Skip to main content

“Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë “të duhurin”, mendoni rreth këtyre çështjeve” plus 3 more femra.net

“Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë “të duhurin”, mendoni rreth këtyre çështjeve” plus 3 more femra.net


Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë “të duhurin”, mendoni rreth këtyre çështjeve

Posted: 04 Nov 2016 02:46 AM PDT

brengoseni-gjeni-duhurin-kujdes-veten-ndyshime

A ju ka shkuar ndërmend ndonjëherë se mund të mos e gjeni dashurinë e jetës suaj? Se "I duhuri" mund të mos paraqitet kurrë dhe se do jetoni e vetme gjatë tërë jetës suaj?

Gjithmonë,që nga mosha e re, keni ëndërruar se si do e takoni personin e duhur apo ndonjë të përafërt me të cilin do të kaloni pjesën e mbetur të jetës, dikë me të cilin do të përqafoheni në shtrat pas një ditë të lodhshme, ndonjë që do të kujdeset për ju kur të sëmureni dhe do të dëgjojë tregimin tuaj se si e kaluat ditën. Të gjithë ne shpresojmë për një gjë të tillë sepse të gjithë jemi njerëz.

Dashuria na ndikon vazhdimisht dhe të gjithë e dëshirojmë atë. Mirëpo çka nëse e dimë se kurrë nuk do e gjejmë dashurinë e jetës dhe se do jemi e vetme për tërë jetën? Çfarë do të ndodhte atëherë?

Mendimi i parë që na bie ndërmend është "asgjë" pasiqë kemi plane që nuk përfshijnë influencën e dikujt tjetër. Le ta pranojmë se ideja se dikush do të na dashuronte me të gjitha defektet dhe mangësitë që I kemi është një ide e krijuar për arsye se ne nuk dëshirojmë të punojnë në ato defekte dhe mangësi, ne nuk dëshirojmë të përmirësohemi andaj edhe krijojmë iluzione të tilla siç është dashuria. Ëndërrojmë për dikë që do të na kufizonte të jemi ajo që në të vërtetë fshihet Brenda nesh, për dikë që kur jemi në situatë të pavolitshme do të vijë dhe do të na shpëtojë në moment të fundit.

Çka nëse heqim dorë nga pritja e "të duhurit", mos vallë atëherë do I përkushtohemi më tepër vetes dhe familjes, mos vallë do të udhëtonim më tepër, do të arrinim lartësinë e shkallëve të korporatës ku punojmë, do të jetonim në më tepër se një vend. Mos vallë dashuria dhe "personi i duhur" na pengojnë të jemi diçka që me të vërtetë na përmbush?

Gjetja e dashurisë është një gjë që na ndryshon plotësisht dhe ndikon rrënjësisht jetët tona, mirëpo a do kishim mundur të jetonim pa gjysmën tonë tjetër dhe të zhvillonim veten deri në atë pikë saqë të plotësoheshim vetëvetiu pa patur nevojën e dikujt tjetër. Çfarë nëse ne do ishim" personi i duhur" për veten tonë?

Jetoni jetën ashtu siç dëshironi pa patur nevojë që dikush tjetër të ju ndihmojë dhe të ju dirigjojë, jetoni deri në maksimum dhe bëhuni personi që jeni duke e pritur tërë jetën. Duhet të filloni të vlerësoni jetën tuaj dhe të mos brengoseni se a tërheqet dikush tjetër nga ju përderisa ju jeni e kënaqur me atë siç jeni. Kur e jetoni jetën me vetëbesim, me liri dhe pa kufizime, ju emitoni atë lloj energjie që është e pamundur të krijohet artificialisht. Ashtu do të mund të ndikoni edhe në jetërat e njerëzve përreth jush.

Andaj pushoni së kërkuari "të duhurin" dhe bëhuni vetë ju ai person./femra.net/

 

Der Beitrag Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë "të duhurin", mendoni rreth këtyre çështjeve erschien zuerst auf femra.net.

11 gjërat që femrat me lëkurë të shkëlqyeshme nuk i bëjnë kurrë

Posted: 04 Nov 2016 02:38 AM PDT

lekure-shkelqyer-femer-kujdes-kurre-gjera

I keni parë edhe vetë ato femra që kanë lëkurë të lëmuar dhe të shëndritshme, duken sikur nuk kanë patur kurrë në jetë probleme me lëkurën. Këta vajza dinë se si të kujdesen për lëkurën e tyre.

Nëse dëshironi që lëkura juaj të duket si më mirë, mos i bëni kurrë këto gjëra.

Jess Hart

"Kurrë nuk kam përdorur ujë të ngrohtë në fytyrë sepse e zhvesh lëkurën nga yndyra natyrore gjë që sjell thatësinë e lëkurës prandaj përdori vetëm ujë të vakët. Lëkura ime është mjaft e balancuar andaj nuk e laj atë çdo ditë pasiqë nuk dëshiroj ta zhvesh atë nga përbërësit natyrorë. Nëse kam përdorur diçka për të qëruar lëkurën, ajo ka qenë burynxhuku pasiqë është më i butë se gjithçka tjetër."

