Skip to main content

Tirana Observer: “Fjalimi i rrallë i Berishës para zgjedhjeve të para pluraliste: Shqipëria është toka e Zotit” plus 9 more

Tirana Observer: “Fjalimi i rrallë i Berishës para zgjedhjeve të para pluraliste: Shqipëria është toka e Zotit” plus 9 more


Fjalimi i rrallë i Berishës para zgjedhjeve të para pluraliste: Shqipëria është toka e Zotit

Posted: 11 Nov 2016 09:43 AM PST

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka risjellë në vëmendje një fjalim të liderit historik të Partisë Demokratike të mbajtur në mars të vitit 1991, para zgjedhjeve të para pluraliste.

Erla Mëhilli thotë se, në këtë fjalim që Berisha mbajti para diasporës në SHBA shpalos vizionin e tij për çështjen kombëtare.

"Po kërkoja mes materialesh dhe gjeta këtë fjalim të Prof. Dr. Sali Berisha, të mbajtur në mars të vitit 1991 përpara diasporës në Shtetet e Bashkuara. Është brilant! Të mendosh që ende nuk ishin bërë zgjedhjet e para pluraliste, ato të 31 mars 1991, nuk ishin vrarë heronjtë e 2 prillit, dhe komunistët ishin ende në pushtet. Dhe ajo qe e bën edhe me brilant është vizioni që ka veçanërisht për çështjen kombëtare. Ia vlen te lexohet!", shkruan Mëhilli.

– SHQIPERIA ESHTE TOKA E ZOTIT, E BUKURA E DHEUT!

Përshëndetja e zotit Berisha para bashkatdhetarëve në SHBA, mars 91

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur vëllezër dhe motra,

bashkatdhetarë,

Për mirëseardhjen e ngrohtë dhe vllazërore që u shpreh ndaj nesh do të doja që së pari t'ju them me gjithë zemër, mirëse ju gjetëm. Takimi me ju bashkatdhetarë të dashur të krijon njëkohësisht dy ndjenja të ndryshme, disi të kundërta njëra nga tjetra. Kjo sepse diaspora jonë shpreh jo vetëm tragjikën e realitetit shqiptar, por dhe shpresat e pashuara të këtij realiteti. Ai nga njëra anë të trishton dhe të mallëngjen shumë sepse asnjëri prej jush nuk la vendin e dashur për aventurë.

Por shumë nga ju e lanë atë për kafshatën e gojës, për t'i shpëtuar urisë dhe mjerimit, kurse shumë e shumë të tjerë u larguan nga Shqipëria për t'i shpëtuar shtypjes, policisë së mendimit dhe mungesës së lirisë së ndërgjegjes. Mirëpo në të dy rastet, besoj se edhe ju jeni dakort, faji dhe krimi lidhen me diktaturën, e cila sipas një ligji të pandryshueshëm të historisë ka për rezultat ekuifinal shterpërinë ekonomike sociale, shpirtërore dhe intelektuale të individit dhe kombit në tërësi. Ndërsa vetë Shqipëria është toka e Zotit, e Bukura e Dheut, si ajo vend tjetër nuk ka.

15073338_10209784422500927_6428203268461804099_n

Por takimi me ju të mbush njëkohësisht me shpresa të mëdha. Kjo sepse, ju, ndonëse të ardhur nga një vend i vogël, pa shtëpi e katandi, me punën dhe virtytet tuaja të larta jeni vendosur kaq mirë dhe jeni qytetarë të nderuar në një vend kaq të madh, keni ngritur lart emrin e shqiptarit, keni zënë miq të mëdhenj që bota ua ka lakmi, keni zbardhur faqen Shqipërisë dhe trojeve tuaja dhe nder paçi gjithmonë! Të gjithë këto ta bëjnë zemrën mal dhe shpirtin ta mbushin me optimizëm sepse e sheh dhe bindesh për përmasat e gjallërisë dhe vitalitetit të kombit tonë, që përbën padyshim pasurinë më të madhe dhe të pashfrytëzuar që do t'i sigurojë atij një të ardhme të shkëlqyer.

Vizita jonë me ftesën e Departamentit të SHBA, koinçidon me një ngjarje historikë për Shqipërinë e mbarë kombin shqiptar, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Duke ardhur për në SHBA në fluturim m'u kujtua përshkrimi që një serbomadh me origjinë malazeze i bën në një libër, udhëtimit të tij të parë në Rusi. Gjilasi thotë se tek fluturoja mbi tokën e paanë ruse më mbytën emocionet dhe gjaku më ra në kokë tek kujtoja se në shekuj kryqëtarë, ofiqarë dhe sundimtarë malazez ishin nisur për në këto vise për të kërkuar ndihma dhe streh. Tragjike është se për vite e dhjetëra vite komunistët shqiptarë kërkuan ndihmë pikërisht në këto anë dhe rrugë që historikisht kishin rrahur dhe armiqtë e kombit tonë. Kurse ne patëm fatin e madh të marrim pjesë në ceremoninë e djeshme dhe vizitën e parë politike ta bëjmë në SHBA. Ne erdhëm së pari në SHBA sepse ato kanë qënë mbrojtësit kryesorë të integritetit të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

Ne erdhëm këtu sepse përpara nesh këtu kanë ardhur korifenjtë e mendimit shqiptar Fan Noli, Fishta e Konica, ne erdhëm këtu sepse këtu jeni ju, ne erdhëm në këtë vend të lirë ku siç thotë Ndre Mjeda: "Liri përgjigjen qysh ka Labradori, Virgjinia e Nju Jorkut syni i tregut". Ne erdhëm këtu sepse SHBA janë jo një shtet por një univers i vërtetë i ideve dhe i mendimit, i prodhimit, i shkencës dhe i teknologjisë, i kulturës dhe i përparimit nga i cili është ushqyer dhe ushqehet mbarë njerëzimi.

