Skip to main content

Tirana Observer: “Plagoset me kallashnikov punonjësi social në Qendrën e Komunitetit rom në Tufinë” plus 9 more

Tirana Observer: “Plagoset me kallashnikov punonjësi social në Qendrën e Komunitetit rom në Tufinë” plus 9 more


Plagoset me kallashnikov punonjësi social në Qendrën e Komunitetit rom në Tufinë

Posted: 08 Nov 2016 09:27 AM PST

policia-naten-3Policia e Tiranës njofton se rreth orës 17:15, në Tufinë, afër me Qendrën e Pritjes së Komunitetit Rom, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P., rreth 30 vjeç.

Menjëherë është dërguar në Q.S.U.T., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. V. P., është plagosur në pjesën e pasme të qafës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe i plagosuri ka qenë punonjës social i qendrës dhe ka marrë një plumb në shpatull nga kallashnikovi.

Autori i paidentifikuar ende është larguar bashkë me armën.

Ai thuhet se është një person i komunitetit rom që rrinte në Qendrën e Pritjes së Komunitetit Rom.

 

VIDEO / Debati Bumçi-Bregu në Bruksel për çeljen e negociatave

Posted: 08 Nov 2016 09:25 AM PST

Në Bruksel është duke u zhvilluar mbledhja për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, por përfaqësuesit e opozitës kanë votuar kundër.

Megjithatë, duket se jo të gjithë deputetët opozitarë kanë qenë dakord me këtë vendim.

Nënkryetari i Delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE­Shqipëri, Taulant Balla, në një status në"Facebook thotë se Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo kanë votuar kundër rekomandimit për hapjen e negociatave me BE­në.

Në një video, shihet debati mes Majlinda Bregut dhe Aldo Bumçit.

Bregu edhe më parë ka shprehur mendimin se ajo është pro hapjes së negociatave me BE dhe integrimit të vendit.

Ndërkaq, në videon e publikuar shihet edhe debati mes saj dhe Aldo Bumçit, ndërsa ky i fundit largohet i nervozuar.

Më herët Bumçi, siç shihet edhe nga video, debatoi ashpër me eurodeputetët që kërkonin nga PD të votonte pro për hapjen e negociatave.

Luana bëhet romantike nga shiu, ja dedikimi për të dashurin

Posted: 08 Nov 2016 09:20 AM PST

luana-2 luana-169x300Kohët e fundit moderatorja Luana Vjollca ka kaluar mjaft kohë midis Tiranës dhe Prishtinës.

Një fakt i tillë ka ndodhur jo vetëm për shkak të bashkëpunimit muzikor që do të ketë së shpejti me këngëtarin Ylli Limani, por gjithashtu edhe për shkak të të dashurit të saj Krenat Çoçaj.

Këtë herë Luana është bërë romantike dhe ka publikuar në "SnapChat" një foto bardhezi nga makina, ndërkohë që bie shi ku ka shkruar: "Gjith je kon veç ti",-e shkruar në dialektin kosovar. Ky është dedikimi i parë i dashurisë që Vjollca bën për të dashurin e saj.

