Skip to main content

“(Po i patë në rrugë t’i pështyni pesë shqupistët atdhemohues)” plus 9 more - Gazeta Dita

“(Po i patë në rrugë t’i pështyni pesë shqupistët atdhemohues)” plus 9 more - Gazeta Dita


(Po i patë në rrugë t’i pështyni pesë shqupistët atdhemohues)

Posted: 10 Nov 2016 01:58 AM PST

Meqë SHQUP-i u vetëpërjashtua,
nga integrimi i Shqipërisë,
i bie që hapja e negociatave,
të jetë një fitore e qeverisë.

Pesë mostrat e Partisë Demokratike,
luftuan ta fundosnin Shqipërinë,
pastaj Lulashi-horr i horrave,
na bën leksione për tradhtinë!

Me përralla dhe dokrra akshami,
kreu i qenërisë mundohet të mbrohet,
po asnjëherë dhe për asnjë rast,
tradhtia s'mund të justifikohet!

Ky turp i madh i shqupistëve,
brez pas brezi kurrë s'do harrohet,
dhe pikërisht për këtë në zgjedhjet e reja,
PD-ja nga populli do të masakrohet.

Po i rikujtoj Luli flamës,
dhe pesë kamikazëve kromësira,
se qeveria e Edi Ramës,
ka dalë nga zgjedhjet e lira.

Po i them luftëtarit të baltës,
që male me baltë ka hedhur,
janë në kuzhinën e SHQUP-it,
ata që zgjedhjet në vite kanë vjedhur.

Në Bruksel tradhtia doli hapur,
me një lëvizje Pollot u zunë mat,
ndaj të pesë mostrat nëse i shikoni,
të gjithë t'i pështyni në surrat!

Pështyni Aldo Bumçen edhe Pollon,
Halimkën dhe Kaçin e zi të partisë,
ata surretër janë aq të ndyrë,
sa dhe pështyma do t'ju bëhet pis.

Lulashi-relativisht djalë i ri,
nuk i ndahet politikës së vjetër,
ndaj rruga e tij zi edhe më zi,
këtu do ta shpinte patjetër!

M'u në zenith të turpërimit,
laviret turpin nuk e njohin fare,
PD-ja hapur e shpalosi veten,
si një parti antikombëtare.

Ne e kemi ditur me kohë e me vakt,
po tani u bindëm përfundimisht,
se atdhemohimin SHQUP-i e bëri fakt,
ndaj gjithmonë do tregohet me gisht.

Në asnjë rast dhe asnjëherë,
tradhtia s'mund të justifikohet,
dhe kjo që ndodhi s'ësht' nga ato çudi,
që vetëm për tre ditë mund të harrohet!

Vajza akuzoi shokët për përdhunim, por prangoset vetë gjatë gjyqit

Posted: 10 Nov 2016 01:52 AM PST

Nga viktimë në fajtore. Kjo është historia e një 18-vjeçareje që pretendonte se ishte përdhunuar nga dy shokët e klasës kur ishte 17-vjeçe.

Arrestimi i 18-vjeçares është bërë një ditë më parë në gjykatën e Tiranës aty ku me kërkesë të prokurorisë E.J ishte thirrur si dëshmitare ndaj dy të pandehurve.

Prangosja e vajzës është bërë me kërkesë të prokurorisë pasi në deklarimet e saj, ajo ka bërë dëshmi të rreme në gjyq duke mohuar se është dhunuar seksualisht nga dy të arrestuarit, shkruan shqiptarja.com

Sipas hetimeve të prokurorisë, E.J sot në moshë madhore ka kallëzuar në polici rreth 9 muaj më parë se ajo është përdhunuar nga dy persona në moshën 17-vjeçare të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar dy personat, por pas 8 seancave gjykimi E.J ka ndryshuar dëshminë duke thënë në gjyq të kundërtën e kallëzimit të bërë në polici.

A mund të kemi në Shqipëri një variant të Donald Trumpit?

Posted: 10 Nov 2016 01:52 AM PST

 

Nga Bedri Islami

Që nga janari i vitit që vjen, Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Në fillimin e fushatës askush nuk do të mund ta besonte se ai do të ishte kandidati presidencial i republikanëve amerikanë. As vetë republikanët. Ia doli. Ia doli, megjithëse kishte kundër mes shumë të tjerësh edhe një familje të njohur presidenciale, Bush.

Pastaj askush nuk e besonte se ai do të ishte përballë një gruaje, e cila duke kaluar natyrshëm të gjitha shkallët e politikës, do të synonte që të ishte gruaja e parë presidente në historinë e Amerikës.

Trump ishte përballë saj, ndoshta edhe më i gëzuar se sa të ishte përballë dikujt tjetër. Zonja Klinton, në rrugën e gjatë të politikës kishte lënë shumë dritëhije, disa nga të cilat i mori pas vetes pikërisht nga bashkëshorti i saj. Rruga e gjatë në politikë, megjithë zotësinë për të qenë e pranishme, e kishte lodhur besimin ndaj saj. Njerëzit kërkonin diçka të re, krejt ndryshe dhe, si duket nuk e gjenin tek ish Zonja e parë.

I ndodhur përballë, Donald Trump bëri atë që nuk mendohej nga pakkush, ose më saktë, nga më pak se gjysma e amerikanëve dhe nga më pak se një e pesta e evropianëve: ai e mundi zonjën Klinton dhe tani pret qetësisht vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe në zyrën ovale.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Njeriu që i theu të gjithë rregullat e artë në një fushatë presidenciale, skërmitësi i hekurt, i pandryshueshëm deri në thelb, arrogant dhe plot skandale njerëzore, që kishte kundër edhe njerëzit e partisë që e kandidoi nga halli, përmbysi atë që mendohej se nuk mund të përmbysej: pandryeshmërinë e artë të Presidentit të ardhshëm dhe, që nga sot, mendja e tij do të jetë tek stafi qeverisës, duke e pasur më të lehtë se Obama, pasi ka rreth vetes edhe Kongresin, edhe Senatin Amerikan.

