Skip to main content

Tirana Observer: “Lidhja intime me gruan e biznesmenit, gjysmë shekulli burg për dy vëllezërit vrasës” plus 9 more

Tirana Observer: “Lidhja intime me gruan e biznesmenit, gjysmë shekulli burg për dy vëllezërit vrasës” plus 9 more


Lidhja intime me gruan e biznesmenit, gjysmë shekulli burg për dy vëllezërit vrasës

Posted: 06 Nov 2016 07:02 AM PST

Një çerek shekulli burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për secilin nga dy vëllezërit Aleks Totraku, 32 vjeç dhe Antonio Lala, 29 vjeç. Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e Agron Dervishit, mbrëmjen e 1 janarit 2013, në fshatin Mazrek të Tiranës.

Motivi i vrasjes ka qenë një lidhje intime që njëri prej vëllezërve ka pasur me bashkëshorten e viktimës.

Si ndodhi ngjarja

Në datë 02.01.2013 rreth orës 07:30 në Fshatin Mazrek të Komunës Kashar është parë nga kalimtarë të rastit pranë automjetit të tij te tipit "Mercedes-Benz" me targë CY325 ZS, një person i vdekur. Menjëherë pasi kanë marrë ketë informacion, policia ka shkuar ne vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes, ka rezultuar se ndërmjet dy gomave të automjetit me targa CY325ZS është gjetur i vrarë trupi i shtetasit Agron Dervishi dhe automjeti i tij ka qenë i ndezur. Pranë automjetit dhe trupit të viktimës janë gjetur dy gëzhoja të njëjta kaliber 7.62 mm dhe një tjetër 7.65 mm si dhe një fishek i pa goditur.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kufomës është konkluduar nga ekspertet se viktima ka patur 3 plage në koke si ato të shkaktuara nga armët e zjarrit dhe një në pjesën e shpatullës. Në trupin e viktimës janë gjetur 3 predha armësh zjarri. Dy ditë më pas në anën veriore të urës së "Mazrekut", poshtë në shtratin e përroit, rreth 40 metra nga vendi i ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Nga ekspertimi teknik-balistik është vërtetuar se kjo armë ishte përdorur për vrasjen. Më pas hetuesit kanë gjetur edhe armën tjetër të përdorur në këtë vrasje.

Në datën 08.11.2013, rreth orës 14:00 policia ka marrë njoftimin se në Rrugën "Klenja", djali i shtetasit Ramiz Lala (Ektor Lala vëllai i autoreve) ka qëlluar me automatik në ajër.

Gjatë kontrollit që policia bëri në banesën e tyre, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ne anën veriore te banesës midis murit rrethues të avllisë dhe murit të banesës, është gjetur një gëzhoje pistolete me kapsolle te plasur, me ngjyrë bronzi me markirin S&B 7.65 Br 12.

Pas eksperimentimit rezultoi se kjo gëzhojë ishte e njëjtë me një nga ato të gjetura tek vendi i krimit, vrasja e Agron Dervishit.

Duke parë sistemin TIMS, policia zbuloi se dy vëllezërit, Aleks Totraku dhe Antonio Lala ishin larguar nga Shqipëria. Ndërkohë autoritetet shqiptare pasi i bënë kërkesë autoriteteve italiane për dy vëllezërit mësuan se ata ishin arrestuar në datën 15.04.2013 për trafik droge ne Gjenevë, të Zvicrës.

Sipas hetimeve Aleks Totraku dhe Antonio Lala, kanë ndjekur dhe ndaluar viktimën, i kanë kërkuar të zbresë nga automjeti i tij dhe e kanë qëlluar në kokë e në trup. E gjitha kjo histori ka ndodhur pasi një nga vëllezërit ka pasur një lidhje dashurie me gruan e viktimës.

De Niro refuzon foton me Schwarzenegger: Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Trump

Posted: 06 Nov 2016 06:24 AM PST

Për shumë analistë, gara presidenciale mes Donald Trump dhe Hillary Clinton ka përçarë si kurrë më parë amerikanët dhe këtë e ilustron më së miri edhe një shembull nga yjet e Hollywood-it.

Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold Schwarzenegger gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar ditën e enjte.

"Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Donald Trump", është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë, sipas revistës Variety.

Që të dy aktorët ishin të ftuar në një takim të organizuar nga "Miqtë e Izraelit" në Beverly Hills dhe para se të shkrepej fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht "Terminatorin" nëse do të votonte për Trump.

