Skip to main content

“Të bukura dhe natyrale, këto janë të famshmet shqiptare që i kanë rezistuar bisturisë (Foto)” plus 3 more femra.net

“Të bukura dhe natyrale, këto janë të famshmet shqiptare që i kanë rezistuar bisturisë (Foto)” plus 3 more femra.net


Të bukura dhe natyrale, këto janë të famshmet shqiptare që i kanë rezistuar bisturisë (Foto)

Posted: 03 Nov 2016 03:30 AM PDT

femra-famshme-shqiptare-operime-plastike-busturi

Ndoshta nuk do ta besoni, por ka ende mjaft femra të famshme të ekranit shqiptar që nuk i janë dorëzuar bisturisë.

Përveç photoshop-it që përdoret rëndom në fotot e tyre, edhe pse jo te të gjitha, ka shumë bukuroshe të showbiz-it që janë të lumtura me tiparet dhe bukurinë që iu ka falur natyra, shkruan Iconstyle.

Më poshtë kemi renditur disa prej tyre që mund t'i shihni dhe të besoni se bukuria natyrale gjithmonë vlerësohet:

Klea Huta

Moderatorja Klea Huta njihet për bukurinë e saj natyrale. Bukuroshja brune ka tipare të veçanta që shpesh herë e bëjnë ta krahasojnë me këngëtaren e ish-grupit Pussy Cat Doll, Nicole Scherzinger.

klea

Marsela Çibukaj

Këngëtarja Marsela Çibukaj është shprehur shpesh herë në publik se nuk është nga ato femra që do të donte të shfrytëzonte imazhin apo pamjen e saj për të bërë karrierë në muzikë. Ajo është kundër bisturisë dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

????????????????????????????????????

Miriam Cani

Ajo jo vetëm që është "bio", por nëse i hedh një sy Instagram-it të saj, në pjesën më të madhe të fotove shfaqet edhe pa make-up. Miriam Cani mbetet një femër sharmante, e ëmbël dhe që preferon të shfaqet ujë e sapun. Këngëtarja është një nga femrat, shembullin e së cilës do të bënin mirë ta ndiqnin shumë kolege të sajat.

miriam

Ronela Hajati

Bisturisë, botoksit apo edhe "fillersa" duket se u ka rezistuar edhe rebelja e skenës shqiptare, Ronela Hajati. Këngëtarja e hitit "A do si kjo" e ka thënë shpesh nëpër intervista se ka dashur t'i frynte pak buzët apo edhe të rriste numrin e gjoksit, por më pas është dorëzuar dhe e ka pranuar veten ashtu siç është.

ronela

Eneda Tarifa

Këngëtarja dhe ish-prezantuesja e "Portokalli"-së, Eneda Tarifa, është një tjetër artiste që nuk ka preferuar të rimodelojë asgjë në imazhin e saj. Ndonëse pa buzë të fryra dhe forma bombastike, Eneda mbetet shumë simpatike me tiparet që i ka falur natyra

eneda

Arbana Osmani

E njëjta gjë vlen edhe për moderatoren Arbana Osmani, e cila duket se i ka kushtuar gjithnjë peshë fjalës. Ndonëse është një nga figurat e ekranit që vishet me shumë stil dhe shije, Arbana komplimentohet edhe për origjinalitetin dhe për ruajtjen e "identitetit" në pamjen e saj.

arbana-osmani

Diellza Kolgeci

Ish-miss Kosova, Diellza Kolgeci, është nga ato femra që të lë me gojë hapur kur je përballë saj. Me të natyra duket se është treguar shumë bujare duke i dhuruar forma perfekte, fytyrë shumë të bukur dhe mbi të gjitha një gjatësi që çdo femër depresionohet kur është krah saj. Dejzi është nga ato vajza të ekranit që i mëshon shumë idesë së origjinalitetit te femrat dhe i urren operacionet plastike.

diellza

Enca Haxhia

Është pak por e sigurt që fotot e saj i photoshop-on, por që Enca Haxhia është "bio" kjo është akoma edhe më e vërtetë. Ndonëse ekrani dhe klipet i kërkojnë grim (dhe me të drejtë), Enca është shumë simpatike ujë e sapun. Format bombastike që ia ka falur natyra (edhe pse e goxha e shëndetshme), ajo nuk ngurron t'i tregojë.

enca

Amarda Toska

Që pa u bërë e famshme, Ami është cilësuar si një nga femrat më të bukura të kryeqytetit. Aktualisht, brunia simpatike është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe që vazhdon të mbetet një bukuri natyrale. Pas lindjes së djalit të saj, Joel, Ami erdhi në formë të shkëlqyer fizike.

ami

Jonida Vokshi

Aktorja e njohur është një tjetër bukuroshe që mbi të gjitha është edhe origjinale. Edhe Jonida poston shpesh foto pa make-up në Instagram-in e saj, pasi e di që arma e saj më e fortë nuk është grimi, por buzëqeshja.

