Skip to main content

RTSH: “Miratohet ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Shqipëri” plus 9 more

RTSH: “Miratohet ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Shqipëri” plus 9 more


Miratohet ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Posted: 03 Nov 2016 01:36 PM PDT

Parlamenti ka miratuar me 87 vota pro, projektligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke i hapur rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Opozita nuk mori pjesë pasi kërkesa e saj për shtyrje të votimit të këtij projektligji nuk u pranua. Ajo akuzoi kryeministrin e Edi Rama se ka depozituar në Parlament 104 amendamente për Reformën në Drejtësi, pa dijeninë e opozitës. Edhe më parë opozita e ka konsideruar ligjin tashmë të miratuar si antikushtetues. Ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka ndryshuar në rreth 104 nene të tij. Ndryshimet janë bërë në komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi, me propozim të maxhorancës dhe me asistencë të EURALIUS dhe OPDAT-i.

Denar Biba kreu i ri i KQZ

Posted: 03 Nov 2016 01:27 PM PDT

Parlamenti shqiptar votoi të enjten me 73 vota zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai do të jetë Denar Biba i cili deri para këtij votimi ishte nënkryetar i këtioj komisioni. Zoti Biba nuk i mori votat e opozitës, ndonëse ishte i përzgjedhuri i saj pasi skualifikoi nga gara ish kryetaren e KQZ Lefteri Lleshin.

Trazirat në “Elbasan Arena”, FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun të luajnë pa tifozë

Posted: 03 Nov 2016 01:21 PM PDT

Ngjarjet e pahijshme të së djelës së kaluar në “Elbasan Arena” kur policia ndërhyri ndaj tifozëve gjatë takimit Partizani – Skënderbeu, nuk ka kaluar pasoja. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF dënoi me 4 ndeshje pa spektatorë klubin e Partizanit dhe tri ndeshje pa spektatorë  klubin e Skënderbeut. Të dy klubet duhet të paguajnë dëmet e shkaktuara në "Elbasan Arena". Sipas FSHF dënimi ka ardhur “për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese” të të dy ekipeve. Sekretariati Teknik i FSHF urdhërohet të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Kategoria e Parë: Programi i javës së 7-të

Posted: 03 Nov 2016 08:04 AM PDT

JAVA 7

 

GRUPI A

DATA ORA NDESHJA REZ
04.11.2016 14:00 * Erzeni – Besa ? – ?
05.11.2016 14:00 Tërbuni – Iliria ? – ?
05.11.2016 14:00 Kastrioti – Burreli ? – ?
06.11.2016 14:00 Adriatiku – Shënkolli ? – ?
06.11.2016 14:00 * Beslidhja – Kamza ? – ?

* Në TVSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 6 6 0 0 8 1 7 18
2. Beslidhja 6 4 2 0 7 2 5 14
3. Burreli 6 4 1 1 9 3 6 13
4. Shënkolli 6 3 1 2 5 2 3 10
5. Erzeni 6 2 1 3 6 7 -1 7
6. Besa 6 2 1 3 3 5 -2 7
7. Kastrioti 6 0 4 2 2 4 -2 4
8. Tërbuni 6 0 3 3 0 3 -3 3
9. Iliria 6 0 3 3 1 5 -4 3
10. Adriatiku 6 0 2 4 2 11 -9 2

 

GRUPI B

DATA ORA NDESHJA REZ
05.11.2016 14:00 Bylis – Shkumbini ? – ?
05.11.2016 14:00 Pogradeci – Dinamo ? – ?
05.11.2016 14:00 Tomori – Turbina ? – ?
06.11.2016 14:00 Apolonia – Elbasani ? – ?
07.11.2016 14:00 * Sopoti – Lushnja ? – ?

* Në TVSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 6 6 0 0 13 3 10 18
2. Shkumbini 6 3 0 3 3 5 -2 9
3. Tomori 6 2 2 2 4 3 1 8
4. Turbina 6 2 2 2 7 7 0 8
5. Bylis 6 2 2 2 5 6 -1 8
6. Dinamo 6 1 4 1 3 2 1 7
7. Apolonia 6 1 3 2 5 6 -1 6
8. Pogradeci 6 1 3 2 4 5 -1 6
9. Elbasani 6 1 3 2 3 6 -3 6
10. Sopoti 6 0 3 3 5 9 -4 3

Zgjedhjet lokale në Kolonjë

Posted: 03 Nov 2016 07:46 AM PDT

Kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie i Kolonjës, Ilia Stefo u premtoi banorëve të bllokut 1 dhe 2 në Ersekë furnizim me ujë të pijshëm dhe perfundimin e rrugës qe lidh këtë qytet me Korçën brenda këtij mandati. Stefo ftoi zgjedhësit ta mbështesin më 20 nëntor, ndërsa i siguroi se do të punojë me përkushtim. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, tha se kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka karateristikat për të qenë një kryebashkiak i suksesëshëm, përkushtimin, projektet konkrete dhe mbështetjen e duhur.