Shqipëria e liruar nga diktatura, nga labirintet dhe prangat ideologjike, padyshim që do të përfitojë shumë nga ky univers, do të përparojë më e sigurt drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë duke i kthyer kështu në realitet ëndrrat e humanistëve tanë të mëdhenj Barletit, Bogdanit, Budit dhe Bicikemit e korifenjve të mendimit shqiptar Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Fan Nolit, Faik Konicës dhe Gjergj Fishtës, kolosit të ndaluar.

Vetëm në rrugën e demokracisë do të mund të realizojmë aspiratat dhe idealet e të gjithë shqiptarëve që luftuan dhe ranë për nderin e trojeve tona. Sepse asnjë prej tyre nuk doli malit dhe nuk luftoi për diktaturën por për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Lavdi paçim përjetë. Vetëm kjo rrugë do të mund të realizojë aspiratat dhe idealet demokratike të kombit shqiptar, i cili po u kthehet lidhjeve të tij tradicionale shpirtërore. Shqipëria po hyn në një epokë të re, atë të pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracisë parlamentare. Nismëtare e proceseve demokratike në Shqipëri nuk ishte dhe as që mund të mendohet se ishte PPSH as dhe udhëheqja e saj e tanishme. Në zhvillimet demokratike në Shqipëri ndikuan një sërë faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm, ndër të cilët janë; fryma e Helsinkit, ndryshimet e thella të Europës Lindore, lufta dhe përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejta njerëzore të vëllezërve tanë në Kosovë, revoltat e fuqishme të punonjësve tanë të Shkodrës, Tiranës, Kavajës, Fierit, lëvizja intelektuale dhe demonstratat e fuqishme të rinisë tonë studentore. Të gjitha këto dhe faktorë të tjerë bënë të mundur themelimin e Partisë Demokratike, e cila brenda tre muajve u shndërrua në forcën kryesore opozitare të vendit.

Kjo parti, me programin e saj synon ndërtimin e Shqipërisë demokratike të mbështetur në shtetin e së drejtës, në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të individit, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve, ekonominë e tregut, konkurrencën dhe inisiativën e lirë, në një politikë të re të jashtme të shtetit shqiptar, në hartimin e zbatimin e një politike të re të pajtimit kombëtar.

PD konsideron të ligjshëm idealin e çdo shqiptari për bashkimin e trojeve të coptuara, por besnike e parimeve të saj evropiane. Ajo këtë bashkim e sheh pikërisht në kuadrin e proceseve integruese europiane, d.m.th. në realizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve në të dyja anët (kufinjtë) që ndajnë trojet tona. Pra ajo sheh dhe mbështet bashkimin shpirtëror të kombit, luftën dhe të drejtat e njerëzve tanë në trojet e veta në Jugosllavi për liri, demokraci dhe vetvendosje. Ajo njëkohësisht thekson se në kushtet e vetëshkatërrimit të Federatës Jugosllave nga grindjet e popujve sllavë ndërmjet tyre, është e drejtë e pamohueshme e kombit tonë, e forcave politike shqiptare t'u kërkojnë fuqive të mëdha korigjimin e padrejtësive historike që iu bë kombit tonë, coptimin e trojeve të saj.

Zonja e zotërinj,

Partia Demokratike që në themelimin e saj u ballafaqua me strategjinë e dhunës e të tensionit, strategji staliniste antikombëtare, që PPSH montoi kundra saj me qëllim që ta likuidojë atë. Kjo parti nuk ka qënë kurrë dhe nuk do të jetë një parti ekstremistësh. Ajo është e vendosur që qëllimet e saj ti realizojë vetëm e vetëm me metoda demokratike.

Që në themelimin e saj ajo i ka vënë vetes si një nga qëllimet kryesore, shmangien e vëllavrasjes për të cilën feudokratët shqiptarë janë shumë të interesuar. Fill pas themelimit të saj PD shpalli si të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë, hartimin dhe zbatimin e një politike për pajtimin kombëtar. Hapi i parë i kësaj politike u konsiderua lirimi i mënjëhershëm i të burgosurve politikë. Natyrisht nuk mund të bëhet fjalë për një politikë të pajtimit kombëtar pa rehabilitimin e plotë, konform normave juridike ndërkombëtare, në rrafshin ekonomik, politik e socia të të gjithë atyre që për mungesë të lirisë së ndërgjegjes u dënuan, burgosën, u pushkatuan ose u internuan, ose u detyruan të largohen nga Shqipëria nga viti 45 e gjer tani.

Në politikën e pajtimit kombëtar, shoqëria shqiptare kërkon faljen dhe shpreh pendesën, ndahet nga e kaluara e saj e hidhur, mposht demonët e hakmarrjesdhe fermentin shkatrrimtar të hakmarrjes dhe krimin e sublimon në energjinë e urtësisë së pajtimit dhe të krijimit të një shoqërie të vërtetë demokratike.

Siç e dini ne jemi në një fushatë zgjedhjesh dhe jemi të ndërgjegjshëm se partia në pushtet do të përdorë të gjitha mjetet dhe mënyrat për ti manipuluar ato. Megjithëkëtë ne kemi arritur të sigurojmë vëshgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve dhe vendosjen në çdo qëndër votimi të përfaqësuesve të PD. Sipas të dhënave që kemi zgjedhjet do ti fitojmë.

Së fundi kam kënaqësinë t'ju njoftoj se për të gjitha këto probleme gjatë dy ditëve ne gjetëm mirëkuptim të plotë me të gjitha personalitetet që diskutuam në Senatin dhe Kongresin amerikan, në Departamentin e Shtetit, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe institucionet e tjera demokratike amerikane. Do të doja që me këtë rast t'ju shpreh atyre edhe një herë mirënjohjen dhe falenderimin tonë të thellë.

Faleminderit!

