Skip to main content

RTSH: “Shqipëria, humbje dëshpëruese nga Izraeli” plus 9 more

RTSH: “Shqipëria, humbje dëshpëruese nga Izraeli” plus 9 more


Shqipëria, humbje dëshpëruese nga Izraeli

Posted: 12 Nov 2016 01:50 PM PST

Shqipëria ka pësuar të shtunën një humbje dëshpëruese nga Izraeli në “Elbasan Arena” në takimin kualifikues për grupin G të Botërorit Rusia 2018. Veç rezultatit 3-0 Shqipëria u ndëshkua rëndë nga arbitri turko gjerman, i cili nxorri dy here kartonin e kuq për Gjimshitin dhe portierin Berisha, duke e lënë ekipin shqiptar në pjesën më të madhe të kohës me 10 dhe 9 lojtarë.
Izraelitët kanë kaluar në avantazh me një penallti të shënuar nga Zahavi në minutën e 17-të, pasi më parë arbitri largoi me të kuq Gjimshitin për një ndërhyrje të dyshimtë. Në minutën e 57-të arbritri nxorri me të kuqe portierin Berisha i cili u konfliktua fizikisht me një sulmues izraelit, ndërsa akordoi edhe një penallti. Por portieri i sapo futur Hoxha arriti ta priste penalltinë, duke rritur entuziazmin e ekipit dhe tifozëve. Po vetëm pas 10 minutave Hoxha kapitulloi pasi Einbinder ktheun në gol një grushtim të portierit. Ekipi shqiptar luajti mjaftë i nervozuar deri në dëshpërim. Ndërsa izraelitët mjaftë të qetë dhe racionalë arritën të shënojnë golin e 3-të me anë të Atar në minutën e 83-të.
Takimi u zhvillua në masa të larta sigurie, pas njoftimeve për rrezikun e akteve terroriste. Sipas disa komenteve këto masa kanë ndikuar që prania e tifozëve në stadium të jetë e ulët, rreth 5000 persona, ndërsa rrjeti i policëve që ruanin mbarëvajtjen e takimit ishte rreth 2000 efektivë.

Shqipëri -Izrael, pjesa e parë 0-1

Posted: 12 Nov 2016 12:49 PM PST

Ka përfunduar 1-0 në favor të Izraelit pjesa e parë e takimit Shqipëri- Izrael i cili po zhvillohet në “Elbasan Arena” në kuadrin e takimeve kualifikuese për grupin G të Botërorit Rusia 2018. Izraelitët kanë kaluar ne avantazh me një penallti të shënuar nga Zahavi, ndërsa Shqipëria ka mbetur me 10 lojtarë që në minutën e 17-të, pasi arbitri largoi me të kuq Gjimshitin. Ekipi shqiptar po luan i nervozuar. Ai ka rrezikuar të ndëshkohet disa herë, ndërsa është nxituar para portës izraelite. Takimi po zhvillohet në masa të larta sigurie. Sipas disa komenteve këto masa kanë ndikuar që prania e tifozëve në stadium të jetë e ulët, rreth 5000 persona.

Botërorit Rusi 2016, Kosova humbet me Turqinë

Posted: 12 Nov 2016 11:27 AM PST

Kosova pësuar humbjen e tretë në takimet e grupit I për Eliminatoret e Botërorit Rusi 2016. Ekipi i kosovar u mund 2-0 nga Turqia. Ndonëse në pjesën e parë kosovarët luajtën shumë mirë, madje dhe me nje rast të pastër nga Rashica, në pjesën dytë gjithçka u shkatërrua që në fillim. Brenda katër minutash futbolistët shënuan dy gola me Yilmaz dhe Sen. Përpjekjet e lojtarëve të Kosovës nuk sollën asnjë rezultat, ndonëse  Muriqi  ka shënuart, por gjyqtari anësor ka sinjalizuar pozicion jashtë loje. Edhe më tej Kosova, ka vëm 1 pikë dhe mbetet në vendin e fundit në grupin I. Më 24 mars  Kosova do të luajë ndaj Islandës.

TIFF shpall fituesit

Posted: 12 Nov 2016 06:49 AM PST

  1. Filmi gjerman "Hear the silence" nga regjisori Ed Erenberg mori trofeun më të rëndësishëm nga Tirana Film Festival si filmi më i mirë artistik. Juria e përbërë nga Darko Basheski Visar Morina dhe Mehdi Abdollahzadeh vlerësoi filmin për arritjen e mrekullueshme në vizatimin në kohë reale të efektit traumatik që ka lufta.

