Skip to main content

Tirana Observer: “Trump takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë: Një nder, do të dëgjoj këshillat e tij” plus 9 more

Tirana Observer: “Trump takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë: Një nder, do të dëgjoj këshillat e tij” plus 9 more


Trump takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë: Një nder, do të dëgjoj këshillat e tij

Posted: 10 Nov 2016 10:10 AM PST

Procesi i tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë ka nisur zyrtarisht.

Sot, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe gruaja e tij Melania janë pritur nga Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle.

Trump ka pasur një takim kokë më kokë me Obamën në Dhomën Ovale, ndërsa  Michelle i ka treguar Melania rezidencën private një kat më lart, përfshirë dritaren e famshme ku mund të shikosh presidentin duke punuar.

Në përfundimit të takimit Obama ka folur për një "bashkëbisedim të shkëlqyer".

Trump iu ka kthyer me xhentilesë Obamës duke përdorur tonet presidenciale dhe ajo ato që përdorte gjatë fushatës. Trump tha se ishte "një nder i madh. Mezi po pres të bashkëpunoj me Obamën në të ardhmen".

Trump zhduk nga faqja deklaratën për ndalim të myslimanëve në Amerikë

Posted: 10 Nov 2016 09:55 AM PST

Pas zgjedhjes së tij president, Donald Trump duket se do të heqë dorë nga shumë prej deklaratave apo premtimeve të tij.

Mediat botërore shkruajnë se Trump ka hequr nga faqja e tij në internet deklaratat se do të dëbonte myslimanët nga Amerika

Mes premtimeve-tronditëse të presidentit të ri, janë ndërtimi i një muri në kufi me Meksikën dhe ndalimi i hyrjes së myslimanëve në SHBA. Por mbi çështjen e fundit, Trump duket se ka ndryshuar, ose ndoshta mund të ketë zbutur qëndrimin e tij.

Sipas Paolo Attivissimo, i mirënjohur për punën e tij për të hedhur poshtë përkatësisht rrënimin e teorive konspirative dhe mashtrimet kompjuterike, faqja zyrtare e mandatit ka fshirë deklaratën që i referohej hyrjes së ndalimit të myslimanëve në SHBA.

Nga stafi i Trumpit nuk ka asnjë koment mbi këtë gjë: do të jenë me siguri aksionet e ardhshme të presidentit të ri ato që do të japin  një përgjigje.

Foto e parë e vajzës së Era Xhabaftit dhe Tedi Ngjelës

Posted: 10 Nov 2016 09:55 AM PST

eraxhabafti-287x300 qqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqq_1478783372-6151052-550x302Era Xhabafti dhe Tedi Ngjela kanë pak muaj që janë bërë prindër. Ata kanë sjellë në jetë vajzën e tyre të parë, emri i të cilës është Vivien.

Ndonëse çifti janë përpjekur të mbajnë larg vëmendjes së mediave marrëdhënien e tyre si dhe imazhin e vajzës së vogël, kjo foto ka rrjedhur nga profili i Erës në Facebook.

Ajo ka shpërndarë për miqtë e saj foto të vajzës e cila duket tepër e qeshur.

Shqiptarja fiton kurorën e “Miss California Collegiate America 2017”

Posted: 10 Nov 2016 09:37 AM PST

leo-1 leo-2 leo-3 leona-1 leona-2 leona-3 leona-4Leona Koxha është shpallur më e bukura në konkursin e "Miss California Collegiate America 2017".

Në këtë formë bukuroshja shqiptare do ta përfaqësojë shtetin e Californisë në garën nacionale, e cila këtë vit do të mbahet në Arkansas.

Leona është 20 vjeç ndërsa studion "Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimi i krizave ndërkombëtare" në SDSU San Diego State University të Californisë.

Vlen të theksohet se Leona është motra e Lauretës, e cila para 6 muajve ishte shpallur studentja më e mirë në Universitetin shtetëror të Californisë.