Himara, Rama polemizon me Dulen

Posted: 03 Nov 2016 07:36 AM PDT

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kanë shkëmbyer sot replikat më të ashpra që pas ftohjes dhe ndarjes mes tyre afro dy vjet më parë. Shkak janë bërë zhvillimet e ditëve të fundit në Himarë, disa banorë të së cilës po kundërshtojnë me forcë prishjen e shtëpive të tyre, për ti hapur rrugë zbatimit të një plani urbanistik.
“Kemi prishje selektive dhe klienteliste biznesesh dhe banesash me një sens të theksuar hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtimet e sarajeve në Qeparo” tha zoti Dule. “Të gjitha këto, në emër të Rilindjes Urbane. Nuk ka rilindje që të mbulojë të vërtetën, që është grabitja e pronave të komunitetit” shtoi më tej ai. Duke ju referuar reagimit të autoriteteve greke për këtë çështje kreu i PBDNJ Vangjel Dule paralelizoi “Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë bashkëkombasit kudo që ndodhen në botë. Po të tjerët nuk e kanë këtë të drejtë e detyrim?” pyeti ai.
Kulmi arriti kur zoti Dule ju drejtua me sulme personale ndaj kryeministrit Rama. “Ne kemi një aventurier në krye të qeverisë. Ky kryeministër ka kthyer mbrapshtë politikën dhe vlerat europiane. Ky kryeministër do të na zbulojë se armiku ynë është Greqia, vendi mikpritës i 750 mijë emigrantëve shqiptarë” tha ai, ndërsa shtoi se “…civilizimi yt është shumë larg nga civilizimi europian, të cilin ti e sheh me çallmë në kokë".
Por për kryeminstrin Edi Rama, debati mbi planin urbanistik të Himarës është një debat shterpër. “Projekti ynë në Himarë detyron prishjen e vetëm 18 objekteve, që kryesisht janë lavazhe, kioska, magazina të vjetra apo rrënoja shtëpish të dikurshme. Nga këto, vetëm për 6 objekte duhet iniciuar procedura ligjore e shpronësimit, një shifër mikroskopike me shpronësimet që janë bërë në mbarë vendin” tha ai. Zoti Rama akuzoi kreun e PBDNJ se po nxit dhe gënjen “një pjesë të atyre që janë në të drejtën e tyre të jenë të revoltuar”. “Pse për çfarë arsye ti gënjen në Athinë dhe i thua se godinat janë të ligjshme dhe do të prishen pa u respektuar procedurat?” pyeti zoti Rama duke shtuar se “Procedura është tërësisht e unifikuar”.
Kryeministri i Shqipërisë komentoi më tej reagimin e vendit fqinj lidhur me këtë çështje. “Ai që na shfaqet nëpër këmbë si ëndërr e keqe nuk e kupton se si për kaq godina mund të angazhojë një shtet fqinj, që angazhon politikanët e tij, gazetat dhe portalet që nxjerrin tym fabrikash të antikitetit nacional-populist, për të nxirë Shqipërinë” tha ai. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar zoti Rama i ka dhënë përgjigje reagimit të politikanëve grekë ndaj deklaratës së tij për Akropolin, duke e quajtur të pakuptimtë.”Çfarë thash unë që u bë aq e madhe në Greqi? Pse fqinjëve tanë të dashur nuk u erdhi mirë nga citimi i Gjergj Dushanit? Momentet fatlume të historisë bënë që ai të gjendej në kohën dhe në vendin e duhur për të shpëtuar Akropolin nga bombardimi i flotës veneciane. Këtë nuk e them unë, nuk ka historian serioz që nuk e shkruan” tha zoti Rama. “Pse duhet të mërziten fqinjët tanë kur unë them se në një periudhë të caktuar në Athinë flitej shqip? Kur mua nuk më vjen keq fare kur thuhet se në Himarë flitet greqisht. Këto nuk do ta bëjnë kurrë Athinën një qytet shqiptar dhe as Himarën kurrë një qytet grek” shtoi ai.
Zoti Rama ngriti më tej tonet kur e akuzoi ish aleatin e tij se po përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë. “Ti je qytetar i Europës se ke pasaportë greke, ne jemi qyetarë të Europës edhe pse pasaporta jonë nuk është e BE ende. Por kjo mos mendo se na bën ne të kompleksuar për të thënë të vërtetat nga frika se në BE ti do të influencosh. Kur them ti,  e di shumë mirë për kë po të flas dhe çfarë po them! Se këtë kërkon ti personalisht, që të influencohet që të pengohet proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE për qefet e tua” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist gjeti rastin të përmendte dhe çështjen çame. “Vangjel duam që lufta të mbarojë. Do ta mirëpresim të shfuqizoje dekretin mbreteror që konsideron gjendje lufte marrëdhien mes Greqisë e Shqipërisë. Kjo nuk është mbetje arkaike, e riciklueshme, por është një akt që prodhon efekte konkrete, pasoja konkrete për qytetaret shqiptarë, nese nuk të pëlqen fjala çam: E drejta për të kërkuar pronën, lirinë e lëvizjes! Kjo është e gjithë ajo që quhet çështja çame” tha kryeministri Rama.