Ishte një ditë tragjike apo një fillim i ri, këtë nuk e di askush. Shumë vetë mendojnë në një gabim historik të amerikanëve, në krye të vendit do të jetë njeriu më kontrovers në historinë e këtij vendi të madh, por ai ia doli dhe për këtë i duhet hequr kapelja.

A mund të kemi në Shqipëri një shembull të Donald Trump-it?

Nuk e besoj se do të jetë një shembull që ndiqet. Për shumë arsye.

Megjithëse Trump hyri në politik si një dem i harbuar, përsëri ai i mbështeti shpatullat në njerën nga dy partitë e mëdha tradicionale, tek Republikanët. Megjithëse i hyri me zor në oborr, nëse nuk do e kishin pranuar, loja e tij politike do të kishte përfunduar ende pa filluar.

Dy kampet e mëdha të politikës shqiptare i kanë dyert e mbyllura për hyrje të tilla befasuese. Ata, prej shumë kohësh kanë ngritur sinorët përtej së cilave është e vështirë të kalohet. Për të qenë pjesë aty duhet, ose të kesh kaluar nëpër një ministri, si kaloi Edi Rama, ose të jesh i suksesshëm në drejtimin e kryebashkisë së vendit, po ashtu shembulli i Ramës, ose të jesh kanakari i shefit të partisë, si është Basha. Përmbysje tjetër nuk ka dhe si duket, as nuk do të ketë.

Të hysh në politikë si Trump në rradhë të parë duhet të gjesh një si ai. Pra një financier të fuqishëm, të ashpër, herë antiligj e herë ligjvënës, me ambicie të fuqishme, në një shtet ku rregullat janë për të gjithë dhe ku hapësirën tënde, nëse nuk ta hapin, duhet ta hapësh me forcë.

Në Shqipëri biznesmeni më i fuqishëm thonë se është Samir Mane. Nuk e njoh, për herë të parë e kam parë në një emision TV, dhe me atë që ndoqa, kariera politike ishte jashtë vemendjes së tij, por edhe karakteri ishte diçka e huaj për politikën.

Figurat e reja politike që kanë hyrë në këtë shteg, ashtu si hynë, në shumicën e tyre janë të ardhur nga politika. Gjergj Bojaxhi vjen nga Partia Demokratike, Ben Blushi nga Partia Socialiste, Agron Duka ka dy prejardhje, nga socialistët ku ishte ministër, dhe nga Republikanët, ku ishte deputet dhe nuk e lejuan të bëhet kryebashkiak.

Nga të gjithë këto, pra jo të panjohur politikisht, vetëm njëri është i fuqishëm në financë, Duka. Dy të tjerët, janë të pasur, por jo të mbytur në pasuri. Për të dy, partitë e mëdha i kishn dyert e mbyllura, ose më saktë, ia mbyllën dalngadalë. Deri sa e ndjenë veten faktikisht jashtë tyre dhe..dolën.

Figurë karizmatike kontroverse në Shqipëri është shumë e vështirë të gjesh. Ta krijosh është e pamundur. Deputeti kaubojs i Lezhës dëshmon se si mund të kthehesh në figurë tragjikomike, pasi nuk e di as vetë se përse je aty. Të kanë bërë pjesë të listës për të financuar fushatën, duke menduar periudhën paszgjedhore, përmes së cilës mund të vësh në vend humbjet apo të jesh diku në një qoshe, përmes së cilës mund të kalosh nëpër tehun e doganave dhe të tatimeve.

Biznesmenët e fshehur të politikës as nuk e shkojnë ndër mend të përsërisin aventurën Trump. Ata hesapet nuk e kanë me financën drejt politikës por me politikën drejt financës. Nuk u bënë të pasur se ishin financierë të zotë, por sepse, duke luajtur në politikë zari i financës u ndal para tyre. Të futen tani në politikë me sindromin Trump do të thotë të rrezikojnë atë që kanë fituar, çka është e palogjikshme në botën e tyre të zhvatjes.

 

Shembulli i presidentit të ardhshëm amerikan do të zgjojë interesa politike të çastit, të cilat shpejt mund të përmbysen.

Në Kosovë njëri ndër biznesmenët më të njohur është Ramiz Kelmendi. Pronar i madh, lidhja e të cilit me bizneset serbe, si thonë mediat e atjeshme, është e njohur. Në pak vite ai është bërë njëri ndër pronarët më të fuqishëm në Kosovë dhe tani është edhe zevendëskryeministër i qeverisë së Kosovës.

I angazhuar në politikë përmes AAK-së së Ramush Haradinajt, i kaluar në PDK-në e Hashim Thaçit, tani është përfaqësuesi i lartë i LDK-së së Isa Mustafës në qeverinë e Kosovës. Është rasti më tipik i njeriut që synon politikën, por që për fat të mirë, nuk gjendet edhe në shtetin shqiptar. Them për fat të mirë, pasi lëvizja e boshtit kurrizor është kaq e pandreqshme, sa që do të kishim një politikan kameleon më shumë se sa një bartës shprese.

Në janar do të jetë rrokada e rradhës në Shtëpinë e Bardhë. Në harkun e tetë viteve amerikanët votuan për herë të parë për president një afroamerikan, Obama, dhe një biznesmen miliarder, Trump.

Me të parin shpresat ishin jashtëzakonisht të mëdha, por edhe zhgënjimet ishin të ndjeshme.