Nesër çelet panairi i 19-të i librit, prezantohen mbi 90 shtëpi botuese

Posted: 08 Nov 2016 09:10 AM PST

unnamed-1Panairi i 19-të i librit në Tiranë, do të çelet nesër dhe do të qëndrojë i hapur deri ditën e diel më 13 Nëntor. E konsideruar si ngjarja më e madhe kulturore që zhvillohet në Shqipëri  pjesëmarrja pritet të jetë shumë e gjerë, me mbi 90 shtëpi botuese dhe institucione të librit. Në konferencën hapëse të mbajtur sot, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë u theksua se përgjatë ditëve të panairit do të ketë rreth 60 aktivitete si takime me autorë, prezantime librash, seminare, konferenca profesionale etj. Risia e këtij panairi duket se janë botimet e përkthyera në shqip nga letërsia nordike dhe vendet fqinje. "Ditën e  dytë të panairit do të jetë një konferencë shumë të rëndësishme për përkthimet nga gjuhët pak të përhapura: shqip, gjuhët e Ballkanit, gjuhët sllave, greqishtja, apo ato që nuk bëjnë pjesë tek gjuhët e mëdha. Kemi një panel profesionistësh shumë të mirë: profesorë, studiues, botues, përkthyes që do të diskutojnë mbi disa çështje. Pse e bëjmë këtë? Sepse, sidomos në dhjetëvjecarin e fundit, në Shqipëri është shtuar shumë botimi i këtyre letërsive në gjuhën shqipe. Edhe për efekt njohjeje, sepse ne nuk e kemi njohur shumë letërsinë dhe kulturën e vendeve fqinje, as të vendeve sllave, por edhe të vendeve më larg siç janë vendet nordike,"u theksua gjatë konferencës. Por një tjetër ngjarje shumë e rëndësishme, është edhe  prezantojmë hapjen e projektit të përkthimeve të botimeve nga gjuha kineze në gjuhën shqipe. Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë  e Kulturës dhe Botimeve te Republikës Popullore Kineze për përkthimet e botimeve në harkun e 5 viteve të 50 veprave. Ky eshtë një projekt që bën pjesë në projektin e madh 16+1 që ka nënshkruar qeveria kineze me vende të Europës Lindore dhe Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në gusht të vitit 2016, para dy muajsh, u prezantua në Panairin e Librit ne Pekin ky projekt. Tani do të prezantohet në Shqipëri projekti shqiptaro-kinez i cili do të nisë me projektin e parë që është "Historia e Kinës".  Veç kësaj, ka edhe shumë autorë që vijnë nga Italia, Franca, Hollanda . që prezantojnë librat e tyre me shtëpitë botuese përkatëse.

 

Parandalohet krimi në familje, burri tentoi të vriste gruan me pistoletë (VIDEO)

Posted: 08 Nov 2016 09:03 AM PST

Policia e Tiranës ka parandaluar sot një krim brenda në familje.

Pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, për një konflikt në familje, ku shtetasja I. M., ka njoftuar se i shoqi e ka kanosur, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët bënë të mundur parandalimin e një krimi në familje dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Gjoleka M., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur, bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., 33 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– Një armë zjarri, tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë, model 54.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Duhen në film por jo në jetë, përse urrehen kaq shumë ‘Xhihani’ dhe ‘Gylsereni’!

Posted: 08 Nov 2016 08:54 AM PST

235935-550x406Aktorja Nyrgyl (Gylsereni), dhe Erkan (Xhihani) kanë luajtur së bashku serialin "Fate të Kryqëzuara", i cili aktualisht është duke u transmetuar në televizionin Klan.

Por ndryshe nga sa kemi parë në serial ku duken tepër të dashuruar, në jetën reale ata urrejnë njëri-tjetrin. Madje kjo gjë u bë shkak që i gjithë skenari i serialit të devijohej duke sajuar një seri të re ku Gylsereni do të vdiste.gylseren

Aktorja Nyrgyl (Gylsereni), në një intervistë përpara disa ditësh për gazetaren e famshme turke Ayse Arman, akuzoi Erkanin për fyerje dhe tha se në një skenë, që sipas skenarit, kërkohej që çifti të puthej, partneri e kishte refuzuar duke i thënë Nyrgylit: "Ti këtë po prisje, je gjithmonë gati për kështu skenash".paramparca-660x375

Pas kësaj, pati një debat të nxehtë midis Erkanit dhe Nyrgylit, duke shtyrë këtë të fundit që të largohej nga seriali. "Nëse unë do të thoja të vërtetën, do të tundej dheu," është shprehur shkurtimisht Erkani për një media turke.

Poezi e detajit dhe e fjalës së lëmuar

Posted: 08 Nov 2016 08:47 AM PST

-Rreth librit "66 kg vetmi" të autores ARDITA JATRU-

14956464_10209348299898762_3423207117227348451_n

Kishte kohë që lexoja në fb poezitë e publikuara nga autorja Ardita Jatru. E me bënin përshtypje nga njëra anë veçanësia e motive dhe mënyra tejet origjinale e trajtimit të tyre dhe nga ana tjetër shfaqja e saj e rrallë në fb, që e bënte syrin ta kërkonte dhe ta ndjente mungesën e prezencës dhe të poezisë së saj. Nga kjo kureshtje dhe nxitje e heshtur arrita të njoh faktin që Jatru është autore e tre vëllimeve cilësore me poezi, e një romani, që ajo ka lindur në Tiranë dhe që prej më shumë se 25 vjet punon e jeton në Selanik të Greqisë. E paraqitet para lexuesit me profilin e një autoreje me pjekuri artistike, me përvojë e mjeshtëri krijuese dhe me një zë krejtësisht origjinal.