Parlament; Ahmetaj reklamon uljen e borxhit publik

Posted: 03 Nov 2016 07:32 AM PDT

Mbyllja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar me dhënien e dritës jeshile për draftin e buxhetit 2017 ka ngjallur diskutime në sallën e parlamentit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj reklamoi uljen e borxhit publik duke theksuar se ai do të ulet më tej në vitin 2017. Por për ish-kryeministrin Sali Berisha largimi i FMN-së në Shkurt të vitit të ardhshëm është një gabim në një kohë që niveli i borxhit publik mbetet mbi 70%. Sipas tij, mazhoranca gënjen edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ministri Ahmetaj në përgjigje të tij ka rikujtuar se ishte qeveria e mëparshme ajo që e solli fondin në Shqipëri. Ai sqaroi se rritja e pagave e pensioneve që do të nisë nga marsi i vitit të ardhshëm ka një fond 12 mujor mbi 100 milionë dollarë.

Presidenti Nishani pret amabasdorin Lu

Posted: 03 Nov 2016 06:53 AM PDT

Në kulmin e polemikave mes qeverisë dhe opozitës për atë që mund të quhet tashmë "Çështja e kanabisit", presidenti Bujar Nishani priti mesditën e së enjtes në një takim  ambasadorin amerikan Donald Lu. Ende nuk ka hollësi rreth takimit, por si presidenti Nishani edhe ambasadori Lu, kanë shprehur shqetësimin në rritje mbi këtë çështje. Dy ditë më parë nga Shkodra kreu i shtetit Nishani, deklaroi se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, ndërsa ambasadori Lu gjatë një komunikimi në facebook gjatë së mërkurës tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për " çështjen e kanabizimit "

Parlament, Berisha replikon me Ahmetajn për ekonominë

Posted: 03 Nov 2016 06:43 AM PDT

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe FMN për buxhetin e vitit 2017, ka qenë arsye për debate mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj. Sipas zotit Berisha qeveria e majtë po kërkon të largojë FMN, duke e kosnideruar si kërcënim madhor për ekonominë. "FMN nuk mund të largohet pa zbritur borxhi publik nën 60 përqind. Qeveria do ta përzërë FMN me një borxh publik 72 përqind tha ai. Ish kryeministri më jetëgjatë në vitet e tranzicionit, zoti Berisha komentoi edhe deklaratat për rritje pagash të qeveritarëve socialistë. “Ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim. Sipas njoftimi të fundit nuk janë 100 milionë dollarë, por 64 milionë dollarë” këmbënguli ai.
Por ministri i financave Arben Ahmetaj nga ana e tij tha se rritja e pagave do të jetë 10 përqind dhe fondi shkon 100 milionë dollarë. "Rritja e pagave është 10 përqind, fondi 12 mujor shkon mbi 100 milionë dollarë dhe do ta nisim me 1 mars” tha zoti Ahmetaj. Ministri bëri të ditur se qeveria dhe FMN ranë dakord për të ulur borxhin, dhe të rriten pagat dhe investimet.

Sport; Kevin Durant Basketball pa këpucë

Posted: 03 Nov 2016 06:35 AM PDT

 

Një episod interesant ka ndodhur ditët e fundit gjatë ndeshjeve të kampionatit amerikan të basketbollit, të njohur shkurt si "En-Bi-Ej". Gjatë përballjes midis Gollden Stejt Uorriërs dhe Finiks Sans, basketbollisti i skuadrës vendase, Kevin Durant, pësoi një avari teknike, pasi në marshimin e tij drejt koshit, humbi njërën prej këpucëve të tij. Por kjo nuk e pengoi basketbollistin e Gollden Stejt Uorriërs ta përmbushte me sukses misionin e tij dhe të shënonte kosh. Sepse detyra mbetet gjithmonë në plan të parë, pavarsisht pengesave…

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more