian Francesco Morosini nuk më rezulton e tillë siç e ka përmendur kryeministri, apo siç ia kanë servirur si informacion. Më 1683, kur Turqia hyri në luftë kundër Austrisë, Francesco Morosini që ishte kthyer nga Kreta ku ishte mundur më parë, u caktua komandant i ushtrisë venedikase dhe iu rikthye përsëri brigjeve të Egjeut duke nisur së pari sulmin kundër ish fortesave veneciane, duke i marrë njëra pas tjetrës, në ishujt apo në Nafplio, Argos, Korint, Patra, ku bëri një luftë të jashtëzakonshme. Më së fundi ai iu drejtua Athinës. Garnizoni turk u përqendrua në Akropol dhe nuk deshi të dorëzohej, me shpresë se serasqeri osman me trupat e tij, që ishte në Rumeli, ishte nisur për t'i ndihmuar. Ata donin të fitonin kohë. Një grup nga qyteti iu drejtua Morosinit që të mos qëllonte me topat e tij. Por Morosini dhe zëvendësi i tij, suedezi Konigsmarck, donin t'i tregonin pashait vendosmërinë e tyre dhe vendosën të qëllojnë, çka mjerisht shkaktoi shkatërrimin e çatisë së Panteonit si dhe të shumë monumenteve të tjera, përfshi dhe frizën e krijuar nga Fidias. Më së fundi garnizoni turk prej 500 ushtarësh dhe 2500 robër e qytetarë bashkë me ta u dorëzua. Ishte 4 tetori i vitit 1687, por dëmet e mëdha ishin fatale për gjithë qytetërimin botëror. Pra, askush nuk e shpëtoi Akropolin nga dëmet e pariparueshme, edhe pse historia tashmë nuk e harron.

Nëse do duhej t'u tregohej autoriteteve greke një shembull i përafërt, kjo do të ishte pothuaj dy shekuj më vonë e pikërisht në vitet 1823-1825, kur Akropoli dhe Athina ishin në duart e arvanitasve. Odisea Andruçio kishte pozicionet e tij në Akropol dhe në Kullën Franke (nga ku më vonë e hodhën po shokët e tij arvanitas). Athinën e kishte në dorë kundërshtari tij arvanitas, kapedani Gura. Ky është një fakt i njohur siç janë faktet se numri më i madh i heronjve të Revolucionit grek ishin arvanitas.

Mjafton t'i referohemi historisë së hidriotëve, për çka shkruajnë aq shumë të huajt, por fare pak të referuar në historiografinë tonë, për të kuptuar elementin e fuqishëm shqiptar në formimin e Greqisë së re. Sa për praninë e shqiptarëve në trojet greke, mjafton të lexohet vepra e historianit gjerman Carl Hopf për të parë origjinalet e familjeve të mëdha shqiptare si të instaluara në kohën bizantine në shekujt XIII-XIV, si Araniti, Matarango, Bua, Ljosha, Zenevishi, Jonima, Sguras, etj.

Araniti-Komneno përmendet që më 1210, Sguro që më 1274; Jonima që më 1274; Matarango që më 1274; Bua Spatas, që në vitin 1304; Pjetër Ljosha si despot i Artës më 1358, Gjin Zenevishi që më 1304, etj., dokumente këto që Hopf i kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij "Kronikat greko-romane të pa botuara e pak të njohura" që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873).

Konsulli francez Fauvel: Athina nën dorë të shqiptarëve

Historia e konsullit francez François Louis Fauvel ka interes në fushën e studimeve të diplomacisë dhe arkeologjisë antike, por kësaj radhe, ne po i rikthehemi kësaj figure thjesht për të ripërsëritur dhe njëherë rolin e shqiptarëve në Revolucionin grek dhe lidhjen historike të grekëve dhe shqiptarëve që nga koha bizantine në shekujt XII-XIV e deri në shekullin e XIX. Nëse do të përdorim një figurë simbolike, imagjinata do të na çonte në një vend ku bashkohen dy lumenj duke i dhënë njëri-tjetrit diçka nga rrjedhat e tyre.

