Skip to main content

RTSH: “Përplasja për buxhetin, Ahmetaj: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton” plus 9 more

RTSH: “Përplasja për buxhetin, Ahmetaj: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton” plus 9 more


Përplasja për buxhetin, Ahmetaj: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton

Posted: 11 Nov 2016 10:46 AM PST

Diskutimi i projekt buxhetit 2017 në komisionin e ekonomisë ka nisur me prezantimin e tij nga ministri i financave por në përfundim të fjalës së ministrit opozita ka kërkuar fjalën që e cila nuk i është dhënë nga kryetari i komisionit i cili shpjegoi se është në rregulloren e kuvendit.

Ndërsa pas mbarimit të komisionit deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh për mediat se ky projekt buxhet është një lëngatë e qeverisë . Gjithashtu po jashtë mbledhjes së komisionit ministri i financave Ahmetaj iu kundërpërgjigj se ky është projekt buxheti i qytetarëve.

Qeveria e ka cilësuar buxhetin e 2017 si buxhetin e financimit të reformave. Për të cilat do të jenë në dispozicion nga ky buxhet 20 miliard lekë. Gjithashtu sektorët prioritarë që marrin shtim në buxhet për vitin 2017 do të jenë bujqësia, shëndetësia dhe transporti.

Gjirokastra festoi sot 80-vjetorin e lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami

Posted: 11 Nov 2016 09:41 AM PST

Gjirokastra përjetoi një ngjarje të vecantë, festimin e 80 vjetorit të lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami. "Njeriu që skalit historinë", një simbolikë e gjetur për artistin e përmasave të mëdha që me vepra gdhendi edhe emrin e tij. Vepra ndër vite, ishte kjo ekspozita më e madhe e skulptorit që u çel në dy pavione, me 195 punime të tij.

Për ministren e kulturës Mirela Kumbaro aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit është vlerësim për kontributin e madh që i ka dhënë skulpturës Mumtaz Dhrami.

Mumtaz Dhrami është autor dhe bashkëautor i veprave të tilla, si Monumenti i pavarësisë në Vlorë, monumenti Nënë Shqipëri, shtatorja e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, monumenti i Ali Pashë Tepelenës, si dhe shtatorja e Adem Jasharit, etj.

Vrasjet në Lezhë e Vlorë kanë tronditur vendin këtë të premte

Posted: 11 Nov 2016 07:12 AM PST

Dy vrasje me armë zjarri janë shënuar këtë të premte njera në Lezhë dhe tjetra në Vlorë. Pronarja e një parukerie në Lezhë është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda sallonit te saje qe ndodhej në bulevardin "Gjergj Fishta". 28-vjeçarja Etleva Ndoka ndërroj jetë në spital, 1 orë pas ngjarjes, pasi nuk mundi që tju mbijetojë plagëve të marra. Sipas të dhënave të policisë ajo është qëlluar me dy plumba pistolete në zemer, nga një person që sipas policisë dyshohet të jetë shtetasi Alfred Nikolli 31-vjeç nga Lezha. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se ky i fundit ka qenë brenda ambienteve të parukerisë, duke debatuar me 28-vjeçaren. Në grindje e sipër ai ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të vajzës. Ende nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi, por policia bën të ditur se gjithçka ka qenë e çastit.

Ndërsa një i ri 23 vjeç është vrarë me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:24 në fshatin Vranisht. Viktima është shtetasi Fabjon Veizaj, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar Marjo Ribaj. Policia e Vlorës thotë se krimi ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë. Po punohet për kapjen e tij.

KOLAUDIMI I MATËSVE TË ENERGJISË FALAS

Posted: 11 Nov 2016 07:06 AM PST

Qytetarët nuk do të kenë kosto shtesë për kolaudimin e aparateve matës të energjisë elektrike, proces i detyrueshëm sipas ligjit. Këtë e ka bërë të ditur shefja e kabinetit të OSHEE, Albana Ferraj gjatë forumit "Smart Balcan Forum", që i dedikohej ekspozimit të produkteve të industrisë italiane dixhitale në dobi të tregut shqiptar.

Proçesi i verifikimit të aparateve matës parashikohet të bëhet çdo 5 vite për konsumatorin familjar, e çdo 3 vite për konsumatorin jofamiljar. Konsumatorët mund t’i drejtohen qendrave të shërbimit të klientit për verifikimin e sistemit të matjes.

Ndërkohë në forum u përmend edhe situata e biznesit shqiptar pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

 

Përplasje mes shitësve të duhanit dhe doganierëve në Shkodër

Posted: 11 Nov 2016 07:00 AM PST

Inspektorët doganorë të Shkodrës hasen sot në rezistencën e fermerëve që shesin duhan në lagjen Rus, pasi iu sekuestruan këtyre të fundit mallin e tyre. Situata u përkeqësua kur inspektorët tentuan të largoheshin me duhanin e sekuestruar dhe shitësit hapen derën e automjetit, duke synuar rimarrjen e mallit të tyre. Në mbështetje të inspektorëve të doganave kanë qënë edhe forca të policisë të krimit ekonomik, ku njëri prej tyre, siç duket në pamjet e xhiruara, ka nxjerrë armën e shërbimit, në përpjekje për të ndalur shitësit. Këta të fundit, më pas kanë goditur me pako të duhanit të sekuestruar oficerin e policisë së krimit ekonomik, ndërsa drejtoria e standardeve profesionale pranë policisë së shkodres aktualisht po verifikon veprimet e forcave blu gjatë ndërhyrjes. Kjo është e disata herë që shitësit e duhanit përplasen me doganat dhe me policinë për shkak të aksioneve doganore për sekuestrimin e duhanit të cilësuar si mall pa akcizë.

Prej kohësh, tregtarët ambulantë të duhanit i kërkojnë bashkisë hapjen e një tregu të liçensuar për tregtimin e duhanit që kultivohet nga fermerët e zonës.

Rriten shqetësimet për radikalizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe luftëtarët e huaj

Posted: 11 Nov 2016 04:33 AM PST

Ekspertë dhe zyrtare të vendeve të Europës Juglindore (SEE) u mblodhën në Tiranë për të diskutuar dhe për të rënë dakord mbi rekomandimet praktike dhe hapat e ardhshëm në luftën kundër radikalizmit, ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj terroriste në rajon. Konferenca rajonale u organizua nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RÇ) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Edhe pse radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj terroristë nuk janë krejt të reja Rajoni dhe Evropa në tërësi janë përballur me rritjen e nivelit të kërcënimeve të sigurisë në dy vitet e fundit, të cilat ndikojnë negativisht në ekonomi dhe në gjithë shoqërinë.
“Evropa ka njohur rreziqet dhe doli me përgjigjet adekuate me Strategjinë Kundër Terrorizmit të BE-së,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanovic në fjalën e hapjes duke shtuar se “rajoni nuk ka mbetur prapa në përgjigjet e tij ndaj sfidave të sigurisë “. KBR-ja ka zhvilluar Platformën Rajonale për ndalimin e radikalizimit dhe të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë. Ajo ka synuar forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel kombëtar dhe rajonal nën ombrellën politike të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). KBR ka përqëndruar përpjekjet për ngritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit, hulumtimit, ndërgjegjësimit, parandalimin dhe rehabilitimin. “Megjithatë, përgjigje adekuate ndaj këtyre sfidave të përbashkëta qëndron në veprimin e përbashkët që kërkon bashkëpunim më të madh rajonal dhe më shumë përpjekje të bashkërenduara. Secila nga agjencitë qeveritare, organizatat, iniciativat, rrjetetet, dhe subjektet e përfaqësuara këtu ka një rol për të luajtur për të kontribuar në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit duke e bërë rajonin tonë një vend më të sigurt. Të gjithë ne në këtë tryezë sjellim përvoja të vlefshme dhe njohuri që mund të na çojnë në plotësimin e qëllimeve tona”, tha zoti Svilanoviç.
Zonja Odeta Barbullushi, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë falenderoi KBR për organizimin e Konferencës dhe për përpjekjet për të mbledhur të gjithë aktorët përkatës të angazhuar në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. “Bashkëpunimi më i mirë dhe koordinimi më i madh në aktivitetet rajonale që kanë për qëllim parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm është një domosdoshmëri, aq më tepër që shqetësimet sa i përket sigurisë janë vazhdimisht në rritje për shkak të zhvillimeve globale. Ne i mirëpresim dhe mbështesim aktivitetet e KBR-së në këtë fushë, veçanërisht Platformën Rajonale të EJL për ndalimin e radikalizimit ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë, e cila është projektuar për këtë qëllim – për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin rajonal në luftën kundër këtyre sfidave, sepse, siç kemi dëshmuar në vitet e fundit, radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk do të ndalet në kufijtë politikë, por synon rajonet më të gjera që prekin shoqëritë e shumta “, tha zonja Barbullushi duke përshëndetur pjesëmarrësit në konferencë.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian pjesëmarrës në Konferencën theksuan rëndësinë e legjislacionit anti-terrorizmit, i cili tashmë është ndryshuar në vendet e zgjerimit të cilët ” kanë armatosur veten me mjetet më të fuqishme për t’iu kundërvënë këtyre dukurive”, siç thuhet edhe në Paketën e Zgjerimit 2016, por përfaqësuesi BE shtoi se më shumë duhej bërë për të luftuar radikalizimin.
Kjo ngjarje në shkallë rajonale shërben edhe si një mjet për rritjen e ndërgjegjësimit, dhe një platformë për shkëmbimin e informacionit, pikëpamjeve dhe praktikave të mira mes të gjithë aktorëve kryesorë aktive në luftën kundër terrorizmit (CT), si dhe parandalimin dhe luftimin e të ekstremizmit të dhunshëm (P-CVE) në rajon. Pjesëmarrësit ranë dakord të organizojnë konferenca vjetore mbi koordinimin rajonal në format të ngjashëm, për të matur progresin e arritur deri më tani dhe për të sugjeruar mënyra se si përpjekjet e përbashkëta mund të jetë më efikase dhe më të koordinuara.