Me të dytin zhgënjimi ishte i madh që në ditën kur u fut në lojën e thellë të politikës, por vazhdimi i saj nuk dihet. Amerika është në provën e saj të madhe.

Shqipëria, si duket, nuk do e bëjë kurrë këtë provë, edhe pse duhet bërë, por me statura të ndryshme politike.

Pacolli: Në vitin 2013 refuzova takimin me Trump, është pro Kosovës (VIDEO)

Posted: 10 Nov 2016 01:47 AM PST

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin, por as pritjet e tij, tani kur SHBA-të do të drejtohen nga republikani Donald Trump, gjatë katër viteve të ardhshme.

Pacolli në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishëm se Trump, vetëm sa do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye të kenë frikë se do të mbesin jashtë axhendës së Uashingtonit.

"Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%", tha Pacolli.

Pacolli insiston se Trumpin e ka takuar me herët, ndërsa tregon se Presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët.

Diskursi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklaratat për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale.

Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trumpin në vitin 2013 në Neë York.

"Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkëpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës", tha ai.

Pacolli nuk e ka përjashtuar mundësin që të tentoi ta sjell për vizitë Trumpin në Kosovë megjithëse shton se këtë do ta bënte sigurt nësë do të ishte president. /RTV Dukagjini

Inter, Murinjo i bën një “dhuratë” në merkato

Posted: 10 Nov 2016 01:45 AM PST

Pas emërimit të Stefano Piolit si trajner i Interit, tashmë edhe merkato për zikaltërit është rindezur.

Padyshim që mbrojtja është reparti ku trajneri Pioli do të bëjë shumë ndryshime, sidomos nga krahët.

Duke parë këtë fakt, nga Anglia mund të vijë Mateo Darmian.

Mbrojtësi i djathtë nuk bën pjesë në planet e Hoze Murinjos, i cili e ka vënë në listën e largimeve.

Darmian është gati të rikthehet në Itali në formë huazimi, teksa Murinjo i ka sugjeruar vetëm Interin.

Fitorja në zgjedhje e Trumpit është shok e moment kthese

Posted: 10 Nov 2016 01:44 AM PST

Fitorja – fitorja e papritur e thellë – e Donald Trumpit ka sjellë një paralizë shoku. Të paktën në Evropë dhe në Gjermani. Këtu mbizotërojnë dallueshëm – me gjithë përpjekjet për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike – një qëndrim mosbesues për atë që ka ndodhur, hutim dhe tmerr. Motoja, motoja e duhur e këtyre orëve të para megjithatë është: askush nuk e njeh me të vërtetë Donald Trumpin. Natyrisht që planet e tij, ato që ka ndërmend, idetë e tij në fushatën elektorale u regjistruan – edhe stili i tij prej huligani, teprimet e tij, retorika e shpresave të gënjeshtërta, masohizmi i tij, racizmi i tij. Por natën e zgjedhjeve u pa edhe gatishmëria ose përpjekja e tij që pas kësaj lufte sharjesh e hedhjesh baltë SHBA të pajtohen me veten dhe që t'i trajtojnë partnerët në të gjithë botën me korrektesë. Për ta thënë thjesht: duhet pritur njëherë.

Askush nuk ishte i përgatitur për Trumpin

Donald TrumpMegjithatë, në kryeqytetet perëndimore – dhe vetëkuptohet edhe në Berlin – zgjedhja e Trumpit është "worst case" (rasti më i keq). Për të nuk ishte përgatitur askush. Dhe askush nuk e di se kush do të vendosë së shpejti në politikën e jashtme, në politikën e sigurisë dhe në politikën e ambientit. Sepse Trumpi është një person jashtë sistemit në Partinë Republikane. Pra ai nuk mbështetet në mendjet dhe në korifenjtë e njohur. Me ata nuk ekzistojnë kanale, nuk ekzistojnë njohje joformale. Kjo nuk i bën gjërat më të lehta, sepse Trumpi ndoshta do të rrethohet ndoshta me njerëz që nuk kanë përvojë në parketin diplomatik dhe nuk kanë rrjetin e tyre.

Kjo vetëkuptohet që ka pasoja: në politikën ekonomike, në të cilën bëhet fjalë për tregtinë e lirë të përbotshme. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë: këtu bëhet fjalë për Iranin; për Izraelin; për një veprim të mundshëm ushtarak kundër terrorizmit xhihadist, për imazhin e vetvetes të Uashingtonit në Lindjen e Afërme; për raportin e brishtë me Rusinë dhe me Kinën; për çështjen nëse e sheh veten si partner apo si rival të dy fuqive të tjera të mëdha – apo për kthim në izolacionizëm të theksuar. Fjala është edhe për raportin me aleatët. A është NATO-ja për SHBA edhe më tej sistemi kolektiv i sigurisë i Perëndimit? A do të deklarohet Trumpi pro politikës së aleancës? Apo beson ai se evropianët duhet të paguajnë më shumë për sigurinë e tyre? Ky është testi i rezistencës për Perëndimin.

Trumpi nuk është njeri i elitave të deritashme

Donald Trump është i panjohuri i madh. Ai përfaqëson – në mënyrë pak paradokse si miliarder nga New Yorku  – triumfin e provincës mbi metropolet, fitoren e fshatit mbi qytetet. Në politikën e brendshme ai nuk është njeri i elitave të deritashme. Prandaj nuk do të jetë kaq e lehtë të gjendet qasje tek ai.