Revista Variety thotë se përgjigjia "Jo" e zbehtë e ish-guvernatorit republikan të Kalifornisë nuk e ka bindur Robert De Niron, që e ka braktisur foton në momentin e fundit të shkrepjes. Megjithatë, disa foto mes dy aktorëve u shkrepën para se të ndodhte gjithë ky "debat".

Gjithsesi, duket se De Niro nuk ka qenë në dijeni të një deklaratë të 8 tetorit të Arnold Schwarzenegger, i cili përmes Twitterit deklaronte se për herë të parë që nga viti 1983, kur mori nënshtetësinë amerikane, nuk do të votojë për republikanët.

"Si shumë amerikanë, si shumë republikanë, këto zgjedhje më kanë turbulluar edhe mua. Për herë të parë unë nuk do të votoj një kandidat republikan për president dhe as që ja kam idenë se kë do të votoj muajin tjetër", shkruante një muaj më parë "Terminatori".

Vrau punonjësin e karburantit, 27-vjeçari kapet në një hotel në Sarandë

Posted: 06 Nov 2016 05:45 AM PST

Policia e Sarandës ka arritur të kapë brenda 10 orësh autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë.

Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi Arqile Koci, 27 vjeç.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative, Koci u gjet dhe u arrestua në një hotel në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.

Më herët, policia gjeti motorin dhe armën e krimit në lagjen nr.4 të Sarandës pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.

Ai ka qëlluar me çifte 44-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, me skafandër në kokë dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60 mijë lekë.

Policia thotë se hetimet janë në vazhdim dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë. Disa pika kontrolli janë ngritur për të kapur autorin.

Artan Hoxha është viktima e parë, nga grabitjet e pikave të karburanteve.

Kohët e fundit këto grabitje janë shtuar.

Invalidë pa mbrojtje sociale

Posted: 06 Nov 2016 05:40 AM PST

Nga Jeton Muçollari

Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë dy shtylla të mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve, me ligjet respektive.

Ligji nr. 9355, date 10.03.2005, PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE, përveç familjeve në nevojë ekonomike, mbron dhe personat me aftësi të kufizuara që nga lindja, ose bëhen të tillë më vonë dhe që caktohen me vendim të Komisioneve Mjekësore të Caktimit së Aftësisë për Punë, (KMCAP), por që nuk kanë qenë të siguruar sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore. Në ligj, aq sa e kam lexuar unë, nuk parashikohet saktësisht ky sanksion, por zbatohet rreptësisht nga punonjësit e zyrave sociale nëpër bashki. Kjo ndoshta nga udhëzime të ministrisë në vite, por nuk i kam gjetur në fletoret zyrtare. Në dokumentet që kërkohen për seksin mashkull, duhet dhe vërtetimi që nuk ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në rast të kundërt nuk përfiton nga ky ligj, pasi meqë ka të paktën dy vite sigurimi duhet të përfitojë nga ligji i sigurimeve shoqërore. Në kontrollet e ushtruara gjatë këtyre dy viteve nga Ministria e Mirëqenies Sociale në prefektura u hoqën nga kjo skemë të gjithë ata që kishin vite pune apo vite sigurimi për pension, me idenë se duhet të përfitonin si invalidë pune, dhe u quajt shkelje e ligjit.

Po ç'thotë Ligji i Sigurimeve Shoqërore? A i merr në mbrojtje të gjithë të paaftët që nuk i mbron Ligji nr. 9355, date 10.03.2005, PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE, apo ka kategori invalidësh që mbeten pa mbrojtje sociale.

LIGJ Nr.7703, datë 11.5.1993 PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË mbron në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes.

Pensioni I invaliditetit mund të jetë i plotë, kur plotëson periudhën e sigurimit të kërkuar, ose i reduktuar, kur ka më pak vite sigurimi, dhe kjo sanksionohet në nenin 37/1, Pension invaliditeti i reduktuar

(Shtuar neni me ligjin nr.9377, datë 21.4.2005, neni 10)

Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti… Pra deri këtu jemi në rregull, pasi këta persona mund të përfitojnë nga ky nen, edhe pse masa e pensionit mund të jetë më e ulët se shuma baza, që u jepet personave të siguruar të këtij ligji, që duhet të sigurojnë një standard minimal jetese. Por në fakt, as këtë shumë simbolike nuk mund ta përfitojnë sepse në LIGJIN Nr. 104/22014, PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7703, 11.5.1993, "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" TË NDRYSHUAR, sipas Nenit 21

Në nenin 35, pika 2, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

"Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të këtë së paku 12 muaj sigurim shoqëror." Pra, ky nen le pa përfitim sigurimi të gjithë ata persona që kanë vite sigurimi për përfitim të plotë apo të reduktuar, por në çastin kur bëhen të paaftë, në 5 vitet e fundit nuk kanë një vit sigurimi të domosdoshëm për përfitim.