 

Trump-tërmeti dhe vala anti-sistem në Perëndim

Posted: 10 Nov 2016 09:28 AM PST

Nga Gjergji Kajana

Tërrmeti i fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane ishte paraprirë nga eliminimi prej tij në garën e brendshme i të gjithë politikanëve republikanë që e rivalizuan në garën për të kandiduar dhe nga sondazhet, të cilat në javën e fundit para 8 nëntorit elektoral e shihnin kokë më kokë me Hilari Klinton-in.

Valët e tij do të vazhdojnë si brenda SHBA-ve, si në mbarë sistemin global të marrëdhënieve ndërkombëtare e garave elektorale. Në marrëdhëniet ndërkombëtare Amerika ishte dhe mbetet një vend lider, rol të cilin Trump synon ta ridimensionojë përmes më pak angazhimesh multilateraliste (si psh. rishikime të marrëveshjeje tregtare me fqinjët e saj tokësorë Meksikë e Kanada dhe kërkesë aleatëve të NATO-s për të rritur buxhetin e tyre të brendshëm ushtarak). Në garat elektorale shembulli i fitores së kandidatit amerikan anti-sistem nxit kandidatët anti-sistem në Evropë t'i afrohen me hapa të përshpejtuar qendrës së sistemit: marrjes së pushtetit pas fitoresh elektorale në zgjedhje.

Prototipi i Trump-votuesit është amerikani i bardhë i shtresës punëtore ose të mesme të ulët, banues në zona larg qyteteve të mëdha dhe me një nivel arsimor jo të lartë.

Në treguesit makroekonomikë (rritja e PBB-së, papunësia ulur trefish krahasuar me nivelet kulmore të viteve të para të Obamës president) Amerika e ka rimarrë veten prej Recesionit të Madh të 2008-2009 por jo prej ndjesisë sunduese mes Trump-votuesve (rezultati tregoi se ata janë shumica e vendit) se globalizimi po zhvendos vendet e punës në vende jashtë kufijve kombëtarë, duke kërcënuar kështu punësimin, pagat dhe fuqinë e tyre blerëse në atdhe. Ndërsa në media pikturohej një Trump anarkist e ekstremist i djathtë, mizogjin e ksenofob, mesazhi i tij për një Amerikë më të fortë nëse mbyllet në vetvete preku shumicën e votuesve.

Një kandidate elitare si Hilari Klinton, promovuese vlerash më inkluzive (politika për shtresat në nevojë në vazhdën e atyre të Obamës, multikulturalizmi si bazë identitare amerikane), nuk ishte tërheqëse për bashkatdhetarë të revoltuar se pse nuk po ngjiten shpejt në ashensorin social.

Një Berni Sanders, intelektuali më majtas Klintonit që e rivalizoi në garën brenda demokratëve, mund ta kishte përballuar më mirë mesazhin populist të Trump-it. Hilari nuk ia doli dot në këtë detyrë dhe fitorja e manjatit 70-vjeçar u kthye në realitet.

Ky realitet mund të vazhdojë në Evropë vitin tjetër. Tiparet e Trump-votuesit janë shumë të pranishme në Itali e Francë, ndërsa në Gjermani për herë të parë në 11 vjet mandat si kancelare Merkel po sfidohet djathtas nga populistët.

Ajo çka bashkon 5 Yjet e Ligën e Veriut në Itali, Frontin Kombëtar në Francë e Alternativën për Gjermaninë në Berlin është frika nga globalizimi, emigracioni dhe terrorizmi, si dhe kundërshtimi ndaj politikave ekonomike të BE-së. 8 vjet pas falimentimit të Lehman Brothers-it në SHBA (event kulmor i Recesionit të Madh të 2008-2009) vende evropiane si Italia, Franca e Spanja vazhdojnë të vuajnë pasoja të asaj krize si në bilancet e tyre publike, si në të dhëna të larta të papunësisë. Politikanët e sistemit perceptohen prej sektorësh të gjerë të popullsisë siç u perceptua Hilari Klinton për shumicën e votuesve amerikanë: joefiçentë, elitarë, inkompetentë në politikat ekonomike që nuk po risjellin rritje të PBB-së e punësimit në nivelet para krizës.

