“Të “notosh” në borë, shikoni sjelljet qesharake të njerëzve nëpër botë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime
“Të “notosh” në borë, shikoni sjelljet qesharake të njerëzve nëpër botë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Të “notosh” në borë, shikoni sjelljet qesharake të njerëzve nëpër botë (Video)
- Mbylli 14 mace në shtëpi, derisa ato e hëngrën njëra-tjetrën nga uria (Foto, +18)
- Voziste nëpër trafik të ngjeshur, duke shfrytëzuar tre telefona në të njëjtën kohë (Video)
- Trafikanti “i arrestuar” shkruan në Facebook: Ai në burg nuk jam unë! (Foto)
Të “notosh” në borë, shikoni sjelljet qesharake të njerëzve nëpër botë (Video) Posted: 23 Nov 2016 02:40 PM PST A e dini se sa qesharakë do të dukeshit sikur të veshur me bikini, të hidheshit në borë në të njëjtën mënyrë si të ishit në det apo në pishinë? Ndiqni videon që tregon sjelljet e këtyre njerëzve, të cilët jo vetëm se na bëjnë të qeshim, por edhe na rrisin dëshirën për ta provuar këtë, në një ditë bore edhe në një gjë të tillë, transmeton shekulli.
The post Të "notosh" në borë, shikoni sjelljet qesharake të njerëzve nëpër botë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Mbylli 14 mace në shtëpi, derisa ato e hëngrën njëra-tjetrën nga uria (Foto, +18) Posted: 23 Nov 2016 02:18 PM PST Një grua e paemëruar nga Adelaide e Australisë, i ka mbyllur 14 mace, të cilat më pas e kanë shqyer njëra-tjetrën sepse kishin uri të madhe. Fqinjët që ankoheshin për erë të rëndë që vinte nga shtëpia që e kishin pranë, e kanë kërkuar ndihmën e policisë, transmeton Telegrafi. Këta të fundit, pasi kanë hyrë me forcë në pronën e pabanuar, i kanë gjetur mbetjet e kafshëve që kanë nisur të dekompozohen. Aty është gjetur vetëm një mace e gjallë, por në gjendjet shumë të rëndë. Mësohet se pronarja e shtëpisë, ka të meta mendore dhe pasi i ka mbyllur qëllimisht, ka harruar dhe nuk ka shkuar për t'i ushqyer apo lënë të lira. /Telegrafi/
The post Mbylli 14 mace në shtëpi, derisa ato e hëngrën njëra-tjetrën nga uria (Foto, +18) appeared first on Telegrafi. |
Voziste nëpër trafik të ngjeshur, duke shfrytëzuar tre telefona në të njëjtën kohë (Video) Posted: 23 Nov 2016 10:56 AM PST Silvio Diego e ka filmuar një shofer të paemëruar, teksa voziste shkujdesur nëpër Londër, ndërsa shfrytëzonte tre telefona. Çiklisti kishte parë veturën që lëvizte në mënyrë jo të duhur, derisa ka kaluar në linjën e destinuar vetëm për autobusë, transmeton Telegrafi. Pasi i është afruar te dritarja, burri që ishte në timon e ka hapur dritaren dhe i ka kërkuar të largohet, në atë moment kamera e vendosur në helmetë, i ka xhiruar pajisjet që ai po i përdorte. "Kishte nga një telefon në secilën dorë, kurse në tjetrën që e mbante në prehër i kishte lidhur dëgjueset dhe dëgjonte muzikë", ka thënë Diego. Policia është duke e hetuar rastin, por ende nuk ka rënë në gjurmë të këtij shoferi, që me veprimin e tij ka rrezikuar të shkaktojë aksident. /Telegrafi/ The post Voziste nëpër trafik të ngjeshur, duke shfrytëzuar tre telefona në të njëjtën kohë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Trafikanti “i arrestuar” shkruan në Facebook: Ai në burg nuk jam unë! (Foto) Posted: 23 Nov 2016 03:43 AM PST Një nga trafikantët më të kërkuar të njerëzve në botë, të cilin policia britanike thotë se ndihmoi që ta arrestonin dhe ekstradonin në Itali, tha këtë javë se është i lirë dhe se në vendin e tij u ndal dhe u ekstradua një i pafajshëm. Në mesazhe private në Facebook, të lexuara nga "The Guardian", trafikanti Medhanie Yehdego Mered thotë se personi që po gjykohet në Sicili, është thjesht viktimë e identitetit të gabuar. Mesazhi i trafikantit të njohur me nofkën "Gjenerali", thjesht shton provat se ai që po gjykohet nuk është 35-vjeçari Mered, por një 29-vjeçar nga Eritrea që quhet Medhanie Tesfamariam Berhe, përcjell tch. Ky u fundit u dërgua në Itali me bujë të madhe, ndërsa autoritetet britanike, sudaneze dhe italiane mburreshin me këtë super arritje. Por të dhënat e radhës tregojnë se ato janë gabuar rëndë. "Ata kanë gabuar me emrin e tij, por te gjithë e dinë që nuk është trafikant njerëzish. Shpresoj të lirohet, sepse ai nuk ka bërë asgjë", shkruan "Gjenerali" në mesazhin e tij në Facebook. "The Guardian" shkruan se ka prova të ndryshme që faqja e Facebook i përket vërtetë trafikantit Mered, ku ajo më bindëse është numri i telefonit që sipas dokumenteve të autoriteteve italiane është i tij. Por pavarësisht kësaj, një i pafajshëm duket se është në burg dhe ekspertët thonë se pas bujës së madhe që i dhanë operacionit, autoritetet e tre vendeve të përfshira duket se nuk po gjejnë mënyrën si të shpëtojnë nga ky gabim i sikletshëm pa u marrë vesh. The post Trafikanti "i arrestuar" shkruan në Facebook: Ai në burg nuk jam unë! (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: