Skip to main content

RTSH: “LSI, Meta falenderon votuesit” plus 8 more

RTSH: “LSI, Meta falenderon votuesit” plus 8 more


LSI, Meta falenderon votuesit

Posted: 07 Nov 2016 09:54 AM PST

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për pjesëmarrjen masive në procesin e votimit. Meta vlerësoi, me anë të një videomesazhi nga Gjermania, se kjo pjesëmarrje konfirmon qartësisht lidhjen e vendosur dhe të qëndrueshme me LSI-në. "Jam i bindur se nga ky proces e gjithë LSI-ja ka fituar një nivel të ri të organizimit të saj, të pjekurisë së saj politike, të kulturës së saj demokratike. Tani është momenti që këtë pjesëmarrje, këtë inkurajim, që na ka dhënë në një shkallë mjaft të lartë anëtarësia e LSI-së, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re Zgjedhore të LSI-së në datat 3-4 dhjetor, ku ne së bashku do të diskutojmë, do të kuvendojmë dhe do të marrim vendime të rëndësishme. Vendime të cilat shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan dje për një LSI gjithnjë e më të hapur, për një LSI gjithnjë e më gjithëpërfshirëse. Për një LSI e cila përmes rritjes së saj kontribuon për rritjen e stabilitetit në vend dhje për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit", – deklaroi Meta në mesazhin e tij.

Fier, debate për ndërtimin e impiantit të mbetjeve

Posted: 07 Nov 2016 09:00 AM PST

Pas protestës së banorëve të zonës së Plykut në Fier, për mos ndërtimin e impiantit të mbetjeve, çështja është shoqëruar me debate të ashpra edhe në këshillin bashkiak. Luan Baçi përfaqësues i këshilltarëve të djathtë, në emër të qytetarëve të zonave ku do ndërtohet impianti kerkoi tërheqjen e kompanisë. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka pranuar propozimin e opozitës për ngritjen e një komisioni prej 7 antarësh për studimin dhe paraqitjen e 10 vendodhjeve ku do të ndërtohet impianti i mbetjeve urbane. Këshilli bashkiak i Fierit pritet të mblidhet sërish këtë të premte për këtë çështje.

Përfundon investimi në stacionin e ri të Saukut për transmetimet numerike të RTSH

Posted: 07 Nov 2016 07:07 AM PST

Vijon puna për ndërtimin e stacioneve të reja për transmetimin numerik të RTSH. Sapo ka përfunduar ndërkohë një nga pikat e allotmentit të Tiranës në Sauk e cila do të mundësoje transmetimin me 1 Dhjetor për Tiranën Durrësin, Kavajën e Krujën të transmetive të kanaleve të RTSH në këtë rrjet.

Ministria e Inovacionit dhe Administratës publike siguron ndërkohë respektimin e kushteve kontraktuale. Ndërkohë po janë përfunduar investimet për mbulimin e rreth 70 përqind të popullatës.

Transmetimet numerike të RTSH, si domosdoshmëri sot për përditësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar, do mundësojnë mbulimin e rreth 70% të popullatës gjë që pritet të përfundoje gjatë vitit që vjen.

Kinemaja e Kiarostamit dhe çensura në art

Posted: 07 Nov 2016 06:40 AM PST

Të hysh në botën e filmave të regjisorit të njohur iranian Abbas Kiarostami është pak e komplikuar sepse sa më shumë mësohemi me kinemanë fast food të Hollivudit aq më të vështirë e kemi të kuptojmë kinemanë ndryshe. Dhe kinemaja e regjisorit që e bëri botën iraniane të njohur përtej kufijve dhe politikave të ngurta të Teheranit post revolucion ka krijuar një shkollë autentike të kinemasë së cilës në edicionin e 14-të të Tirana International Film Festival i është kushtuar programi Homage to Kiarostami. I quajtur ndryshe edhe poeti i kinemasë Kiarostami bashkë me retrospektivën e filmave të tij në Tiranë ka nxitur edhe kritikët të flasin për vetminë, çensurën dhe kreativitietin në filmat e tij.

Regjisori i filmave si "Shija e qershisë" , The report, apo "the wind will carry us" njihet për gjuhën e fortë shprehëse dhe evidentimin e realiteteve psikologjike ngërthyer me identitete të lëna në hije dhe kinemaja e vetmisë lind prej vetmisë së tij personale. Programi i veçantë Homage në TIFF është kuruar nga kritikët Mehdi Abdollazadeh dhe Blerina Hankollari.

OSHEE: 1500 punonjës të angazhuar për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq

Posted: 07 Nov 2016 06:25 AM PST

Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë. Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike. Kështu sqaron Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me anë të një deklarate për mediat ku bën me dije se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik të shpërndarjes, nga përkeqësimi i motit në mbarë vendin. Rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq. Sipas njoftimit të OSHEE Rajonet më të prekura nga defektet janë një pjesë e bashkive Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Gramsh, Berat, Skrapar, Lushnje, Fier, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Kukës, Shkodër, Koplik, Lezhë dhe Vau i Dejës.

Ndërkohë që koorporata eletroenergjtike shqiptare njofton se po menaxhon në mënyrë optimale prurjet e reshjeve duke ngarkuar në maksimum agregatet. Sipas KESH situata është nën kontroll dhe shkarkimet do të bëhen vetëm kur të jenë të domosdoshme, duke minimizuar pasojat negative për zonat e banuara të ultësirës së nënshkodres.

Universiteti i Korçës ofron Masterin për Restaurimin e Monumenteve të Kulturës

Posted: 07 Nov 2016 06:13 AM PST

43 studentë që kanë fituar të drejtën e studimit në Masterin Profesional në Restaurim të Monumenteve të Kulturës, që është i pari në këtë fushë kanë nisur sot vitin akademik. Masteri profesional do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe është i pari në Shqipëri, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe degë e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Zv.Kryeministri Niko Peleshi i pranishëm në këtë ceremoni tha se trashëgimisë kulturore do ti kthejmë vëmendjen e merituar pasi besojmë tek potenciali që ka.

Masteri i restaurimit do të instalohet pranë Universitetit të Korçës deri në krijimin e ambienteve të reja që do të jenë pjesë e kompleksit multifunksional artistik dhe kulturor në qendër të qytetit.

Veliaj: Parkimet nëntokësore zgjidhin problemin e parkimit në qendër

Posted: 07 Nov 2016 05:55 AM PST

Parkimet publike nëntokësore me pagesë, për Bashkinë e Tiranës do të jenë një nga zgjidhjet e problemit të parkimit në kryeqytet. Sërish kryebashkiaku Erion Veliaj pa nga afër ecurinë e punimeve për rikualifikimin e sheshit Skënderbej, nga ky dha edhe afate për përfundimin e parkimeve të para nëntokësore.

Rikualifikimi i sheshit Skëndërbej është në fazën e porositjes së pllakave që do të vinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trojet e tjera shqiptare, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Duke u ndalur tek pastrimi i Tiranës, kryebashkiaku lajmëroi se me 13 nëntor bashkia do të organizoje një ditë pastrimi vullnetar.

Sa i përket reshjeve të dendura të shiut, që pritet të përfshijnë kryeqytetin, veliaj garantoi se bashkia ka marrë masat për t’ju përgjigjur problematikave që mund të hasin qytetarët.

Basha: Rama po kriminalizoni policinë

Posted: 07 Nov 2016 04:55 AM PST

Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehte ambicjen se policia shqiptare synohet të kthehet ndër policitë më të BE, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka formuluar akuza të ashpra ndaj tij. Zoti Basha ju referua disa zhvillimeve të fundit në Lezhë dhe Rrëshen ku policia ndaloi 22 persona dhe konfiskoi disa ton kanabis. “Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën, por po lufton edhe shteti brenda shtetit” tha zoti Basha. Sipas tij situata ka qenë e rëndë pasi prej katër apo pesë orësh, zona ka qenë e rrethuar, por policia nuk guxonte të hynte. “Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës?! E kush tjetër përveç Edi Ramës” tha zoti Basha.
Në bilancin e kreut demokrat nga janari deri në shtator të këtij viti, 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar 42.2 milionë dollarë. Me këto para mund të hapeshin 55 mijë vende pune në një vit tha zoti Basha. “Në qoftë se vendi duhet të shohë një ditë të bardhë kushti numër një është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij Kryeministri" tha kreu i opozitës Lulzim Basha.

Beqaj: Sistemi i ri i urgjencës rrit cilësinë, shtohet ekipi mjekësor

Posted: 07 Nov 2016 04:41 AM PST

Praktika e transportimit drejt spitalit të pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët do të marrë fund me riorganizimin e Shërbimit të Urgjencës. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë prezantimit të këtij shërbimi në qarkun e Korçës ka sqaruar se transporti i të sëmurve do të kryhet vetëm nga ekipe mjeksore të specializura për të dhënë ndihmën e parë. Për këtë arsye është shprehur Ministri Beqaj ky proces riorganizimi do të shoqërohet me rritje të numrit të mjekëve , të autoambulancave dhe gjithashtu të shoferve.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila pritet të vendoset në funksion të plotë këtë pranverën, do të jetë ajo që do të bashkërendojë dhe menaxhojë të gjitha rastet e urgjencave në të gjithë vendin.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more