Receta që zhduk qeskat nën sy dhe rrudhat

Posted: 11 Nov 2016 09:42 AM PST

fantastic-how-to-get-rid-of-bags-under-eyes-with-how-to-get-rid-of-bags-under-eyes-for-men-and

Femrat në mbarw botën janë ballafaquar me një problem serioz, rrudhat dhe qeskat nën sy. Ato përdorin kremra të ndryshme për lëkurën e cila me kalimin e moshës humb elasticitetin e saj. Nuk mund të themi se këto kremra nuk kanë asnjë efekt, por sot do tu paraqesim disa truke që u ndihmojnë që të zhdukni rrudhat dhe qeskat e zeza nën sy.how_to_get_rid_of_dark_under_circles

Çaji

Çaji me kafeinë njihet që nga paraardhësit tanë dhe është përdorur shumë nga modelet për largimin e qeskave nën sy. Vendosni dy bustina çaji në ujë të nxehtë, pastaj lërini të ftohen në frigorifer për një kohë para se t'i vendosni në sytë tuaj. Pas pesë minutash sytë tuaj do të rifreskohen.

Avokado

Për shumë njerëz lodhja nënkupton edhe rrathë të zinj nën sy për shkak të të cilëve personi duket me i vjetër se zakonisht. Nëse nuk keni kohë për pushim, prejeni një avokado dhe vendoseni në sy dhe shikoni rezultatet.

Lugët metalike

Merrni dy lugë metalike dhe vendosni në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj vëni pjesën e poshtme të lugës nën sytë tuaj për 30 deri në 60 sekonda. Metali i ftohtë do të ringjallë sytë tuaj të lodhur dhe do tu jap energji.how-to-get-rid-of-bags-under-eyes-550x265

Trangujt e freskët

Kur sytë tuaj të jenë skuqur dhe fryrë, prej dy copa trangulli dhe vendosni për 30 minuta mbi sytë e mbyllur. Sytë tuaj do të freskohen.

Kremi për hemorroide

Modelet dhe aktoret e din këtë sekret. Kremi kundër hemorroideve forcon shpejtë sytë e enjtur dhe redukton rrudhat.

Kendall Jenner, e mrekullueshme me të brendshme

Posted: 11 Nov 2016 09:17 AM PST

kendall-jenner-behind-the-scenes-on-la-perla-lingerie-shoot kendall-jenner-la-perla-spring-summer-2017-collection-05-300x420 kendall-jenner-models-feminist-la-perla-lingerie-collection kendall-jenner-models-for-la-perla-1 kendall-jenner-models-for-la-perlaYlli televiziv, Kendall Jenner ka realizuar një set të ri fotografik me të brendshmeve për "La Perla" për sezonin e ri pranverë/verë 2017. Fotot e Jenner jane realizuar nga fotografi i njohur, Steven Klein. Ylli i familjes Kardashian ka treguar format e saj perfekte në fotosesionit të tyre.

‘Ari’ i kuq i tavolinës, vetitë e specit djegës

Posted: 11 Nov 2016 09:12 AM PST

cayTe specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë 'ari' i kuq i tavolinës.

Shumë njerëz pohojnë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse "ndiejnë djegie në stomak". Aspak e vërtetë. Madje në shumë kultura është e përhapur tradita popullore e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues.

Po ashtu, shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve.

Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara. Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet.

Teprimi mund të shkaktojë irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. Një studim i fundit nga "Chinese University" i Hong-Kongut e konfirmon plotësisht këtë. Kërkuesit ushqyen kavjet me një dietë të pasur me ushqime të yndyrshme. Grupi që përveç ushqimit kishte konsumuar edhe speca të kuq djegës kishte nivele më të ulëta të kolesterolit të keq në gjak.

U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme shkruan Shqip.

Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C.

Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret. Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e

 

kapsaicina në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore "Human Nutrition" kanë publikuar një studim me titullin "efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin".

Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300.

 

Ushtria izraelite zbardhi përgjimet e Muhaxherit: Sulmoni Shkodrën

Posted: 11 Nov 2016 08:51 AM PST

Informacioni se ndaj Kombëtares së futbollit izraelite do të kishte një sulm terrorist në Shkodër është dhënë nga njësia anti-terror në ushtrinë izraelite.

Muaj më parë është mundur të zbardhet një telefonate ku Lavdërim Muhaxheri ka folur me shtetas kosovarë. Në këto komunikime ai i kërkon që të organizohet një sulm ditën e ndeshjes në qytetin verior.

Kjo gjë ka alarmuar agjensitë e inteligjencës, të cilat kanë vënë në dijeni autoritet shqiptare dhe kosovare.

Menjëherë ka nisur vënia në përgjim e personave të dyshuar në Kosovë dhe më pas janë verifikuar lidhjet e tyre ne vendin tonë.

Agjentët e SHISH dhe anti-terrorit arritën të verifikonin lidhjet e këtij grupi në Shqipëri, të cilët jetonin dhe punonin në Shkodër.

Për disa muaj u survejuan 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Fasllija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani. Ata kishin bashkëpunim dhe komunikonin me disa nga te arrestuarit për të njëjtën akuzë në Kosovë.

Për këtë arsye u vendos që ndeshja Shqipëri-Izrael të luhej në të njëjtën ditë në Elbasan Arena.

Një javë pas arrestimit të katër personave në Shkodrës policia ka shtuar masat e sigurisë edhe ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi.

Mësohet se ai ka marrë kërcënime direkt nga të prangosurit gjatë seancës për vendosjen e masave së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda./ TV KLAN

VIDEO/ Shqiptarët i kushtojnë këngë edhe… Donald Trumpit

Posted: 11 Nov 2016 08:24 AM PST

Siç është bërë tashmë traditë nga shqiptarët, çdo udhëheqësi i këndohet këngë.

Sapo u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, në Youtube është hedhur një këngë e shoqatës kulturore "Mokra" që i kushtohet Donald Trumpit.

"Vetë Donald Trumpi, Amerikë e madhe, gjithmonë do të jetë mike e shqiptarëve"…janë disa vargjet.

Për më shumë dëgjoni këngën…

Ambasadori izraelit: Masat e rrepta nuk janë një reklamë e keqe për Shqipërinë

Posted: 11 Nov 2016 07:50 AM PST

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka tërhequr më shumë vëmendje për shkak të masave të rrepta të ndërmarra, duke eklipsuar në një farë mënyrë rëndësinë e vetë ndeshjes.

