Skip to main content

RTSH: “PD po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme” plus 9 more

RTSH: “PD po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme” plus 9 more


PD po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme

Posted: 05 Nov 2016 02:03 PM PDT

Më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, Partia Demokratike më e madhja e opozitës së djathtë, po përgatitet për hartimin e programit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. “Marrim përgjegjësitë tona si opozitë sot dhe alternativë për nesër për t'iu shpalosur shqiptarëve jo thjesht denoncimet me fakte e argumente, por edhe rrugët e daljes që kalojnë nga një model i ri politik, të një demokracie funksionale në duart e qytetarëve dhe jo të një mekanizmi të kalbur në Tiranë, që po e përdor vetëm për pasurimin e vetë dhe një grushti njerëzish me apo pa rekord kriminale” deklaroi në Tiranë kreu i saj Lulzim Basha. Sipas tij “Shembja e këtij estabilishmenti të korruptuar dhe kriminal është hapi i parë që duhet hedhur.
Ekonomia është pjesë e rëndësishme e programit të PD.  Zoti Basha beson fort se alternativa ekonomike e të djathtëve është më e mira për zhvillimin e vendit. “Taksa e sheshtë 9 për qind, TVSH 15 për qind dhe asnjë shpenzim që nuk shkon tërësisht në shërbim të taksapaguesit” tha ai.
Në hartimin e programit të saj PD po mbështet nga ekspertë gjermanë të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe Fondacionit “Konrad Adenauer”. I pranishëm në takim Matthias Schafer i këtij fondacioni, tha se “Program i PD është një program që rikthen besimin, që nuk mban premtime boshe, por realiste”. Ai përmban një skemë taksimi që ndihmon sipërmarrjen, vende të reja pune dhe garanton rritje ekonomike.

6 nëntor, LSI shkon në zgjedhje

Posted: 05 Nov 2016 01:19 PM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e dytë më e madhe e koalicionit të majtë në pushtet, do të mbajë më 6 nëntor zgjedhjet. Në një dalje për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha se gjithçka është gati. "Në të gjithë Shqipërinë janë hapur 225 qendra votimi për të bërë të mundur që të gjithë anëtarët e LSI-së të shkojnë për të votuar” tha zoti Rama.

Në këto votime LSI do të zgjedhi kryetarin si dhe rreth 2500 delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore. Kandidatë për kreun e ri të kësaj partie janë themeluesi dhe kreu aktual Ilir Meta, deputeti Përparim Spahiu dhe profesor Shezai Rrokaj.

Në fushatën zgjedhore zoti Ilir Meta është shprehur se “Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin”.

Profesor Shezai Rrokaj nga ana e tij ka kujtuar se LSI ka “… qenë forca politike që për stabilitetin e vendit, kemi pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike, ….Por, këto aleanca duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të bëhen mbi baza programore, të përputhshmërisë së programeve politike, të cilat do të bëhen pastaj pjesë të mandatit qeverisës”.

Kandidati tjetër Përparim Spahiu ka këmbëngulur se “…duhet të vihemi në shërbim të zgjidhjeve të mëdha, që vendi kërkon nga ne,…Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare”.

Zgjedhjet e 6 nëntorit pritet të rikonfimojnë edhe anëtarësinë e LSI. Sipas sekretarit të përgjithshëm Luan Rama, është mbi 50 mijë numri i atyre që kanë aplikuar dhe kanë marrë kartën e re të anëtarësisë, që janë ftuar në votim.

Partizani tani është vetëm një pikë larg Skënderbeut

Posted: 05 Nov 2016 11:19 AM PDT

JAVA 10

 

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
05.11.2016 Laç 14:00 Laçi – Korabi 1 – 0
Çelhaka 58′
05.11.2016 Gjirokastër 14:00 Luftëtari – Partizani 1 – 1
Bregu 57′ (1-0), Ekuban 72′
05.11.2016 Vlorë 17:00 * Flamurtari – Skënderbeu 2 – 0
Shkodra 9′, Busic 37′
06.11.2016 Kukësi 14:00 Kukësi – Vllaznia ? – ?
06.11.2016 Tiranë 17:00 Tirana – Teuta ? – ?

