Skip to main content

“Qasja joadekuate për anëtarësim në Interpol (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Qasja joadekuate për anëtarësim në Interpol (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Qasja joadekuate për anëtarësim në Interpol (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:36 PM PST

Kosova vazhdon të mbetët ende jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë – Interpol dhe Europol, edhe pas tetë vjetësh nga shpallja e pavarësisë.

Ndonëse vendi deri tash ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këta mekanizma, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata.

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që njëkohësisht është edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se Kosova nuk duhet vetëm që të aplikojë, por të ketë edhe një lobim të mirëfilltë.

Vërejte për qasjen e institucioneve të vendit për anëtarësim kishte Plator Avdiu nga Qendra e Sigurisë së Kosovës, i cili thotë se duhet të ndryshohet qasja e deritanishme. /Tribuna Channel/

The post Qasja joadekuate për anëtarësim në Interpol (Video) appeared first on Telegrafi.

Homazhe për Astrit Deharin, edhe në Tiranë

Posted: 06 Nov 2016 12:21 PM PST

Të hënën, më 7 nëntor, në Sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media.

Dehari ka ndërruar jetë mbrëmë në rrethana ende të paqarta, në Burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

The post Homazhe për Astrit Deharin, edhe në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Në Ulqin sot janë katërmijë banorë më pak se në vitin 1991

Posted: 06 Nov 2016 12:17 PM PST

Ulqini është i vetmi qytet bregdetar në Malin e Zi, që ka më pak banorë se para 25 vitesh, tregojnë rezultatet e Monstatit, shkruan ul-info.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1991 në këtë komunë kanë jetuar 24.217 banorë, ndërsa dy dekada e gjysmë më vonë vetëm 20.081. Kjo do të thotë se numri i banorëve në këtë periudhë ka rënë për 4.136 persona, gjegjësisht për një të gjashtën.

The post Në Ulqin sot janë katërmijë banorë më pak se në vitin 1991 appeared first on Telegrafi.

Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video)

Posted: 06 Nov 2016 12:06 PM PST

Institucionet shtetërore të Kosovës do duhet të shqyrtojnë mundësinë për masa të reciprociteti ndaj shtetit serb, në aspektin e arrestimeve të qytetarëve. Kjo duhet menduar, pasi që arrestimet e shtetasve kosovarë nga Serbia janë intensifikuar në muajt e fundit.

Anëtari i Komisionit për siguri, Zafir Berisha, ka thënë se sjelljet e Serbisë po e obligojnë Kosovën që të aplikoj masa reciprociteti jo vetëm për arrestimet, por edhe për të tjera aspekte.

Masat e mundshme të reciprocitetit ndaj shtetit serb i ka pohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i cili ka thënë se mos reflektim i shtetit serb mund të shpjerë kah masat e reciprocitetit. /Tribuna Channel/

The post Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video) appeared first on Telegrafi.

Familjes Vitia nga Lipjani, përveç shtëpisë shpesh i mungon edhe buka (Video)

Posted: 06 Nov 2016 11:39 AM PST

Çdo mëngjes e presin në një dhomë të vogël, ku kur përkeqësohet koha futet edhe uji. Madje, edhe kjo hapësirë ku jeton familja Vitia në Sllovi të Lipjanit, nuk është pronë e tyre.

Shtëpi të tyren kjo familje nuk munden të bëjnë deri tani, pasi gjendja shëndetësore e kryefamiljarit nuk është e mirë. Në një skaj, zonja e shtëpisë gatuan ushqimin, ani pse herë-herë thotë se s'ka asgjë për të ngrënë.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë kronikën për këtë familje. /Klan Kosova/

The post Familjes Vitia nga Lipjani, përveç shtëpisë shpesh i mungon edhe buka (Video) appeared first on Telegrafi.

Diori nëntëvjeçar me sëmundje të zemrës, ka nevojë për ndihmë (Video)

Posted: 06 Nov 2016 11:22 AM PST

I shtrirë në shtratin e tij, duke shpresuar që një ditë të mund të loz dhe shkoj në shkollë si fëmijët e tjerë, Dior Agushi, nëntëvjeçar, vuan nga sëmundja e zemrës, shërimi i të cilës i kushton rreth 50 mijë euro.

