Skip to main content

“Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video)” plus 9 more Lajmet

“Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video)” plus 9 more Lajmet


Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video)

Posted: 11 Nov 2016 12:35 PM PST

Ben Collins e ka vozitur një Land Rover Sport, nëpër pistën e gjatë dy kilometra që ndodhet në Murren të Zvicrës.

Makina me 510 kuajfuqi ka lëvizur me 150 kilometra në orë, megjithëse terreni ishte shumë i thepisur dhe në disa raste, i pjerrët deri 75 për qind, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni lëvizjet që ka bërë ai, në vozitjen e veturës që peshon afro dy tonelata e gjysmë, në mënyrë që të mos rrotullohet dhe të dalë nga shtegu.

Ndryshe, në filmim mund të shihen edhe pamjet mahnitëse që e rrethojnë këtë pistë, e cila gjatë sezonit dimëror shfrytëzohet për sporte me ski. /Telegrafi/

Keni lexuar: " Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video) " në Stilografi.com

Keni lexuar: " Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 11 nëntor 2016

Posted: 11 Nov 2016 12:35 PM PST

DASHI

Jeta juaj në çift do kërkojë shumë vëmendje sot. Mërkuri do iu bëjë të pavendosur dhe do sjellë disa debate. Në sektorin financiar do bëni disa transaksione.

DEMI

Nëse jeni në çift lidhja juaj do jetë e qëndrueshme sot. Do kaloni një ditë të bukur dhe do ndiheni të sigurt për atë që doni. Kërkohet shumë maturi në planin financiar.

BINJAKËT

Duhet të tregoheni më të sjellshëm dhe më të dashur me partnerin tuaj sot. Harmonia në çift do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Financat nuk do jenë aspak të mira.

GAFORRJA

Edhe pse do kuptoheni me partnerin tuaj sot, nuk duhet ta teproni me kërkesat ndaj tij. Mos i kujtoni atij as gabimet që ka bërë në të kaluarën me ju.

LUANI

Dita e sotme do jetë e mbushur me rreziqe për çiftet. Të gjitha mërzitjet që keni mbledhur prej kohësh do të shpërthejnë. Dielli do jetë i favorshëm në planin financiar.

VIRGJËRESHA

Në jetën tuaj në çift do luftoni me monotoninë. Do diskutoni për çdo gjë me partnerin dhe do ndiheni mirë. Hëna do i tronditë financat.

PESHORJA

Marrëdhënia me partnerin tuaj sot do jetë më e ndërlikuar. Do jeni të detyruar të gënjeni, por duke qenë se ajo i ka këmbët e shkurtra do dalë në dritë dhe do keni debate.

AKREPI

Falë influencës së Uranit do kaloni një ditë plot emocione dhe të zjarrtë sot. Do bëni lëshime dhe do jeni të lumtur që keni dikë pranë. Do bëni shpenzime marramendëse gjatë kësaj dite.

SHIGJETARI

Ambienti në çift nuk do jetë shumë i qetë sot. Do jeni shpesh agresive dhe do e kritikoni mjaft partnerin. Jupiteri do iu mbështesë me financat dhe do keni një përmirësim të ndjeshëm.

BRICJAPI

Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetët sot. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm.

UJORI

Nëse kërkoni harmoninë në jetën tuaj në çift, nuk do e gjeni as sot. Urani do sjellë tension dhe debate të zjarrta. Financat nuk do destabilizohen aspak.

PESHQIT

Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me gëzim dhe lumturi sot. Nuk do ketë aspak tension dhe drama. Edhe në aspektin financiar gjithçka do të shkojë mirë.

Keni lexuar: " Horoskopi – 11 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për kanabisin

Posted: 11 Nov 2016 12:35 PM PST

Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka mbledhur pasditen e sotme, në orën 18:00 në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pritet që palët të diskutojnë mbi situatën e kanabisit në vend.

Në takim marrin pjesë kryeparlamentari Ilir Meta, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ministrat.

Ndërkohë në takim nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët ishte shprehur kundër kësaj mbledhje.

Top Channel ka mësuar se do të jenë kreu i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm ata që do të raportojnë përpara kreut të shtetit lidhur me situatën e kanabisit në vend.