Por për ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin ata ndihen shumë të sigurtë në Shqipëri dhe se masat nuk janë të tepruara.

"Autoritetet këtu vendosën që të marrin disa masa sigurie dhe kjo është e kuptueshme, sepse edhe vitin e kaluar u morën masa për një ndeshje futbolli dhe kjo është tërësisht në rregull për ne. Më lejoni të them që ne ndihemi të qetë dhe të sigurtë këtu. Autoritetet kanë qenë shumë të sjellshme me ne dhe jam i sigurtë që gjithçka do të jetë e qetë edhe nesër gjatë ndeshjes. Nëse autoritetet e sigurisë këtu vendosin që të mbrojnë vendin me mirë për sigurinë e shqiptarëve dhe të huajve, duhet të bëjnë atë që duhet bërë dhe ne e vlerësojmë këtë gje, por ne si ambasadë nuk jemi të përfshirë në këtë gjë", u shpreh ambasadori Rodkin për Top Channel.

I pyetur se pse vetë autoritetet izraelite janë kaq të ndjeshme dhe në gatishmëri, ambasadori e lidh këtë fakt me historinë, e jo me Shqipërinë.

"Ndonjëherë ne marrim të njëjtat masa sigurie. Për fat të keq në vitin 1972, gjatë lojërave olimpike të Mynihut u sulmuan atletët izraelitë dhe 11 persona vdiqën. Ajo ngjarje ishte rreth 40 vite më parë, por për fat të keq në disa raste ne duhet të marrim masa sigurie për të mbrojtur atletët dhe futbollistët tanë. Por në fund të të gjithës ne ndihemi shumë të sigurtë këtu. Federata e Futbollit është këtu dhe është në kontakte shumë të mira me federatën shqiptare. Lojtarët tanë janë këtu, ndihen të sigurtë dhe janë të gatshëm për ndeshjen nesër. Kjo është ajo që ne bëjmë edhe me skuadra të tjera futbolli, por edhe me sporte të tjera për shkak të ngjarjeve të së shkuarës. Edhe njëherë, kjo nuk është një situatë e pazakontë", thotë kryediplomati izraelit në Tiranë.

Ambasadori nuk pranoi që kjo situatë është një reklamë e keqe për vendin tone, por përkundrazi.

"Nuk mendoj se është një reklamë e keqe për Shqipërinë, sepse shteti po merr masa sigurie. Është një shenjë shumë pozitive që janë duke bërë gjithçka që munden apo që e kanë në dorë, për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Pati disa akte terroriste në Europë vitet e fundit, kështu që nëse autoritetet e sigurisë këtu vendosin që të marrin disa masa sigurie, ne duhet t'i mbështesim ata. Sinqerisht nuk mendoj që është një reklamë e keqe për Shqipërinë, por e kundërta", deklaron ai.

Ndahen çmimet “Vangjush Gambeta”

Posted: 11 Nov 2016 07:28 AM PST

Unioni i Gazetareve Shqiptare për të shtatin vit radhazi ndau çmimet për gazetarine ekonomike, Vangjush Gambeta 2016.

Çmimt ekonomike i morën gazetarët Ornela Liperi, Nertila Maho, Agon Sinani nga Kosova dhe Fisnik Pasholli nga Maqedonia.

UGSH ndau edhe dy çmime karriere që i shkuan gazetarëve Ahmet Shqarri dhe Thanas Dino. Çmimin e karrierës për Shqarrin e dorëzoi vetë kryeparlamentari Ilir Meta i pranishëm në takim.

Çertifikatën e Foto-reporterit të vitit e rrëmbeu Armando Babani  e ndërsa  raportimi investigativ i vitit shkoi për stafin e emisionit "Publikus", gazetarët Artan Rama, Endrit Habilaj, Jetmir Olldashi dhe Evi Veliu që përmes "Kodrina e Vdekjes" zgjuan interesimin dhe reagimet e publikut.

E gjitha ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua nga dy drejtuesit e Unionit Aleksandër Çipa e Anila Basha.

fzh_8910

fzh_8887fzh_8843fzh_8756fzh_8792fzh_8834

Mavraj, izraelitëve: Mirësevini në vendin e tolerancës e harmonisë fetare

Posted: 11 Nov 2016 06:59 AM PST

Besimtari më i devotshëm i fesë myslimane në kombëtaren shqiptare, Mërgim Mavraj me anë të një mesazhi ka synuar të ulë tensionin që ka kapluar sfidën që do të luhet nesër mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Qendërmbrojtësi me anë të një postimi në Facebook i uron mirëseardhjen kombëtares izraelite dhe i siguron ata se asgjë nuk do iu ndodh gjatë "vizitës" në vendin tonë, pasi vendi ynë ka treguar që di ti presë miqtë, aq më tepër që vendi ynë mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia", shkruan Mavraj.

DOSSIER/ Mark Dodani: Kush donte të vriste Myslim Pezën

Posted: 11 Nov 2016 06:49 AM PST

Nga Mark Dodani

Në periudhën e LANÇ-it Sul Selimja ishte komandant Balli në Shqipërinë e Mesme. Së bashku me vetakun në zë të Elbasanit, Alush Lleshanakun, në krye të forcave reaksionare ku përfshiheshin nazi-fashistë, ballistë, zogistë, zunë pusirat kundër forcave partizane të Brigadës së Parë, me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Tuk Jakovën, vënë në lëvizje nga Mokra e Pogradecit në drejtim të Shqipërisë së Mesme e më tej në veri.

U zhvillua një masakër e përgjakshme. Brigada e Parë, theu dhe shpartalloi forcat e dy krerëve reaksionarë të Shqipërisë së Mesme, Sul Selimes dhe Alush Lleshanakut.

Ndërkohë Myslim Peza, i mirënjohuri Babë Myslimi, ishte hedhur në krah të Mehmet Shehut dhe dha një ndihmë të rëndësishme në fitoren. Në këto rrethana, inatosur deri aty ku nuk përmbahej dot më tej, Sul Selimja në bashkëbisedim me Alush Lleshanakun, tha:

– Shumë u vonuam pa vrarë Myslim Pezën!