Nëse kemi parasysh numrin e madh të papunëve, të atyre që kanë punuar në të zezë, të pasiguruarit e vetëpunësuarve në bujqësi, ky kontingjent është shumë i madh, po ashtu dhe proporcioni për tu invalidizuar, nga sëmundjet apo aksidentet.

Ndërsa në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kreun V, neni 59, pika 1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: … e)përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët, dhe invalidët. .Ndërsa ligjet e deritanishme lenë zbuluar një pjesë të invalidëve, duke mos zbatuar ligjin më të rëndësishëm, Kushtetutën e Shqipërisë.

Zgjidhja.

1.Të hiqet sanksioni në nenin 35 të ligjit të Sigurimeve Shoqëroe, ku kërkohet një vit sigurim, në 5 vitet e fundit.. ose;

2.Të përfitojnë nga Ligji për Ndihmat dhe Shërbimet Shoqërore duke bërë rregullimet e nevojshme ligjore. Ose;

3.Të caktohet një shumë lekësh, ashtu si pensioni social, por jo me kushtin e të ardhurave të tjera ekonojike, që sanksionohet në pensionin social.

 

 

Tahiri, letër falënderimi për 11 mijë policë: Lajmi i mirë që iu jep

Posted: 06 Nov 2016 05:24 AM PST

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka dërguar një letër të personalizuar 11 mijë policëve e familjarëve të tyre.

Në letrën e botuar nga BalkanWeb, Tahiri shpreh mbështetjen dhe falënderimin për çdo punonjës policie dhe punën e tyre por iu jep edhe lajmin e mirë të rritjes së pagës duke filluar nga 1 marsi 2017.
Ministri shkruan se pagat e punonjësve të policisë do të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni.

Ai thotë se para 3 viteve punonjësi i policisë ishte jo vetëm i keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, por edhe i tradhtuar në çdo shkallë të hierarkisë shtetërore.

LETRA E PLOTË

I dashur ….
Po të shkruaj për t'ju falënderuar ty dhe familjen tënde, për punën dhe sakrificën e përditshme me të cilën jeni të detyruar të përballeni.

E di fare mirë që asgjë nuk është e lehtë në punën e një punonjësi policie dhe në jetën e përditshme të familjes së tij. Por sot jam i bindur se bashkë kemi arritur të ndërtojmë një histori suksesi, duke fituar respektin dhe besimin e qytetarëve dhe po ashtu duke e përmirësuar ndjeshëm gjendjen shpirtërore e financiare të familjeve të punonjësve të policisë.
Puna jote, vullneti për të rilindur së bashku Policinë e Shtetit, po shpërblehet moralisht nga qytetarët dhe financiarisht nga qeveria jonë!

Që prej ditës së parë në detyrën e Ministrit të brendshëm në qeverinë e Edi Ramës, kam besuar se rruga për t'i bërë qytetet dhe familjet tona më të sigurta dhe bashkëjetesën tonë më të dobishme për çdo individ, kalon nga forcimi i autoritetit ligjor e moral i Policisë së Shtetit dhe motivimi për çdo punonjës policie, pavarësisht gradës dhe funksionit.
Situata e tre viteve më parë, nuk linte asnjë vend për optimizëm. Punonjësi i policisë ishte jo vetëm i keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, por edhe i tradhtuar në çdo shkallë të hierarkisë shtetërore.

Të punoje në polici ishte një hall i madh, duke filluar me uniformën dhe mjetet, te trajtimi dhe paga, e deri tek çorganizimi strukturor ku nuk kishte asnjë vend për meritën. Shumë punonjës policie kishin vënë në pikëpyetje vlerën e uniformës dhe jo pak të tjerë ishin kthyer në abuzues përsëritës të saj.
Besoj se sot, jemi në kushte të tjera, pa krahasim me nga ku e nisëm këtë rrugë së bashku, por edhe me vetëdijen se kemi ende një të përpjetë të lartë përpara!