Ndërsa, pas përfundimit të mbledhjes ministri Tahiri ka parashikuar edhe një dalje përpara mediave.

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për kanabisin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

10 statujat më absurde në botë

Posted: 11 Nov 2016 12:22 PM PST

Arti është subjektiv, por kush e di se çfarë do të mendojnë pas njëmijë vjetësh arkeologët kur të përballen me disa nga këto skulptura! Do të ju prezantojmë me 10 skulptura më të çuditshme që janë realizuar nga artistë të vendeve të ndryshëm. Disa prej tyre duken komike, disa pa kuptim dhe disa të tjera janë pjesë e të përditshmes sonë.

10-Njeriu gaforre në Singapor

1529231-980x

9-Fëmija kurioz nga Koreja e Jugut

6VYQCRNl8-Kate Moss dukë bërë joga

1528208-980x7-Një burrë i sulmuar nga fëmijët në Norvegji

1526558-980x 6. Hangover në stilin Mbretëria e Bashkuar1524842-980x5-Dhurata e paqartë Santa Clausit holandez

1526984-980x

4-Rosat në Belgjikë në pozicion qesharak1526086-980x3-Pjesa tepër kureshtare e një fëmije, këtë herë nga Praga

3vQL0t 2-Pa kuptim dhe komike1527987-980x

1-Pragë1526332-980x

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " 10 statujat më absurde në botë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

De Biasi: Luajmë për fitore. “Elbasan Arena” na ka sjellë fat

Posted: 11 Nov 2016 12:11 PM PST

Nëse trajneri i Izraelit do të kishte firmosur për një barazim në ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë, De Biasi nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Trajneri i kombëtares sonë tha në konferencën për shtyp se skuadra do të futet në fushën e lojës për fitore dhe ky do të jetë synimi kryesor.

"Do të futemi në fushën e lojës për të fituat dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë me logjikë", tha De Biasi.

Për sa i përket gjendjes së Roshit dhe të Sadikut, De Biasi u shpreh se ende nuk është i sigurt nëse ata do të jenë të gatshëm të luajnë ditën e nesërme.

"Roshi dhe Sadiku mund të stërviten rregullisht, por për një ndeshje me intensitet rrezikojnë edhe të dëmtohen. Por ne duhet të presim të paktën edhe 24 orë për të mësuar nëse do të jenë në fushë. Megjithatë mund të them se do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm", tha De Biasi.

Për sa i përket ndryshimit të stadiumit, trajneri u shpreh se ai nuk ka asnjë ndikim te ekipi. "Më vjen keq për tifozët, se i duhet të udhëtojmë për të na ndjekur. Nuk ndryshon asgjë për skuadrën. Për ne është e njëjta gjë. Ky stadium na ka sjellë fat dhe shpresoj që të na sjellë fat edhe nesër", tha De Biasi.

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " De Biasi: Luajmë për fitore. "Elbasan Arena" na ka sjellë fat appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Koktejlet e çuditshme molekulare në Australi

Posted: 11 Nov 2016 11:50 AM PST

Që nga emri ju mund ta merrni me mend se për çfarë bëhet fjalë. Quhet Viscosity Bar dhe gjendet në Stanthorpe në Queensland. Australi. Në këtë bar koktej shumë të veçantë, familje që e drejton prej më shumë se 100 vjet, ka shpikur një pije të veçantë të llojit të saj.

viscosity-bar-viscosity4Bëhet fjalë për një përzierje të azotit të lëngshëm, alkool në pluhur, dhe përbërësi i lëngshëm futet në pilula. Duke kombinuar artin dhe shkencën, drejtuesit e Viscosity Bar, krijua një vepër të vërtetë të artit ushqimor.

viscosity-bar-viscosity2Mes koktejleve të ndryshme mund të gjeni "Fruit Ninja", "The Cube", "Phoenix ", që të gjithë kanë forma dhe ngjyra të mrekullueshme. Shihni që të besoni. Por nëse doni që të kërkoni dicka të ngjashme, më pranë jush, ju këshillojmë që të vizitoni "Nothingham Forest" në Milano.viscosity-bar-phoenix

