Skip to main content

“Shkuan në Korenë Veriore duke gënjyer se janë lojtar profesionistë të golfit, mësoni si kanë kaluar atje (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Shkuan në Korenë Veriore duke gënjyer se janë lojtar profesionistë të golfit, mësoni si kanë kaluar atje (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Shkuan në Korenë Veriore duke gënjyer se janë lojtar profesionistë të golfit, mësoni si kanë kaluar atje (Video)

Posted: 03 Nov 2016 03:02 PM PDT

Morgan Ruig dhe Evan Shy kishin vendosur të lajmërohen për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare të lojës së golfit, por pjesëmarrja e tyre ishte tejet interesante për dy arsye. Së pari, Ruig dhe Shy asnjëherë më parë nuk kishin luajtur gol dhe e dyta, gara ishte mbajtur në Korenë Veriore.

Edhe pse të dy ishin të bindur se do t'ju refuzohet kërkesa, kjo në fakt nuk ndodhi. Ata morën ftesat zyrtare, por edhe pse ishin të shokuar vendosën të qojnë lojën deri në fund, dhe kështu blenë pajisjet dhe u nisën për Korenë Veriore, transmeton Telegrafi.

Organizatorët dhe garuesit tjerë ishin të bindur se bëhej fjalë për sportist të klasit botërorë nga Australia, por zhgënjimi erdhi në momentin që ata u shfaqën në fushën e gjelbër dhe e panë se si luajnë ata.

"Vajza që na i mbante shkopinjtë na tha se jemi turpi i familjeve tona", ka deklarua Shy, derisa Ruig ka shtuar se ata nuk kishin përfunduar të fundit por të parafundit në listë.

Fatmirësisht, ata ishin kthyer pa ndonjë problem në shtëpi, derisa familjet e tyre shpresojnë se një gjë e tillë të mos përsëritet, pasi që përqeshja e qeverisë së Koresë Veriore nuk është një gjë e mirë. /Telegrafi/

 

The post Shkuan në Korenë Veriore duke gënjyer se janë lojtar profesionistë të golfit, mësoni si kanë kaluar atje (Video) appeared first on Telegrafi.

Sfida e çmendur: Hidhen në xhamin e përparmë të veturës dhe nominojnë shokun (Video)

Posted: 03 Nov 2016 02:24 PM PDT

Michaela Camm nga Leedsi i Anglisë, ka mbetur e befasuar kur ka parë se si i është thyer xhami i përparmë i makinës.

Vetura e saj Golf, ka qenë cak i një të riu, i cili është bërë pjesë e sfidës së 'përplasjes së trupit', transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, ai e ka thyer xhamin dhe më pas e ka nominuar shokun e tij që ta bëjë të njëjtën gjë.

Në videot që po qarkullojnë në internet, shihen të rinj nga vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, teksa e luajnë këtë lojë të rrezikshme dhe bizare.

Policia është vënë në kërkim të të gjithë atyre që po postojnë këto video në rrjetet sociale, në përpjekje që t'i identifikojë dhe ndalojë. /Telegrafi/

The post Sfida e çmendur: Hidhen në xhamin e përparmë të veturës dhe nominojnë shokun (Video) appeared first on Telegrafi.

Mbeti me vetulla të djegura duke pirë pijen e ndezur (Video)

Posted: 03 Nov 2016 08:02 AM PDT

Një burrë nga Lancanshire e Anglisë, i ka djegur vetullat sepse nuk e ka fikur më parë pijen që shërbehet e ndezur.

Lëngun e njohur si Sambuca, ai e ka kthyer në gojë të ndezur dhe më pas e ka pështyrë, sepse nuk mund ta përpinte, transmeton Telegrafi.

Por, ka qenë shumë vonë dhe i është përfshirë fytyra nga flaka.

Në videon e postuar më poshtë, shihet grupi që e inkurajojnë atë të pijë nga gota e vogël, si dhe momenti kritik kur ai ngutet ta pijë.

Ndryshe, kjo pije italiane ndizet para se të pihet, si shenjë e shëndetit, prosperitetit dhe lumturisë. /Telegrafi/

The post Mbeti me vetulla të djegura duke pirë pijen e ndezur (Video) appeared first on Telegrafi.

Dita më e bukur? Këto nuse nuk përmbahen ditën e dasmës! (Foto)

Posted: 03 Nov 2016 04:28 AM PDT

Shumica e vajzave duan që të duken sa më të bukura dhe elegante ditën e madhe të dasmës.

Por nuk janë të gjitha kaq të kujdesshme.

Ky album tregon disa foto të turpshme të nuseve gjatë ditës së dasmës.

Me siguri nuk do përfundojnë në albumin e dasmës.

a1

a2

a3

a4

a5

a6

a7

a8

a9

a10

a11

a12

The post Dita më e bukur? Këto nuse nuk përmbahen ditën e dasmës! (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more