Skip to main content

“Qysh me i shmangë incidentet gjatë udhëtimit?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me i shmangë incidentet gjatë udhëtimit?” plus 4 more Qysh me


Qysh me i shmangë incidentet gjatë udhëtimit?

Posted: 10 Nov 2016 03:04 PM PST

1.Për të parandaluar, mbi të gjitha, pickimet e bezdisshme të insekteve.

Nëse insekti ju ka pickuar dhe dëshironi të kuroni vendin e pickimit me diçka natyrale, mund të fërkoni vendin e pickuar me diçka të thartë (limoni) ose ta fërkoni me borzilok.

Në rastin e një takimi të padëshiruar me një iriq deti, duhet të nxirrni gjembat me një piskatore, ose me një age të sterilizuar, pra veglat që do përdoren duhet të lahen dhe të dezinfektohen.

2.Një problem tipik është "goditja nga dielli", një shqetësim i shkaktuar nga temperaturat e larta. Shfaqet me dhimbje koke, kruajtje tek veshët, rritje të temperaturës së trupit, mungesë djersitjeje dhe ulje e tensionit. Gjëja më e menjëhershme që duhet të bëhet është të çoni njeriun e dëmtuar në hije, ta shtrini me këmbët të ngritura më lart se niveli i kokës. Më pas vazhdoni ta lagni me ujë të ftohtë në fytyrë dhe në sqetulla. Sigurohuni që temperatura e trupit të zbresë nën 38 gradë, nëse jo, duhet ta dërgoni në urgjencë.

3.Djegia nga dielli, shkaktohet nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Nëse jeni djegur dhe nuk keni përdorur krem me filtër mbrojtës, duhet të vendosni mbi lëkurë krem hidratant, ose një krem me përmbajtje kortizoni, nëse djegiet janë shumë të dukshme.
Nëse dhimbja është shumë e madhe, mund të përdoren qetësues të zakonshëm, siç janë paracetamoli, ose ibuprofeni.

4.Pickimi i gjarprit është një tjetër rrezik që mund të na shkaktohet në verë. Mos fusni kurrë duart nëpër gurë (sidomos nëse gurët janë të ekspozuar në diell). Shikoni më parë vendin ku do të uleni dhe të vishni këpucë të mbyllura. Në rast pickimi duhet të çani vendin e pickuar, për të dalë gjaku me përmbajtje helmi dhe të vraponi për në ndihmën e shpejtë. 

incidentet

The post Qysh me i shmangë incidentet gjatë udhëtimit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë karamele?

Posted: 10 Nov 2016 03:03 PM PST

Përbërësit:

  • 200 gram sheqer
  • 1 majë lugë limontoz
  • 3 lugë ujë
  • 200 gram arra apo lajthi.

Sheqeri, limontozi dhe uji vihen në zjarr duke i përzier derisa të marrin ngjyrë kafe të mbyllur.

Gjysma e arrave hidhen në shurup të trashë, nxirrën me pirun dhe vendosen në letër të lyer me yndyrë.

Edhe pse tjetër e arrave hidhen në shurup dhe nxirrën në të njejtën mënyrë.

SONY DSC
SONY DSC

The post Qysh me përgaditë karamele? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për zgjatjen e flokëve?

Posted: 10 Nov 2016 03:01 PM PST

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 banane
  • ½ gote birrë.

Vendosen të gjithë përbërësit në mikser dhe përzihet derisa të formohët një masë homogjene.

Aplikohet maska në flokë, duke filluar nga rrënja e në gjithë gjatësinë e flokut.

Mbështillet koka në qese plastikeje dhe lejohet maska të veprojë për 1 apo 2 orë.

Shpërlahet si zakonisht.

zgjatje

The post Qysh me përgaditë maskë për zgjatjen e flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i aktivizu pakot TiP në IPKO?

Posted: 10 Nov 2016 02:41 PM PST

Me pakot e reja për minuta, SMS, dhe internet në mobil, ju do ta gjeni TiP-in që ju përshtatet më së miri.

Brenda pakove TiP, ju mund të zgjedhni mes opsioneve me validitet javor dhe mujor, si dhe opsioneve me më shumë benefite:

 

TiP Standard përmban:

  • 100 minuta
  • 100 sms
  • 1 GB,

Me validitet 7 ditë për vetëm 2.50 Euro.

Kontrolloni gjendjen duke thirrur *110*1#

TiP Trendy përmban:

  • 100 minuta
  • 150 sms
  • 500 MB,

Me validitet 30 ditë për vetëm 4 Euro.

Kontrolloni gjendjen duke thirrur *110*4#.

TiP Aktiv përmban:

  • 100 minuta
  • 150 sms
  • 700 MB,

Me validitet 30 ditë për vetëm 5 Euro.

Kontrolloni gjendjen duke thirrur *110*5#.

TiP Ndryshe përmban:

  • 150 minuta
  • 200 sms
  • 1 GB,

Me validitet 30 ditë për vetëm 7 Euro.

Kontrolloni gjendjen duke thirrur *110*7#.

tipi

The post Qysh me i aktivizu pakot TiP në IPKO? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju spërkatës për largimin e rrudhave nga rrobat?

Posted: 10 Nov 2016 02:23 PM PST

Përbërësit:

  • 2 gota ujë të ngrohtë
  • 1 lugë zbutës për flokë
  • 1 lugë uthull të bardhë.

laargim-i-rrudhave-1

1.Në një shishe me spërkatës shtoni ujin e ngrohtë.

laargim-i-rrudhave-2

2.Shtoni zbutësin e flokëve.

laargim-i-rrudhave-3

3.Shtoni në fund uthullën.

laargim-i-rrudhave-4

4.Përzieni dhe me masën e krijuar spërkatni disa herë në rroba të rrudhosura.

laargim-i-rrudhave-5

5.Tërhiqni rrobat që të largohen rrudhat dhe vendosni ato në një sipërfaqe të rrafshët derisa të thahen.

laargim-i-rrudhave-6

The post Qysh me kriju spërkatës për largimin e rrudhave nga rrobat? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more