Gjeografi dhe etnografi i madh francez i shekullit XIX Guillaume Lejean, ka shkruar për "gjakun e përzier shqiptaro-helen"; po kështu dhe konsulli Henri Belle e shumë të tjerë dëshmitarë të Greqisë së shekujve XVIII-XIX. Nuk po përmend këtu historianët Fallmerayer, Gobineau apo Benloëw, të cilët historianët grekë i kanë anatemuar keqas për vlerësimin e rolit të shqiptarëve në "ripërtëritjen" e Greqisë, siç e cilëson këtë term konsulli tjetër francez i Janinës, François Pouqueville.

Nëse themi sot diçka të tillë, nëse zhvarrosim diçka nga historia e fshehur nga historianët për grekët e gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri më sot, këtë e bëjmë për të vlerësuar këtë pikëtakim historik të rëndësishëm për ardhmërinë e të dy popujve, për të theksuar se ata i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit dhe se kjo bazë historike duhet t'i shërbejë të ardhmes së përbashkët në kohën e integrimeve të mëdha dhe të Evropës pa kufij.

Ky erudit dhe më pas një diplomat i spikatur, iu rikthye sërish Greqisë për të ndihmuar mikun e tij, kontin francez Choiseul-Gouffier, i cili ishte bërë ambasadori i mbretit francez në Portën e Lartë, në Stamboll. Kështu, Fauvel filloi të punonte në Athinë si "anëtar asocié" i Institut de France, çka i lejonte të kishte pará dhe të bënte kërkimet e tij. Fillimisht ai u vendos në një kuvend të kapuçinëve. Por "Fushata e Egjiptit", e lançuar nga gjeneral Bonaparte, i cili zbarkoi në Aleksandri e Kajro, solli burgosjen e tij nga turqit dhe dërgimin më pas në burgun e tmerrshëm të Stambollit (ku lindi Bubulina shqiptare), siç u dërgua dhe François Pouqueville, më pas konsull i Francës në Janinë. Por me rivendosjen e paqes, ata i përzunë nga Stambolli.

Me t'u kthyer në Paris, Fauvel, i cili donte gjithnjë të vazhdonte kërkimet e tij arkeologjike, kërkoi të shkonte si konsull në Athinë dhe më në fund atë e dërguan si zëvendës konsull. Ishte pikërisht kjo kohë kur në Greqi filluan të zbarkojnë disa arkeologë e shkrimtarë, siç ishte dhe Gerard de Nerval apo Chateaubriand, i cili u shoqërua nga Fauvel. Të tjerë historianë priti e përcolli Fauvel, madje shumë artistë, siç ishte dhe Louis Dupré, autori i portretit të Ali Pashës në liqenin e Butrintit. Madje me këtë rast, veç portreteve të familjes së Ali Pashës si dhe të suljotëve që takoi në Korfuz, Dupré pikturoi dhe vetë konsullin Fauvel. Por dhe Fauvel ishte një mjeshtër e vizatues i hollë, çka e ka treguar në pikturat e tij. Me fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve turq, Fauvel na zbulon se të parët e shpërthimit të revolucionit grek ishin shqiptarët e Athinës (dhe jo arvanitasit e Hidrës dhe Specajt, me Bubulinën apo kapedanët e tjerë, Miauli, Kondurioti, Tobazi, Kriezi, etj). I frikësuar nga kaosi i madh në Athinë në prill të vitit 1821, kur 2000 shqiptarët e rrethinave kishin tashmë qytetin në dorë, dhe duke qenë se për nevoja të gërmimeve të tij arkeologjike, ai e kishte mirë me guvernatorët turq, ai u largua shpejt në një ishull, në pritje të ngjarjeve.