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Koktejlet e çuditshme molekulare në Australi appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Linjë bizhuterish me dhëmbë njerëzish

Posted: 11 Nov 2016 11:19 AM PST

Një dizenjuese holandeze ka krijuar një linjë bizhuterish me material të pazakontë; dhëmbë njerëzish. Lucie Majerus pasi hoqi dhëmbët e saj tek dentisti, pati një lloj iluminimi në mendje: ta kthente dhëmbin në diçka të bukur.
human-ivory-lucie-majerus-10.jpg.650x0_q70_crop-smartAjo ngrenë pyetjen se përse njerëzit duhet të vlerësojnë kaq shumë fildishin që rrjedh nga speciet e tjera, kur edhe njerëzit e kanë këtë trashëgimi nga natyra?

human-ivory-lucie-majerus-2.jpg.650x0_q70_crop-smart Kështu, me ndihëm e dentistit që ruante dhëmbët e pacientëve nisi procesi i realizmit të bizhuve;. Fillimisht ajo bëri një unazë dhe tani po prodhon vëthë, mansheta apo spila.

Majerus e shfaqi koleksionin e saj gjatë Javës së Dizajnit holandez të këtij viti, dhe tha se ajo ishte habitur se sa shumë nuk e konsideronin këtë ide si shqetësuese, duke shtuar se "ka edhe nga ata që nuk u ka ardhur keq që dhëmbët e tyre janë kthyer në bizhu".human-teeth-jewelry2-600x599

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Linjë bizhuterish me dhëmbë njerëzish appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Kush është Izraeli, rivali i Shqipërisë në “Rusi 2018”

Posted: 11 Nov 2016 08:07 AM PST

Kush është Izreali, kundërshtari i Shqipërisë në sfidën e kësaj të Shtune që do të zhvillohet në Elbasan Arena. Izreali nuk është as Spanja dhe as Italia por është gjithsesi një rival i rrezikshëm dhe që duhet patur në konsideratë. Është padiskutim ekipi i drejtuar nga trajneri Elisha Levy, kundërshtari direkt i Shqipërisë për vendin e 3-t në grupin G kualifikues të Botërorit, Rusi 2018. Ata nuk kanë emra të frikshëm në skuadër por e bazojnë forcën e tyre te grupi.

Po ju njohim tani me rivalin e rradhës të kombëtares kuqezi në eliminatoret e Botërorit. Nga porta në sulm, Izraeli ka elementë të rëndësishëm, në cdo repart por jo lojtarë që bëjnë diferencën. Mbrojtja është pika e dobët e përfaqësuses që drejtohet nga Elisha Levy ndërsa sulmi është një nga pikat e forta të kësaj kombëtareje. Në 7 sfidat e fundit përfshirë këtu ndeshjet kualifikuese dhe ato miqësore Izraeli ka pësuar gjithmonë gol madje në shumicën e rasteve më shumë se 1 gol për ndeshje. Edhe një kundërshtar modest si Lihtenshtejni arriti ti shënonte Izraelit dhe nisur nga këto stastika Shqipëria duhet ta sulmojë, skuadrën e Levy sepse nëse e sulmon Izraelit mund ti shënosh pa probleme. Në mbrojtje dy lojtarët më me më shumë peshë që luajnë te kjo përfaqësuese janë Eitan Tibi i Macabbit të Tel Avivit dhe Rami Gershon i Gent-it.

Në eliminatoret e Europianit Francë 2016, Izraeli u pozicionua në vend të 4-t në grupin B, duke u lënë pas nga përfaqësuese të tilla si Belgjika, Uellsi dhe Bosnje Hercegovina. Në 2 vitet e fundit kjo skuadër nuk ka qenë në periudhën e saj më të mirë dhe vështirësi ka hasur edhe në kualifikueset e Botërorit. Edhe pse ka 6 pikë po aq sa Shqipëria në grupin G, Izreali nuk ka bindur në 3 ndeshjet e para. Me Italinë u mposht 3-1 në shtëpi me Maqedoninë fitoi 2-1 në transfertë kjo edhe për faktin se Maqedonia humbi një penallti në fund ndërsa ndaj Lihtenshtejnit triumfoi po 2-1.