Ndërkaq, regjisori më i mirë u shpall italiani Claudio Caligari për filmin "Dont be bad", ndërsa filmi nga Kosova "Home sweet Home"mori trofeun e skenarit më të mirë shkruar nga Zymber Kelmendi. Po ashtu Home Sweet Home rrëmbeu edhe çmimin FiPresci.

Çmimin e medias e mori filmi Polak Klezmer by Piotr Chrzan, Best film in Albanian u shpall Lost Exile nga Fisnik Maxhuni ndërsa filmi më i mirë i shkurtër u shpall Adaptation nga regjisori polak Bartosz Kruhlik. Në serinë e 23 çmimeve këtë vit TIFF u zhvillua në mungesvn thelbësore tv kinemasë duke evidentuar akoma një herë mungesën e kinemasë publike në kryeqytet.

Edicioni i 14-të i TIFF shfaqi 220 filma përreth 9 ditë duke ofruar edhe premiera të filmave të mëdhenj në Shqipëri siç ishte filmi i palmës së Artë "I Daniel Blake" nga Kean Loach apo Pedro Almodovar.

Situata në vend si pasojë e motit të keq

Posted: 12 Nov 2016 06:23 AM PST

 

Shirat e rëna gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënduar sërish situatën në Gjirokastër. Më problematike situata paraqitet në lagjen Gërhot, ku prurjet e shumta nga mali i gjerë, kanë bërë që përroi i Çullës të vërshoj. Fatmirësisht nuk ka dëmtime të objekteve. Ndërsa forcat e emergjencave të bashkisë po punojnë për normalizimin e situates.

Lagjia Gërhot e Gjirokastër është ndërtuar pas viteve 90. Shumë banorë të zonave rurale zbriten në Gjirokastër duke ndërtuar pikërisht tek kjo pjesë e qytetit pa marrë parasysh rrezikun që mund të sillnin përrenjtë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në ankorimin e zbarkimin e pasagjerëve të një prej trageteve të linjës Vlorë – Brindizi. Duke qënë se në situata të tilla në port nuk mund të ankorohen dy tragete, njëri prej tyre është detyruar të qëndroje më shumë se katër orë në Rade. Tragetit të parë të ankoruar i është dashur të pres deri në orën 11 të paradites për të marrë një urdhër me shkrim nga kapiteneria për t’u larguar. Pas largimit të tragetit Red Star, pas më shumë se 4 orësh ka mundur të ankorohet edhe trageti Princ dhe të zbarkojnë pasagjerët.

Ndërsa në Dibër kanë nisur reshje intensive dëbore. Trashësia e deborës arrin deri në 10 cm.

Agron Tufa-autori i vitit

Posted: 12 Nov 2016 05:50 AM PST

Është një vëllim poetik, libri që ka rrokur vlerësimin e jurisë profesioniste në Panairin e Librit në Tiranë ndër 107 tituj të rinj që kanë paraqitur shtëpitë botuese. Autori më i mirë i vitit u shpall Agron Tufa për vëllimin poetik "Kafsha dhe Fantazma" botuar nga Onufri duke evidentuar tharmin krijues të autorëve shqiptare në këtë gjini dhe rikthimin e vëmendjes së lexuesit tek poezia.

Ndërkaq në morinë e përkthimeve si përkthimi më i mirë u shpall romani "Dru qershije dhe ndjenja të vjetra" e autores Mariza Bozrovic, shqipëruar nga Edvin Cami botuar nga Dituria.

Ndërsa si libri më i mirë për fëmijë u shpall libri "Unë jam Aleksandër Moisiu" nga Luan Rama, një libër me ilustrime nga Albas. Juria profesioniste evidentoi faktin se prurjet letrare dhe përkthimet kanë qënë të shumta e po ashtu sipas botuesve ka qënë edhe interesi i të rinjve për librin dhe Panairin.

Francë: Përkujtohet përvjetori i parë i sulmeve terroriste

Posted: 12 Nov 2016 05:39 AM PST

Franca shënon përvjetorin e parë të sulmeve terroriste në Paris. Sot u rihap salla e koncerteve në të cilën u vranë 90 persona. Në sallën e koncerteve Bataclan, me rastin e një vjetorit të sulmit terrorist performon ylli i rokut Sting. Salla Bataclan ishte vetëm një prej shenjestrave të cilat terroristët e Shtetit Islamik sulmuan nëntorin e vitit të kaluar, ku 130 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagoson. Franca ka planifikuar që përmes aktiviteteve të ndryshme të përkujtojë viktimat e sulmit. Pllakat përkujtimore me emrat e viktimave do të vendosen në çdo vend ku janë kryer sulmet vdekjeprurëse duke filluar nga restoranti, salla e koncerteve Bataclan dhe në Stade de France. Gjithashtu do të organizohet edhe “ceremonia me fener” përgjatë bulevardit Canal Saint-Martin, në afërsi të restorantit i cili ra pre e sulmit.