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it

Posted: 11 Nov 2016 04:20 AM PST

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it. Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë. Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit. Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi. Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984.

Vendlindja e Melanias në Slloveni feston fitoren e Donald Trump

Posted: 11 Nov 2016 04:15 AM PST

Përtej Atlantikut, larg nga "Mbretëria" e Trump, një qytet i vogël në Slloveni ka festuar faktin që vajza e rritur me ta tashmë është zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë qyteti i Sevenica-s e kaloi natën në bar duke valëvitur flamuj amerikanë dhe duke parë ecurinë e numërimit të votave për zgjedhjet në SHBA. Melanie Trump, e njohur për qytetin si Melanija Knavs lindi në në vitin 1970 dhe jetoi në katin e tretë të një ndërtese të rralllë në pjesën industriale të qytetit. Banorët shprehen se tashmë Trump është hero lokal ndërsa me padurim kanë ndjekur rezultatet e numërimit që konfirmuan fitoren që ata prisnin me shumë ankth. Kur fitorja e Trump u pa qartë shampanja dhe festa nuk u ndal në Sevenica.

Vdes 28-vjeçarja në Lezhë, qëllohet brenda parukerisë

Posted: 11 Nov 2016 04:05 AM PST

Një parukiere është qëlluar me armë në sallonin e saj të bukurisë mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë ka ndërruar jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në trup. Policia ka identifikuar si autor, shtetasin Alfred Nikolli, 31 vjeç. Persona të tjerë që kanë dëgjuar krismat kanë rendur drejt parukerisë dhe e kanë ndihmuar ta dërgojnë në spitalin rajonal por ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Don Kishoti” vjen në Teatër Kombëtar

Posted: 11 Nov 2016 03:57 AM PST

“Don Kishoti” nga Miguel de Cervantes, është pa dyshim joshje e të gjithë artistëve e sidomos aktorëve dhe regjisorëve të teatrit për ta vënë një herë në skenë. "Don Kishoti" erdhi në Shqipëri në skenën e teatrit kombëtar në trupin e aktorit Romir Zalla, bashkë me të edhe Sanco Panco interpretuar nga Gentjan Zenelaj. Në regjinë e Klajd Ymerit prova gjenerale duket se ka kaluar me sukses, duke sjellë një freski në trajtimin e personazheve edhe nga ana estetike dhe konceptuale.

Ndërsa Skena dhe kostumet i ishin besuar Desantila Likes dhe Muzika: Kristi Popes, kasti i aktorëve solli në skenë interpretimin dinamik të Romir Zalla, Gentjan Zenelaj, Albana Sançolli, Gert Ferra, Amos Zaharia, Laert Vasili, dhe me pjesëmarrjen speciale të sopranos Arlinda Morava .

Don Kishoti është një mesoburrë zotëri nga La Mancha, Spanja qëndore, i fiksuar pas idealeve kalorsiake të lexuara në librat e tij. Ai një mbrëmje vendos të marrë shpatën dhe heshtën e tij dhe të dalë në mbrojtje të së drejtës duke gjunjëzuar të paudhët dhe dallaverexhinjtë. Në udhëtimet e tij të çmendura në mbrojtje të së drejtës ai shoqërohet nga fshatari besnik Sanço Pança. Në këmbim të shërbimeve të tij Don Kishoti i ka premtuar ta bëjë guvernator të ishullit të parë që do të pushtojë. Kështu Don Kishoti kalon një kalvar rrugëtimi për t’u kurorëzuar kalorës dhe për të fituar zemrën e të bukurës Dulqinjë të Tobozës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more