Dalja e Britanisë nga BE pas një referendum popullor ishte sinjali pa kthim se tashmë secila prej partive të mësipërme anti-sistem mund të synojë për shumicën e votave në nivel kombëtar në secilin prej realiteteve të mësipërme. Fryn fort era e eks-kluzivizmit përjashtues edhe në Evropë, çka do të përkthehej në shtete kombëtare me kufij hermetikë nga frika e perceptuar se çdo emigrant mund të jetë nje terrorist potencial ose punërrëmbyes për punëtorët vendas. Nëse nuk shpërbëhet zyrtarisht, BE mund të ndryshojë totalisht formë e të vendosë barriera kufitare për njerëzit e mallrat nëse një Grillo e Le Pen vijnë në pushtet.

Në vendet perëndimore të BE-së valët e Trump-tërrmetit mund të kthehen në një tsunami për Perëndimin inkluziv e multikulturalist që kemi njohur deri më sot.

Përgjigja e vërtetë ndaj këtij rreziku mund të vijë nga zgjedhjet presidenciale të 2017-s në Francë: nëse fiton Le Pen, ajo mund të kërkojë rishikimin tërësor të ligjeve të BE-së si për pjesën ekonomiko-fiskale si për atë të qarkullimit të lirë të njerëzve.

Objektivisht një fitore e Frontit Kombëtar në Francë duket më e vështirë se ajo e Trump-it në SHBA: në Uashington sistemi politik është bipolar (demokratët e majtë kundër republikanëve të djathtë), në Paris tripolar (socialistët e majtë, republikanët e djathtë dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë) – fakt që shpërbën më tepër votat.

Kjo do të thotë se në një balotazh të mundshëm me kandidatin e majtë ose të djathtë Le Pen mund të përballet me bashkimin e votave të dy poleve të tjera kundër saj, çka mund t'i siguronte humbjen.

Veçse referendumi britanik dhe Trump-fitorja po tregojnë se çdo pritshmëri "politikisht korrekte" po kthehet në hi përballë zemërimit elektoratesh të tërrbuara kundër klasave politike perëndimore.

Belen Rodriguez ‘xheloze’ për modelen shqiptare

Posted: 10 Nov 2016 09:27 AM PST

auto_aurela_hoxha_dhe_belen_rodriguez1478724269-550x275-1
Belen Rodriguez dhe Aurela Hoxhën i bashkojnë shumë gjëra. Të dyja seksi, elegante, vajza ekrani dhe ndoshta…edhe pak xheloze për njëra-tjetrën?auto_14971227_10211384903526880_1148776377_n1478724270-168x300Të paktën këtë kuptojmë nga reagimi i fundit i bukuroshes italiane e cila ka komentuar në  një video-backstage të Aurelës, duke i dërguar mesazh me një emoji të mërzitur.

Aurela në këtë video po bëhej gati për setin e radhës fotografik dhe stilistja që po e ndihmon në një moment i prek të pasmet duke ia vënë në pah një nga anët seksi të bukuroshes shqiptare.

Belen e pa këtë video, u ndje xheloze dhe reagoi duke i dërguar mesazh Aurelës shoqëruar me fytyrën e mërzitur. "Se çfarë ka kjo Belen me Aurelën", shkruan mikesha e kësaj të fundit teksa bën publik edhe mesazhin e Rodriguez.

Ndërgjegjësimi i (pa) mundur!

Posted: 10 Nov 2016 09:14 AM PST

Nga Isidor Koti

Kjo është sfida e vërtetë në mirëmbajtjen e ambienteve të banimit, prova për çdo administrator pallati, që të bëjë të mundur atë që duket e pamundur: ndërgjegjësimin! Nuk është fjalë magjike, por një proces që kërkon kohë, durim, përkushtim, këmbëngulje. Kërkon një shlyerje "mëkatesh" nga e kaluara…