– Nga juve me në krye ty, o Sul Selimja, varet nëse do ta bësh ose jo këtë aksion, – u përgjigj Alush Lleshkanaku.

– Vërtetë, këtë aksion do të më duhet ta bëj gjallë a vdekur, – mbylli fjalën Sul Selimja.

Pas çlirimit, sikundër dihet, nga zbulimet e shteteve kundërshtare u shfaq banditizmi politik, si taktika më e volitshme, në shërbim të strategjisë së kundërshtarëve për të përmbysur me dhunë pushtetin e ri të demokracisë popullore në Shqipëri.

Sul Selimja në krye të bandës së tij në rrethinat e Malësisë së Tiranës në veçanti, mendonte si e si të gjente shtigje për t'i zënë pusi Babë Myslimit. Në këtë e sipër, Sul Selimja ishte lidhur me fije të organizatës Fronti i Rezistencës, krijuar aty nga gjysma e dytë e vitit 1948. Sakaq kishte nisur veprimtarinë sekrete edhe Grupi Special i Kundërzbulimit dhe Zbulimit shqiptar, infiltruar në grupe të Frontit të Rezistencës, si dhe në shtabe bandash lidhur me organizatën e sipërcituar.

Në ndjekje të bandës së Sul Selimes në Shqipërinë e Mesme, Grupi Special me Tomorrin, kod pas të cilit fshihej heroi Asim Aliko, i cili kishte me vete edhe Sokolin, pseudonim i Haxhi Shurdhit, si dhe Malin, pseudonimi i Hekuran Pobratit, si dhe Studentin, autor i këtij libri, u strehuan rreth mesnatës te familja Çelmeta në Pezë. Teksa grupi zbriti në një qoshkë, fshehur ngjitur shtëpisë, drejtuar Çelmetës, foli Sokoli me dialektin e vendit:

– Kemi ardhur me porosi të Sul Selimes nga Fronti i Rezistencës, ku dhe juve jeni llogaritur për të na ndihmuar nga do të lëvizë për gjak Myslim Peza. Sul Selimja në krye të grupit të vet dhe ne me të, do të zëmë pusi dhe do të vrasim Myslim Pezën.

– Ç'ka thuni mor jahu?! Kë do të vritni?! Do të vritni Myslim Pezën, që e kemi diellin e Shqipnisë?! Besa në Zot, kurrë nuk bëhet kjo mizori. Hiqmuni qafet! Do të njoftoj Sigurimin e shtetit kundër jush që nesër në mëngjes.

Dhe vërtetë ashtu bëri. Pas disa ditësh të atij viti 1950 u organizua lidhja me Sul Selimen dhe bandën e tij, përmes anëtarit të Grupit Special, Xhaferr Mema. Në këtë qerthull dha ndihmë konkrete në përgatitjen e planit operacional vetë Besniku, kod pas të cilit vepronte në fshehtësi Kadri Hazbiu.

Diku, në shpatmalet e Malësisë së Tiranës, rreth orëve të mesnatës, u përkrye takimi i suksesshëm i Grupit Special me Sul Selimen dhe bandën e tij. Tomorri, komandanti i Grupit ishte bërë i njohur në disa banda Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të të arratisurve në Shqipëri, të cilët me armë në dorë do të përmbysnin me dhunë pushtetin e ri. Ndërkohë Sul Selimes iu komunikua se ishte caktuar zv/komandant i Shtabit të Përgjithshëm me Tomorrin. Ky caktim u bë me vendim e porosi të Besnikut, kryetar u Komitetit Qendror të Frontit të Rezistencës. Sul Selimja e priti lumturisht emërimin e tij. Kërkoi që të bisedonte me Besnikun. Ndërkohë ishte i ftuar nga Partia Agrare në Strugë, por më përpara ngulmonte të kishte kryer aksionin e vrasjes së Myslim Pezës. Për këtë në emër të Besnikut iu premtua nga Tomorri dhe Studenti.

Kajo Karafili

Kajo Karafili

Pas mesnate, u shfaq i pranishëm Sul Selimja me të birin, plus bandën tre-katër vetësh në shpatmalin e Krrabës që lidh Tiranën me Elbasanin. Pasi qëndruan pak, duke u ndarë me të birin dhe të dy grupet, Sul Selimja me Studentin morën drejtimin e rrugës në kahje tejkufitare drejt Strugës për në Maqedoni. Sula u përshëndet me të birin dhe Tomorrin, me Xhaferr Memën me pseudonimin Tirana, si dhe me pjesëtarët e tjerë të grupit të tij dhe të Tomorrit.

Studenti ndihmuar nga Besniku gjeti veturën e hijshme të markës italiane (ndoshta milecento) me shofer Ahmet Suin, dërguar sipas porosisë së Besnikut, nga gjenerali i shkathët Ilmi Seiti në krye të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ilmi Seiti ishte me aftësi kundërzbuluesi e zbuluesi për t'u admiruar. Kjo u vërtetua edhe në këtë rast nga masat e sigurta që kishte marrë sikundër njohim: pikën e heshtur ku ishte lënë takimi me Ahmet Suin. Pika e pazëshme ishte përballë një shkëmbi të bardhë lyer me gëlqere, në cep të xhades bri një kërcuri të madh, vend i përshtatshëm ku fshihej vetura nga sytë e këqij. E vlerësoi vetë Sul Selimja atë qoshkë të heshtur dhe aq të përshtatshme, siç u shpreh për të mos u diktuar nga të këqijtë.

Ahmet Sui brofi jashtë nga brenda veturës, të cilin e paraqita para Sul Selimës:

– Ahmet Sui, shkodran, i deleguari i Besnikut. Ndërkaq, kthyer nga Ahmeti paraqita Sul Selimen:

– Zv.komandanti i përgjithshëm krah më krah me Tomorrin. Me zv.komandantin e përgjithshëm do të njihemi shumë më mirë në kohën e duhur.

