Skip to main content

“Shteti vret në mënyra të ndryshme” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Shteti vret në mënyra të ndryshme” plus 1 more Telegrafi Opinione


Shteti vret në mënyra të ndryshme

Posted: 12 Nov 2016 09:28 AM PST

1.

Janë bërë tetë ditë nga shuarja e jetës në burgun e Prizrenit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe studentit i cili edhe dy provime duhej t'i jepte për t'u bërë mjek i popullit!

Janë bërë tetë ditë prej se vendorë e të huaj, njerëz të politikës, intelektualë, medie të shkruara dhe elektronike shfaqin mendime për këtë vdekje të papritur, të ndodhur në rrethana të paqarta dhe në mënyrë edhe më të paqartë.

Disa, me vetësigurinë e njerëzve që s'kanë dëgjuar ndonjëherë për brejtje të ndërgjegjes, thonë se Astrit Dehari u vetëvra!

Disa të tjerë thonë se ai u vra prej atyre në duart e të cilëve e kishte lënë fati tragjik!

Disa të tjerë thonë se e vërteta për shuarjen e jetës së Astrit Deharit do të mësohet sigurt vetëm prej hulumtimeve të atyre që janë caktuar profesionalisht të hetojnë rrethanat dhe vdekjen e tij.

Disa të tjerë, ndërkaq, nuk ngurrojnë të thonë se e vërteta për këtë vdekje në të vërtetë nuk do të mësohet kurrë!

2.

Pavarësisht prej asaj që e thonë a edhe e shkruajnë ata që flasin për vetëvrasjen e Astrit Deharit; pavarësisht prej asaj që e thonë apo edhe e shkruajnë ata që flasin për vrasje; pavarësisht prej asaj që e deklarojnë ata që kërkojnë të priten të dhënat që do të sjellin ata që janë caktuar të bëjnë hulumtimin profesional të vdekjes; dhe pavarësisht prej asaj që deklarojnë ata që mendojnë se e vërteta për vrasjen a vetëvrasjen e Astrit Deharit nuk do të mësohet kurrë, për këtë vdekje tragjike e vërteta është kjo: të birin e Avni Deharit dhe Xhemile Deharit, anëtarin e Vetëvendosjes e vrau shteti: e vrau shteti i Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së të cilit prindërit e tij ia kushtuan gjithë jetën derisa ishin në Kumanovë e, mandej, në Zvicër, kurse të sotmes dhe të ardhmes së të cilit po ia kushtonin jetën e tyre mbas ardhjes në Kosovë.

3.

Shteti nuk vret vetëm në një mënyrë: Jo. Shteti, sidomos, shteti dhunëtar, i bërë shtet privat prej oligarkisë politike dhe përfituese, siç është sot shteti ynë, vret në mënyra të ndryshme: vret me plumba, më shpesh fshehurazi se hapur; vret me armë të ftohta; vret me dhunë fizike ndaj trupit dhe me dhunë psikike ndaj shpirtit; vret me përndjekje; vret me fyerje; vret me shpifje, me gënjeshtra e me mashtrime; vret me burgje, me paraburgje e me pasburgje; vret me mediet e paguara, me mediet e shantazhuara dhe me mediet e frikësuara; vret me mediet e kriminalizuara, siç është portali Express, por edhe disa të tjera!

Astrit Deharin shteti e vrau jo me një po me disa nga këto mënyra vrastare! Dhe e vrau me disa nga këto mënyra sepse Astrit Dehari ishte me karakter e me bindje i panënshtruar para pushtetit dhunëtar! Dhe e vrau sepse ky shtet donte të vriste Opozitën dhe sepse ky shtet donte të vriste Lëvizjen Vetëvendosje! Dhe e vrau duke e burgosur me katër shokë dhe me një shoqe, duke i akuzuar të të gjashtët si terroristë që, u tha me gojët e me shkrimet e pushtetarëve, që u tha zyrtarisht e privatisht prej tyre, se deshën të vrisnin Kuvendin e Kosovës, deshën të vrisnin Kuvendin e Kosovës duke vrarë dy a tri tulla a xhama të këtij Kuvendi, prej sallave të të cilit lirinë dhe pavarësinë e Kosovës po e predikojnë dhe po e "mbrojnë" edhe një numër i atyre që sot perceptohen shumë papranueshëm e padurueshëm prej popullit.

Dhe, me supozimin se prej duarve të tyre "terroriste" u plagosën ato dy a tri tulla a xhama, ata u quajtën terroristë dhe u çuan ku u çuan! Dhe u terrorizuan si u terrorizuan! S'deshën të dinë pushtetarët e dehur prej pushtetit se terroristët s'vrasin tulla po njerëz!

4.

Shtetet demokratike me ligjet e veta i sigurojnë edhe të drejtat njerëzore të të burgosurve dhe kujdesen për ta. Ato, shtetet demokratike, pranojnë të jenë dhe janë përgjegjëse për jetën dhe për vdekjen e të burgosurve të tyre. Por, shteti ynë s'lodhet për ato të drejta të të burgosurve, prandaj u bë vrasës i Astrit Deharit jo vetëm në qoftë se ai u vra prej ndonjë shërbëtori zyrtar, por edhe në qoftë se u vetëvra! Shteti i Kosovës u bë shtet vrasës i tij sepse me terrorin politik e shtetëror e rëndoi pamatshëm politikisht, shpirtërisht dhe trupërisht!

Astrit Dehari nuk është i burgosuri i parë viktimë e shtetit tonë, por është viktimë e veçantë e këtij shteti, që tash e tre vjet po përdor edhe mjete e po zbaton edhe mënyra neofashiste në qërimin e hesapeve me kundërshtarët politikë! E me disa të tjerë!

5.

Pikëllimi i prindërve, i nënës dhe i babait, i motrës dhe i bashkëshortes së Astrit Deharit për shuarjen e jetës së tij është i madh, është i madh dhe është i rëndë, i rëndë sa bjeshka! E madhe, pamatshëm e madhe është edhe dhembja e shokëve, e kolegëve, e miqve, e dashamirëve të shumtë të tij për të.

Prej pesë nëntorit, kur u nda nga jeta, Astrit Dehari nuk është më vetëm i Xhemiles dhe i Avniut: Astrit Dehari tashmë është biri i shtrenjtë, është vëllai i shtrenjtë i ne të gjithëve, i gjithë Kosovës, i gjithë shqiptarëve.

Astrit Deharit iu bënë nderime mortore si një dëshmori, dëshmori të veçantë, të rënë në kushte të veçanta dhe në mënyrë të veçantë. Kur filloi lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Astrit Dehari ishte vetëm nëntë vjeç dhe mosha prej fëmije s'i lejoi të merrte pjesë në atë luftë. Por, në atë luftë morën pjesë prindërit e tij dhe morën pjesë duke e bërë shtëpinë e tyre në Zvicër, shtëpi të shumëve nga ata që do të marrin pjesë në Luftën Çlirimtare në Kosovë.

Astrit Dehari nuk mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ra dëshmor në një luftë tjetër, shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi: ra dëshmor në luftën politike për Kosovën demokratike, për Kosovën e qeverisur prej bijve e bijave të saj të paprishur prej arrivizmit, prej despotizmit, prej korrupsionit pandemik, prej nepotizmit primitiv, prej pasurimit lehtë dhe shpejt, prej pronave të patundshme e të tundshme, prej privilegjeve të gjithfarëllojshme, prej arrogancës dhe megalomanisë në të cilën aq lehtë e aq shpejt zhyten ata që idealet nuk ngurrojnë t'i zëvendësojnë me karrige e me përfitim!

Le të ngushëllohen nëna e babai i Astrit Deharit me nderimet e jashtëzakonshme që iu bënë djalit të tyre! Le të ngushëllohen Xhemilja e Avniu me përvjetorët që do t'i shënohen birit të tyre si përvjetorë të dëshmorit të rënë për Kosovën demokratike, për Kosovën me drejtësi të kapur prej oligarkisë, për Kosovën ku para ligjit janë të gjithë të barabartë, për Kosovën me sistem vlerash që e bëjnë të kuptimshme e të dinjitetshme edhe jetën e atyre të shpërfillurve e të braktisurve prej pushtetit të oligarkisë, që obligimet shtetërore për të mirat e përgjithshme i ka zëvendësuar me përkushtime të pandalshme ndaj interesave të veta, të të vetëve e të partisë së vet!

Le t'i jetë e lehtë toka e Kosovës Astritit tonë që kësaj toke ia fali rininë, mendjen dhe virtytet e tij të larta.

The post Shteti vret në mënyra të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Amerikanët votuan ndryshimin, por edhe shqiptarët munden

Posted: 11 Nov 2016 01:17 PM PST

Arlinda Memetaj

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli edhe rezultati të cilin shumë pak njerëz në këtë nënqiell e prisnin. Thënë realisht, shumë gra anembanë globit fërkonin duart që për herë të parë në krye të shtetit më të fortë të botës, të vjen një grua, pra Hillary Clinton.

Por, rezultatet treguan një garë shumë të përafërt, në të cilën triumfoi kandidati Republikan, Donald Trump.