E ndala vështrimin tim në vëllimin poetik "66 kg vetmi" dhe nisa ta lexoj me kërshëri e kënaqësi të veçantë. I kushtova një mbrëmje të tërë dhe as vetë nuk e kuptova sa shpejt arrita në fund. Pastaj, pas disa ditësh iu ktheva sërish, pasi disa motive e poezi më kishin mbetur në mendje e më ngacmonin gjatë ditës. E sërish e mbarova në një mbrëmje. Por prapë iu ktheva mjaft prej poezive, derisa më lindi dëshira të hidhja disa mendime e përshtypje të mijat modeste për këtë libër mbresëlënës, thjeshtë nga pozicioni i lexuesit e jo i kritikut letrar.

Jatru të hap me mirësjellje portën e krijimtarisë së saj, të tërheq pa u ndjerë përdore e të lë përballë me poezitë e saj. Ti nis e lexon e të duket sikur autorja që prapa kuintave, ta rrëfen poezinë e vet. Zhytesh vargjeve e duket sikur ndjen zërin e saj që të flet varg pas vargu duke të treguar ato gjëra që syri i saj i vëmendshëm arrin të kapë në realitetin e përditshëm e që sytë e tjerë nuk arrijnë t’i perceptojnë. Vërtet, autorja e tregon poezinë, por pa rënë në narracion apo në prozaizëm. Përkundrazi, natyrshmëria dhe spontaneiteti poetik ndihen në çdo varg. E vargjet e saj janë të mbushura me detaje prekëse e jetësore, që emocionojnë.

Janë ca vetmi të bukura,
që i ftojmë të vijnë

dhe me to ndajmë shtratin e rrëfimit.

Në poezinë "Kënga e fundit", njeriu në agoninë e vdekjes ndalet në objektet më të dashura që kanë mbushur ditët e tij e që tani bëhet gati t’i braktisë përfundimisht, duke ia lënë amanet të dashurës. Një fletore e pentagramuar në sirtar, molla që pret për t’u qëruar mbi tavolinë, shalli i bardhë që nuk do hidhet më reth qafës, lulja që pret të ujitet, melodia e pyllit tej dritares që mund të kthehet në melodi funebre, angullima e qenit që në mendësinë popullore paralajmëron zinë. Janë detaje që e bëjnë poezinë sa të prekshme, aq të dhimbshme e emocionuese.
Ose në poezinë "Fustani" ajo jep një detaj që nuk ka se si mos të na kujtojë të gjithëve atë kohë të vështirë kur nuk gjeje dot as dy metra basmë për të bërë një fustan të ri .

Nëna ime kishte vetëm një fustan,
e lante natën dhe e thante para furnelës,
e të nesërmen e vishte me aromë të re.

Po autorja, duke qenë vajzë, shkon më tej se konstatimi i varfërisë. Ai fustan për të ishte bërë personifikim i figurës së dashur të nënës dhe nuk arrinte ta përfytyronte dot nën një veshje tjetër, aq sa bëhet xheloze e ja bën copë-copë me gërshërë kur e ëma ble një të ri. Kjo vogëlushe që rritet ka mbetur aq e lidhur me nënën, aq sa "me aeroplanë letre i çoj të fala nënës", shkruan në një poezi, kur tashmë jeton larg figurës së dashur mëmësore.

Autorja, në poezitë e saj për njerëzit nuk kërkon të portretizojë personazhe të famshëm, yje të kinemasë etj. Jo, ajo e ndal vështrimin dhe muzën e saj para atyre njerëzve që ne të tjerët mbase i shikojmë me njëfarë përçmimi. Ajo është aq e qytetëruar dhe e hapur në mentalitetin e saj, sa edhe atyre femrave qe ushtrojnë zanatin më të vjetër në botë u kushton një poezi që do ta konsideroja një portretizim brilant për to. Ndonëse kap një nga ato temat të konsideruara tabu dikur, ajo nuk ka maninë të tërheqë vëmendjen me tema të forta, por shkruan një poezi delikate, larg çdo banaliteti. Kurvave të Tiranës ajo u ve emra të fismë si Semiramida e Babilonisë, Helena e Trojës dhe nxjerr ne dukje hipokrizinë shoqërore të atyre njerëzve që nga njëra anë i shajnë kur në thellësi të tyre i dëshirojnë, aq sa njëra nga gratë e lagjes hedh atë thënien e njohur:

paçi fatin e kurvës o gra.
Se për ne të ndershmet
asnjë burrë veten s’e ka vrarë.