Kësisoj iu la përshtypja Sul Selimes që në çdo rrethanë ruhej fshehtësia e veprimtarisë së Frontit të Rezistencës me të cilin ishte lidhur, përqafoi Ahmet Suin, të cilit i dha urimin:

– Na u dhashtë e mbara, paçim fat në luftën tonë të madhe!

– Fitofshim!- u përgjigj Ahmet Sui, teksa vërejti që Studenti ishte gatitur me derën hapur të veturës ku priste të hynte Sul Selima, miku i Hamit Matjanit, i Alush Lleshanakut, Xhaferr Memës, si dhe së fundi me Tomorrin deri te Besniku, pa u zgjatur dhe me shumë emra të tjerë.

Ahmet Sui teksa udhëtonte asaj nate, solli mesazhin e Besnikut: Studenti me zv.komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Sul Selimen, të qëndrojë në bazën e tij xy2 në rrugën e Elbasanit derisa të vete unë. Ndërsa ti zotni Ahmet eja në Shtabin e Përgjithshëm ku do të takohesh me mua.

– Shumë qartë!- foli i gëzuar Studenti, teksa përkëdheli supin e Sul Selimes, të cilin e uroi:

– Rrofsh sa malet o zv.komandanti ynë i Shtabit të Përgjithshëm!

Pa lajkadredhëzuar më tej, Studenti me Sul Selimen krah për krah u stabilizuan në bazën xy2, kurse Ahmet Sui u ter nga ai ambient me veturën e shpejtë.

Të nesërmen në mbrëmje me Sul Selimen hipëm në veturën e Ahmet Suit e arritëm te vendtakimi me Besnikun. Diku, pas qoshkave të errëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaluam. Kërkova që armët e Sul Selimes: automatiku italian me karikatorët, katër syresh dhe patllaken Valter gjermane t'ia dorëzonte Ahmet Suit për shkakun e thjeshtë që t'i shpëtonim ndonjë kontrolli me rrezik. Ndërkohë nxora unë i pari automatikun dhe alltipatllaken time. Kuptohet, kjo u bë që Sul Selimja të mos vinte në dyshim vetëçarmatimin. Te Besniku hymë pa armë.

– Kësi armësh kemi sa të duam fshehtësive të brendshme të Selisë ku na pret Besniku,- i fola nënzëshëm në vesh Sulës. – Ti zotni vazhdo të qëndrosh i mbuluar nga thekët e dendura të kësaj peme të madhe, thua është vënë enkas për ne.

Me Sul Selimen çift, pa u shkëputur krahëve të njëri-tjetrit hymë në derën e madhe të bazës mbiquajtur Baza NJËSH, siç kishte përcaktuar Besniku. Në një zyrë të katit të parë gjetëm dy civilë. Këta lëshuan një urdhër: – Besniku porositi për Studentin të qëndrojë këtu në pritje…

– Faleminderit!- mbylla fjalën unë teksa gjestikulova me gishtin buzëve të mia ballë Sul Selimes që të qëndronte i pazëshëm.

Dy shokët ngjitën shkallët me Sul Selimen brenda Selisë së kamufluar si ent shtetëror ku priste Besniku. Studenti mori porosinë tjetër nga një shok i zyrës aty në katin e parë që duhej të priste në takim Babë Myslimin. Sipas bashkëbisedimit me Kadri Hazbiun, u vu detyrë nga Mehmet Shehu që Marku a Studenti, siç e thërrisnim ne, të presë gjithë përzemërsi Babë Myslimin dhe ta shoqërojë për këtu, në zyrën time. Është në të drejtën dhe nderin e tij që të shoqërojë Babë Myslimin, i cili dëshiron si kurdoherë ta shohë armikun ballë për ballë, në çdo rrethanë qoftë, në këtë rast në zyrën tonë kapur nga çunat e tij. Natyrisht Babë Myslimi ka rastin e mirëpritur që çunat e tij i kanë sjellë ballë për ballë armikun, Sul Selimja. Ky armik është ndërkohë edhe përfaqësuesi i gjithë atyre të cilët bëjnë krime edhe me të vdekurit. Sul Selima kishte qëllim kryesor, ndër të tjera, sikundër shprehej vetë: të vras Myslim Pezën, pastaj vdes i qetë.

Pas ndoshta ndonjë ore, një veturë luksoze e markës Benz, solli deri te zyra në katin e parë Babë Myslimin shoqëruar nga oficeri bodigard i tij, arriti te unë. Bodigardi më njohu. Tha:

– Shoqërojeni ju lutem! Aty për aty hodha butë-butë krahun në krah të Babë Myslimit të cilin e përcolla deri tek dera, ku ngritur në këmbë Babë Myslimin e mori përdore Besniku. Babë Myslimi uroi:

– Nderime i dashur Kadri!

– Mirë se na urdhërove i nderuari Babë Myslim! Do të takohemi me një mikun tuaj të paharruar! – premtoi Kadri Hazbiu. Ndërsa unë zura një vend në këmbë.

– Ashtuuu….- zgjati germën e fundit Babë Myslimi, i cili shtroi hapat e qetë mbi qilimin larush midis asaj zyre të zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme Mehmet Shehu. Babë Myslimi fiksoi sytë e lodhur te një vetak tjetër i prangosur, i cili kokëulur lëshoi zë:

– Jam Sul Selimja o Myslim Peza.

– Sula?! Pas një pauze: – Sul Selimja?! Heu!- lëshoi këtë ekslamacion brejtës Babë Myslimi deri në thellësi të shpirtit. Me Mehmet Shehun e lavdishëm mund të qëndroj unë, jo ti, kryeballisti kolaboracionist me hitlerianët o Sul Selima.

– O i dashur Babë, shikoja duart si i ka Sul Selima,- ndërhyri Kadri Hazbiu teksa mori me mend që Myslim Peza nuk e kishte parë me duar të lidhura, për shkak të syve të lodhur. Babë Myslimi i përshpejtuar vëzhgon duart e prangosura të Sul Selimes. Ky i fundit tha:

– Ja kështu është takimi me Mehmet Shehun,- dhe aty për aty tundi duart e lidhura.

