Skip to main content

“Sa herë dhe si ta pastroni siç duhet furrën” plus 5 more Kuzhina Shqiptare

“Sa herë dhe si ta pastroni siç duhet furrën” plus 5 more Kuzhina Shqiptare


Sa herë dhe si ta pastroni siç duhet furrën

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

Pastrimi i furrës është një punë që askujt nuk i pëlqen, por për fat të keq është i nevojshëm. Në furrë mbeten shumë gjurmë yndyrnash ushqimore, të djegura që ndonjëherë mund të jenë jo vetëm toksike, por edhe të prishin shijen e asaj që po gatuani.

Produkte natyrale për të pastruar furrën

Përgatiteni vetë një përzierje të veçantë me sodë buke dhe ujë për të pastruar furrën brenda. Ajo duhet të jetë një përzierje e trashë. Lyejeni furrën me të dhe lëreni gjatë gjithë natës. Më pas, fshijeni në mëngjes me një leckë. Një alternativë tjetër është me sodë buke dhe uthull të holluar në ujë, që së bashku e heqin yndyrën e furrës përsosmërisht. Rezultatet më të mira fitohen kur furra është e ngrohtë. Nëse furra sapo është përdorur, ju mund ta higjienizoni duke vendosur në të një tigan të mbushur me pak ujë dhe lëngun e 3-4 limonëve. Lëreni për reth 30 minuta në 180 ° Celsius dhe pastaj fshini muret e furrës me një leckë. Një pjesë e furrës pastrohet me vështirësi në brendësi të derës prej qelqi. Merrni një përzierje shumë të dendur me sodë buke dhe ilaç enësh dhe mbuloni gjithë sipërfaqen prej qelqi. Lëreni për 30 minuta dhe pastaj lajeni.

Pastroni me këtë ilaç të bërë vetë në shtëpi

Për të përgatitur vetë në shtëpi një ilaç të lëngshëm për pastrimin e furrës keni nevojë për 230 gram sapun natyral 'Marseille', 2 gota me sodë buke dhe 1 litër ujë të nxehtë. Lëreni të shkrijë ngadalë sapunin e lëngshëm, pastaj shtoni sodën e bukës dhe shtoni në fund ujin e nxehtë. Përziejeni dhe lëreni gjatë natës të pushojë. Një ditë më pas, shtoni 3 litra ujë dhe pastruesi juaj është gati. Ju mund ta përdorni atë në çdo lloj zone të kuzhinës suaj për pastrim.

Përdorni lecka për pastrim dhe jo sfungjerë

Gjithmonë përdorni një leckë dhe jo një sfungjer për të pastruar furrën. Për të fshirë vendet më të vështira para së gjithash zbutini ato me ujë dhe sodë buke. Nëse është e nevojshme, përdorni edhe një spatull, por shumë të butë për të shmangur gërvishtjet e qelqit. Rrjetat dhe tabakanë e brendshme lajini më vete, me sapunin e enëve dhe me ujë të ngrohtë.

The post Sa herë dhe si ta pastroni siç duhet furrën appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Kripë dhe sheqer, 10 këshilla që të mos e teproni me asnjërin

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

Përse ju pëlqejnë të gjithëve kaq shumë kripa dhe sheqeri? Sipas disa shkencëtarëve, nevoja për sheqer është kërkesë e organizmit, e cila lidhet me genet tona dhe përfaqëson një burim energjie që nëse trupi nuk e plotëson, atëherë e merr duke shfrytëzuar proteinat e muskujve. Ndërsa, kripa është futur në dietën tonë që në lashtësi, kur njerëzit mësuan ta përdornin për të ruajtur ushqimet. Pak nga pak ata mësuan ta shijonin, edhe pse nuk ishin entuziastë që në fillim.

Zakonet e mira mësohen herët
Edukimi i këtyre shijeve duhet të fillojë që herët, që në fëmijëri. Në ushqimin e bebeve nuk duhet shtuar kripë dhe as sheqer. Kështu rekomandojnë të gjithë pediatrit. Sa u përket shijeve, të vegjlit janë ende duke eksploruar dhe nuk kanë ndonjë dëshirë të veccantë për të kripurat. Nëse e mësoni të hajë ushqime pa kripë, sigurisht që nuk do t'ia ndiejë nevojën. Edhe kur rriten fëmijët, mjaftojnë tre jave me dietë që nuk përfshin kripën, për ta mësuar atë që të mos ia ndjejë më nevojën.

Ja 10 këshilla që të mos e teproni me kripë dhe sheqer!

1. Filloni që në fëmijëri

Filloni që në fëmijëri të mësoni fëmijët që të mos e pinë qumështin, kosin apo ccajin me sheqer. Ata janë më të mirë pa sheqer. Nëse mundeni, mos e sheqerosni as kafenë, është një fitore që arrihet shkallë-shkallë, por ia vlen.

2. Nuk dua më karamele

Shmangni zakonet e ngrënies së karameleve. Zëvendësojini më mirë me ndonjë ccamccakëz, të tipit pa sheqer.

3. Lëngje të freskëta, jo pije me sheqer

Shmangni konsumin e pijeve me gaz, sepse përmbajnë edhe shumë sheqer. Zgjidhni më mirë lëngje të freskëta frutash, pa sheqerna të shtuara.

4. Kujdes me ëmbëlsirat

Mos u ofroni ëmbëlsira fëmijëve që bëjnë një sjellje të mirë. Nuk këshillohet as për të rriturit që t'i japin vetes një ccmim me ëmbëlsira sa herë që kanë situate stresuese.

5. Frutat janë vakti më i mirë për zemër

Për zemër mos hani gjithnjë kekë, apo ndonjë biskotë nga ato që ju pëlqejnë, por zëvendësojini me fruta, edhe ato zgjidhini më me pak sheqer.

6. Kokoshka, një minierë me kripë

Shmangni ngënien e shumë ushqimeve të tilla, si patatina, kikirikë me kripë dhe kokoshka, sepse janë një minierë me kripë. Madje, mundohuni të zgjidhni edhe një bukë pa kripë.

7. Erëza që zëvendësojnë kripën

Erëzat mund të zëvendësojnë kripën. Mësoni që të përdorni përbërës alternativë për t'u dhënë shije ushqimeve. Shumë erëza kanë më shumë shije, madje më shumë se sa kripa.

8. Hiqni kriporen nga tavolina

Mos e mbani më kriporen në tavolinë. Mund t'ju duket banale, por thjesht duke mos e pasur parasysh nuk do t'ia ndieni nevojën për ta përdorur.

9. Ulni përdorimin e kripës pak nga pak

Sa më pak të përdorni ditë pas dite, aq më mirë është. Uleni dozën që hidhni në ujin e zierjes së makaronave ose rizotos dhe ky mund të jetë një hap i mirë për të edukuar shijet në familje.

10. Dozat në ushqime të tjera

Kujdes me ushqimet e tjera të përpunuara që kanë shumë kripë, si sallamet dhe djathërat, si ai i dhisë dhe djathi feta. Gjithashtu, disa konserva përmbajnë shumë kripë, si ato të ullinjve, apo kaperit.

The post Kripë dhe sheqer, 10 këshilla që të mos e teproni me asnjërin appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Ëmbëlsirë me shije ‘’Zemra mjalti’’

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

Monte e shpejtë pa pjekje

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Monte e shpejtë pa pjekje appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Ëmbëlsirë Zherbo

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Ëmbëlsirë Zherbo appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Krepëza

Posted: 10 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Krepëza appeared first on Kuzhina Shqiptare.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more