jonida

Inis Gjoni

Shoëgirl-i dhe regjisorja e njohur, Inis Gjoni, të deh me bukurinë e saj. Inisi nuk guxon as në ndryshim look-u, pasi gjithë jetën e mbajmë mend me flokët kaçurrela dhe mbi të gjitha me format e saj superseksi. Ato nuk kanë ndryshuar aspak edhe me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Coco Antonel.

inis

Valbona Selimllari

Nuk e kanë cilësuar kot si më të bukurën shqiptare të të gjitha kohërave. Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari, vazhdon të mbetet ende një nga yjet e skenës shqiptare, që s'ka aspak nevojë për ndërhyrje estetike. Bobi është nënë e tre fëmijëve, por edhe 20-vjeçaret e kanë zili.

valbona

Adrola Dushi

E kanë cilësuar si pasardhësen e Valbona Selimllarit dhe duket se këtë stafetë e meriton më së miri ish-"Universe Albania", Adrola Dushi. Edhe modelja shqiptare është nga ato bukuroshe që u ka qëndruar besnike formave dhe tipareve që i ka falur natyra.

adrola

Der Beitrag Të bukura dhe natyrale, këto janë të famshmet shqiptare që i kanë rezistuar bisturisë (Foto) erschien zuerst auf femra.net.

Horoskopi mujor për muajin Nëntor

Posted: 03 Nov 2016 01:50 AM PDT

horoskopi-mujor

Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t'ju shërbejë shëndeti mirë, dhe se si yjet e  vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin Nëtor.

 


dashi-FEMRA-NET

DASHI

 

Puna: Kësaj radhe personat nën shenjën e Dashit pasukses godasin murin me kokë. Mos u ngarkoni shumë sepse do të lëndoheni. Ndoshta keni zgjedhur rrugën e gabuar. Krijoni ndryshime drastike dhe do të shihni se do të shkoni kah e mira. Nëntori ju jep shanse të reja dhe mundësi profesionale për krijimin e financave.

Dashuria: Sa i përket aspektit të dashurisë, ky muaj është shumë i volitshëm. Ju jeni të dashuruar dhe të lumtur. Personi nën shenjën e Luanit ju pëlqen pa masë dhe paraqet një kombinim të përkryer për ju. Do të ndjeheni mirë për një udhëtim romantik së bashku me partnerin.

Shëndeti: Gjendja shëndetësore këtë muaj është normale. Më shumë ushtroni, konsumoni ushqim të shëndetshëm.


demi-FEMRA-NET

DEMI

Puna: Nëntori për ju është një muaj shumë i suksesshëm. Qysh nga fillimi i nëntorit do të nxiteni rreth disa situatave të rëndësishme. Ndoshta në moment të parë nuk do ti njihni, por mos u shqetësoni, ky ndikim shumë shpejtë do të kalojë, ndërsa kah 10 nëntori do të keni rënie të koncentrimit.

Dashuria: Fillimi i nëntorit ju lajmëron një dashuri të fshehtë si dhe simpati të mundshme. Nëse jeni në lidhje apo të martuar, keni kujdes nga përgojimet, sidomos nëse bëhet fjalë për partnerin tuaj. Ju pret një lidhje e nxehtë, plot pasion dhe takim me një person më të moshuar, i cili mund të jetë ndonjë avokat për nga profesioni.

Shëndeti: Në fillim të muajit mund të keni humbje të koncentrimit. Përndryshe, do të ju rikthehet shumë shpejtë vullneti dhe dhe energjia e plotë.

 


binjaket-FEMRA-NET

BINJAKËT

Puna: Të gjitha planet profesionale ju lidhen me botën e jashtme si dhe udhëtimet zyrtare për gjatë tërë muajit nëntor. Gjatë hyrjes në partneritet profesional, do të kenimbështetje të fortë ngapartneri dhe personat e afërm tuaj. Eliminoni frikën nga ndryshimet e reja dhe bëhuni të suksesshëm.

Dashuria: Fillimi i muajit ju sjell kontakte me persona nga e kaluara juaj. Ky mund të jetë ish partneri juaj, ndonjë simpati e vjetër apo me dikë që keni qenë në kontakt në të kaluarën. Në situata të tilla bëhuni të durueshëm, sidomos në fillim të muajit. Lejoni që partneri vet të lëshohet në ju dhe të jap vendim përfundimtar rreth fatit tuaj.

Shëndeti: Mos e teproni me asgjë. Vazhdo për shenjat tjera…

Der Beitrag Horoskopi mujor për muajin Nëntor erschien zuerst auf femra.net.

