Skip to main content

Tirana Observer: “Tri arsye pse duhet të dashuroheni me një djalë më të shkurtër” plus 9 more

Tirana Observer: “Tri arsye pse duhet të dashuroheni me një djalë më të shkurtër” plus 9 more


Tri arsye pse duhet të dashuroheni me një djalë më të shkurtër

Posted: 07 Nov 2016 10:37 AM PST

kissing-couple-650x358-550x303Kur mendoni të dilni me një djalë më të shkurtër, mendoni sikletin e të qenit "më e madhja" prej të dyve.  Por ju sigurojmë se nëse i jepni një mundësi vetes dhe atij, do të filloni të kuptoni se ka disa gjëra shumë më të rëndësishme, të cilat sipas studimeve nuk ua japin meshkujt më të gjatë.

  1. Personat që ndihen mirë me gjatësinë tuaj ndihen mirë edhe me intelektin, ambicien, talentin tuaj. Nëse nuk ia ndjen për gjykimin e të tjerëve, do të thotë se ju vlerëson për atë çka jeni.
  2. Ju ndihmon të tejkaloni pasiguritë mbi përmasat tuaja. Shumica e vajzave të gjata kanë "kompleksin e madhësisë". Por një partner më i shkurtër do t'ju mësojë t'i shikoni gjërat përtej përmasave, përfshirë veten tuaj.
  3. Studimet thonë se meshkujt më të shkurtër përfshihen më shumë në çështjet e shtëpisë. Që nga pastrimi e deri tek të ardhurat financiare, sipas studimeve meshkujt e shkurtër janë më të prirur t'ju ndihmojnë.

Ata shkojnë përtej mendësive tradicionale të tipit "burri për punët jashtë, gruaja brenda".

Më 4 dhjetor Ilir Meta vendos për të ardhmen e koalicionit me Ramën

Posted: 07 Nov 2016 10:15 AM PST

Ilir Meta, i cili u rikonfirmua sërish në krye të LSI­së, pas shpalljes së rezultatit ka vlerësuar garën dhe procesin si pjekuri politike e forcës që drejton.

Meta në një mesazh nga Gjermania, theksoi se tani, ky stad duhet çuar akoma përpara në Konventë e re Zgjedhore që do të mbahet më 3­4 dhjetor.

Konventa gjithashtu pritet dhe të vendosë për pozicionimin e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të vazhdojë koalicionin me PS-në apo jo.

"Tani është momenti që këtë pjesëmarrje, këtë inkurajim, që na ka dhënë në një shkallë mjaft të lartë anëtarësia e LSI-­së, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re Zgjedhore të LSI­së në datat 3­4 dhjetor, ku ne së bashku do të diskutojmë, do të kuvendojmë dhe do të marrim vendime të rëndësishme. Vendime të cilat shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan dje për një LSI gjithnjë e më të hapur, për një LSI gjithnjë e më gjithëpërfshirëse", tha Meta.

Kjo është arsyeja pse syri na dridhet në disa raste

Posted: 07 Nov 2016 09:51 AM PST

d9ae5c751430b088100ae6556996c4ca_puhia-550x338Dridhja e pakontrollueshme e syrit mund të jetë një nga veprimet më irrituese në trupin e njeriut. Është një veprim që pothuajse të gjithë e njohim dhe të gjithëve na ka ndodhur. Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që "nuk duhet të tregoni" kur syri e bënë këtë veprim, pasi ju ndodh diçka e keqe.

Por, çfarë e bënë në të vërtet syrin të dridhet?

Dridhja e syrit ose miokimia siç njihet në termat mjekësor, ndodh kur muskujt e vegjël dhe nervat rreth zonës së syrit stimulohen. Lodhja është një nga kontribuesit kryesor i kësaj dridhjeje, prandaj sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë gjatë natës.

Një tjetër shkak është edhe kafeina, pasi që mbingarkesa e energjisë mund të ngjallë pulsin dhe të shkaktojë dridhjen. Nëse konsumoni pije energjike ose kafeinë, provoni t'i konsumoni në sasi të vogla. Alkooli dhe duhani ndikojnë gjithashtu në këtë dridhje, dhe duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar. Stresi gjithashtu është një tjetër faktor.

Video/ Kjo është mënyra më e mirë për përgatitjen e gështenjave

Posted: 07 Nov 2016 09:38 AM PST

geshtenja-550x303Kuzhinieri John Mitzewich, me anë të një video, tregon mënyrën e duhur se si mund të pjekim gështenjat. Mitzewich thekson se pasi ti presim pak gështenjat në një cep të tyre, kryesisht në pjesën ku ato janë më të fryra, pastaj gështenjat është mirë të piqen në një furrë të mbyllur.

Ai nënvizon se duhet të mbani gështenjën me gishtin e madh dhe atë tregues, më pas, priteni ngadalë në mes, me një fjalë; bëjini një vizë nga njëra anë në tjetrën.

Më pas vendosini në tenxhere, shtojini ujë të ftohtë dhe pak kripë, pasi të zihen nxirrni nga tenxherja dhe vendosini në një tepsi, ndërsa më pas futini në furrë të nxehtë në 200 gradë celsius  për 15 minuta.

Pasi t'i largoni nga furra vendosini në një pjatë dhe mbulojini me një peshqir për rreth 15 minuta sepse ashtu është më e lehtë që t'i qëroni dhe do të jenë plotësisht të shijshme, provojeni.