Por paraliza nga shoku ka edhe të mirat e saj. Ajo çon në qendrim të matur. Derisa Trumpi të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti i 45-të i SHBA, do të kalojë mjaft kohë, për t'u përshtatur me të. Zgjedhja e Trumpit është një moment kthese, mbase edhe një vendosje historike piketash. Megjithatë ajo nuk duhet të jetë e barabartë me fundin e bashkëpunimit të deritashëm të Perëndimit. Por më e parehatshme gjendja do të bëhet padyshim, sepse një gjë Trumpi është me siguri: jokonvencional.

Kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff

Kapen 480 kg drogë në Vlorë, autorët në arrati

Posted: 10 Nov 2016 01:39 AM PST

480 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës. Burime zyrtare njoftojnë se droga u kap gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë. Ajo u gjet në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati dhe ishte e shpërndarë në 80 thasë.

Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, policia gjeti edhe dy thasë të tjerë me kanabis, me një peshë prej 14 kilogramë. Kjo e fundit u gjet brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas.

Aktualisht policia po punon për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Rrezikohet shtyrja e kampionatit

Posted: 10 Nov 2016 01:37 AM PST

Reshjet qe kanë përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve, kanë bërë që një pjesë e mirë e fushave sportive dhe stadiumeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë të kthehen në "moçale".

Kjo situatë, mund të shtyjë Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë ndeshje e kësaj jave që janë programuar të luhen ditën e dielë.

Kategoria e Pare – Java  8

Grupi A

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Burreli-Besëlidhja 13.11.2016 14:00 Burrel
2 Shënkolli-Kastrioti 13.11.2016 14:00 Shënkoll
3 Besa-Mamurrasi 13.11.2016 14:00 Kavajë
4 Tërbuni-Erzeni 13.11.2016 14:00 Pukë
5 Iliria-Kamza 13.11.2016 14:00 F.Krujë

Grupi B

Nr Ndeshja Data Ora Vendi
1 Dinamo-Tomori 13.11.2016 14:00 Tiranë
2 Elbasani-Pogradeci 23.11.2016 14:00 Elbasan
3 Lushnja-Apolonia 13.11.2016 14:00 Lushnje
4 Bylis-Sopoti 13.11.2016 14:00 Ballsh
5 Shkumbini-Turbina 13.11.2016 14:00 Peqin

Përse nuk kishte femra në çetat e Ballit…

Posted: 10 Nov 2016 01:33 AM PST

 

Nga Sevo Tarifa

Një varg i zi masakrash…

Masakrat balliste ishin karakteristikë e armiqësisë së tyre. Përmes masakrave zhdukeshin jetë njerëzish. Ato ishin në shërbim të fashistëve italianë dhe të nazistëve gjermanë. Në zgjerimin e lëvizjes antifashiste për çlirimin e vendit, ballisto-zogistët, shikonin rrezikun e vet, ndaj kundërvepronin me tërë agresivitetin e tyre. Faktet janë të shumtë: Vështirë të pasqyrohen të gjitha. Por le t'u referohemi atyre që janë më masive. Janë të njohura kampet e përqëndrimit të shfarosjes në masë: Në Prishtinë 104 të pushkatuar. Sa gjak shqiptari është derdhur në kampet e tjerë fashiste, naziste e balliste!

Akte terrori e pushkatimi kanë kryer ballistët. Bashkë me nazistët vranë 72 punëtorë me bukë në gojë me urdhër të Abaz Ermenjit. Një  krim i përbindshëm! Tragjike ishte gjakderdhja në Kukës, masakra që shkaktoi banda e Muharrem Bajraktarit, i cili në befasi, në pabesi e me tradhti vrau 47 partizanë dhe u plagosën 50 të tjerë, të cilët ishin në shtëpitë e fshatarëve si miq të tyre… Vranë dhe 20 djem kosovarë.

Është e njohur masakra ballisto-naziste e 6 prillit 1944 në Korçë, ku vriten at e bir Bardhyl dhe Esat Pojani, dhe u arrestuan 400 qytetarë aktivistë të LANÇ e të bazave të Luftës.Terror i paparë ndonjëherë në Shqipëri ishin dy Operacionet gjermano-balliste të Dimrit dhe të Qershorit. Masakrat, dëmet në njerëz e në pasuri qenë të mëdha, por heroizmi partizan dhe mbarëpopullor shkëlqeu. Vetëm në Mallakastër, më 13 dhjetor 1943 u pushkatuan 10 këshilltarët e Hekalit. Deri në fund të janarit 1944 u pushkatuan pa asnjë motiv 41 burra këshilltarë, përfaqësues të popullit, të zgjedhur prej tij.

Në Brataj, fshat i cili është shpallur Martir, u vranë 37 fshatarë të pafajshëm, në Kuç  u ekzekutuan 26  banorë, në Trivllazën 13 të tjerë, midis të cilëve, dy gra. Ballistët pushkauan Shyqyri Kolën para gruas dhe fëmijëve të tmerruar!

E madhe, gati si masakra e Borovës është masakra e Bregdetit. Në Nivicë e Shen-Vasil u vranë 86 djem të rinj, pëveç 7 fshatarëve, gra e fëmijë që u vranë nga bombardimi. U internuan për në kampet e përqëndrimit në Gjermani: nga Bregdeti i Sarandës Nivicë-Qeparo, gjithsejt 303 burra e djem. U shkatërruan e u dogjën 150 shtëpi, u  grabitën 200 kokë gjedh e 500 të imta, u dogjën mbi 1000 dynymë me grurë etj. Po kështu është edhe masakra në zonën e Bërzeshtës në qershor 1944. Kolona gjermane e balliste dogjën shtëpija, rrëmbyen plaçka: qilima, kostume, shtresa e mbulesa. Një vajze adoleshente që ishte e sëmurë shtrirë në dyshek, një ballist i pa opingat e reja që mbante veshur dhe nxorri bajonetën për t'ia hequr që t'ia merrte, por nëna e saj e pa dhe ia dha vetë ato opinga, se ndryshe mund ta pësonte. Me kaq ballistët nuk u kënaqën. Morën me forcë burra e djem, disa i pushkatuan e disa i liruan.