Portretizime te tilla po aq të bukura e delikate autorja bën edhe për Elin, tek poezia "Gruaja më e përfolur në lagje", që me ikjen e saj lë një boshllëk të ndjeshëm, për Dezin,kamerieren gojështhurur të kafe Kursalit, që ishte aq e aftë të tërhiqte klientët me ponçin e saj dhe për autoren mbeti "e përjetshme si dehja ime e parë", për Anetën, 18-vjeçaren greke,për cigankën Dalina në poezinë "Kënga e plakut Dukë për një cigankë" etj. Po sa e pafajshme, me brishtësi prej bryme tingëllon poezia për vajzën adoleshente, që ndërsa mamaja i flet për gjëra rutinë e të përditshme, ajo vuan para pasqyrës faktin që nuk është aq e bukur.

Autorja e ndan librin e saj në tre cikle. Në të parin, të titulluar "Dy metra psherëtima" ajo ndalet në ato fenomene të jetës, si vetmia, që e hasim si lajtmotiv gati në të gjithë librin e që i jep një fizionomi të veçantë këtij vëllimi, dashuritë e pafat, dhimbjet njerëzore nga lodhjet e jetës etj. Në poezinë "Ky vend prej kohësh ka vdekur", duke sjellë figurën vetmitare të Pavllos, e sintetizon varfërinë e tij ekonomike, sociale e shpirtërore në vargjet:

"dashurinë s’e zë në gojë,
s’ka rrogë për ta mbajtur…"

"Një ditë do t’i hipim trenit, me trupa të vjetëruar pa shpatulla", thotë autorja në një poezi tjetër.
Kujt nuk do t’i bënte përshtypje poezia "Mysafirët që nuk erdhën asnjëherë"? Të gjitha shtëpitë tona kishin dikur atë të ashtuquajturën oda e miqve, që nënat meraklije e mbanin përherë të rregullt në pritje të mysafirëve që mund të trokisnin papritur ne portë. Dëshmi e atij virtyti që gjithë bota mund të na e ketë zili, mikpritjes. Por autorja e trajton në këndvështrimin e vajzës që shikon brengosjen e nënës për faktin që tek oda e miqve mysafirët e shumëpritur nuk erdhën kurrë.

Në ciklin tjetër "Përditshmëri krimesh të padukshme", autorja ndalet si të thuash në ato histori të vogla njerëzore,që ajo i përmbledh aq bukur në fjalët "historira me dëngla e me fukarallëk", aq tipike për një realitet si ai shqiptar. Vetmia njerëzore është një krim i padukshëm, ato grindjet e kota për vjedhjen e frutave të xinxifeve mes komshinjve, për grindjen e grave në garë mbi bardhësinë e çarçafëve, një tel violine që këputet, një pëllumb që rrëzohet vrik përtokë prej fluturimit, janë ato "krime" të padukshme që e bëjnë gri jetën e njeriut. Autorja, duke i trajtuar në mënyrë poetike, me shume ndjenjë e detaje njerëzore bën në njëfarë mënyre aktakuzën ndaj një realiteti që pak gjëra të pëlqyeshme u ofron njerëzve.

Se të dal tani kam frikë,
në këtë botë rrenash
ku priten krahët
dhe foshnjat japin shpirt.

Megjithatë poetja është poete. Ajo di ta qëmtojë të bukurën edhe ne realitete të tilla. Tek poezia "Ti" ajo shkruan:

Mos rri pa ardhur,
kur di se vjen
unë bëhem e bukur pa e ditur.
Ose tek poezia "Frymë":
era bëhet fjalë,
fjalët bëhen vjeshtë
dhe vjeshtën në shpirt e fut.

Tek cikli i fundit "Ferri a pranon humbës"?, autorja trajton motive të tjera të prekshme njerëzore, ato fenomene ku njerëzit humbin çdo ditë diçka nga vetvetja, shpeshherë pa e kuptuar.
Në një fletore
kam shkruar gjithë hallet e botës,
të mijat
nuk pata kohë t’i shkruaja asnjëherë.
-thotë Jatru në një poezi. "Therem e grihem me krizat e moshës çdo ditë" thotë në një tjetër. Më tej na sjell figurën e Nikos, "ku kruspull është bërë gënjeshtra me skeletin". Ndërsa në një poezi tjetër, protagonistja, pasi rendit ngjyrat e ilaçeve që përdor sipas sëmundjeve, thotë e dëshpëruar:

doktor, për shpirtin
ç’ngjyrë do më japësh?