Periudha pas viteve '90 në vendin tonë solli një realitet të ndryshëm në sistemin e banesave. Si rezultat i ndryshimeve, që solli sistemi i ri ekonomik, tregu i banesave iu nënshtrua procesit të privatizimit.  Një nga objektivat e privatizimit ishte krijimi i një tregu, i cili do të përcaktonte çmimin real të banesave në varësi të nevojave dhe preferencave. Nëpërmjet privatizimit të banesave, në të njëjtën kohë synohej edhe adresimi i problemit të mirëmbajtjes së tyre, sidomos për stokun ekzistues, duke e transferuar këtë përgjegjësi nga shteti (ish-ndërmarrjet komunale) tek pronarët e banesave. Privatizimi i menjëhershëm i banesave publike nuk mori në konsideratë asnjë aspekt të manaxhimit dhe mirëmbajtjes së stokut të privatizuar. Pronarët e rinj nuk ishin të vetëdijshëm që përfshiheshin drejtpërsëdrejti në procesin e mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta të banimit, duke i bërë përgjegjës të këtij procesi. Për rrjedhojë, ata ishin të papërgatitur për të paguar për mirëmbajtjen e pronës së tyre.

Kështu, pronarët kishin në duar një kontratë privatizimi, e cila nuk adresonte në mënyrë specifike të drejtat dhe detyimet e tyre lidhur me mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta të këtyre banesave. Këto mjedise ishin në pronësi dhe në përdorim nga të gjithë banorët e apartamenteve në këto godina. Kështu, sipas të dhënave të studimit të Co-Plan:  "Të kuptosh vlerën e aseteve -administrimi i bashkëpronësisë. Manual për zbatimin e ligjit të bashkëpronësisë në nivelin vendor" v.2011, si pasojë e procesit të shpejtë të privatizimit të banesave të ndërtuara përpara viteve '90, kur pothuajse 98% e stokut të banesave iu nënshtruan privatizimit në harkun kohor të një viti; e trashëgimit të mendësisë se "përgjegjësia për mirëmbajtjen i takon shtetit"; e shkallës së ulët të ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi mirëmbajtjen, kushtet fizike të ndërtesave të banimit u përkeqësuan dhe degradoi mjedisin urban. Mungesa e kujdesit të shtetit, që për një periudhë prej më shumë se dy dekadash nuk solli në vëmendje trajtimin ligjor të administrimit të pronës së përbashkët  dhe çoi drejt një qëndrimi kaotik të vetë pronarëve.

Në vitin 2009 u miratua ligji për administrimin e bashkëpronësisë. Por vihet re qartë edhe pas kaq shumë vitesh mungesa e njohjes me ligjin, kuadri ligjor jo i plotë, kuadri institucional jo i mjaftueshëm, kapacitete të kufizuara vendore, burime financiare të kufizuara, mungesa e bashkëpunimit Bashki – administrator (komunitet). Mjafton të hedhësh një sy të lirë nëpër qytet dhe shikon pamjet e ofruara nga ndërtesat, të cilat shtrihen në hapësirën urbane, që të bëjnë të kuptosh se ne shpesh harrojmë "Ku jetojmë? Si Jetojmë? Kush tjetër e ndan hapësirën me ne? Me kë e bashkëpërdorim mjedisin? E vërteta është që nuk jemi vetëm…por hajde ndërgjegjësoje komshiun!!!

Më është prishur pompa e ujit… Ku ta vendos depozitën time…Antena ime e televizorit nuk punon?…Po pastroj katin tim…Vendos llampën në katin tim… Montoj kondicionerin tim… pse do paguaj për tarracën ku i vendos ti sendet e tua… s'është e imja, s'e përdorur unë…, është e "askujt",… Më duhet të zgjeroj dritaren… Të marr leje ? … Fasada është…."e askujt"… të lutem mund ta lidhësh qenin kur ngjisni shkallën a merrni ashensorin?…Jam banor i katit të parë, pse duhet të paguaj?….Bashkia, Bashkia nuk vë dorë fare….shteti i rregullon këto punë… .pse në kohën e komunales jemi ne?… Bëra një kërkesë, por nuk di ku ta dërgoj…Këto janë ankesa pothuajse të përditëshme në çdo pallat, edhe familjarët e dinë shumë mirë që kanë shkuar të banojnë në komunitet, por kur vjen çështja te pagesa e tarifës së administrimit vjen shija biter (në fund e hidhur).