Ballistët kanë bërë vrasje edhe në grupe më të vogla. Në Vlorë ekzekutuan heroinën Qeriba Derri, Çeze Arifi, Rifat Hita, Elmaz Derri, vranë plakun atdhetar 80-vjeçar Halim Bejto Mersini, sepse shtëpinë e kishte bazë lufte dhe vajza e tij ishte partizane. Në prill 1944 në zonën Vllahinë-Selenicë u pushkatua prifti 70-vjeçar Andrea Gjeçim Papa me bashkëshorten e tij dhe pasi i vranë me pushkë, i qëlluan dhe me bomba! Një partizani të plagosur i shkulën dhëmbët e dhëmballët, i dogjën mustaqet, i nxorrën sytë dhe në fund e pushkatuan. E të tjera, e të tjera masakra.

 

Varja në litar

Ende pa u formuar organizata e Ballit Kombëtar, vepronte fashizmi italian me bashkëpunëtorë spiunë shqiptarë.  I pari që u var në litar ishte Vasil Laçi, trimi i Piqerasit, 18 vjeçar, i cili pa iu trembur syri shkrepi revolen kundër Viktor Emanuelit. Dhe kur e varën në litar, me gjakftohtësi kërkoi një krehër që të krihte flokët e të vdiste i bukur dhe thirri sypatrembur: "Rroftë Shqipëria e lirë"!

Katër djem vlonjatë u varën në litar, sepse shtinë me armë kundër brigadierit dhe karabinierit të postës së Sevasterit. Sadik Ibrahimi, Teki Hanaj, Xhelo Shakaj, Isa Veseli.

Hamit Mëzezi, Nikolla Tupe dhe Ferid Xhajko, të tre ishin spiunuar dhe kërkoheshin për t'i kapur. I gjetën dhe i arrestuan në Fier. Filluan torturat në trupin e tyre. U dënuan me varje në litar. Të tre luftëtarët prisnin me gjakftohtësi zbatimin e vendimit. Qëndruan dhe 13 ditë në burgun e Tiranës gjithë lagështi. Në muret e qelisë kishin vizatuar shqiponja dhe shkruar fjalë antifashiste. U varën në oborrin e burgut.

     Hamid Shijaku, në mes të rinisë zhvillonte veprimtari politike-patriotike kundër fashizmit dhe veglave të tij. Njeri i aksionit. Fashistët dhe shërbëtorët e tyre e varën në oborrin e burgut. Hamidi shkoi kokëlart para litarit. I pa në sy armiqtë dhe tha: "Xhelatët s'kanë jetë të gjatë"!

Shyqyri Ishmi, i ri revolucionar, që vepronte guximshëm nën hundën e armiqve në Tiranë. Fashistëve u tha në sy me trimëri: "Rinia shqiptare është si bari i livadheve, që i kositun len ma i gjallshëm"!

Tofik Çanga, vepronte në Kosovë. Veprimtar i shquar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. U var në Gjakovë më 3 korrik 1943. Para se ta varrnin, fashistët e pyetën:
– Ke gjë për të thënë?
Tofiku, i hipur mbi arkë, nën trekëmbësh, tha: -Mos më prekni me ato duar që i keni të ndyra me fashizëm. Dhe ta dini se fashizmi e nazizmi së shpesjti do të shkatërrohen. Ja, po vjen era e lirisë dhe populli do të marrë fuqinë në dorë"!

Krimin e madh me varje litar të fashistëve italianë e vazhduan me egërsi nazistët gjermanë me udhërrëfyes spiunë dhe ballistë, të cilët kanë lyer deri në bërryl duart me gjak….

Ganimet Trebeshi, heroinë gjakovare. Motër e dëshmorit Abedin Tërbeshi, të cilin në mars të vitit 1943 e arresruan forcat fashiste dhe pasi e torturuan, e therën dhe e vranë me bajonetë në mënyrën më dramatike! Ky akt fashist ndikoi shumë te motra e tij, Ganimetja, e cila qysh në moshë të re u aktivizua në LANÇ. Armiku e zbuloi dhe e arrestoi së bashku me hallën e vet Shefikën, i burgosën, i internuan në kampin e Prishtinës. E varën në litar nazistët më 30 gusht 1944.  Para litarit ajo iu drejtua armikut me fjalët: "Ju barbarë e ju tradhtarë, ta dini se hakën do të ma marrin shokët…për liri nuk më dhimbset jeta".

Gjermanë e ballistë varët në Gjirokastër Bulen dhe Persefonin. Këputën jetën e dy lulkuqeve trime. Bulja qëndroi si heroinë. Me litar në grykë ajo u tha me guximshëm: "Qëlloni tradhtarë. Vajza shqiptare nuk trëmbet as nga plumbi dhe as nga litari. Ju duhet të trëmbeni, jo unë, sepse ju jeni ata që jetoni orët e fundit".  Persefoni e sëmurë qe dërguar nga Brigada e VI në fshatlindje Qeparo, e zbuluan spiunët dhe e kapën nazistë e ballistë. Ajo qëndroi trime edhe para litarit.

 Fato Berberi, 14 vjeçare. U rreshtua në "Çetën e Rinisë". Pushka e pionieres trime  u dëgjua në Kurvelesh, në Sarandë, në Tepelenë, në rrethinat e Gjirokastrës. Gjatë Operacionit armik të Qershorit, rrëshqiti dhe ra në humnerë, në zonën ku vepronin gjermanët. Ra pa ndjenja. E gjetën nazistët. E torturuan. E e burgosën. Pas disa ditësh e nisën me të tjerë në kampin e Selanikut, ku e torturuan. Para trekëmbëshit ajo qëndroi krenare dhe thirri fuqishëm: "Rroftë liria"!