– Aha! Kështu edhe unë të pranoj. Vetëtimthi lodroi sytë me të Mehmet Shehut. Mehmeti shtroi pyetjen:- I dashur Babë Myslim! Si mendon, t'ia zgjidhim prangat?

– Burrnisht nuk shkon biseda me njeri të prangosur. Prandaj ta çprangosim.

Sakaq Studenti i zgjidhi prangat. Vetëtimthi u pozicionua pranë Sul Selimës i cili fiksoi sytë e stërskuqur ballë fytyrës së re të Studentit, thua tentonte ta shponte. Babë Myslimi ktheu fytyrën ballë Selimës. I çuditur Myslim Peza kërkoi:

– Si të ngjau kështu o Sulë?

– Më kapën gjallë çunat tuaj, – theku Sula.

– Po si?

– Isha në përpjekje dhe mendova se arrita që të vija pasurinë për të të vrarë ty o Myslim Peza. Nuk duroja më që të ishim gjallë të dy në këtë botë. Siç e di edhe ti isha i vendosur prej shumë kohësh që të jetonim njëri prej nesh: ti ose unë, por kurrë jo të dy.

– Ja pra si qenka e thënë, – përvijëzoi Babë Myslimi.

Mark Dodani

Mark Dodani

– Çunat tuaj! Çunat tuaj!- shpërtheu dëshpërimin e papërmbajtur arritur deri në mjerim Sul Selimja.

– Po ti ku i ke çunat?

– Edhe çunat e mi diku janë. Ama edhe për ata të e di Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun me shokët e tyre. I dinë mirë edhe çunat tuaj,- u dëgjua zëri i Sul Selimes.

– Çunat e mi mbrojnë Shqipërinë. Çunat tuaj sulmojnë të shkatërrojnë Shqipërinë. Për këtë ata janë armatosur deri në dhëmbë kundër pushtetit tonë dhe duan që me çdo mënyrë të na zaptojnë të huajt dhe t'u japin shansin e kërkuar nga ju që të na përmbysin në bashkëpunim me armiqtë.

– Po dështojmë,- konkludoi i mjeruar Sul Selima.

Pas një momenti dyshimi Myslim Peza përvijëzoi:

– O Sul Selimja! Nuk më vjen hiç rëndë, as keq që ti me ballistët ishe kundër meje derisa të arrije bile dhe të më vrisje. Ama unë me shokë dhe çunat e mi nuk mund t'i falim sjelljet tuaja të pabesa deri në kulmet e poshtërsive. Në trevat e Çikalleshit të Kavajës ndeshur me nazistët, prirë nga kolegu dhe miku yt Ram Habili, siç e di mirë, kundër të dashurit tonë, partizanit në zë Kajo Karafili. Ti e di, por po ta përsëris që Kajo fali jetën e oficerit hitlerian i cili u dorëzua në panik gjatë duelit të zhvilluar. Teksa grykë më grykë automatikësh oficeri hitlerian vënë në panik të pakapërdishëm ballë për ballë çunit tonë Kajo Karafilit, rrëzuar në gjunjë hitleriani i dorëzuar, i cili në gjuhën e tij që Kajo e dinte mirë, lutet: – Aman o partizan! Ma fal jetën. Jam i ri, më presin në familje në Vjenë. Nga Hitleri më tërhoqën të mobilizuar forcërisht. Kur në dorë të Kajo Karafilit, gryka e automatikut ballë fytyrës së oficerit hitlerian u zmadhua sa një shpellë, hitleriani i ri që i dhimbsej jeta lëshoi piskamën e kujës së madhe:- Aman! Amaaaan! Falmë jetën o partizan! Asisoj, Kajo Karafili, ndër çunat e mi, autor i shumë e shumë aksioneve, ishte aq i ndjeshëm sa që faljen e kundërshtarit të dorëzuar e çmonte virtyt të shqiptarit. Kajo e qetësoi hitlerianin e ri: – Çohu! Lësho armët përtokë! Zhvishu! Qafën e shtrirë në Shqipëri s'e pret shpata. Më jep rrobat tuaja ushtarake, merr të miat, bëhemi bashkë shokë në këtë luftë të drejtë. Të dy së bashku, tashmë Kajo Karafili me uniformën e oficerit hitlerian dhe oficeri hitlerian me uniformën partizane me yll në ballë në forcat ku komandonte Kajo Karafili, integrohen në batalion. Edhe ti Sul Selimja e njeh mirë këtë ngjarje kuptimplotë.

Për më tej akoma,- vazhdoi bisedën akuzë Babë Myslimi, ai oficeri kriminel hitlerian, pasi kaloi më tepër nga një muaj në batalionin partizan me Kajo Karafilin në Çikallesh, mundi të përfitojë nga orët e qetësisë së natës. U përvodh si dredharak. Tërhoqi diku afër në atë trevë forca të shumta naziste. Sulmuan dhe me ndihmë mercenarësh si Ram Habili. Partizanët u vranë tradhtisht në befasi. Beteja u kall flakë, ku vërtetë u vranë mjaft nazistë hitlerianë, por ranë dëshmorë dhe disa partizanë, në krye të të cilëve ra dhe heroi Kajo Karafili. Ama partizanët e fshehën në qoshkë të sigurt, e varrosën në një oborr të fshatarit besnik çikalleshas.