Në të gjithë këtë veprimtari kaotike janë dy mënyra për administrimin e situatës: ligji i shkruar dhe ligji i ndërgjegjes. Nëse ligji i shkruar njeh probleme në zbatim dhe varet drejtpërdrejt nga organet kompentente ligjore, Asambleja e banorëve dhe administratori i pallatit ka në dorë ligjin e ndërgjegjes. Administratori i pallatit ka të drejtë ta ushtrojë kompetencat që i jep shumica e banorëve. Ai mbikëqyr realizimin e normave detyruese për: ruajtjen e higjienës dhe të shëndetit publik; mbrojtjen kundër zjarrit; mirëmbajtjen fizike të mjediseve të brendshme, të fasadave, mjediseve rrethuese, që janë pjesë e aktit të bashkëpronësisë, si dhe të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm në lidhje me shërbimet ditore e periodike që kryhen nga punonjësit e kontraktuar.

Ndërgjegjësimi i banorëve është i lidhur pashmangshmërisht me realizimin e detyrave bazike, atëherë kur çdo qytetar që banon në pallat nis të kuptojë dhe bindet që shërbimet paguhen dhe mirëmbajtja është e domosdoshme. Aq më tepër që ka kaq shumë vite defiçit në ndërgjegjësim, sepse askush nuk është kujtuar të merret me mirëmbajtjen e pronës, e cila ka kaluar si përgjegjësi direkt të pronari. Sidoqoftë, ndërgjegjësimi është një etapë që do arrihet, pavarësisht vështirësive dhe çimentimit të mentalitetit, i cili do eklipsohet nga kërkesat e kohës.

Basha: Qeveria e fasadave ka lënë të përmbyturit në mëshirë të fatit

Posted: 10 Nov 2016 09:10 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytja në banesa dhe biznese në zonën e Vorës.  Mungesa e investime në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan fermerët ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.

Banor: Janë të gjitha të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk fare, i  ka marrë. Ndërsa këto që janë fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.

Basha: Kanë dalë jashtë përdorimit?

Banor: Jashtë përdorimit, s'merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të fus  lekë e jo më të marr dëmshpërblim vetëm që të bëhet ky kanali  kryesor sepse është e përhershme dhe shpëton një herë e mirë i gjithë fshati. S'ka më probleme pastaj.

Basha: Problemi është që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat. Në  qoftë se në tre vjet e ke mendjen tek fasadat nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur edhe t'ju shoh edhe t'ju them meqë këtu  në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t'ju ardhur në ndihmë. Edhe për ti bërë thirrje qeverisë këtu nga terreni që ti lënë llafet, të lënë propagandën të vijnë në ndihmë të njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbyt e që jeni me duart lartë e më sytë nga qielli. Ka me dhjetëra me qindra familje që janë përmbyt.

Banor: Ne nuk kemi nga të shkojmë. Jam vetë i shtati e s'kam ku të firmos më. Jam pa punë pa gja.

Basha: E keni parë ndonjëherë autostradën më u bë ashtu si lumë?!

Banor: Asnjëherë.

Basha: Pse u bë?! Sepse e kishin mendjen tek palmat, nuk e kishin mendjen me bë një investim që ti vinte në ndihmë edhe biznesit, edhe fermerëve, edhe familjeve buzë autostradës.

Basha vizitoi dhe disa familje të përmbytura dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara. Banorët thanë se asnjë investim nuk kanë parë në këto tre vjet. Përmbytja u ka shkatërruar gjithçka.

Basha: A ka ardh me ju pa njeri?

Banore: Asnjë. Shko shihe një çik atje kanalin se s'është pastru ndonjëherë. Kam difekt edhe me dritat, jam duke hudh lekë muaj për muaj. Shihe ujtin, çuni im ka punuar 22 vjet për këtë shtëpi. E kam ble ne 92, s'ka ba asnjëherë vaki kështu.

Banor: Vetë i shtati  jeton  këtu.

Basha: A je ku në punë a jo?

Banor: Jo. Pa punë jam.

HARTA/ Masat e sigurisë për Izraelin, ja rrugët që do të bllokohen

Posted: 10 Nov 2016 08:39 AM PST

Ardhja e Kombëtares së Izraelit në Tiranë do të shkaktojë probleme me qarkullimit të automjeteve në kryeqytet.

Kjo pasi gjatë kohës që autobusi me lojtarët izraelitë do të mbërrijë nga Rinasi në Tiranë, do të bllokohet disa rrugë për rreth një orë.