Sofia Noti, nga Erindi i Gjirokatrës, nëna edhe në rol të babait, i cili kishte vdekur. Me kujdesin e bashkëfshatarëve të saj Mihal Duri e Misto Mame, erdhi në Tiranë, bëri një kurs për infermiere dhe doli partiizane. Mbante në një sup armën, në tjetrin materiale shëndetësore. Në luftë me gjermano-ballistë gjatë Operacionit të Qershorit u plagos rëndë, ra përtolë, e kapën armiqtë dhe e dërguan në kampin e Selanikut, ku e torturua dhe e varën në litar.

Kolë Laku, 16 vjeç, pjesëmarrës në demonstratën që u zhvillua në Durrës. Veprimtar i guximshëm, aksionist i njësiteve guerile të qytetit. Nazistë e ballistë e varën në litar në sheshin para Bashkisë të Tiranës. Kështu, heroikisht  kanë qëndruar edhe të tjerë antifashistë e antinazistë, shqiptarë atdhetarë të vendosur. Plumbi i armikut nuk i mposhtëte. Varja në litar nuk i frikësonte. Ata litarin e pranonin, atdheun s'e tradhtonin!

 

Hakmarrje balliste…

Partizanë e territorialë kishin shpartalluar e pushtuar posta kufitare në kufi të Gjirokastrës. Fashistët kundërvepruan. Më 31 korrik 1943 italianë e ballistë sulmuan stanin e Çomate në Bureto, pushkatuan 4 barinj, sekuestruan 1000 bageti. Të nesërmen sulmuan Libohovën, arrestuan 70 simpatizantë të luftës dhe pjesëtarë të familjeve partizane. Kryen 13 pushkatime me në krye priftin dhe 57 burra, gra e fëmijë u dërguan në burgun e kalasë së Gjirokastrës. Më 2 gusht operacioni vazhdoi në Nepravishtë. Në oborrin e shtëpisë pushkatuan Zihni Halit Mixhën, të atin e të cilit e vranë një ditë më parë. Po atë ditë në Glinë arrestuan, masakruan e pushkatuan 27 fshatarë, në Vrahogoranxi 3 të tjerë, për të vetmin "faj", se kishin pranuar programin e Konferencës së Pezës. Në Labovën e Kryqit vranë një student korçar që kishte shkuar për pushime. Fshati u grabit e u dogj.Terrori ballist vazhdoi 7 ditë, u vranë 49 qytetarë.

Në ndeshje me forca parrtizane e terriotriale, ballistët mundeshin, por shpirti armiqësor dhe inati i bënte që të gjenin rastin e të hakmerreshin. Para se batalioni "Abaz Shehu" i Brigadës VI të sulmonte garnizonin germano-ballist në Dukaj të Tepelenës e të çlirohej fshati, armiku kishte vepruar në mënyrë shtazarake, deri në vrasje fshatarësh të pafajshëm. Ato ditë, ballistët kishin vënë në shenjë një udhëtar, të cilin e vranë me gjithë mushkë! Më 17 janar 1944 gjermano-ballistët kryen masakrën, duke vrarë 12 djem e burra, më i vogli i të cilëve, Haki Bajram Varfaj, 13 vjeç!

Partizanin Ismail Osmën Bejko, para nënës, nuses e fëmijëve e morën lidhur këmbë e duar dhe e pushkatuan në oborrin e shtëpisë, kurse vëllain e tij, Dinen, e burgosën në kalanë e Tepelenës, e sakatuan: i prenë shputat e këmbëve e të duarve, hundën, veshët e buzët, i nxorën sytë dhe e hodhën jashtë mureve të saj! Ujqër me dy këmbë! Por për të çmendur kishte të mençur. Nëna e tij zemërtrime, së bashku me bashkëshortin e saj, Besim Muçaj e ngarkuan në kalë natën kufomën e djalit dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë, pranë vëllait tjetër dëshmor. Dy lulëkuqe në mjedis familjar, pranë e pranë. Krime si këto armiqtë do i paguanin shtrenjtë. Batalioni armik në Dukaj u asgjesua dhe më 25 korrik fshati u çlirua.

Kështu ndodhi edhe në Blush të Kolonjës. 25 partizanë u gjendën përballë 400 ballistëve. Ndeshja vajzat-fierake-partizaneishte e ashpër. Ballistët humbën, lanë 20 të vrarë. Dhe shpërthyen në hakmarrje ndaj banorëve, sidomos ndaj aktivistëve të luftës. Një ditë pllakosën dhe rrethuan fshatin. Zunë në befasi burra e djem, i lidhën dhe i torturuan barbarisht që të tregonin se kush i kishte vrarë shokët e tyre, ku i kanë fshehur armët. Midis tyre morrën dhe mësuesin e fshatit, sekretrarin e këshillit dhe aktivistin, Ilo Koço. Presion, kërcënim, rrahje pa pushim. Sa i binte një ballist dhe lodhej, fillonte tjetri. Nga torturat i plasi një sy. I iku drita e tij dhe mbeti me një sy tërë jetën. Pastaj e provokonin ballistët me pyetjen: e, si sheh tani? Po Koçoja nuk u tund!