Rita Ora, look i viteve 20, në filmin e ri ‘Wonderwell’

Posted: 07 Nov 2016 09:18 AM PST



3a15772200000578-3908236-image-a-39_1478353481134 3a15774600000578-0-image-a-17_1478352285304Rita Ora është shfaqur e mrekullueshme me një look të viteve 20-tw, gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare është fotografuar me flokë të shkurtër biond dhe duke tymosur, teksa po xhiron filmin e ri 'Wonderwell' në Romë, Itali. Ora gjithashtu përvec angazhimeve të shumta në muzike do të jetë së shpejti edhe pjesë e jurisë së America's Next Top Model.3a15760e00000578-3908236-image-a-28_14783531212773a15778400000578-3908236-image-a-40_1478353488319

Kryerabini i Athinës dhe gjithë Greqisë është vlonjat!

Posted: 07 Nov 2016 08:55 AM PST

Rrënjët shqiptare të kryeklerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë "Do marr çiftenë…" mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena.

Nga Altin Raxhimi / BIRN

Paraditen e dy korrikut që kaloi, duke duruar vapën mes djersësh që shkonin çurk, mbi dyqind veta e mbushën dingas sinagogën këtu në qendër të Athinës. Pesë vajza nga komuniteti hebre janjiot do bënin ceremoninë e kalimit në adoleshencë, bat mitzvah-në, që sipas traditës bie diku nga dymbëdhjetë a trembëdhjetë vjeçshi. Pas kësaj, do ishin zonjushe.

Katër prej vajzave vinin nga familje hebreje nga aty, dhe njëra kishte ardhur nga zona e Nju Jorkut, me familje dhe të afërm. Rabini i sinagogës nisi këndimin e lutjeve. Është vetëm njëzetegjashtë vjeç dhe gratë e komunitetit nën zë çuçurisin si t'i gjejnë nuse, por pa ndonjë sukses të dukshëm. E ka mbesë vajzën nga Amerika.

Sinagoga në rrugën Melidoni ka mbi një shekull. Me transformimet që ka pësuar Athina, kjo rrugë as njëqind metra e gjatë rri si xhep. Dikur i mbivendosej zonës ku lulëzonte industria e lëkurëve dhe shtëpitë e klasës tregtare të fillimshekullit të njëzetë, mbi Monastiraki dhe Thisio. Tani në të djathtë teposhtë sheh gërmimet që nxorën sheshit Athinën romake, dhe në të majtë, suva të rëna dhe të ngjyera me grafiti pas falimentimit të atyre industrive viteve tetëdhjetë–strehë emigrantësh nga Lindja e Mesme, dyqanesh sendesh të përdorura dhe kovaçhanash. As njëqind metra mbi Melidoni gjendet pjesa veriore e rrethit nga ku soditet Akropoli prej kafenesh të shtrenjta. Në hyrje të rrugës, blloqe betoni që pengojnë trafikun e makinave, në hyrje të sinagogës, një postbllok si ata ngjitur ambasadave.

Ceremonia vazhdonte nën mërmërimë dhe mes pëshpërimave në masë greqisht, dhe ndonjë në anglisht, kalonte nëpër të dhe ndonjë gjë në shqip. Ishin nga Kohenët e Shqipërisë, fis të cilët në 1990-ën u shkulën të gjithë për në Brooklyn të Nju Jorkut. Ceremoninë do e bënin për Revekën, vajzën e Elia Kohenit. Pas bekimeve të rabinit, bekimet vajzave do ua jepnin baballarët.

Urimin për të bijën Elia e nisi në anglisht, por pastaj i tha para sallës, "tani do të të uroj si na kanë uruar gjyshërit në kohën e tyre. Χώμα να πιάνεις μα χρυσάφι να γένετε (Hóma na piánis ma hrisáfi na génete)." Që do të thotë, 'tu bëftë flori edhe dheu që prek.'

"Atë moment, s'mbeti njeri në sinagogë pa iu mbushur sytë me lot," kujton Zanet Batinu, drejtoreshë e Muzeut Hebraik të Athinës dhe kushërirë e Batinove të Shqipërisë. Edhe vajza e Batinut ishte për bat mitzvah. "Gjyshja ime s'përmbahej. Jo vetëm ngaqë kishte kohë që s'e kishte dëgjuar atë urim të vjetër, por edhe se si e tha, si e shqiptoi sipas të folmes së vjetër." Në greqishte standarde folja të bëhet shqiptohet ginete, por Elia Koheni foli në dialektin e dikurshëm të Janinës.

"U organizua nga Gabi, Gabriel Negrini, nga ai rabini atje," thotë Nesim Koheni, xhaxhai i Revekës, i cili ndoqi ceremoninë. "Ai donte të mblidhte komunitetin, të njiheshin me njëri-tjetrin."

Kushedi e sata herë është kjo që del përpara ky emër!

Për herë të parë e hasa në fillimet e këtij kërkimi pranverën që shkoi nga autori më elegant mbi hebrenjtë e Greqisë, një tetëdhjetëekusur vjeçar tani i tërhequr pranë sinagogës së cilës i ridha jetë në Hania të Kretës, Nikos Stavrulakis.

Stavrulakis ka bërë një libër mesmerizues mbi Selanikun—ese mbi një koleksion fotografish të 1910-ës i cili tregonte një qytet të fshirë nga kohërat. Mbushur me dyqanxhinj e hamallë sefardinj dhe dervishë tarikatesh. Ai libër e kthen atë qytet në elegji.

