Skip to main content

“Tahiri takim me Drejtorin e Policisë greke: Të bëhen hetime për Ilia Karelin dhe Pëllumb Marknikollaj” plus 9 more 24 ore lajme

“Tahiri takim me Drejtorin e Policisë greke: Të bëhen hetime për Ilia Karelin dhe Pëllumb Marknikollaj” plus 9 more 24 ore lajme


Tahiri takim me Drejtorin e Policisë greke: Të bëhen hetime për Ilia Karelin dhe Pëllumb Marknikollaj

Posted: 04 Nov 2016 07:58 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti sot në takim Drejtorin e Policisë greke Konstantinos Tsouvalas. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të të dy vendeve, si dhe nevoja e zgjerimit e intesifikimit të këtij bashkëpunimi. Ministri i Punëve të Brendshme i bëri me dije Tsouvalas se ka vërejtur me shqetësim ...

KLD emëron gjyqtarët në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Tiranë

Posted: 04 Nov 2016 07:48 AM PDT

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar ditën e sotme, 7 gjyqtarë në Shkodër dhe Tiranë. Në Gjykatën e Apelit në Shkodër është caktuar Vojsava Osmanaj, ndërsa në Apelin Tiranë është emëruar, Elona Stavri, Artur Gaxhi, Elbana Llurin, Asim Vokshi dhe Andi Civicin. KLD ka emëruar gjithashtu edhe Fatri Islamaj në Gjykatën e Apelit në ...

SHBA-të i druhen një sulmi kibernetik rus në ditën e zgjedhjeve

Posted: 04 Nov 2016 07:43 AM PDT

Sipas rrjetit televiziv Nbc, qeveria amerikane i druhet një sulmi hakerësh nga Rusia apo vende të tjera me objektiv për të krijuar kaos në ditën e zgjedhjeve presidenciale, të martën me 8 nëntor. Për të parandaluar këtë rrezik, SHBA-të kanë marrë masa të koordinuara nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare, me ...

Basha flet për përjashtimin e Mhill Fufit nga grupi parlamentar i PD

Posted: 04 Nov 2016 07:25 AM PDT

I pyetur pas takimit me përfaqësues të medias kreu i PD Lulzim Basha për vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD deputetin Mhill Fufi, kryeopozitari nuk ka dashur të japë detaje. "Për cështjen ka pasur një komunikim, do të ketë komunikime të tjera", tha ai. Basha ka theksuar se opozita do të bëjë një ...

Kotzias: Me historinë duhet të jemi seriozë

Posted: 04 Nov 2016 07:19 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i kujton kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione. Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Waszcykowskin. "Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris ...

Meta me deputetin çek: Të nxisim raportet ekonomike dhe tregtare

Posted: 04 Nov 2016 07:10 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg me të cilin vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin ndërparlamentar. "Marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, por mendoj mund të bëjmë më shumë për nxitjen e ...

Kryeziu: S’mund të ketë reformë zgjedhore pa partitë opozitare

Posted: 04 Nov 2016 07:06 AM PDT

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në tryezën e organizuar nga presidenti Hashim Thaçi lidhur me reformën zgjedhore theksoi se nuk mund të ecet para me reformë zgjedhore pa përfaqësim të gjithë spektrit politik, duke përfshirë edhe partitë opozitare. Ai këto komente i bëri duke iu referuar mungesës së partive opozitare në këtë takim. Kryeziu theksoi ...

U mbajt takimi i bordit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Posted: 04 Nov 2016 07:00 AM PDT

Bordi Ekzekutiv i Menaxhimit të Integruar të Kufirit ka mbajtur takimin e radhës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme,Valdet Hoxha, si kryesues i këtij bordi dhe në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), i falënderoi anëtarët e Bordit Ekzekutiv për angazhimin e tyre ...

Kosova dhe Norvegjia do të thellojnë bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë

Posted: 04 Nov 2016 06:54 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha,  sot, ka takuar, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand. Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi. Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ...

Lumturimi i Martirëve, Shkodra në pritje të 10 mijë pelegrinëve

Posted: 04 Nov 2016 06:47 AM PDT

Në sheshin përpara Katedrales së "Shen Shtjefinit" në Shkodër, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për  kremtimin e Meshës Solemne  së Lumturimit  të 38 Martirve të Kishes Katolike. Mesha, e cila do mbahet të shtunën do kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato në praninë e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të  Vatikanit. ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more