Zemra e zezë karakterizonte ballistët. Nga njëra anë e hiqnin veten "patriot", se "luftojnë për çlirimin e vendit", nga ana tjetër kryenin veprime antinjerëzore, bënin krime, vrisnin pula, vrisnin dhe njerëz. Kështu, meqë nga Mashkullora dolën 70 partizanë, fshat me 29 dëshmorë, gjermanë e ballistë, thirrën me arrogancë e presion mbledhjen e burrave të fshatit për t'i kthyer nga rruga e Luftës! Populli u përgjigjej "Jo"! Dështuan.

Por nuk harruan. Një mëngjes pa gdhirë, rrethuan fshatin në befasi, arrestuan 11 fshatarë, të cilët i pushkatuan! Dy të armatosur që do zinin pozicion për të luftuar kundër tyre e për të shpëtuar shokët e arrestuar, u kapën të gjallë në befasi. U burgosën. I çuan të lidhur në Janinë, e për në kampin e Selanikut. Por "rroftë një mik" që ndërhyri, pagoi 400 dollarë dhe ata u liruan. Nga vuajtjet Abaz Çani nuk ecte dot. E mori në krah Andoni dhe nga Janina mbërritën me këmbë pas disa ditësh në fshat! Fshati i dinte të vrarë.

Terror ndaj femrave…

I tmerrshëm ishte terrori i Ballit ndaj grave e vajzave shqiptare, kundër të cilave vepronin jo vetëm me propagandë e shpifje, por edhe me pushkatime e varje në litar. Pjesëmarrja e tyre në LANÇ ballisëve u vriste sytë. Në radhët e tyre s'kishte asnjë shoqe, sikundër nuk kishte asnjë dëshmor e asnjë këngë. Kurse partizane ishin 6000, nga të cilat 250 ranë dëshmore, prej tyre 25 Heroina të Popullit, 5 të varura në litar! Sa presione e kërcënime u janë bërë nga nazistë e ballistë por ato qëndruan trimëresha.

Me dhimbje e krenari kujtojmë vajza e gra të terrorizuara, të cilat panë me sy vdekjen nga dora e zezë e nazisto-ballisto-zogistëve. Në Kuç, kapën Afo Fejzajn, e cila duke u kthyer nga pylli ku ishte fshehur me 4 fëmijët e saj të vegjël, u pushkatua në vend! U gjend e vrarë me fëmijën 6 muash në prehër, duke thithur gjirin e nënës së vdekur. Gruaja Aleme Bedo u kap duke çuar ushqime tek partizanët, u përpoq të mos binte e gjallë në duar të armiqve, por nuk mundi, e masakruan dhe fjala iu dha bajonetës!

Në luftën e partizanëve me gjermanë e ballistë, Mete e Sulltanë Taçe, ishin të sëmurë dhe nuk u larguan dot. U kapën të dy nga armiqtë, i futën brenda në shtëpinë e tyre dhe i dogjën brenda të gjallë! Në Pezë burrave janë vrarë 24 gra e vajza, Hamide Mukën e dogjën në flakën e zjarrit të shtëpisë së saj, Bajame Loshin e prenë me sëpatë copa-copa dhe ia hodhën qenëve ta hanin! Por asgjë nuk e përkuli Pezën!

Liri Gero, Heroinë e Popullit, ishte një nga 68 vajzat e Fierit që shkuan partizane brenda një dite. Doli nga qyteti e veshur gjoja si "nuse", kaloi postbllokun armik dhe shkoi te motër Sofia në mal. Luftoi me heroizëm, u plagos rëndë dy herë, pushkën nga dora s'e lëshoi, por i mbaruan fishekët. Gjaku i rridhte. Për një çast humbi ndjenjat. Kur u përmend pa se ishte në duar të nazistëve.

Armiqtë e torturuan, në fund e spërkatën me benzinë dhe i vunë shkrepsen, e dogjën! Në varrezat e dëshmorëve ka vetëm një grusht hi që mbeti nga trupi i saj i bukur. Dhe ashtu si feniksi, zogu legjendar i antikitetit, i cili sa herë digjej nga flakët e zjarrit ringjallej sërish prej hirit të vet, edhe Liri Gero u ringjall nga hiri i saj dhe hyri në histori, në zemrat e atdhetarëve. Atje ku ra, në anë të rrugës Lushnjë-Berat ngrihet një lapidar ku është Liri Gero dhe 13 dëshmorë të tjerë të asaj beteje.

Golëmi i Kurveleshit ka 23 dëshmorë. Familja e Demo Fejzos me 9 veta, prej tyre 6 dëshmorë! Nazistë e ballistë u vërsulën si lukuni ujqërish dhe shtëpisë i vunë zjarrin. Vitoja u përlesh me ta dhe u përpoq të shpëtonte foshnjën, Shpresën, që ishte e lidhur në djep, por nëna vritet me pumb nga armiqtë. Këta katilë vranë dhe foshnjën duke e shpuar me bajonetë!

 

***

E vërteta është se jo të gjithë ballisto-zogistët janë vrasës të partizanëve, të aktivistëve të luftës. Por patriotë s'janë, çlirimtarë të vendit s'janë e s'mund të jenë. Të vjen keq që bij ballistësh ecin në gjurmat e baballarëve. I pyesim: a e dinë se ç'kanë bërë etërit e tyre? Shkonin pas krerëve, që i mashtronin, ndoshta dhe vritnin me urdhër, vidhnin, ishin mish për top. Ka shumë dokumente të shkruara që krerët e ballit bëjnë thirrje për të pushkatuar partizanë! Do të mjaftoheshim me njërën prej tyre:

Në një komunikatë të jashtëzakonshme të Komandës Kombëtare të Ballit në Elbasan, shkuhet: "Në 21 dhjetor u pushkatuan prej kësaj komande i quajuri Met Hyseni nga katundi Muriqan, për arsye se i naltpërmenduri disa ditë më parë pranoi në shtëpinë e tij të birin e Myslim Pezës me 16 partizanë…Po ky kriminel nuk u mjaftua me kaq, po i përcolli duke u treguar rrugën…Gëzim Meta nga katundi Baltëz u pushkatua se ka përcjellë në drejtim të paditur tre komandantë përgjegjës të Brigadës së Dytë të Partisë terroriste. I akuzuari pranoi vetë se i kishte përcjellë këta tre kriminelë, por refuzoi drejtimin dhe fshehjen e tyre. Më datën 25 dhjetor 1943 u pushkatuan nga kjo Komandë  të quajturit Haxhire Myzyri dhe Abdyl Myzyri nga Elbasani. Të nartpërmendurit u akuzuan për pjesëmarrje në Këshillin Ekzekutiv të Partisë terroriste…"

     Në këtë mëyrë kanë vrarë ballistët edhe partizanë të tjerë, jo ballë për ballë, por në befasi. Në përrua të Skoresë së Pogonit në Gjirokastër ishin ulur 2 partizanë, të cilët u vranë papritur nga ballistë. Ballistët ishin udhërrëfyes të pushtuesve, me lista në duar tregonin se cila ishte shtëpia e partizanit që ka dalë malit, kush është komunist, kush është në këshillin nacionalçlirimtar. Dhe padronët e tyre fashistë e nazistë vepronin: bashkë me ballistë digjnin shtëpi, vrisnin patriotë, arrestonin, internonin, dënonin. Faljen që kërkojnë ballisto-zogistët nga kundërstarët politikë sot, le t'ia kërkojnë dhe vetes. Kush është vrarë prej tyre me armë, nuk mund të quhet "martir i demokracisë", të shumtën "viktimë lufte"…

“Ne nuk e dimë se ç’na pret!” Si do të duket bota me Trumpin si president?

Posted: 10 Nov 2016 01:28 AM PST

Bota pyet veten se ç’ndryshime do të sjellë e ardhmja me presidentin Trump.

John Emerson, ambasadori amerikan në Berlin, tha atë që mendojnë tani politikanët rreth e rrotull globit. Nga Trumpi, tha Emerson në një ceremoni të organizuar nga Instituti Aspen, “ne nuk e dimë se ç’na pret.” Ambasadori, i cili duhet të jetë politikisht neutral, shkoi kështu shumë larg duke shtuar se nën drejtimin e Trumpit pritet një politikë izolacioniste, gjatë së cilës Amerika  do të largohet nga bota.

Historiani britanik Simon Schama u shpreh edhe më konkretisht në BBC. Meqë republikanët do të kontrollojnë pas zgjedhjeve jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por të dyja dhomat e Kongresit, do të ketë disa ndryshime rrënjësore: “NATO-ja do të jetë nën presionin e shpërbërjes, nga mbrojtja e klimës do të hiqet dorë, rregullimi bankar do të eliminohet. A të vazhdoj me të tjera?”

Po në rast se ai vërtetë mendon si thotë?

Trumpi tha pas zgjedhjes se ai do të sillet “fair” me bashkësinë ndërkombëtare. Por ç’do të thotë kjo? Deklaratat e Trumpit gjatë fushatës, si lëvdatat për presidentin rus Putin apo qëndrimi përçmues ndaj NATO-s i kanë shkaktuar shqetësime. Trumpi ka thënë p.sh. se SHBA-ja do t’i mbrojë vendet baltike vetëm në rast se ato “përmbushin detyrimet e tyre ndaj nesh”.

Roland Freudenstein nga qendra Martens Centre tha se SHBA nuk do të dalë nga NATO-ja dhe se as do t’i tërheqë trupat nga Evropa, por problemi është se sa kohë do ta vazhdojë Trumpi këtë linjë. Po ashtu ai beson se dikur do të ketë një takim Trump-Putin dhe ata do t’i sheshojnë diferencat për Ukrainën, Sirinë etj.

Po ashtu ai tha se mund ta pranojë armatimin me armë bërthamore të Japonisë dhe të Koresë së Jugut, thyerje kjo e një tabuje për mënjanimin e armëve bërthamore. Po ashtu ai do të rizhvillojë bisedime me Iranin, të ndërpresë një sërë marrëveshjesh tregtare dhe doganore dhe të vendosë dogana mbi importet nga Meksika dhe Kina.

Hans-Joachim Schellnhuber nga Instituti i Pocdamit për Studimin e Klimës tha se tani ai nuk pret asnjë “veprim pozitiv në lidhje me klimën” nga Uashingtoni. “Bota tani duhet të eci përpara pa SHBA-në.”

Le Pen dhe Wilders të entuziazmuar

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së do të ftohen fillimisht, mendon Janis Emmanouilis nga qendra European Policy Centre në Bruksel. Kështu marrëveshja për tregtinë e lirë TTIP do të pezullohet.

Por sipas  Emmanouilis fitorja e Trumpit do të ndikojë tek nacionalistët evropianë. Populistja e djathtë franceze Marine Le Pen dhe holandezi Geert Wilders e uruan Trumpin të entuziazmuar.

Paparashikueshmëria

Pika më e dobët dhe vendimtare e administratës së re është sipas analistëve paparashikueshmëria e administratës së re, e cila nga partnerët dhe aleatët e SHBA-së perceptohet si mungesë stabiliteti. Ish drejtori i CIA-s John McLaughlin tha “Nëse ai i bën të gjitha ato që ka deklaruarr, atëherë mund t’i themi lamtumirë rolit tonë si udhëheqës global. Le të shpresojmë, pra se ai nuk e mendon ashtu si thotë, apo se dikush do ta bëjë të ndërrojë mendje.”/DW

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more