"Por nuk di shumë për janjiotët," më thotë në telefon Stavrulakis. "Pyet Gabrielin, Gabriel Negrinin që jeton në Athinë. Thuaji që të kam çuar unë." Një rabin sefardi prej Sarajeve, njohës me themel i hebraizmit jo vetëm ballkanik, po aty më çon, tek Gabriel Negrini.

Negrini pati nisur studimet për muzikë elektronike në Kretë, por aty pati zbulimin e religjionit dhe para dy vjetësh u bë rabini i Athinës dhe gjithë Greqisë në këtë sinagogë që është prej fillimit të shekullit të njëzetë. Dhe lajmi mori dhenë dhe u dha dhe nga gazeta The Forward e hebrenjve të Amerikës. Tani, fotoja e tij në faqe zyrtare është me kipà a homburg dhe tefilin. Përfshihet në gjurmime të muzikës së hebrenjve dhe në muzikë eksperimentale. Di t'i bjerë shofarit, bririt të dashit që përdoret gjatë Festave të Mëdha hebraike, është mohel, (synetëzues ritual), ka zë shumë të mirë. Ka kryer studime teologjike në Izrael.

"Ka aktivizuar komunitetin!" më thotë Allegra Matsa nga Janina. "Është i aftë të angazhojë të rinjtë. Rabinët paraardhës ishin në moshë dhe të stilit të vjetër. Meh!"

Shiko, më shkruan Moses Elisafi, kardiologu që kryeson Komunitetit Hebre të Janinës. "Rabi Negrini është nga Shqipëria."

Kur dikur nga vitet njëzet Josef Negrini nga Janina la të shoqen Anetën të ve, kjo e kalonte më shumë kohën tek vajzat e martuara ndër hebrenj të Vlorës. Nga vitet tridhjetë, i erdhi dhe djali i madh, Mojzja, i cili në Janinë si çilimi kishte shitur gazeta. Nga vitet gjashtëdhjetë Aneta e la vendin dhe iu bashkua një djali tjetër të sajit që jetonte në Izrael, por Mojzja, i cili ishte aktiv edhe në jetën kulturore të Vlorës, doli në pension si llogaritar në Ndërmarrjen Tregtare të Ushqimit Social, ndërmarrjes që furnizonte restorantet e qytetit.

Dhe Mojzja pati Fiton si djalë dhe Fitua, dikur nga të njëzetat, u martua me një fqinjën e vet në pallat në Vlorë, e cila vinte nga një familje e njohur e krishterë ortodokse e Mifolit—një teze e saj është psikologe e njohur për fëmijë në Tiranë. Fito dhe Greta Negrini lindën fillimisht Revekën që studion për dentiste në Athinë dhe në vitin 1988, tre vjet para se të merrnin plaçkat për në Greqi ku Mojzja kish të vëllanë, lindën djalin, Gerionin.

Gerioni është Gabrieli, rabini Gabriel Negrin.

Di shqip? "Siç e di unë greqishten, me copa," më thotë Nesim Koheni. S'preferon ta flasë a ta dëgjojë, më thonë të tjerë.

U përpoqa të lidhem si me Fito Negrinin ashtu dhe rabi Gabrielin por nuk ia dola. Më përmendën probleme sigurie.

 

Pas 1990-ës, tjetër gjë ishte hebreu janjiot i kthyer nga kampet e përqëndrimit, tjetër ai nga Halki që i shpëtoi i gjithi Holokaustit, dhe tjetër gjë ai që vinte nga Shqipëria e Enver Hoxhës, shkruan Marie-Elizabeth Handman, një antropologe franceze që i pati studiuar ata në atë periudhë. Hebrenjtë shqiptarë shkonin shumë më mirë me ata të feve e tjera, të cilëve u jepnin pulën e Pesahut ndërsa nuk pinin për Ramazan, por të paketuar në Izrael, ishin fillimisht më të tulatur dhe më konservatorë.

Nga ana tjetër, në pjesën më të madhe, hebrenjtë shqiptarë janë si shqiptarët e tjerë dhe s'e vrasin mendjen për fenë. Kur Andon Meloja, fëmija që doli nga martesa e parë e një hebreu me një johebre në Shqipëri, pati kërkuar të regjistrohej në komunitetin hebraik të Athinës, ku jeton, para tre vjetësh, e habitën. Donin ta çonin për ta bërë synet. "U thashë, 'Me mua doni të talleni ju? Unë jam burrë tetëdhjetë e tre vjeç," thotë Meloja, inxhinier në pension, grek i Delvinës nga i ati, hebre Delvine nga e ëma, martuar me shqiptare me origjinë myslimane, jetuar në Fier gjatë komunizmit. Por si hebrenjtë e tjerë, tregojnë solidaritet të madh me njëri-tjetrin. Dhe në Izrael, një pjesë e mirë e bashkëshortëve johebrenj apo fëmijët e lindur nga nënë johebreje prej shqiptarëve, janë konvertuar në judaizëm, proces më i gjatë dhe më i mundimshëm se konvertimi në krishtërim apo islam.

Dallojnë dhe në Izrael shqiptarët më thotë Matsa. Kanë bërë më përpara nga shumë janjiotë të tjerë të vendosur atje.

Disa nga ata që shkuan në moshë në Izrael apo tjetërkund, e kishin të vështirë. Pepe Kantozi, i cili vdiq viteve nëntëdhjetë në Karmiel, qante rrethin shoqëror që kish lënë pas. "Kur shkoja në Vlorë e më merrte babai në telefon nga Izraeli, nuk më pyeste si je e si shkon," thotë Zhaneta Solomoni-Jakoel, "por se ç'bënte e si i kishte punët Baçi, ç'bënin Xhevoja, Ruzhdiu e Kudreti, si ishte Shazja…," shokët e vet të rrugës Justin Godard.

"S'e mbaj mend ku e kam lexuar se është bukur të jesh hebre, por është dhe shumë e vështirë," thotë Zhaneta Solomoni-Jakoel. Zhaneta jeton në Janinë, me të shoqin Solomonin, edhe që të jetë pranë qytetit ku u lind dhe u rrit, Vlorës.

"S'e mbaj mend ku e kam lexuar se është bukur të jesh hebre, por është dhe shumë e vështirë," thotë Zhaneta Solomoni-Jakoel. Zhaneta jeton në Janinë, me të shoqin Solomonin, edhe që të jetë pranë qytetit ku u lind dhe u rrit, Vlorës.

Por dhe nga brezi i parë pati që ia dolën dhe zunë punë të mira, ato që kishin lënë në Shqipëri, thotë Gerion Kureta. "Brezi i dytë pastaj, ai që lindi atje, shpërtheu. Patën sukses të paparë."

Sidomos pas të nëntëdhjetave, filluan të rivinin për vizitë shumë syresh. Shemo Sollomonin, me të cilin u lidha në fillim për të mbledhur eksperiencat e hebrenjve janjiotë të Shqipërisë, e gjen në Vlorë çdo dy vjet, ku ka blerë dhe shtëpi. Çdo vit pelegrinon në apartamentin e vet në Tiranë Zino Matathia, doktori, i cili të thotë se u mbruajt në dy placenta, nga Shqipëri dhe nga Izraeli. Kur pat parë një vajzë hebreje serbe me banim në Izrael të dilte në televizor në 1999-ën e të thoshte se ishte e gatshme të shkonte të luftonte në Kosovë, ai pat shkuar si vullnetar në një spital për refugjatë kosovarë që pati ngritur ushtria izraelite në Bllacë. Kur lëvizi në Janinë me të shoqin dhe vajzat në 1990-ën, Zhaneta Jakoeli qau gjashtë muaj rresht se e merrte malli për Vlorën. Tani, televizorin në apartamentin e saj në Janinë e mban tek kanalet shqiptare dhe kur kthehet nga Vlora verës sjell me vete një valixhe me romane shqip dhe në të dyja vizitat që bëra tek Jakoelët, ajo shpesh e kthente bisedën tek letërsia. Edhe kur bëjnë festë për bar dhe bat mitzvah-të shqiptarët, thotë ajo, siç para ca kohësh vjetësh në Amerikë, ia marrin "O do marr çiftenë, e do dal për gjah!"

Nisim Koheni rrëmon prej Bruklini kujtimet e nënës dhe babait duke i plotësuar me librat e shkruara për janjiotët dhe hebrenjtë. Anna, dentistja dhe kushërira e tij që u pat larguar në rini dhe i pati tërhequr njerëzit e vet në Nju Jork, është mbase shqiptarja më entuziaste sot në Amerikë. Por vëllai i madh i Nesimit nuk do t'ia dijë për vendin e shqiptarët.

Nuk të çudit. Marrëdhënia me këtë vend, i cili krijoi një nga diktaturat më brutale, më mjeruese dhe më poshtëruese në Evropë, u bë gjë e vështirë për të gjithë ne që jetonim aty. Dhe marrëdhënia e tyre me vendin ka ngecur në këstin e fundit të dëmshpërblimit të përndjekjes të të atit, të cilit i mori mbrapsht jeta, si dajës sim, kur bënë pesë vjet burg politik në rini nga fundi i viteve dyzet. Dhe njerëzit e së shoqes në Vlorë. Nuk është kjo gjithshka, për mirë apo për keq. "Kemi lindur në Shqipëri, jemi rritur në Shqipëri," më thotë Nesimi "Unë shqiptar e konsideroj veten."

Para tetë vjetësh, në Shqipëri u kthye nga Izraeli Geri Kureta, i cili mban këtu një biznes lodrash për fëmijë. Më thotë se edhe brenda Izraelit diskursi mbi identitetin hebre—i cili sidomos pas Holokaustit u lidh me shpërnguljen në atë vend, ka ndryshuar. "Nuk është e domosdoshme të jesh hebre dhe të jetosh atje," thotë. "Mund të jesh hebre kudo, siç edhe ndodh."

Elio Jakoeli, një nga fëmijët e dy të mbijetuarve janjiotë nga Aushvici që erdën dhe u vendosën në Tiranë, ka dyqan të vetin në Brooklyn, por më thotë se biznesi nuk i ecën siç do. Brezin e vet në Tiranë, vitlindja 1953, e kujton me mall. "Nuk vjen brez si ai," thotë. "Të sinqertë, të hajrit." Tiranas tipik, 24-karatësh, ky Elio. Ndonjëherë e ngacmon dhe ideja të kthehet e të jetojë këtu.