* Në TVSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Skënderbeu 10 6 2 2 11 5 6 20
2. Partizani 10 5 4 1 11 2 9 19
3. Kukësi 9 4 5 0 10 4 6 17
4. Tirana 9 3 5 1 9 5 4 14
5. Flamurtari 10 3 3 4 14 14 0 12
6. Vllaznia 9 2 5 2 5 6 -1 11
7. Luftëtari 10 3 2 5 6 13 -7 11
8. Laçi 10 2 2 4 5 9 -4 10
9. Teuta 9 2 2 5 7 11 -4 8
10. Korabi 10 1 2 7 4 14 -10 5

RTSH në shërbim të publikut

Posted: 05 Nov 2016 08:15 AM PDT

Mesha e lumturimit të 38 martirëve të fesë katolike, të persekutuar nga regjimi komunist, si çdo eveniment i rëndësishëm, u prodhua dhe u transmetua për publikun shqiptar ekskluzivisht dhe drejtëpërdrejtë nga Radio Televizioni Shqiptar‎. Në lidhje me këtë ngjarje, ka patur një pretendim nga disa televizione për ndëprerje të sinjalit nga RTSH. RTSH hedh poshtë këtë pretendim dhe  nënvizon se ka detyrim ti shërbejë gjithmonë publikut dhe nuk mund të kthehet në servis për mediat private. Pavarësisht kësaj, të gjithë televizionet private, kanë qenë të lira të marrin sinjalin e prodhuar nga TVSH, duke respektuar logon e tij.

Eko Park: Stadiumi i parë prej druri në botë

Posted: 05 Nov 2016 07:25 AM PDT

Mund të jetë një nga projektet më interesante në botën e futbollit, edhe pse skuadra që e ka propozuar nuk është e nivelit më të lartë. Eshtë fjala për stadiumin e parë të projektuar për t’u ndërtuar tërësisht me dru. Është skuadra Forest Green Rovers e qytetit Neilsuorth, që luan në kampionatin e kategorisë së pestë (National League) në Angli, që ka paraqitur këtë projekt të ri. Klubi anglez shpalli shtatë muaj më parë një konkurs për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit i cili do të ketë 5.000 vende për t’u ulur. Në këtë konkurs morën pjesë 50 projekte nga të cilët fitoi studioja e arkitektes së famshme irako-britanike Zaha Hadid, që ndërroi jetë me 31 mars të këtij viti. Projekti kushton 100 milionë sterlina dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh në Glouçestershajr. Ai do të ketë edhe fushat e stërvitjes, struktua sportive shumëdisiplinore dhe një qendër kërkimi shkencore për sportin. Me një stil që i përket pikërisht skuadrës, siç e thotë edhe vetë emri, Forest Green Rovers, projekti u votua sepse respekton natyrën. Kjo është skuadra e parë plotësisht vegane (që nuk pranojnë prodhimet që vijnë nga shfrytëzimi i kafshëve). Tani, së shpejti, do të kenë edhe një stadium prej druri.

Riga, Rama takohet me Keqijang

Posted: 05 Nov 2016 06:19 AM PDT

Shqipëria dhe Kina po shikojnë mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis tyre. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit në Riga të Letoni mes kryeministrit shqiptar Edi Rama me kryeministrin kinez Li Keqiang, ku po marrin pjesë në Samitin e 5-të të Liderëve Kinë – EQL, apo siç njihet ndryshe nisma 16+1.
Zoti Rama e ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve si të suksesshëm, veçanërisht në fushën e infrastrukturës rrugore, industrinë e naftës e gazit, të burimeve ujore etj. Kryeministri Rama e falenderoi homologun Li Keqiang për inkurajimin që jep qeveria kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri, ku shembujt më të fundit janë kompania China Everbright që ka blerë TIA-n që menaxhon aeroportin e Rinasit dhe kompania Geo-Jade Petrolium Corporation që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium. Zoti Rama është shprehur se egzistojnë mundësitë për krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim në të ardhmen. Ai tha se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë përpjekje aktive në konteksin e nismës 16+1, midis Kinës dhe vendeve të EQL.
Kryeministri kineza nga ana e tij ka kujtuar se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë, baza politike e marrëdhënieve dypalëshe është e qëndrueshme dhe projektet madhore të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve kanë pasur përparim. Qeveria e Pekinit i nxit kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri mbështetur mbi parimet e tregut dhe të zhvillojnë bashkëpunimin në sektorin hidrik, të energjisë, të ndërtimit infrastrukturor etj. Zoti Keqjang shprehu besimin se bashkëpunimi dypalësh do të ketë përparim të mëtejshëm, ndërsa në kuadër të mekanizmit “16+1”, të dy vendet do të arrijnë përfitime të përbashkëta. Aktualisht Kina renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7 përqind të vëllimit të përgjithshëm tregtar të mekanizmit “16+1”, do të arrijnë përfitime të përbashkëta.