14980783_10209348299858761_8727666075562985260_n
Ardita Jatru në poezinë e saj nuk rend pas figurash të zhurmshme apo vezulluese. Në vargjet e saj metaforat e figurat e tjera letrare vijnë natyrshëm e në mënyrë organike, duke u ulur në vendin e duhur e në kohën e duhur. Nuk ka se si mos të të mbeten në mendje vargje e figura të tilla si "në thiletë e perit, pleksen tinëz perëndimet pa diell", "në mitër të tokës shkohet zbathur","u prish hëna nga mendt dhe qiellin e ka futur nën fustan","qenka plumb i helmët vdekja", "nata i përket ëndrrës e jo syrit" e shumë të tjera të shpërndara nëpër tërë poezitë e këtij vëllimi.
Unë solla shkurtimisht disa mbresa të mijat rreth këtij libri që do ua rekomandoja të gjithë atyre që e duan dhe shijojnë poezinë e vërtetë, duke e falënderuar përzemërsisht autoren për kënaqësinë e përcjellë në çdo faqe të librit.

Përzgjodha për lexuesit dy poezi, duke ua lënë atyre të zbulojnë më tej artin e bukur të fjalës së autores Ardita Jatru.

Ndue Lazri
Gazetar, Bolonjë

***

KËNGA E PLAKUT DUK PËR NJË CIGANKË

Eja të të fsheh në pyllin më të dendur,
ciganka ime, e bukura Dalina
e nën bajame të puth trupin tënd të thekur,
se je e imja, e imja, e imja…
Ti që më shket nga duart si gjethja,
bëmë një me shpirtin tënd bredharak,
nuk ësht' e thënë të ndihem kështu ngahera,
për një grimë lumturie jeta është pak.

Eja ciganka ime, yll i saporënë,
këmbëzbathura ime, belthyera, trupëpakta,
gushës sate, do t'i lë shenjë hënën e ngrënë
e gjoksit tënd perfekt, puthjet më të gjakta.
UNË E SHTRYDH DASHURINË

Unë e shtrydh dashurinë,
ja marr shpirtin me të dyja duart
dhe e lë pa frymë.
Nuk i lë gjë pa thënë,
i çirrem në sy,
e zë për gryke,
gjuhën ia gëlltis
dhe e tronditur, ajo mbetet pa fjalë.
Unë e torturoj dashurinë,
e zhvesh lakuriq
dhe ia ngul dhëmbët në mish e në zemër
pa kompromis,
se dashuria ka shpirt fëmije
dhe bindet.
Fukara e lë dashurinë,
ia bëj xhepat me vrimë
dhe zbathur e lë.
Unë dashurinë e gëlltit
me gjithë kocka,
direkt e në stomak
dhe pranon ta bëj kotkë,
t'i bëj ç'të dua
dhe përsëri dashuria shkruan në ballë:
Unë jam me fat!

ARDITA JATRU
Nga vëllimi "66 kg vetmi"

4 të arrestuarit, plan për sulme në ndeshjen Shqipëri–Izrael, 80 persona nën vëzhgim

Posted: 08 Nov 2016 08:25 AM PST

Katër personat e arrestuar në qytetin e Shkodrës si pjesë e një celule të ISIS në Shqipëri kishin planifikuar sulme terroriste në qytetin verior.

Objektiv i tyre mësohet të kenë qenë aktivitete ku do të grumbulloheshin me mijëra qytetarë.

Synim i tyre dyshohet se ka qenë ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael, e cila do të luhej në Shkodër në datën 12 të këtij muaji.

Burime të rezervuara nga grupi i hetimit thanë për Tv Klan se Xhezair Fishti, Medat Hasani,Ergys Faslia dhe Bekim Protopapa në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist ditën e ndeshjes.

Por për shkak të frikës që mund të kishin dhe një sulm të dielën e kaluar ku në Shkodër u lumturuan 38 martirët e kishës katolike autoritetet kanë vendosur që t'i arrestojnë të premten.

Asnjë nga versionet nuk është konfirmuar zyrtarisht. Por FIFA dhe UEFA vendosën që ndeshja e parashikuar për t'u luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës të shtunën do të transferohet në Elbasan Arena. Federata Izraelite konfirmon se zhvendosja është bërë për arsye sigurie.

Gazeta më e madhe në Izrael, "Haretz" shkruan se siguria e ekipit izraelit në Shkodër ishte e cënueshme.

Policia dhe shërbimet e inteligjencës po mbajnë nën vëzhgim edhe 20 personat e ndaluar së bashku me 4 anëtarë të celulës si dhe 80 të dyshuar të tjerë, në Shkodër, Tiranë, Dibër, Elbasan e Pogradec.

Në të njëjtën ditë në Kosovë u arrestuan 7 persona. Materialet për celulën që vepronte në Shqipëri dhe atë në Kosovë kanë mbërritur nga agjencitë partnere të inteligjencës. Dy grupet dyshohet se ishin nën drejtimin xhihadistit me të njohur shqiptar që lufton përkrah ISIS Lavdërim Muhaxheri.

Tv Klan

Shqipëri-Izrael/ Terroristët shqiptarë folën me ISIS-in

Posted: 08 Nov 2016 08:10 AM PST

Antiterrori dhe Shërbimi Informativ duket se janë të alarmuar pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael, për shkak të  komunikimeve të zhvilluara në telefon mes katër të arrestuarve dhe disa personave aktivë në Siri, si të përfshirë në organizatën terroriste ISIS.

Në fakt përgjimet tregojnë se disa nga të dyshuarit kanë folur edhe më herët në telefon, menjëherë pas dënimit të 9 imamëve, ku ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të godasin e do të marrin hak.

Nisur nga mënyra sesi reagon ISIS-i, që godet për të shkaktuar sa më shumë panik, autoritetet vepruan menjëherë një ditë përpara se të mbahej mesha e Lumnimit të 38 martirëve të kishës katolike dhe një javë para se të mbahej ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael.

Një burim tha se për këtë shkak është urdhëruar një ditë para ceremonisë shoqërimi e më pas arrestimi i Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës, Ergys Faslisë dhe Medat Hasanit.

Por për shkak se ky është një operacion në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të huaja, organet e hetimit janë tepër të rezervuara për të dhënë detaje konkrete mbi veprimet e të arrestuarve që tashmë janë në burg sipas një mase sigurie të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Edhe avokatët që përfaqësuan të dyshuarit kanë firmosur para gjykatës se mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo informacion që mund të dalë pas seancës së zhvilluar në gjykatë.

Prokurori në seancë ka lexuar vetëm veprat për të cilat dyshohen Fishti, Protopapa, Faslia dhe Hasani duke u përqëndruar veçanërisht tek rekrutimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në luftime në Siri./TCH

Obama supersticioz, ditën e zgjedhjeve luan basketboll

Posted: 08 Nov 2016 08:06 AM PST

Barack Obama ia kushtoi ditës së sotme të zgjedhjeve, një rituali që ai ndjek në formë supersticioni duke luajtur basketboll.

Disa orë pas fillimit të zgjedhjeve për të përzgjedhur pasardhësin e tij Hillary Clinton apo Donald Trump, presidenti amerikan vendos të shkojë në Fort McNair, bazë ushtarake në periferi të Uashingtonit, për një ndeshje me miqtë.

Në po të njëjtin vend ai mori një plagë të lehtë në buzë duke luajtur basketboll në 2010.

Prej atëherë i ka rralluar stërvitjet në këtë aktivitet sportiv, duke preferuar një formë më të qetë sporti atë të golfit.

Në 2008 si në 2012, Barack Obama ka luajtur basketboll ditën e zgjedhjeve, në bastionin e tij në Çikago, për të thyer orët e gjata të pritjes.

Ai përdori të njëjtin ritual gjatë procesit të gjatë të paraprakeve në përzgjedhjen e fituesit në mesin e demokratëve që e vuri  përballë Hillary Clinton.

Respektimi i përpiktë i kësaj tradite atij deri më tani i ka sjellë fat. Mbetet për të pare nëse do të funksionojë gjithashtu edhe për të tjerë përpos tij. Dhe siç ai aspiron, Hillary Clinton do ta pasojë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more