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla

Posted: 03 Nov 2016 01:26 AM PDT

mandarina-zgjedhni-embla-fresketa

Mandarinat janë frutat më të vlerësuara të kësaj kohe të vitit: të ëmbla dhe me lëng, ato janë të përsosura për t'u konsumuar si një mëngjes i lehtë, për t'ua dhënë fëmijëve me vete ose si ëmbëlsira.

Ato janë agrumet më të konsumuara pas portokallit dhe limonit: janë më të vogla se portokalli, por përmbajnë të njëjtat vitamina dhe vlera ushqyese. Nga mandarinat u krijuan dy lloje hibride, të njohura si 'mandarancio' dhe 'Clementine', të cilat morën emrin e murgut misionar Clement Rodier, që filloi kultivimin e tyre në Algjeri.

Mandarinat në kuzhinë
Në kuzhinë mandarinat kanë përdorime të shumta. Në veçanti, lëngu i tyre është përdorur për përgatitjen e pudingëve, përgatitjen e kremit bavarez, sufleve, përveç kremrave dhe salcave delikate. Me karafil dhe mandarina ju mund të dekoroni ëmbëlsira ose torta të ndryshme. Lëkurat e tyre, janë të pasura me vitamina, janë aromatike, perfekte për përgatitjen e likereve.

Si t'i përzgjidhni ato

Zgjidhni mandarina të ëmbël dhe me lëng. Ja 5 këshilla për të shmangur gabimet.

1. Mandarinat duhet të kenë një ngjyrë të ndritshme portokalli të theksuar. Lëkura e tyre nuk duhet të ketë njolla të errëta dhe duhet të jetë e paprekur.
2. Preferoni mandarina që ende kanë gjethet bashkëngjitur. Nëse ato janë të gjelbra dhe të forta, atëherë keni garanci që janë të freskëta dhe janë korrur në kohën e duhur të maturimit.
3. Kontrollo peshën. Kur janë më të rënda do të thotë se janë më të pasura dhe me lëng të ëmbël.
4. Edhe kur i heq lëkurën mandarina është e butë dhe duhet të jetë e bashkangjitur me tulin. Mos zgjidhni mandarina që qërohen me vështirësi, sepse ato nuk kanë arritur ende pjekurinë.
5. Së fundmi aroma: mandarina e pjekur dhe e ëmbël lëshon një aromë intensive dhe të këndshme. Nëse ato nuk kanë aromë, mos i blini.

Der Beitrag Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla erschien zuerst auf femra.net.

Çfarë duhet të kontrolloni kur bleni ujë në shishe

Posted: 03 Nov 2016 01:17 AM PDT

uje-shishe-bleni-kontrolloni

Çfarë duhet të dini për rreziqet e blerjes së ujërave të ndryshme në shishe plastike? Me siguri askush nuk ua ka shpjeguar detajet që duhet të dini për shëndetin tuaj.

Fillimisht duhet që çdo shishe të shënohet se nga cili lloj i plastikës është krijuar pasiqë kjo informatë është tejet e rëndësishme sepse çdo plastikë ka rreziqet e veta për shëndetin. Lloji i plastikës është i shënuar në formë të shkronjave dhe numrave.

PET apo PETE

PET është një nga llojet më të përdorura të plastikës dhe përdoret kryesisht tek uji dhe lëngjet tjera në shishe si dhe në disa produkte tjera. Është për një përdorim dhe përdorimi i sërishëm e rrit rrezikun e rritjes së bakterieve si dhe mund të çlirojë kimikate dhe metale të rënda që prishin baraspeshën hormonale.

HDP apo HDPE

Kjo plastikë është e fortë dhe përdoret për krijimin e shisheve për qumësht, detergjent, lodra dhe ca qese plastike. Kjo plastikë nuk liron fare kimikate prandaj ekspertët rekomandojnë për ujin në shishe pasiqë është më i sigurti.

PVC apo 3V

PVC është plastikë e butë që përdoret për mbështjellës të ushqimeve, shishe të vajit për gatim, lodra për fëmijë, proteza për dhëmbë. Liron 2 kimikate toksike që ndikojnë në hormonet e trupit tuaj prandaj ekspertët rekomandojnë që të kërkoni alternativa tjera.

LDPE

Kjo plastikë nuk mund të përdoret për shishe të ujit edhepse nuk liron asnjë kimikat në ujë, sidoqoftë nuk është ide e mirë të bleni ushqime me ambalazh të tillë pasiqë mund të konsumoni kimikate të rrezikshme.

PP

Edhe një plastikë e bardhë dhe semitransparent që përdoret për ambalazhimin e sirupëve dhe jogurtëve. Plastika polipropilen është e fortë, e lehtë dhe është mjaft rezistent ndaj nxehtësisë. Është tejet e sigurtë dhe shërben si barierë e mirë ndaj lagështisë dhe kimikateve./femra.net/

Der Beitrag Çfarë duhet të kontrolloni kur bleni ujë në shishe erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more