Pikërisht për atë që kemi bërë dhe duhet të bëjmë më tutje, Kryeministri ka mbështetur kërkesën tonë për një tjetër rritje të pagave, duke bërë të mundur që nga 1 marsi 2017, pagat e punonjësve të policisë të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni.

Rritja e pagave në 2014, një rritje ekskluzive vetëm për Policinë e Shtetit në momentin kur qeveria përballej me krizën e trashëguar financiar dhe kjo rritje e dytë në tre vjet, përbëjnë shenjën më kuptimplotë të mbështetjes financiar nga qeveria në historinë e Policisë së Shtetit.
Dhe kjo falë teje, falë jush!

Ndaj duke ndarë bashkë këtë lajm të mirë nga rruga e reformave që po japin frytet e para, më lejo të falënderoj edhe njëherë për çka po bën për Shqipërinë si punonjës i Policisë së Shtetit, duke të garantuar ty, familjes tënde dhe gjithë kolegëve të tu, mbështetjen e palëkundur e të pandarë të Qeverisë, Kryeministrit dhe timen personale gjithashtu.
Me mirënjohje Saimir Tahiri.

Papa Françesku për 38 martirët shqiptarë: Pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë

Posted: 06 Nov 2016 05:11 AM PST

Emrat e Martirëve shqiptarë, që u lumnuan dje në Katedralen e Shën Shtjefnit, u shqiptuan përsëri: sot, para turmës shumëkombëshe, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, për t'u lutur me Papën, i cili sapo kishte përfunduar Meshën e Jubileut të të burgosurve, duke kërkuar për ta një akt zemërbutësie.

“Dje, në Shkodër, në Shqipëri, u shpallën të Lum tridhjetë e tetë Martirë: dy ipeshkvij, shumë priftërinj e rregulltarë, një seminarist e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që sundoi gjatë në këtë vend në shekullin e kaluar.

Ata parapëlqyen burgun, torturat e, së fundi edhe vdekjen, për t'i qëndruar besnikë Krishtit e Kishës.

Shembulli i tyre na ndihmoftë ta gjejmë, në Zotin, forcën që të mbështet në çaste të vështira e që të frymëzon sjellje mirësie, faljeje, paqeje", tha Papa Françesku.

Mediat greke i fryjnë zjarrit: Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë

Posted: 06 Nov 2016 05:06 AM PST

"Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë" titullohet artikulli, që gazeta "Ethnos" e së dielës i kushton tensioneve mes Athinës dhe Tiranës.

Viti i incidenteve në marrëdhëniet greko-shqiptare e gjen kryeministrin Rama të lundrojë në detet e një revanshi antigrek, të cilat kanë arritur të "lagin" edhe Akropolin e Athinës, shkruan analisti i njohur Jorgos Sakafidha, që shton se 52-vjeçari socialist me një profil modern të dikurshëm, tashmë thotë çfarë i vjen për mbarë, mjafton të jetë anakronike, johistorike dhe me provokim nacionalist shkruan "TCH".

Artikullshkruesi thekson se, Tirana zyrtare investon në krijimin e armiqve imagjinarë të jashtëm, për të zyrtarizuar disa prej pretendimeve të çamëve, në mënyrë që të heqë vëmendjen e popullit nga problemet e brendshme, si korrupsioni, trafiku i drogës, taksat e larta, mungesa e demokracisë etj.

Ndërsa theksohet se ka muaj që vazhdon ky aksion i planifikuar për të rrëmbyer pasuritë e minoritarëve në zonat bregdetare, me justifikimin e planeve të zhvillimit, publikohen edhe disa dëshmi të banorëve të Himarës, në një prej të cilave thuhet: "Qëllimi i tyre është të dëbojnë elementët grekë nga Himara. Por ne do t'i mbrojmë pasuritë tona. Le të na vrasin".

Me dy artikuj pasqyron zhvillimet me Tiranën edhe "Kathimerini" e së dielës. Në shkrimin e radhës, analisti i njohur Stavros Tzimas jep prapaskenën e të gjithë tensionit midis dy qeverive për Himarën, duke theksuar se mosdërgimi i buldozerëve, ndërsa afati i paralajmërimit ka mbaruar qysh të enjten, tregon një përpjekje për të ulur tonet, megjithëse kryebashkiaku Goro deklaron se ndërtesat e paligjshme do të shemben.