Jakov Sollomoni, i cili tani vonë ka shkruar disa libra mbi përvojën hebreje të Shqipërisë ishte nga ata që u largua me të katra në 1991-in dhe sot jeton në Ber Sheba, buzë shkretëtirës së Negevit në jug të Izraelit. Si stil, rrëfimi i tregimeve të tij lëviz nga një drejtim në tjetrin, si muhabet shtruar, dhe përdor shprehje të shqipes të atij që e ka atë gjuhë të vetën. Një greqishte popullore e mësoi nga familja. Anglishtes dhe rusishtes i hyri vetë, madje pati sjellë në shqip dhe një vjershë të Lermontovit. Tani merret vesh dhe në hebraisht. "Por për të shkruar, shqip shkruaj."

"Brezi i ri është ndryshe," më thotë. Djali dhe nusja zbatojnë kashrutin, rregullat strikte dietetike të hebrenjve besimtarë, dhe mbajnë shabatin. "Neve jo," thotë. "Gruaja më bën shpesh tavë Elbasani." Gjellë më anti-kosher nuk ka.

Rashela Sollaku, e lindur Matathia, është nga ata pak hebrenj janjiotë që nuk lëvizën në Izrael. Inxhiniere kimiste, ajo vendosi të rrijë në Shqipëri të kujdeset për të shoqin, i cili do vëmendje shëndetësore. "Është dhe mysliman me origjinë," thotë. Ajo është mbesa e Mateo Matathisë që u kujdes të merrte shtëpitë e gjyshit në Vlorë, gjë që i dukej e pamundur në 1997-ën, kur njëra nga ato u dogj dhe një hajvan pati zhgarravitur mureve një kryq nazist–edhe atë mbrapsht, me sens anti-orar. "Është vonë për të lëvizur," thotë kur e takoj në një kafene në qendër të Lushnjes. "Jetën e kam këtu." Por njëri djalë, informaticien i studiuar në Romë, po përgatitet t'i vejë në Izrael në kërkim të kësaj pjese të rrënjëve të veta.

 

Në javën e parë të tetorit, dy ditë pasi hebrenjve u fillonte viti 5776, gjej në dyqanin e tij në Janinë Marko Batinon, djalin e atij Pepos që kish shpëtuar fizarmonikën nga ushtarët shqiptarë, kur në 1946-ën e përzunë me gjithë familje. Takova dhe të ëmën, Ninetën. Pepoja, i cili ndërroi jetë para pak vitesh, deri sa mbahej e rrinte në dyqan, kur i dilte shqiptar në derë ia shtronte muhabetit shqip. "Baba, do shesësh apo do merresh me llogje," e ngacmonin të tijët. Donte Pepoja t'ja mësonte shqipen Markos kur ishte fëmijë, por ç'i hynte në punë shqipja atij, gjuhë e vdekur si greqishtja e Homerit—vetëm kur t'i vinte ndonjë xhaxha nga andej një herë në njëzet vjet. Por me shqiptarët që vajtën atje pas nëntëdhjetave, emigrantët që zunë sektorë shërbimesh a kujdeseshin për të moshuar në qytet "do ti që u dashka?"

Kur u sëmur e zuri shtratin Pepoja, filloi t'i mësonte greqishten shqiptares që kujdesej për të.

Markoja u bë muzikant dhe manaxher muzike dhe pati dhe dy buzuki me famë në qytet, vende ku politikanët shqiptarë, të stërmunduar nga lodhja që u shkaktonte vendi pas 1997-ës, shkonin për të ndërruar vend. "Kush nuk ka ardhur. Fatos Nano, Sali Berisha."

"Akoma s'kam qenë në Izrael," thotë Markoja. "Xhaxhai më lutet t'i shkoj. Këngët greke kanë popullaritet atje. Më thotë: 'Dy këngë të këndosh, biles as ti këndosh, t'i inçizosh, dhe s'do kesh nevojë të punosh gjithë jetën.'

"Por jam grek, ky është vendi im. Nuk ka vend më të mirë në botë, megjithë krizën."

Kushëririn e tij të tretë, Viktor Batinon, i cili pas ca vitesh në Izrael tani punon si administrator pronash të patundshme në Toronto të Kanadasë, kur e pyes se ç'e ndjen veten më thotë: "Fifty-fifty. Gjysëm hebre, gjysëm shqiptar."

David Kantozi është djali i Mimiko Kantozit, i cili punoi gjithë jetën në Albturizëm gjatë komunizmit. Tani Davidi punon në Tel Aviv. U pat bërë me nerva para ca vitesh nga një dokumentar i televizionit të Izraelit për Shqipërinë si vendi me "Islam të mirë." Shqipëria hynte në klasifikimet thjeshtëzuese gjeopolitike, të cilat i acaronin hebrenjtë shqiptarë atje. Kur u bënë zgjedhjet për guvernator të Bankës së Shqipërisë para dy vjetësh, pati aplikuar për atë vend. Në një media, poshtë këtij lajmi, dikush kishte komentuar, "Moss, tani e kemi të sigurtë falimentimin. Nuk mjaftohen hebrenjtë me financat botërore duan edhe atë të Shqipërisë."

"U ndjeva shumë i fyer," më thotë Kantozi. "Familja ime i ka dhënë Shqipërisë ç'mundi."

Vendi ku ngrihej dikur sinagoga në lagjen hebreje të Janinës | Foto nga : Altin Raxhimi

Vendi ku ngrihej dikur sinagoga në lagjen hebreje të Janinës | Foto nga : Altin Raxhimi

Tani ka dhe hebrenj shqiptarë që vizitojnë Janinën, lagjet ku u rritën paraardhësit. Kur fola në gusht në telefon me Annette Frommin, folkloristen nga Florida mbesë janjiote, ajo më tregoi motivimin e saj për ta studiuar si komunitet viteve tetëdhjetë. "Ekziston një Janinë fiksionale në mendjen e atyre që jetojnë atje, të njerëzve, të hebrenjve që kanë lidhje me të."