Një letër e panjohur

Në disa letra dërguar në këtë kohë, të cilat ruhen në departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Francës, në Paris, ai na jep një tablo të panjohur më parë nga studiuesit tanë. "Nuk ka më Athinas në qytet, – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s'kishte ç'të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot athinasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit. Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një athinas. Janë ilirianët, epirotasit, që nuk e flasin gjuhën greke, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët grekë e latinë e thonë këtë me klithmë. Elita e fisnikërisë së Evropës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb në Athinë dhe ju s'mund ta mbroni konsullin tuaj. Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë. Përse atëherë doni ta nisni përsëri në Athinë?…

Osmanët kishin sulmuar sërish Athinën dhe e kishin pushtuar, por muaj më vonë, shqiptarët kishin i ishin sulur qytetit antik, kishin pushtuar kështjellën ushtarake, lart, pranë Akropolit, dhe i kishin larguar që andej. Në fakt, konsulli i Francës në Smirnë të Turqisë, konti Alex Beaurepaire, i kishte shkruar Fauvel-it që ai të ikte nga Zéa ku ishte fshehur dhe të shkonte përsëri në Athinë, në postin e tij, por në letrën e 22 shkurtit të vitit 1823, Fauvel i kthente përgjigje: "Jam i habitur zoti konsull që ju më këshilloni të kthehem në Athinë midis rebelëve. Po çfarë do të përfaqësoj atje dhe me kë do kem të bëj? Fshatarët që komandojnë atje, a njihen nga Franca? Ju më thoni se atje janë konsujt e tjerë, por ju duhet ta dini se ata janë disa lloj tregtarësh që përfitojnë në kurriz të grekëve. Madje dhe orenditë e francezëve i kanë ata tashmë. Gjithçka është blerë dhe ndodhet tek ata me qëllim që më pas të shitet përsëri. Ata janë të pandershëm dhe e njollosin flamurin e tyre. Nuk besoj se ministri do më urdhërojë të kthehem atje. Edhe atij do t'i shkruaj të njëjtën gjë si ty. Nuk mund të ketë konsull tek rebelët, me të cilët qeveria jonë nuk ka asnjë lidhje. Kur qeveria greke të njihet, atëherë le të më dërgojnë me letra-kredenciale, ndryshe unë nuk shoh një mundësi tjetër…".

Në prill, qetësia e Athinës u prish akoma më shumë. Më pas mijëra fshatarë arvanitas përreth Athinës ishin bërë zotër të qytetit antik. Në gusht të atij viti, Fauvel ishte ende në mërgim, i fshehur, kur mori vesh se ishte dekoruar me Legjionin e Nderit.

Dihet që shqiptarët ishin vendosur në Greqi që në kohën bizantine, veçanërisht në Arta dhe ishujt, siç e dokumenton dhe historiani gjerman Carl Hopff në gjenealogjitë e familjeve të mëdha shqiptare që kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij "Kronikat greko-romane të pa botuara e pak të njohura" që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873).

Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez Jean Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në "Relation de l'Attique", ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante: "Lidhur me shqiptarët, ata janë të pakët brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s'kanë para të paguajnë haraçin. Por edhe pse kaq të mjerë, rrallë ndonjë prej tyre bëhet turk, pasi janë më të rreptë përsa i përket fesë edhe pse devotshmëria e tyre qëndron në atë që për karem të bëjnë veç kryqin disa herë pa lutje të tjera. Madje shumica e tyre nuk dinë as "pater noter". Në Pashkë ata bëjnë "komunionin", por shumica e tyre e bëjnë këtë pa u rrëfyer te prifti asnjëherë. Pranojnë më mirë të betohen për ungjill sesa të ç'kishërohen. Hajdutët endacakë, si këtu dhe në Moré, janë të gjithë shqiptarë. Si armë kanë një lloj hallebarde dhe hejben dinë ta hedhin mrekullisht. Dinë të qëndrojnë në pozicione të favorshme ku katër prej tyre mund të kapin dhjetë të tjerë.