Përdoruesit e kanabisit, do t’u lejohet vetëm 3 gram

Posted: 05 Nov 2016 05:31 AM PDT

Autoritetet shqiptare po shikojnë mundësinë e heqjes së dënimit për personat që konsiderohen si përdorues të kanabisit. Prej kohësh të varurit nga kjo lëndë narkotike e kanë cilësuar të padrejtë faktin se ata kur kapen me sasi të vogla kanabisi dënohen njësoj si prodhuesit dhe trafikantët e drogave të ndryshme.  Burime pranë grupi të ekspertëve ligjorë që po përgatisin propozimin për ndryshimet e Kodit Penal, thanë për TVSH se sasia për përdorim vetjak mendohet të jetë deri në 3 gram. Propozim i hedhur së fundmi erdhi nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Por krahas heqjes së dënimit për personat në varësi nga kanabisi, pritet ashpërsimi i dënimit për prodhuesit dhe trafikuesit dhe kultivuesit e lëndëve narkotike. Çdo vit rreth 250 përdorues të lëndëve narkotike dalin brenda një viti përpara gjykatës së Tiranës marrin dënime të ndryshme si proodhues dhe shpërndarës të  lëndëve narkotike. Të prekur nga ky përcaktim janë edhe minorenët që sipas psikologëve mbeten "viktimat" kryesore të përdorimit të kanabisit.

Assange: Rusia nuk është burim i publikimeve tona

Posted: 05 Nov 2016 04:56 AM PDT

“Hillary Clinton ka deklaruar se 17 agjenci inteligjence amerikane kanë gjetur se është Rusia burimi i publikimeve tona. Por është gënjeshtër. Qeveria ruse nuk është burimi ynë. WikiLeaks ka publikuar materiale prej 10 vitesh. Në 10 vjetë kemi publikuar 10 milionë dokumenta, nga mijëra burime të ndryshme. Dhe nuk kemi gabuar kurrë”. Kështu foli Julian Assange në intervistën e tij për kanalin televiziv Russia Today. Shefi i WikiLeaks, nënvizoi më pas se ndër dokumentat e publikuar “800 mijë prej tyre”, të llojit të ndryshëm, kanë lidhje me Rusinë dhe pjesa më e madhe e të cilëve janë “kritikë ndaj nesh”.

Assange pastaj tha se nëse doni ta kuptoni politikën e Jashtme të Hillary Clinton, është e nevojshme “të kuptoni Arabinë Saudite”. “Marrëdhëniet mes Clinton dhe Riadit janë me të vërtetë të thella”, nënvizoi ai. “Kur Clinton ishte sekretare Shteti, dhe postimet elektronike nxjerrin në dritë shumë shumë bisedime rreth kësaj teme, me Arabinë Saudite është nënshkruar kontrata më e madhe e shitjes së armëve, që kap një shumë prej 80 miliardë dollarësh”.

Ministria e Zhvillimit Urban në ndihmë të familjeve rome

Posted: 05 Nov 2016 04:46 AM PDT

131 milionë lekë është fondi që Ministria e Zhvillimit Urban u ka dhënë për strehimin dy-vjeçar të 132 familjeve rome, me 520 anëtarë, banesat e të cilëve u prekën nga punimet për Unazën e Madhe. Drejtoresha e Strehimit, Aida Seseri thotë për Televizionin Shqiptar se pas muajit Mars, aktori kryesor për strehimin e mëtejshëm të tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ndërkohë për herë të parë ligji i ri i strehimit vendos kritere të qarta që largimet për shkak të ndërtimit të veprave publike të mos ndodhin më.

OSHEE e alarmuar nga dëmtimi i rrjetit shpërndarës

Posted: 05 Nov 2016 04:37 AM PDT

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shprehu të shtunën shqetësim mbi fenomenin, sipas tij alarmant të dëmtimit të rrjetit shpërndarës, shkaktuar nga palë të treta. Sipas OSHEE kjo ka sjellë jo vetëm kosto financiare për kompaninë për riparime, por edhe rritje të detyrimeve financiare ndaj klientëve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Gjithsej janë mbi 40 raste të regjistruara këtë vit, vetëm për Tiranën, ku kompani të ndryshme, të kontraktuara nga institucione shtetërore, por edhe private, kanë dëmtuar rrjetin elektrik të OSHEE. Në jo pak raste, defekti ka qenë i rëndë, me mungesë të tejzgjatur të dritave.
Drejtoria Ligjore pranë OSHEE, është duke plotësuar dosjet me procesverbalet përkatëse, për t'i trajtuar më tej tek organet kompetente të hetimit. Ngjarjet e mësipërme, janë të patolerueshme nga ana e OSHEE-së, e cila për raste të përsëritura do të marrë masa të forta, konform ligjit, kallëzim në prokurori, dhe deri në ndërprerje të punimeve të palëve të treta.
Me këtë rast, OSHEE u bën thirrje të fortë të gjitha institucioneve shtetërore dhe kompanive private, që të respektojnë udhëzimet teknike dhe përditësimet e rrjetit inxhinierik elektrik në terren.
OSHEE u bën thirrje organeve ligjzbatuese që të trajtojnë me prioritet dhe seriozitet raste të tilla që nuk dëmtojnë thjesht imazhin publik të OSHEE, por lënë pa energji për ore të tejzgjatura qytetarët.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more