Ndërsa në artikullin e dytë theksohet se, Athina është tepër skeptike për nacionalizmin e vonuar mendësor shqiptar, që merr përmasa në një moment kur Tirana ka zgjedhur Greqinë si bosht të fushatës elektorale, ndërsa pret raportin e progresit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Këtu aludohet se, nëse gjykimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv, Athina po analizon mundësinë e një vetoje, me justifikim shkeljen e të drejtave të minoritetit.

"Puzzle"-in e tensioneve dhe deklaratave nga të dy palët e plotëson edhe përgjigjja që dha orët e fundit në Parlament ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, pas pyetjes së 12 deputetëve konservatorë se, përse nuk po përparojnë ndërtimet për varrezat e ushtarëve grekë.

Sipas tij, fajin për këtë e ka pala shqiptare, që vonon dhe pengon marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa 15 ditë më parë është zhvilluar mbledhja e dytë e Komisionit të përbashkët të Specialistëve, që ka përcaktuar veprimet e nevojshme për të përshpejtuar fillimin e punës.

10 filmat vizatimorë më popullorë

Posted: 06 Nov 2016 04:53 AM PST

Filmat vizatimorë janë shumë popullorë mes fëmijëve në mbarë botën. Në fakt jo vetëm fëmijët janë fansa të tyre. Ka edhe shumë të rritur që i pëlqejnë ato.

Disa prej tyre kanë ndikuar tek gjeneratat në perceptimin e realitetit dhe fantazisë. Këta janë 10 filmat vizatimorë më popullorë:

10- South Park 

south park

Ky film vizatimor nuk është i përshtatshëm për fëmijët. Eric Cartman, personazhi kryesor është një mistrec, poterexhi dhe fëmijë rebel. South Park ka si target grup shikuesish të mëdhenj. Seritë tregojnë një anë të pashprehur të shoqërisë, atë cka njerëzit zakonisht mendojnë, por nuk e shprehin.

 

9- Dragon Ball Z

dragon ball

Ky film i animuar është prodhim japonez dhe është shikuar nga miliona ndjekës nga të gjitha vendet e botës. Shumë filma të tjerë vizatimorë janë prodhuar në këtë rajon, por Goku u bë më popullori. Ai nuk është një djalë i thjeshtë, por një hero i arteve marciale.

 

8- The Flintstones

the-flintstones

Ky është filmi perfekt vizatimorë për tu parë nga e gjithë familja. Përshkruan jetën e një njeriu të martuar gjatë Periudhes së Gurit. Fred Flinstone është personazhi kryesor dhe një nga personazhet më popullorë.

 

7- Family Guy

family guy

Stewie Grifin është personazhi kryesor. Ai është një fëmijë i adhurueshëm, por paksa mistrec. I vogli Dr. Evil ose Dr Djalli planifikon të sundojë gjith botën pasi ia kanë ndruar pelenën. Personazhet e tjerë po ashtu e bëjnë këtë serial interesant për t’u parë.

6- Scooby Doo

scoobydoo

Shumë njerëz janë rritur duke parë grupin e detektivëve të rinj së bashku me qenin e tyre Scooby Doo duke zgjidhur mistere. Ky i fundit është një qen ngjyrq kafe që flet. Ka filluar prodhimi i këtij seriali vizatimor që në vitin 1969. Në fillim seriali titullohej 'Scooby Doo, Where are you!'

 

5-Tom & Jerry 

Tom-Jerry-650x358

Rivaliteti që ekziston midis këtyre dy personazheve është nga ata më interesantët. Macja e famshme që ndjek miun e zgjuar kanë bërë për vete shumë fëmijë në botë. Ky serial vizatimor është nga ata më të shikuarit në TV  dhe ka ndikuar padyshim në shumë filma të tjerë vizatimorë.

 

4- Road Runner

road runner

Ky është një tjetër film vizatimor klasik që ka një temë rivaliteti. Personazhi kryesor është Road Runner i cili ndiqet gjithmonë nga Coyote. Ky i fundit asnjëherë nuk fiton. Përdor lloj-lloj mjetesh, por gjithmonë në fund humb.