Në një farë kuptimi, atë botë fiksionale kërkoja dhe unë, jo vetëm të një qendre provinciale perandorie si Janina, por edhe të një hapësire ku kulturat i rrinin bri njëra-tjetrës, të cilën e rrafshuan mënxyrat e shekullit të njëzetë, dhe i bënë njerëzit tu ngjiteshin anijeve e të merrnin arratinë prej tyre.

Imagjinoje, i thosha Isak Dostit ndërsa drejtoheshim drejt pallatit të tij mu jashtë Kastrosë një pasdite të nxehtë gushti, nëse nuk do kishte pasur luftë botërore, mos të kishte pasur Ballkani–siç pati shkruar një gazetar në fillim të luftërave në ish-Jugosllavi–atë prirje për dhunë, do ishte nga vendet më të mira të botës.

Dosti, shtetas amerikan dhe grek me baba të lindur në Vlorë, i cili vetë ka kaluar jetën duke mbledhur copëza nga këto botë, duke lidhur janjiotë të Argjentinës me të Venezuelës me të Izraelit me të Francës me të Shqipërisë me të Janinës, dhe duke kërkuar për vllehët e zonës për romanin që është duke shkruar, më thotë: "Eh sikur, eh sikur," dhe hyn përpara në shkallën e tij tek pallati i hebrenjve.

 

Nuk është çudi të mbash mbiemër që të tregon nga një vend tjetër. Ka dhe të krishterë grekë që mbajnë mbiemrin Tepelenis dhe në Korfuz një familje e madhe quhet Avlonitis, vlonjati, ashtu siç ka shqiptarë të familjeve Kosturi a Janina.

Një herë, kureshtar për familjet e hebrenjve me mbiemër Tepeleni u lidha me Isakun, një muzikant. "As e kam idenë ç'është. Ndonjë mal në Shqipëri?"

Nuk di të ketë gjurmë hebrenjsh në Tepelenë, megjithëse s'përjashtohet të ketë qëlluar ndonjë dyqanxhi a shitës ambulant në shekull të nëntëmbëdhjetë, pasi ishte pjesë e pashallëkut të Janinës dhe shtrihej përgjatë luginës së Vjosës ku kalonin njerëzit dhe tregëtia.

Kafeneja ku erdhi 62-vjeçari Jakov Tepelenis me të shoqen Anën, prindër të Isakut, ndodhet afër shtëpisë së tij në Vrilisiá, në lagjjen diku rreth pesë kilometra në verilindje të qytetit e cila nga tokë bujqësore u bë zonë banimi për shtresat e mesme të Athinës gjatë bumit të ndërtimit viteve tetëdhjetë.

Aty, për nëntëdhjetë minuta, Jakovi tregoi historinë e familjes së tij, ngadalë, që të sigurohej se ishin marrë shënim të gjitha gjërat që thoshte. Nuk e ka idenë pse e mbajnë mbiemrin Tepelenis.

"Nuk e di se cilët janë emrat që më thoni, (kasapi Jehuda Tepelena, i cili përmendet në reportazhin e parë të kësaj serie) pasi Tepeleni ishte një mbiemër që mbahej nga familje që s'kishin lidhje farefisi me njëra-tjetrën.

"Familja ime ishte e Jakov Tepelenit, e gjyshit tim, mbase ai ishte kasap.

"Babain ma quanin quhej Isaak dhe e vetmja lidhje që kishte me Shqipërinë ishte se gruaja e tij e parë ishte hebreje nga Shqipëria, nga fisi Haxhis.

"Quhej Stamula Haxhis dhe kishte dhe një vëlla, Isaak Haxhis, i cili pati vajtur s'e di se si në Izrael.

"Por babai dhe gjyshi im ishin të lindur dhe rritur në Janinë dhe s'kishin vajtur gjëkundi tjetër.

"Stamula dhe shtatë fëmijët e babait nga martesa e tij e parë vdiqën të gjithë në Aushvic. Ishte e tmerrshme vetëm kur e dëgjoja këtë gjë.

"Nga Aushvici u kthye dhe një vajzë me emrin Estir Tepeleni, e cila mendonte se ishte motër e babait tim dhe erdhi në Janinë të kërkonte familjen. Por nuk ishte motër e tij, as kushërirë, se siç të thashë, s'kishin lidhje gjaku të gjithë Tepelenit, ishte thjesht koincidencë.

"Estir Tepeleni ndenji në Janinë dhe u martua aty dhe pas martese ndryshoi mbiemër e nuk e di ç'u bë më me të.

Hebrejtë e Janinës dukue u deportuar nga nazistët drejt kampeve të vedkjes në vitin 1944

Hebrejtë e Janinës duke u deportuar nga nazistët drejt kampeve të vedkjes në vitin 1944

"Babai im, Isaaku, ishte shitës zarzavatesh dhe u martua prapë me nje hebreje të fisit Iosafat nga Larisa të cilën e quanin Luna, mamanë time, dhe me të bëri dy fëmijë: mua dhe motrën time Stelën, e cila ndodhet në Izrael që prej 1969-ës.