Sa e habitshme aq edhe e pritshme, sidomos kur kemi parasysh që kemi të bëjmë me një shtet i cili tradicionalisht në ndërrimin e pushteteve shpreson në ndryshim më të mirë për jetën e vetë qytetarëve. Madje premtimi i parë i presidentit të sapo zgjedhur ishte se ai do të jetë president i gjithë amerikanëve; do t'i mbrojë të gjithë, pavarësisht ngjyrës, besimit apo nacionalitetit. Amerikanët besuan fort në ndryshimin, andaj edhe zgjodhën kandidatin republikan, kundrejt atij demokrat, partia e së cilës ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit.

Kështu ndodh në Amerikë, vendin ku ëndrrat bëhen realitet me lehtësinë më të madhe.

Por, nga ana tjetër, nuk mundem e të mos e shpreh shqetësimin për vendin tonë. Edhe tek ne, votuesit, kur shkojnë tek kutitë e votimit, shkojnë me bindjen se me vete dhe me votimin e tyre, mbartin ardhmërinë e vendit, ardhmërinë e qytetarëve dhe fëmijëve. Por, e kaluara fatkeqësisht ka dëshmuar pikërisht të kundërtën. Sipas asaj që u mësuam të shikojmë në atë që mund të quhet traditë çerek shekulli demokracie, në Maqedoni u panë shumë ditë të zeza.

Pas formimit të Parlamentit të parë, na ndodhi Bit Pazari. Ngjarje që pakkush mund ta harrojë. Katër të vrarë dhe dhjetëra të lënduar rëndë. Atëherë thamë se më keq nuk ka ku shkon.

Por, menjëherë, në formatin e dytë, na ndodhi Tetova e Gostivari. Na dolën parullat e dhomave të gazit, e çka jo tjetër. Edhe atëherë viktima e gjak. Edhe atëherë thamë: më keq se kaq nuk bëhet.

Nuk kaloi shumë kohë, si pasojë e politikave shtypëse e diskriminuese, durimit i erdhi fundit. Plasi lufta e 2001-shit.

Atëherë thamë, prej tash e tutje, do jetë vetëm mirë, sepse thirreshim në Marrëveshjen e Ohrit. Por, menjëherë u zhgënjyem. Gjakderdhje në vreshtat e Rashtakut, me qëllim që të lidhen shqiptarët e UÇK-së me celulat terroriste të Lindjes së Mesme.

Por, menjëherë pas zgjedhjeve tjera dhe ndërrimit të pushteteve, na ndodhi sërish Brodeci. Vrasje, tortura dhe maltretime. Sërish thamë nuk bëhet më keq se kaq. Por, kishte edhe me keq. Filloi ndërtimi i projekteve monoetnike madhështore, si: Shkupi 2014, rrahja e nxënësve nëpër autobusë e qendra tregtare, në Kala, vrasja e shqiptarëve në Haraçinë, në Sfillare e gjetkë.

Shqiptarët nga një popull shtetformues, u shndërruan në fajtorë kujdestarë; në qeraxhinj pa të drejtë ankese.

Burgosje, dhunime, rrahje e sërish gjakderdhje. Prapë thamë: më keq se kaq nuk bëhet më. Nuk shkoi gjatë, kur pritej që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, ndodhi vrasja e liqenit të Smilkovës. Më pas pasuan arrestime spektakolare të “terroristëve” që, sipas ministres, kinse qenkan stërvitur në Irak dhe Afganistan, për të kryer vepra terroriste në Maqedoni. Të nesërmen filluan protesta ku u dhunua çdo gjë shqiptare. Prapë thamë mos e më keq.

Kulminacioni u arrit kur në vend u hap kutia e keqpërdorimeve, apo siç e njohim të gjithë: kutia e përgjimeve, e filluan të plasin protesta. E, për t'i ndaluar këto protesta, pushteti inskenoi një strategji që do t’ia kishin zilinë edhe regjisorët më të mëdhenj të Hollivudit. Filloi xhirimi i filmit të Kumanovës, ku sipas skenarit të mirë përgatitur u realizua një film real me 3D, me një kosto shumë të ulët. U harxhuan vetëm disa jetë njerëzish. Prapë thamë s’ka ku shkon më keq.

Tash po harxhohen ditët e po u afrohemi zgjedhjeve dhe kam bindjen se do të vazhdojmë të themi më keq se kaq nuk ka ku shkon edhe në të ardhmen, përderisa nuk mendojmë mirë para se të japim votën tek kutitë e votimit.

The post Amerikanët votuan ndryshimin, por edhe shqiptarët munden appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more