Nga ora 17:30 deri 18:30 do të ketë bllokim të rrugëve duke filluar nga: Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", Rruga Internacionale kryesore Rinas – "Qafë Kashari", Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi "Shqiponja", Rruga "Dritan Hoxha", Sheshi "Karl Topia", rruga e "Durrësit", Rruga "Ded Gjo Luli", Rruga "Ibrahim Rugova", Rruga "Çameria", Sheshi "Skënderbej", Rruga "Abdi Toptani" dhe Rruga "28 Nëntori".

Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në rrugën "28 Nëntori" dhe rrugën "Amdi Toptani".

Autobusi i kombëtares së Izraelit do të shoqërohet nën masa të forta sigurie pasi ka dyshime për sulme të mundshme terroriste.

 

 

Motra e drejtorit në Bashki fiton tenderin e “Tirana Parking”

Posted: 10 Nov 2016 07:28 AM PST

Kompania në pronësi të motrës së drejtorit të punëve publike në bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha ka fituar një tender të majmë nga agjencia e parkimit 'Tirana Parking,' duke ngritur pikëpyetje për një konflikt të mundshëm interesi.

Nga Besar Likmeta / BIRN

Agjencia e bashkisë së Tiranës- 'Tirana Parking,' e cila po ndërton një rrjet parkingjesh me pagesë në kryeqytet hapi mesin e muajit tetor një procedurë prokurimi me fond limit 67.7 milionë lekë për blerjen e 'makinerive dhe pajisjeve për sheshet'.

Kjo kontratë me një afat kohor ekzekutimi prej 6 javësh, kishte si objekt prokurimin e një numri sistemesh parkimi automatike dhe të integruara, me specifikime teknike të detajuara, ku përfshihen pajisje që luhaten nga barrierat hyrëse dhe dalëse në parking, deri te sistemi i menaxhimit multiparking që do të ofrohet.

Pas mbylljes së procedurave të prokurimit, fitues i këtij tenderi është shpallur kompania ADVANCED Sh.p.k, në bashkëpunim me ED Konstruksion dhe Adi Professional Sh.p.k., me një ofertë prej 63.7 milionë lek ose 94 % e fondit limit.

Në tender nuk ka pasur ofertues të tjerë. Ndërkohë, dokumentet e zbuluara nga BIRN, tregojnë që kompania kryesore fituese është nën pronësi të motrës së drejtorit të punëve publike në bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, çfarë ngre pikëpyetje për një konflikt të mundshëm interesi në procesin e prokurimit të kontratës.

E kontaktuar nga BIRN, Bashkia mohoi që ky ishte një rast konflikti interesi, duke nënvizuar që Tirana Parking është një institucion më vete dhe se motra e drejtorit nuk përfshihet në rastet e parashikuara nga ligji.

"Tirana Parking është një institucion më vete dhe Drejtori i Punëve Publike nuk ka asnjë ndikim dhe vendimmarrje institucionale. Tirana Parking, si institucion varësie, ka buxhet dhe struktura te pavarura nga Bashkia e Tiranës për procedurat e prokurimeve," tha bashkia e Tiranës nëpërmjet një zëdhënësi.

"Nuk ka asnjë konflikt interesi, sipas ligjit, përveç personave (babai, nëna, gruaja ose fëmijët) nëse nuk ka marrë pjesë në vendimmarrje në rastin e të njëjtit institucion dhe sigurisht që, nuk analizohet as si kazus ligjor për një institucion tjetër me struktura dhe autoritete te pavarura," shtoi bashkia.

Tirana Parking është një agjenci nën varësinë e bashkisë Tiranë, e krijuar në nëntor 2015, me qëllim menaxhimin e parkimit në rrugë dhe jashtë rruge. Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 48, të marrë në 11 Nëntor 2015, detyrat kryesore funksionale të Tirana Parking përfshijnë: administrimin e parkingjeve publike me pagesë, mbi tokë dhe nëntokë; si dhe planifikimin, ndjekjen dhe zbatimin e investimeve në infrastrukturën e nevojshme për shërbimin e parkimit publik me pagesë.