 

3- Looney Tunes

Looney_Tunes_logo

Loonie Tunes është një seri filmash të shkurtër të animuar të llojit komedi të prodhuar nga Warner Bros që në vitin 1930. Bugs Bunny lepuri trazovaç është figura më e njohur. Ai është ndër personazhet më të dashur për breza të tërë. Madje është konsideruar si një ikonë kulture dhe ka yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

 

2- The Simpsons

the simpsons

Ky serial vizatimor ishte i pari në TV me përmbajtje për të rritur. Ai është një përshkrim satirik i jetesës së klasës punëtore mishëruar nga familja Simpson. Personazhi kryesor, Homer Simpson, vazhdimisht e gjen veten në situata të pakëndshme bashkë me familjen e tij pjesëtarët e së cilës janë edhe Marge, Bart, Lisa dhe Maggie. Ky show parodizon shoqërinë, televizionin dhe shumë aspekte të tjera të njerëzimit.

 

1- Mickey Mouse

micky mouse

Ky film vizatimor u lancua për herë të parë në vitin 1928 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme të jetë një nga të preferuarit e fëmijëve. Edhe Micky Mouse ka një yll në Hollywood Walk of Fame. Është prodhuar nga Walt Disney. Micky është aq popullor sa e sheh në shumë veshje fëmijësh por jo vetëm.

Si të pajiseni me kartën e rezidentit për parkim falas në Tiranë, ja dokumentet që duhen

Posted: 06 Nov 2016 03:49 AM PST

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët në zonën e Bllokut "Shushica", të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zonën e caktuar.

Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë bllokun "Shushica", i cili kufizohet nga rrugët: "Sulejman Delvina", "Gjik Kuqali", "Grigor Heba" dhe "Medar Shtylla". Bashkia e Tiranës bën të ditur se qytetarët e këtij blloku, nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit, do të përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për parkim në Bllokun "Shushica" (sipas sinjalistikave vertikale dhe horizontale), si dhe në rrugët kryesore të poshtë shënuara (rrugët me vijëzim të Bardhë): – Komuna e Parisit, – Gjin Bue Shpata, – Emin Duraku.

Karta e Rezidentit, e shpërndarë për këtë projekt pilot, është falas vetëm për këtë fazë dhe ka afat deri në datën 31.12.2016. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të internetit, Bashka e Tiranës ka ftuar të gjithë banorët, të cilët kanë paraqitur dokumentacionet e nevojshme pranë Agjencisë "Tirana Parking", që të paraqiten për të tërhequr Kartën e Rezidentit, ditën e shtunë dhe të diel, dt 05 dhe 06.11.2016 prej orës 10:00-13:00.

Pas projektit pilot në bllokun "Shushica", shpërndarja e kartës së rezidentit do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit të Tiranës, ku qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12-mujor. Kjo pullë identifikuese është "e personalizuar" dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, "lehtësisht e dukshme" ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Pajisja me Kartën e Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht: certifikatë familjare; vërtetim banimi; kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes; certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti; leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti; fotokopje e taksave vjetore të makinës; fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

Ndarja e zonave të rezidentit në Tiranë

Projekti i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4)

Zona 1.
Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi "Zogu 1" në anën lindore dhe kordoni hyrës me rrugët "Lazi Miho", "Konferenca e Pezës" duke vazhduar përgjatë bulevardit "Gjergj Fishta" në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Zona 2.
Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit "ZOG 1" në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit "Zhanë D'Ark" deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3.
Me kufij: Segmentin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në anën perëndimore, bulevardi "Bajram Curri" dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

Zona 4.
Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës "Konferenca e Pezës" në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

harta

E rrallë, futbollisti propozon gjyqtaren në stadium, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 03:40 AM PST

Një skenë e rrallë vjen nga Sllovakia ku futbollisti Lubomir Vajecka ka zgjedhur stadiumin për të pasur një moment krejtësisht të veçantë.

Ai u ul në gjunjë, duke i propozuar me një unazë në dorë për martesë të dashurës së tij, e cila ishte gjyqtare anësore.

Episodi ka ndodhur gjatë një ndeshjes mes Nizna dhe Tatran.

Futbollisti i ekipit pritës, Lubomir Vajecka, iu lut publikisht për martesë gjyqtares anësore, Petra Lepackova.

"Dita më e mirë e jetës sime", ka shkruar ajo në Instagram.

Ngjarja ka eklipsuar ndeshjen, sepse diçka e tillë nuk ndodh cdo ditë. Futbollisti dhe gjyqtarja kanë marrë duartrokitjet e futbollistëve dhe tifozëve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more