Skip to main content

“Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar?” plus 5 more Qysh me


Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar?

Posted: 08 Nov 2016 03:35 PM PST

  1. Norilsk (Rusi) – Norilsku u krijua në vitin 1935 si një gulag në Siberi. Për ata që jetojnë ende atje, jeta nuk mund të bëhej më e keqe. Qyteti është seli e kompleksit më të madh të fonderive në botë. Çdo vit, në ajër lirohen mbi katër milion tonë plumb, nikel, arsenik, zink dhe përbërje të tjera shumë helmuese.
  2. Sukinda (Indi) – Kromi jovalent është një metal i rëndë, i përdorur për prodhimin e çelikut të paoksidueshëm dhe për ngjyrosjen e lëkurëve, por në të njëjtën kohë ai është kancerogjen nëse përthithet apo gëlltitet. 60% e ujit të pijshëm të qytetit përmban dy herë më shumë krom se standarti i lejuar.
  3. Tianying (Kinë) – Një qytet industrial, si shumë tyë tjerë në Kinë, por ky vend prodhon më shumë se gjysmën e plumbit në vend. Për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në tokën dhe në ujrat përreth Tianyingut.
  4. Dzerzhinsk (Rusi) – Potuajse 300 mijë tonelata mbetjesh kimike kanë lejuar qytetin që të fitojë rekordin aspak të lakmueshëm të kësaj discipline në Librin e Rekordeve Guinness. Disa prej materjaleve kimike klasifikokohen si jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

qytetet-qe-nu-kduhet-vizituar

The post Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë qka tregojnë rrathët e syve?

Posted: 08 Nov 2016 03:33 PM PST

1.Rrathët e zinj poshtë syve për shumicën prej nesh janë shprehi e lodhjes, apo një nate pa gjumë.

Pavarësisht se sa gjumë flini, apo çfarë kremërash përdorni, ka edhe një tjetër shpjegim për rrathët e syve.

2.Mund të shkaktohen nga alergjia.
Rathët poshtë syve mund të kenë si shkak alergjinë, por sipas specialistëve edhe kjo varet nga lëkura.

Ajo pjesë është më e hollë se kudo tjetër, nuk ka shumë yndyre apo hapësirë për të mbuluar enët e gjakut, të cilat zgjerohen për shkak të alergjive.

"Reaksionet alergjike mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe të lëshojnë histaminë, e cila zgjeron venat e gjakut", thotë një ekspert.

 

3.Bllokimi i hundëve.
Një shkaktar i zakonshëm i rrathëve të syve është edhe bllokimi i hundëve.

Kur hundët tuaja janë të zënë, venat zvogëlohen shumë tek sytë dhe bëhen më të errët.

Në këtë rast këshillohet përdorimi i ujit fiziologjik.

rrathet-e-syve-1

The post Qysh me ditë qka tregojnë rrathët e syve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu kilogramët e tepërt?

Posted: 08 Nov 2016 03:30 PM PST

1. Mbështjellja e trupit.

Shumica e njerëzve mendojnë se mbështjellja e trupit është një mënyrë e lehtë për hequr dhjamin e tepërt në bark. Ky trajtim përfshin mbështjelljen e pjesës së belit me qese plastike dhe mbajtja ashtu për një kohë të gjatë.

2. Çajrat detoksikues.

Këto lloje çajrash, që mendohet se pastrojnë sistemin, përshpejtojnë metabolizmin dhe ulin fryrjen e barkut, mund të jenë efektive deri në njëfarë pike, megjithatë duhet të tregoni kujdes në përdorimin e tyre.

Teprimi me to mund të çojë në efekte anësore, si diarre për shembull. Çaji jeshil është më i mirë në këto raste, pasi është më diuretik, ndihmon për t'u dobësuar ose kur keni fryrje barku, dhe më e rëndësishmja, ka më pak efekte anësore.

3. Gjumi i mirë.

Fjetja mjaftueshëm, 7-9 orë në natë, ndihmon në normalizimin e funksionimit të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun, duke minimizuar kështu fryrjen e barkut.

4. Hani shpesh dhe nga pak.

Kur hani vakte të bollshme, ata kërkojnë më shumë kohë për t'u tretur, dhe fermentimi i ushqimeve të patretura mund të çojë në gazra të brendshme.

Nëse këto gazra nuk dalin nëpërmjet gromësirave, atëherë mund të grumbullohen në stomak dhe zorrë, dhe shkaktojnë fryrje të tyre. Mundohuni të hani shpesh dhe nga pak që t'i jepni mundësi stomakut ta tresë ushqimin siç duhet.

kg

The post Qysh me i largu kilogramët e tepërt? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pastru skarën?

Posted: 08 Nov 2016 03:29 PM PST

1.Largoni të gjithë hekurat nga skara.

2.Shpërlani skarën me ujë.

3.Në një enë kombinoni 3 lugë sodë bikarbone me 1 lugë ujë.

Me anë të një furce më masën e përgaditur fërkoni pjesën e brendshme të skarës.

Pastaj, shpërlani skarën përsëri.

4.Me sodën bikarbone të përzier me ujë fërkoni edhe hekurat e skarës me pjesën e fortë të sfungjerit.

Shpërlani me ujë.

5.Lejoni të thahen në ambient të jashtëm apo në temperaturë dhome

grill.

The post Qysh me pastru skarën? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju zbutës për rroba?

Posted: 08 Nov 2016 03:27 PM PST

Përbërësit:

  • 300 ml zbutës të flokëve
  • 1 gotë e gjysmë uthull të bardhë
  • 3 gota ujë të ngrohtë
  • Disa pika vaj livandoje(opcionale).

zbutes-1

1.Në një enë të thellë vendosni zbutësin e flokëve, i cili mund të jetë pa aromë apo me aromë që dëshironi, nuk është e rëndësishme.

zbutes-2

2.Shtoni uthullën dhe ujin.

zbutes-3

3.Për një aromë më të mirë shtoni vajin e livandos.

zbutes-4

4.Përzieni zbutësin e krijuar mirë dhe vendoseni në një enë të përshtatshme.

zbutes-5

5.Në secilën larje në lavatriqe vendosni ¼ e gotës të mbushur me zbutës.

zbutes-6

The post Qysh me kriju zbutës për rroba? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë role me gështenja?

Posted: 08 Nov 2016 03:22 PM PST

Përbërësit:

  • ½ kg gështenja të ziera
  • 1 e verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • 100 gram arra
  • 50 gram sheqer pluhur.

Gështenjat e ziera, të qëruara e të shtypura vendosen në një enë.

Shtohen arrat e bluara, gjalpi i zbutur, e verdha e vezës dhe sheqeri pluhur.

Përzihet masa mirë dhe vendoset në folie plastike.

Formohet role nga masa dhe vendoset në tabakë.

Për përgaditjen e glazurës vendosen në një enë mbi avull 3 rende qokollatë.

Vlohet sherbeti i trashë nga 50 gram sheqer dhe 1 lugë ujë.

Shtohet sherbeti në masën e qokollatës dhe përzihet.

Shtohet gjalpë, përzihet përsëri dhe vendoset mbi role.

role-me-geshtenja

The post Qysh me përgaditë role me gështenja? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more