Kushtet e vështira në të cilën jeton familja Agushi nga Prishtina, kanë bërë që ai të sëmurët në mushkëri nga të ftohtit, gjë që i ka shkaktuar vështirësi edhe në frymëmarrje.

Nëna Shenaj Agushi, e vetme me dy fëmijë, rrëfen për gjendjen e djalit të sëmurë.

Agushi mund të kontaktohet në numrin e telefonit 044 846 155 dhe mund t'i ndihmoni përmes llogarisë në TEB: 2011000122359138 /Tribuna Channel

The post Diori nëntëvjeçar me sëmundje të zemrës, ka nevojë për ndihmë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kryeprokurori i Speciales vjen në Prishtinë

Posted: 06 Nov 2016 11:05 AM PST

Prokurori David Schwendiman do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016.

Schwendiman – si kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të formuar tashmë – do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij, ndërsa nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të Qeverisë, me kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it.

The post Kryeprokurori i Speciales vjen në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Vajza e invalidit të UÇK-së ka nevojë për ndihmë për shërim nga leukemia

Posted: 06 Nov 2016 10:27 AM PST

Vogëlushja Albina Qela ka nevojë për ndihmën e qytetarëve, pasi ajo vuan nga leukemia dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.

Albina është shtatëvjeçare dhe jeton në Komunën e Mitrovicës. Babi i saj, Dibral Qela, është invalid i luftës e nuk ka kushte për trajtim të mëtutjeshëm të vajzës.

Trajtimi jashtë vendit kushton 79,500 euro.

Për ndihmë mund të kontaktoni në këtë numra:

Tel.: 049 233 704

Numri i xhirollogarisë në Raiffeisen Bank: 1503001002843644

The post Vajza e invalidit të UÇK-së ka nevojë për ndihmë për shërim nga leukemia appeared first on Telegrafi.

Kërveshi fajëson shtetin për vdekjen e Deharit: Në Kosovë i vetëvrari e vret veten “me thikë në shpinë”!

Posted: 06 Nov 2016 10:11 AM PST

Eksperti i çështjeve juridike, Kujtim Kërveshi, në një postim të tij në Facebook kërkon që rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, ta hetojnë hetues të agjencive të huaja.

"Astrit Dehari (nuk e kam njohur kurrë), ndjesë pastë! Nga dje ai nuk është më, por debati duhet të jetë gjithëpërfshirës! Vdekjen e tij duhet ta hetojnë hetues të agjencive të huaja! Shoqëria në Kosovë nuk ka besim dhe nuk duhet të besojë më në hetime të rasteve të tilla nga institucionet tona; ato nuk janë të përgjegjshme, as nuk janë profesionale e po ashtu as nuk janë te pavarura nga ndikimet! Shteti jonë është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit. Çështja është se e cilit institucion saktësisht duhet të bartë përgjegjesine! Ky shtet të shpall: 'I vetëvrari e vrau veten me thikë në shpinë', andaj te mos e lejojmë degradimin e mëtejshëm të vendit tonë", ka shkruar Kërveshi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

kerveshi

The post Kërveshi fajëson shtetin për vdekjen e Deharit: Në Kosovë i vetëvrari e vret veten “me thikë në shpinë”! appeared first on Telegrafi.

Ministrja Hoxha thotë se po i presin raportet zyrtare rreth vdekjes së Astrit Deharit

Posted: 06 Nov 2016 10:02 AM PST

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha; kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, sot kanë mbajtur një konferencë për media në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D.

"Që nga dita e djeshme Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante, janë duke u marrë me rastin, ndërsa aktualisht jemi duke pritur vendimin e familjes për anëtarin i cili do t'i bashkëngjitet ekipit i cili do ta kryej autopsinë", theksoi Hoxha.

Ajo me tej shtoi se në kuadër të mandatit të saj, shpreh "përkushtimin për sqarimin e rastit, me transparencë" dhe ftoi që "të mos bëhen paragjykime lidhur me rastin".

"Menjëherë kam urdhëruar hetim të brendshëm të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit A. D. dhe në pajtim me të gjeturat e raportit dhe kompetencat, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore", tha Hoxha. /Telegrafi/

The post Ministrja Hoxha thotë se po i presin raportet zyrtare rreth vdekjes së Astrit Deharit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more