"Familja e babait tim kishte dy-tre, mbase dhe katër shtëpi në Janinë, (s'e di cilën shtëpi keni parë në Janinë, por shtëpia që shitëm në 1973-in është akoma shumë e bukur.)

"Kur u kthye babai nga Aushvici, vetëm njerën shtëpi arrite të merrte, ate qe ndodhej në Skufa 10, shtepite e tjera i kishin uzurpuar duke menduar se nuk do të ktheheshin më kurrë. Madje kishin falsifikuar dokumenta sikur shtëpitë i kishin të tyret. Nuk arrij dot të ta shpjegoj se ç'bëhej atëherë. Kush kishte dalë gjallë nga Aushvici ishte i humbur, nuk kishte fuqi as të tregonte historinë e tij e jo më të kërkonte pasurinë. Kohë të egra.

"Për njërën nga shtëpitë, ai që e kishte marrë i tha babait: 'e di që shtëpia është jotja, të mbaj mend, por me dokumenta tani e kam timen dhe s'më bën dot asgjë. Por meqë të njoh dhe di që je njeri i mirë, do të të jap disa lira dhe ti do më nënshkruash një dokument që po i merr këto lira (s'e mbaj mend shumën por ishte qesharake) dhe që s'ke më asnjë pretendim për shtëpinë.'

"Dhe babai mori ato pak para e nënshkroi. Nuk kishte ç'të hante.

"Unë dhe motra u larguam nga Janina dhe Greqia më 1969. Isha 17 vjeç. Na dërguan prindërit në Izrael, pasi e quanin të domosdoshme të rriteshim në vendin e origjinës sonë.

"Nuk e di se sa mirë bënë. Por edhe Janinën nuk do e preferoja. Kujtimet që kam që atje nuk janë kushedi çfarë, fshat ishte atëhere, me qerre dhe karroca nëpër rrugë të pashtruara. Më vonë u bë qyteti i bukur që shikoni sot. Prapëseprapë, Izraeli s'ishte i lehtë si fillim. Po kalonte një inflacion të tmerrshëm. Megjithatë ja dolëm.

"Në 1981-in në një dasëm në Izrael, u njoha me gruan time Ana Kohenin, e cila kishte ardhur për dasmën nga Athina. Na solli fat ajo dasëm, s'kaloi shumë kohë dhe u martuam edhe ne dhe bëmë dy fëmijë, dy djem. Në 1986-ën kur Izraeli po kalonte krizën e dytë financiare dhe u bë e vështirë jetesa, vendosëm të kthehemi në Athinë.

"Në vitin 1973 prindërit e mi, tashmë në pension, shitën gjithçka kishin në Janinë dhe erdhën në Izrael. Qëndruan deri në 1975-ën kur u kthyen për pushime në Janinë dhe babai vdiq aty me infarkt. Kjo është dhe arsyeja që vete shpesh në Janinë. Atje kam eshtrat e tim eti.

"Por jo, nuk do të doja të jetoja atje, megjithëse ime shoqe do. Thjesht shkoj kur më jepet mundësia, festa fetare, dasma… ç'të jetë, sa herë që kam mundësi.

"Kur u kthyem në Athinë në 1986-ën, Greqia ishte në kulmet e saj dhe gjetëm kollaj punë, ato që patëm në Izrael. Unë instaloja ashensorë dhe gruaja punonte në një supermarket.

"Tani, të dy djemtë që bëmë me universitet këtu, njerin muzikant, pianist, e tjetrin llogaritar të lartë, u detyruan të shkojnë në Izrael prej krizës së këtushme. S'gjenin punë këtu. Tani në Izrael është shumë mirë gjendja. Ka punë. Ne vazhdojmë të rrimë këtu, dhe vetëm shkojmë e i vizitojmë. Jemi të dy pensionistë tani dhe gjendemi rahat këtu.

"Babai nuk na fliste as për familjen që kish patur, as për Aushvicin. Ishte shumë e dhimbshme për të. Motra e ngacmonte më shumë se unë, e megjithate ai shumë rrallë fliste. Unë s'e ngacmoja pasi e kuptoja sa shumë e vuante. Nuk pranonte të kthehej mbrapa në kohë. Dhe ato pak gjëra që arritëm t'i nxirrnim na i tregonte nga fundi i jetës. 'E ç'i doni historitë e vjetra?' na thoshte. Nuk donte të fliste. Unë nuk e di se si ishte babai im para luftës, por burri që njoha unë ishte një njeri i mbyllur në vetvete, i heshtur. Ndaj edhe s'e kam informacionin të plotë.

"Me komunitetin e këtushëm shihemi për festa. Nuk jam shumë religjioz dhe më shumë shkoj në Janinë. Rabinin e ri këtu s'e njoh mirë. Di që bën shërbesa të mira dhe ke kënaqësi ta dëgjosh. Ka vullnetin e mirë që të bëjë punë por përsa i përket forcimit të lidhjeve brenda komunitetit dhe me Janinën s'para vë re të ketë ndryshuar gjë. Por edhe s'para shkoj në sinagogë (buzëqesh)."

Një fotografi? Ngre supet. Por edhe po doli fotografia në gazetë, në Shqipëri do dalë, jo këtu!

"E lëmë më mirë pa fotografi këtë gjë."

Për këtë shkrim nga Athina raportoi edhe Elona Gjermeni.