Prokurimi i fundit për pajisjet e shesheve të parkingjeve ka qenë pjesë e investimeve të agjencisë për të shtrirë rrjetin e saj të shërbimeve në të gjithë hapësirën e bashkisë së Tiranës.

Operatori i vetëm pjesëmarrës në tenderin me procedurë të hapur ka qenë bashkimi i shoqërive ADVANCED Sh.p.k, ED Konstruksion dhe Adi Professional – që u shpall fitues në mungesë të ofertave të tjera.

Kompania ADVANCED Sh.p.k  është themeluar në shkurt të vitit 2008 me emrin ADVANCED SECURITY SYSTEMS, duke pasur si objekt të aktivitetit të saj projektet elektronike, sigurinë publike dhe instalimet e automatizuara. Ajo liston mes klientëve të saj disa nga kompanitë kryesore në Shqipëri si Vodafone, AMC, Tirana Bank , por edhe bashkinë e Tiranës- për të cilën shkruan në faqen e saj në ueb se ka shërbyer si nënkontraktor në disa projekte ndriçimi.

Akti i themelimit të kompanisë tregon se në fillim ka pasur katër aksionerë, të cilët kishin secili nga 25 % të aksioneve.  Dy nga aksionerët, Viktor Mitrevski dhe Teodor Begov janë shtetas maqedonas, i treti ka qenë shtetasi grek Stefano Papazios dhe i katërti shtetasi shqiptar Taulant Tusha – i cili sot ushtron detyrën e drejtorit të punëve publike në bashkinë e Tiranës.

Me 8 maj 2008, Stefano Pazios dhe Taulant Tusha ia kanë shitur kuotat e tyre në kompani shtetases shqiptare Edlira Hoxha për 50 mijë lekë. Të dhënat e regjistrit civil dhe të aktit të shitjes tregojnë që Hoxha është motra e madhe e Taulant Tushës. Më vonë, në vitin 2010, Hoxha ka blerë dhe aksionet e dy ortakëve të tjerë maqedonas, duke u bërë pronarja e vetme e kompanisë. Në vitin 2013, kompania ka ndërruar emrin nga ADVANCED SECURITY SYSTEMS, në ADVANCED Sh.p.k.

Tusha është emëruar si drejtor i punëve publike në bashkinë Tiranë në shtator të vitit 2015, pas zgjedhjes në krye të bashkisë të Erion Veliajt. Më përpara, ai ka shërbyer si drejtor i shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë- nga tetori 2013 deri në shtator 2015, kohë kur Veliaj ka shërbyer si ministër.

Drejtoria e punëve publike është drejtoria më e rëndësishme në bashkinë Tiranë, duke përfshirë në përgjegjësitë e saj, përveç punëve publike dhe investimeve, prokurimet, transportin rrugor dhe emergjencat civile. Edhe pse agjencia Tirana Parking është një institucion nën varësinë e bashkisë Tiranë, është e paqartë nëse drejtori Tusha ka luajtur një rol – mundësi që bashkia e mohon – në dhënien e tenderit për pajisjet e shesheve të parkingjeve ish kompanisë së tij ADVANCED, tashmë nën pronësi të së motrës.

Ligji i konfliktit të interesit i vendos një kufizim të vazhdueshëm zyrtarëve të lartë të njësive të qeverisjes vendore dhe disa prej familjarëve të tyre, për sa i përket lidhjes së kontratave me institucione nën juridiksion.

Shtojca 7 e dokumenteve standarde të tenderit, e cila lidhet me deklaratën e konfliktit të interesit të operatorit ekonomik, parashikon se "zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie," siç është dhe agjencia Tirana Parking.

Kufizimi i vazhdueshëm i vlefshëm për zyrtarët e lartë të qeverisjes vendore, për të fituar nga tenderë publikë të hapur nga institucione publike në varësi, vlen edhe për një pjesë të familjarëve të tij, ku përfshihen "prindërit. bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi dhe fëmijë në moshë madhore. Motra e zyrtarit nuk përfshihet në personat e lidhur, të cilëve u mohohet e drejta për të lidhur kontrata, megjithëse nuk përjashtohet që në rastin konkret nuk ka pasur forma të tjera të shfaqjes së konfliktit të interesit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more