Në repartin e mesit të fushës, një nga lojtarët më të njohur të Izraelit është Bibras Natkho, që numëron 42 paraqitje me kombëtaren ndërkohë që luan për skuadrën e Cska së Moskës në Rusi. Cohen i Ingolstadit dhe Buzzaglo i Hapoel Beer Shevas autori i një goli fantastik në sfidën e Europa League ndaj Interit janë dy futbollistë të tjerë me peshë. Sulmi është një nga repartet më të frikshme të kësaj kombëtareje sepse Izraeli përgjithësisht e gjen me lehtësi golin.

Eran Zahavi kapiteni i skuadrës që në të kaluarën bënte rolin e mesfushorit të avancuar është ai që duhet patur më shumë në konsideratë nga prapavija e kombëtares kuqezi. Por përvec Zahait një vëmendje e vecantë u duhet kushtuar edhe Ben Sahar e Tomer Hemed. Ky i fundit edhe pse luan për Brighton në Championship-in anglez është një sulmues shumë i mirë teksa në 26 ndeshje me përfaqësuen ka realizuar 14 gola, ndërsa Sahar i cili aktivizohet me Hapoel Beer Shevën në 38 ndeshje numëron 6 gola.

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kush është Izraeli, rivali i Shqipërisë në "Rusi 2018" appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Hillary Clinton, shëtitje në pyje pas humbjes në zgjedhje

Posted: 11 Nov 2016 07:42 AM PST

Pas humbjes së dhimbshme, Hillary Clinton ka vendosur të pushojë së bashku me bashkëshortin e saj Bill dhe të bëjë një shëtitje të bukur në pyjet e Westchester, një konte në pjesën jug-perëndimore të shtetit të Nju Jorkut. Ish-çifti presidencial kishte marrë me vete edhe kafshët shtëpiake. Ajo që i ka takuar, ka qenë një nënë, Margot Gerster, mbështetëse e ish-kandidates demokrate, edhe ajo e dashuruar me natyrën, ku kishte dalë të shëtiste me vajzat e saj.

Margot ka bërë edhe një foto, që e shfaq me një Hillary të qetë dhe buzagaz dhe e ka uruar ish-Sekretaren e Shtetit, duke i thënë se një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj si nënë, ishte që shkoi të votojë me të voglën e saj Phoebe.

11 nëntor 2016 (gazeta-shqip.com)

Keni lexuar: " Hillary Clinton, shëtitje në pyje pas humbjes në zgjedhje appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Shqipëri-Izrael, 2.000 forca policore për sigurinë e ndeshjes

Posted: 11 Nov 2016 06:03 AM PST

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael, e vlefshme për ndeshjet eliminatore të Botërorit "Rusi 2018", sfidë e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin "Elbasan Arena" në orën 20:45.

Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje për rrezikshmërinë që ajo paraqet në planin e sigurisë, Policia e Shtetit do të angazhojë 2.000 forca policore për të garantuar rendin, duke e shndërruar qytetin e Elbasanit në një shtetrrethim të vërtetë.

Edhe pse policia ka marrë pej ditësh nën kontroll stadiumin ku do të luhet ndeshja, do të angazhohen edhe reparti Special RENEA, FNSH, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

"Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare, si dhe problematikat e evidentuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të mëparshme, strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht, ku është bërë një planifikim i plotë i masave për të garantuar rendin sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, – thuhet në njoftimin e policisë. – Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht: Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe".

Kontrolli fizik i tifozëve para hyrjes në stadium do bëhet nga FNSH. Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit gjatë check in-it të biletës. Tifozët gjatë hyrjes në stadium do t'i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm.

Policia njofton se tifozët nuk do të lejohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarrë, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plasmasi në rast shiu. Po ashtu, nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parrula raciste dhe politike. Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen . Si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të aktivitetit.

Po ashtu njoftohet se më datat 11 dhe 12 Nëntor do të këtë kufizime të shpeshta të lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit. Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve të realizohet nga Durrësi.

11 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Shqipëri-Izrael, 2.000 forca policore për sigurinë e ndeshjes appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more