FOTO/ Bebe Rexha ylli i mbrëmjes se MTV EMA-s, shqiptarja mahnit në skenë

Posted: 07 Nov 2016 08:45 AM PST

3a20244300000578-0-image-m-205_1478477157198Kantautorja shqiptare Bebe Rexha ka qenë mbrëmjen e djeshme ylli i ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards.

Ajo ka kandiduar në tre kategori, si Best New, Best Push dhe Best Look si dhe ka përformuar një sërë hitesh duke përfshirë edhe këngën e saj më të re I Got You.

Mediat e huaja kanë sjellë momentet më të mira të kantautores me origjinë shqiptare gjatë ceremonisë së rëndësishme të mbajtur në Holandë.

Ndër të tjera nënvizohet fakti se këngëtarja ka realizuar një sërë hitesh për Iggy Azalea, Pitbull, Tinashe, Eminem dhe Rihanna, Selena Gomes Etj.

3a2040ed00000578-0-serious_sass_another_outfit_change_saw_bebe_slip_into_a_seriousl-m-244_1478479197926 3a20380d00000578-0-image-a-212_1478477570525 3a21430f00000578-0-busting_a_move_bebe_s_barely_there_wardrobe_didn_t_stop_with_sin-m-238_1478478985525-1
3a20716100000578-0-another_outfit_change_slipping_into_a_thigh_grazing_mini_dress_w-a-242_1478479070953

FOTO/ Del me “peshqir” në rrugë, Albana Osmani justifikohet: Jam artiste!

Posted: 07 Nov 2016 08:20 AM PST

1-71


5-36Publiku shqiptar e njeh si moderatore në emisione të ndryshme, por të shumtë janë ata që e njohin nga rrjetet sociale për shkak të postimeve të saj të shumta. Bëhet fjalë për bukuroshen Albana Osmani, e cila me një postim të fundit i ka habitur të gjithë.3-512-61

Prezantuesja ka zgjedhur të dalë në rrugë ashtu siç del nga dushi, me një një peshqir, e këtë e justifikon me faktin se është e lirë, një artiste që i vendos vetë rregullat e saj! "Pse nuk dilet kshu ee, këta janë rregullat e mia,"  shkruan Albana.

Pas Toni Blerit, Rama merr për këshilltar një tjetër ish-kryeministër

Posted: 07 Nov 2016 07:48 AM PST

Ish-kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe Branko Grçiç, ish-zëvendëskryeministri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Milanoviç pritet që të bëhen këshilltarë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Lajmi është bërë publik nga mediat kroate. Vecernji.hr ka publikuar pak ditë më parë artikullin: Konsulentë në Shqipëri: Milanoviç dhe Grçiç ofrojnë këshilla për Kryeministrin Rama.

Milanoviç dhe Grçiç në Tiranë janë takuar kohët e fundit dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe me disa politikanë të tjerë. Sipas mediave kroate, autoritetet shqiptare janë të interesuar në këshillat që ata mund t'u japin atyre, sidomos për procesin e integrimit në BE, meqë ish kryeministri Milanoviç ka udhëhequr këtë proces për Kroacinë. Jo zyrtarisht ka udhëtuar për në Tiranë edhe Branko Grçiç, ish-ministri dhe zëvendëskryeministri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Milanoviç.

Milanoviç dhe Grçiç janë takuar në tetor në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, por edhe me disa politikanë shqiptarë. Duke pasur parasysh faktin se në Shqipëri vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe se Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk ka hapur ende negociatat, përvoja e Milanoviç si kryeministër i vendit, i cili është tashmë anëtar i BE-së, sigurisht që nuk duhet të hidhet poshtë, shkruajnë mediat kroate.

Mediat kroate raportojnë se marrëveshja është arritur tashmë dhese ish kryeministri kroat Zoran Milanoviç është i interesuar që karriera e tij të vazhdojë me konsulenca të tilla.

Milanovic në Shqipëri ka kontakte të mira, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, shkruan Vecernji.hr./Monitor

Prag lufte? NATO bën gati 300 mijë trupa për përballjen me Rusinë

Posted: 07 Nov 2016 06:32 AM PST

Nga Endri Farka

Shefat e NATO-S, të vendosur në panik nga frika se presidenti rus Vladimir Putin mund të sulmojë Perëndimin, po përpiqen të bashkojnë 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë, shkruan Daily Mail.

10O_NEWS Russian Iskander GRAPHIC (Read-Only).jpg

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar vitin e kaluar, me insistimin e Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidentit Bashar al-Assad.

Kjo ka çuar në rritjen e tensioneve serioze me SHBA-në, Britaninë dhe Francën. Shumica anëtarëve të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, por Rusia nga ana tjetër ka forcuar kapacitetet e saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijë më shumë se 100 mijë trupa çdo vit, raporton Ora News.

02533be8000007d0-3912398-image-a-12_1478509786536

Lëvizjet dhe sulmet e Moskës kanë qenë të shumta përgjatë kësaj kohe. Në vitin 2008 trupat rusë poshtëruan gjeorgjianët dhe iu kundërvunë Shtëpisë së Bardhë duke pushtuar Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në mbështetje të rebelëve pro-Moskës.

Më pas në vitin 2014, Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti rebelët etnikë rusë në lindje të Ukrainës.

Edhe tani, anëtarë të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania, që po ndjejnë se kërcënimi nga Moska po rritet, kanë kërkuar ndihmën e vendeve të tjera.

3a23e54d00000578-3912398-image-a-21_1478510877602

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more