Anekënd nuk dukej asnjë gjurmë ku mund të diktohej varri i fshehur. U hap fjala se Kajo Karafili ishte gjallë. Nuk e kap plumbi i pushkës Kajo Karafilin. Nazistët ngulnin këmbë që ta vërtetonin nëse ishte gjallë apo jo. Hitlerianët u tërbuan që s'po e gjenin dot. Por Ram Habili yt o Sulë, me tortura kundër fshatarëve, e zbuloi dhe e shpërvali nga varri i oborrit të çikalleshasit të ndershëm. Prej aty Ram Habili e tërhoqi nëpër Çikallesh e fshatra të tjerë. Më tej akoma nëpër qytetet Kavajë, Shijak, rrugës së bulevardit nga Maminasi e deri në Durrës e fshatra të tjerë përreth për krijimin e psikozës së tmerrit. Ja sa poshtë jeni përbaltur. Jeni marrë me të vdekurit, se me të gjallët, pra me çunat tanë nuk merreshit dot. Pushtuesve nazifashistë u ndodhi pikërisht si të ndodhi ty, gjithnjë nga çunat tanë. Njësoj si ty, këta çunat tanë kapën nga zverku edhe kriminelin gjakbërës Ram Habilin, shokun tënd të zemrës mu midis lumit Erzen. Këta çunat tanë i pastë Baba, i pastë Shqipëria, se ashtu siç marrin hak kundër gjithë kriminelëve, morën dhe hakun e vëllait të tyre, djalit tonë heroik Kajo Karafili.

Sakaq, Babë Myslim Peza thepoi sytë kryqëzuar me të çunit të pranishëm Studenti. Pa tërkuzuar fjalë, Mehmet Shehu urdhëroi dy civilë të largonin Sul Selimen nga zyra. Studenti në këmbë, ashtu siç ishte, gërshetoi buzëqeshjen me buzëqeshjen e heshtur të Kadri Hazbiut.

Pas disa vitesh Kadri Hazbiu thirri heroin e popullit, gjeneral Ndreko Rinon për çështjen e kufirit dhënë në ekspozitë si dhe mua për çështjen e Sigurimit të Shtetit, dhënë po në atë ekspozitë. Na porositi të vishemi me uniformë ushtarake. Të përgatitur siç na porositi Kadri Hazbiu, zumë vend te ekspozita sistemuar në rrugën e Durrësit. Në orët e pasdrekës, aty nga ora 16.00, na vizitoi Kryeministri Mehmet Shehu. Nisi me vëzhgimin qetë-qetë të dokumenteve të kufirit. U përqendrua në disa dokumente dhe fotografi nga të kundërshtarëve që thyenin kufirin, sidomos aty ku dukeshin beteja kundër sulmeve greke, si dhe në pika të ndryshme ku prekej kloni. Lodroi shikimin edhe nëpër stendat e Policisë ku vëreheshin suksese në zbulimin, kapjen dhe dënimin e disa hajdutëve që prishnin rendin dhe qetësinë. Në fund fare u përqendrua sidomos te fotografitë e dëshmorëve rënë në luftën e madhe për mbrojtjen e atdheut. Natyrisht ballë tyre ishin mjaft fotografi e ndonjë fragment dokumenti që kthjelltësonin figurat e banditëve terroristë. Mehmet Shehu materialet e anës së shërbimit sekret të Sigurimit të Shtetit i çmoi shumë të thata.

Ndaluar te fotografia e thatë në një stendë të posaçme, ku shkruhej Pal Mëlyshi me pseudonimin Furtuna, Mehmet Shehu shpërtheu në një kritikë të rreptë:

– More Mark!- m'u drejtua – Po kush e njeh këtë fotografi të Palit vetëm me pseudonim? Mirë unë dhe ti, kurse populli nuk merr vesh asgjë se ç'vepër heroike ka përballuar ky hero i rrallë. Si more e keni lënë kaq thatë? Ty nuk të lejohet ky veprim, që veç veprimtarit të përbashkët e ke patur si vëlla që në shkollën fillore dhe më vonë.

– Më lejoni ju lutem, shoku Kryeministër t'ju flas të vërtetën ç'po ndodh për këtë çështje me shokët tanë në Ministri. Zëvendësit e ministrit, jo dokushdo, por personalitetet kryesore, më kanë bërë presion që me betimin që bëra mbi Frontin e Rezistencës mund të përfundoja proceduar përballë Gjykatës Speciale për nxjerrjen në publik të sekretit shtetëror. U mbrojta aq sa munda me dokumente i sigurt që ato që kisha shkruar i dinin fort mirë zbulimet dhe kundërzbulimet e huaja sulmuese kundër Shqipërisë. Prandaj konkludova që ato që i di armiku mbi këto ç'kam publikuar, s'kemi asnjë të drejtë t'ia privojmë popullit. Këtë të vërtetë ma zgjidhi Kadri Hazbiu i cili uli për rrafshit presionbërësit. Kadriu më inkurajoi të shkruaja si në rastin për Pal Mëlyshin, për Grupin Special etj., por ju luta dhe shokut Kadri të na hapej së pari si të shkruanim për Pal Mëlyshin kur akoma nuk kemi parë asnjë shkrim nga të mëdhenjtë tanë. Le të shohim diçka të shkruar nga ju shoku Mehmet dhe ju siguroj se do ta paraqes si prozë poetike në çdo vend që të më jepet rasti; siç është Pal Mëlyshi ynë, për të cilin aq mirë më kritikuat. Ja ku kemi dhe librin e përshtypjeve, shoku Kryeministër. Pak fjalë nga ju do të jenë ushqim shpirtëror jo vetëm për mua, por dhe për çdo penë tjetër që mund t'i hyjë kësaj historie.

– Ore Mark qerratai! Nguliti sytë në librin e përshtypjeve, ulet në karrige, fiksoi sytë me mua dhe tha:- Ore djalë! Më bëre vërtet që diçka të shkruaj. Qenke qerrata, qerrata…!

Sakaq shkroi në librin e përshtypjeve tekstualisht: "Vetëm epopeja e Pal Mëlyshit, koduar Furtuna, do të donte volume të tëra dhe hapësira të mëdha për t'u ekspozuar, sepse e një gjerësie të tillë qe zemra e tij e re dhe heroike. Po sa heronj të heshtur, të vdekur e të gjallë janë mbuluar me hijet e kohës furtunë? Furtuna do të kalojë dhe dëshmitari popull do t'i flasë me gojë të madhe historisë mbi këta heronj të heshtur. Mehmet Shehu."/DITA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more