Meta mesazh ngushëllimi për akademikun Arben Puto

Posted: 12 Nov 2016 05:14 AM PST

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u dërgoi të shtunën mesazh ngushëllimi familjarëve të akademikut dhe historianit të njohur, Arben Puto, pasi u mësua lajmi për ndarjen e tij nga jeta.

Profesor Puto, thuhet në mesazhin e Zotit Meta, ishte nga ata njerëz të rrallë, që jeta ju dha një mundësi të veçantë; jetoi në tre sisteme të ndryshme qeverisjeje, luftoi ndaj dy pushtimeve të huaja duke marrë kështu përvojën jetësore të jashtëzakonshme të qytetarit të angazhuar.

Partizan në Luftën e Dytë Botërore, pedagog i jurisprudencës e studiues mbas çlirimit të vendit dhe veprimtar i shquar për të drejtat e njeriut në demokraci, Profesor Puto ishte dhe do të jetë një pikë e rëndësishme e kujtesës sonë; gjirokastriti tipik ishte qytetari i veçantë i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Librat e tij janë trashëgimia më e mirë që Profesor Puto le pas për secilin nga ne.

E dashur Leonora, të dashur Robert dhe Artan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të gjithë ne kemi humbur një njeri të mirë, perfundon mesazhi i Kryetarit te Parlamentit Ilir Meta.

Papa pret të pastrehët në Vatikan

Posted: 12 Nov 2016 04:52 AM PST

“Unë dua të kërkoj falje për ata të krishterë që kthejnë shikimin në një drejtim tjetër kur takojnë një të varfër”. Këto ishin fjalët e papa Françeskut gjatë një takimi me mijëra të pastrehë në selinë e shenjtë në Vatikan. “Ju kërkoj falje nëse ndonjëherë ju kam fyer me fjalët e mia, por edhe për të gjithë të krishterët që lexojnë Biblën dhe nuk e kuptojnë se thelbi i saj është pikërisht varfëria,” tha kreu i Kishës Katolike duke shtuar se mësimi kryesor i krishterimit është se gjithmonë duhet t'i shtrijmë dorën e ndihmës dikujt që ka nevojë. Papa priti në Vatikan rreth katër mijë të pastrehë nga 22 vende të ndryshme, të cilët kanë arritur të gjejnë një banesë, falë ndihmës nga organizatat vullnetare .”Dikush mund të jetë i varfër, por jo skllav. Mund të jetë i varfër, por jo pa krenari", theksoi Papa. Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e publikut dhe takimi përfundoi me lutjen e Papës, në krah të gjashtë të pastrehëve.

Obama në udhëtimin e fundit si president

Posted: 12 Nov 2016 04:44 AM PST

Udhëtimi i fundit në detyrë i presidentit Barack Obama, vjen në një moment zhgënjyes për të, pas fitores së befasishme të republikanit Donald Trump, premtimet e së cilit për të përmbysur disa nga përparësitë e Obamas, kanë ngjallur shqetësime në shumë pjesë të botës. Zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare Ben Rods informoi gazetarët për udhëtimin e Obamas permes një telekonference. Rods e pranoi se fitorja e papritur e zotit Trump dhe ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, ka gjasa të jetë çështja kryesore që duan të diskutojnë udhëheqësit botërorë. Presidenti Obama shkon fillimisht në Greqi, dhe do të mbajë një fjalim në Athinë për sfidat që paraqet globalizimi. Më pas, Obama niset për në Gjermani, ku do të mbajë një takim dypalësh me kancelaren Angela Merkel dhe një konferencë të përbashkët shtypi të enjten. Ai do të takohet edhe me udhëheqës të Britanisë dhe Francës në Berlin. Që atje, Presidenti Obama shkon në Lima të Perusë, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit. Në kuadër të takimit, Obama do të ketë takime dypalëshe me Presidentin kinez, të shtunën dhe me kryeministrin Australian, Malcolm Tërnbull të dielën.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more