Ka njëzet vjet që dy shqiptarë të quajtur Buzhali dhe Llambro ngritën krye në këto rrethina me njëqind e njëzet të tjerë dhe gjatë 5-6 muajve i mbajtën të rrethuar athinasit, të cilët s'dilnin dot prej qytetit dhe as të shkonin jashtë, në kopshtet e tyre. Të gjithë turqit që u binin në dorë ata u prisnin kokat, ndërsa grekët vetëm i plaçkitnin. Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fortë sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Ditë më pas, kur u lajmëruan se në Tebë e në Negroponte po përgatiteshin të vinin t'i rrethonin, ata dërguan një barkë në Zea ku ishin anijet venedikase, të cilët erdhën e i morën të gjithë, ata dhe bagëtinë e tyre. Të ashtuquajturit Buzhali dhe Llambro bënë mrekullira në ushtrinë veneciane. Ata u bënë komandantë dhe sot e kësaj dite janë në shërbim të Republikës dhe me kushte të mira.

Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kanë një kordon që u kalon poshtë mjekrës, çka e mban kapelen pas kokës, e cila duke qenë e vogël mund të bjerë në çdo çast. Ata që janë disi në gjendje kanë një lloj petku me mëngë të gjera që u shkon deri në gjunjë me mëngë që u varen. Gratë kanë veshje me të njëjtën cohë që u shkon gjer në fund të këmbëve. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…"

"Shqiptarët e Athinës, lindur në halle, por të mirë në rast nevoje"… Relacioni i konsullit francez në Athinë, Jean Giraud, 1674

Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez Jean Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në "Relation de l'Attique", ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante:

"Lidhur me shqiptarët, ata janë të pakët brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s'kanë para të paguajnë haraçin. Por edhe pse kaq të mjerë, rrallë ndonjë prej tyre bëhet turk, pasi janë më të rreptë përsa i përket fesë edhe pse devotshmëria e tyre qëndron në atë që për karem të bëjnë veç kryqin disa herë pa lutje të tjera. Madje shumica e tyre nuk dinë as "pater noster". Në Pashkë ata bëjnë "komunionin", por shumica e tyre e bëjnë këtë pa u rrëfyer te prifti asnjëherë. Pranojnë më mirë të betohen për ungjill sesa të ç'kishërohen. Hajdutët endacakë, si këtu dhe në Moré janë të gjithë shqiptarë. Si armë kanë një lloj hallebarde dhe hejben dinë ta hedhin mrekullisht. Dinë të qëndrojnë në pozicione të favorshme ku katër prej tyre mund të kapin dhjetë të tjerë.

Ka njëzet vjet që dy shqiptarë të quajtur Buzhali dhe Llambro ngritën krye në këto rrethina me njëqind e njëzet të tjerë dhe gjatë 5-6 muajve i mbajtën të rrethuar athinasit, të cilët s'dilnin dot prej qytetit dhe as të shkonin jashtë, në kopshtet e tyre. Të gjithë turqit që u binin në dorë ata u prisnin kokat, ndërsa grekët vetëm i plaçkitnin. Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fortë sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Ditë më pas, kur u lajmëruan se në Tebë e në Negroponte po përgatiteshin të vinin t'i rrethonin, ata dërguan një barkë në Zea ku ishin anijet venedikase, të cilët erdhën e i morën të gjithë, ata dhe bagëtinë e tyre. Të ashtuquajturit Buzhali dhe Llambro bënë mrekullira në ushtrinë veneciane. Ata u bënë komandantë dhe sot e kësaj dite janë në shërbim të Republikës dhe me kushte të mira.

Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kanë një kordon që u kalon poshtë mjekrës, çka e mban kapelen pas kokës, e cila duke qenë e vogël mund të bjerë në çdo çast. Ata që janë disi në gjendje kanë një lloj petku me mëngë të gjera që u shkon deri në gjunjë me mëngë që u varen. Gratë kanë veshje me të njëjtën cohë që u shkon gjer në fund të këmbëve. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…"

The post Në fillim të shekullit XIX, Akropoli dhe Athina ishin në duart e arvanitasve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more