lekure-shkelqyese-kujdes-dukje

Kourtney Kardashian

"Nuk shkoj asnjëherë në shtrat me grimin në fytyrë, i limitoj produktet e fytyrës pasiqë kombinimet e pakontrolluara ma prishin lëkurën e fytyrës andaj rutina ime e pastrimit është e thjeshtë- toner, pastrues dhe ndonjë hidratues"

lekure-shkelqyese-kujdes-dukje-1

Elle MacPherson

"Unë marr vitamin dhe minerale pasiqë trajtimi kozmetik e përfshin vetëm sipërfaqen ndërsa për trajtim më efektiv duhet që lëkura të furnizohet nga brendia. Gjithmonë sigurohem që të kem ushqime të gjelbërta alkaline në dietën time që të arrihet një balans, sikur me hidratimin poashtu edhe me funksionimin e rregullt të qelizave"

lekure-shkelqyese-kujdes-dukje-2

Laura Whitmore

"Asnjëherë nuk përdori faculeta për pastrim të fytyrës si dhe nuk e qëroj lëkurën shpesh pasiqë ashtu lëkura zhveshet nga yndyrërat natyrore andaj këto procese i evitoj sa mundem"/femra.net/

lekure-shkelqyese-kujdes-dukje-4

 

Burim: marieclaire

Der Beitrag 11 gjërat që femrat me lëkurë të shkëlqyeshme nuk i bëjnë kurrë erschien zuerst auf femra.net.

Dy çifte prindërish binjakë identikë, ja si duken fëmijët e tyre!

Posted: 04 Nov 2016 02:05 AM PDT

femijet-cifti-binjake-identik-duken-pamje

Një histori e mrekullueshme nga Ohio, SHBA, në vitin 1998. Binjakët identikë Craig dhe Mark Sanders takuan në një lokal dy motra të bukura të cilat ishin gjtihashtu binjake identike, Diane dhe Darlene Nettemeier, duke e nënkuptuar se ky ishte fati i tyre.

Të dy çiftet binjakë filluan të takoheshin me njëri-tjetrin dhe brenda një kohe të shkurtër u martuan në të njejtën ditë dhe me të njejtën veshje. Këto çifte morën shtëpi fqinje afër njëri-tjetrit, ndërtuan një gardh në mes tyre dhe filluan të jetojnë si një familje e madhe e lumtur.

Pas një viti, Diane dhe Craig lindën fëmijë binjakë identikë. Në përgjithësi, binjakët identikë lindin 3 nga 1000 familje, por shanset për çiftet binjakë identikë që të lindin ata vet fëmijë binjakë identikë janë një në një milion.

Jo shumë kohë më pas, Mark dhe Darlene u bënë prindër të dy vajzave të bukura binjake dhe pas dy vitesh ata kishin edhe një djalë.

femije

Një fakt shkencor interesant u zbulua nga përvoja e kësaj familje: të dy çiftet binjakë kishin selektimin e njejtë të gjeneve – që nënkupton se ato janë identikë në aspektin fizik. Nga ana tjetër, duket se dy palët e fëmijëve janë gjenetikisht të afërt me njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra që janë, por që ata janë në mënyrë formale kusherinjë.

Gjasat janë se shumë njerëz kanë pritur të shohin dy familje "simetrike" me fëmijë identikë, por kjo në fakt është e pamundur. Pamja fizike e një individi është rezultat i kombinimit të gjeneve të ndryshme, dhe disa prej tyre mund të kalojnë prej një brezi në një gjeneratë tjetër – për shembull, nga stërgjyshërit. Kështuqë, fëmijët absolutisht identikë, në aspekt gjenetik, sipas definicionit nuk mund të ekzistojnë – madje edhe nëse bëhet fjalë për dy palë të binjakëve identikë që kanë fëmijë së bashku.

Sot, kjo familje e pazakontë vazhdon të jetojë e lumtur në dy shtëpitë fqinje dhe shpesh herë e gjejnë veten si objekt i raporteve televizive si dhe dokumentarëve./femra.net/

7027460-diane-and-darlene-nettemeier-1475735270-650-18896d4894-1475762670

 

 

Der Beitrag Dy çifte prindërish binjakë identikë, ja si duken fëmijët e tyre! erschien zuerst auf femra.net.

5 gjërat që nuk i dinit për Michelle Obama-n

Posted: 04 Nov 2016 01:28 AM PDT

michelleobama-gjerat-keni-ditur

Në tetor ishte përvjetori i 24 i martesës së Barak dhe Mishell Obamës, edhepse dihet që ata kanë martesë të përmbushur me momente intime ata prap vendosën që këtë përvjetor ta shënojnë me një mbrëmje romantike në restorant. Ja disa gjëra që duhet të dini për Zonjën e Parë.

  1. Mishelle Robinson Obama ka takuar Barak Obamën në vitin 1989 kur ajo sapo kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Harvard ndërsa Obama ishte caktuar të ishte mentori i saj. Pas dështimit që ajo ta lidhë atë me ndonjë mikeshë të sajën, Barak e fton për në takim në të cilin kishte darkë dhe film në kinema. Në fillim prindërit e saj mendonin se kjo lidhje nuk do të zgjasë shumë mirëpo koha e tregoi të kundërtën.
  2. Një studim i vitit 2010 ka treguar ndikimin ekonomik të Mishell në industrinë e modës. Dejvid Jermak zbuloi se për çdo artikull që ajo vesh, kompania në fjalë kishte ngritje $14 milion në aksione. Është e njohur për mbështjetjen e pakushtëzuar për dizajnuesit e rinj si dhe për shijen e saj ekstravagante. Për Obamën ajo thotë se nuk kupton asgjë nga moda andaj edhe bën çmos që ta mbajë sa më largë garderobierit të saj.
  3. Në intervistën që i solli punën në Universitetin e Çikagos ajo e solli edhe foshnjen e saj Sasham pasiqë nuk mundej të gjejë dikë që të kujdesej për të.
  4. Kur burri i saj kandidohej për kongres i bënë pyetje se çfarë i pëlqeu gjatë kampanjës ndërsa ajo tha se i pëlqeu që vizitoi aq shumë dhoma të ndejes sepse fitoi ide të ndryshme për dekorim. Kur Barak fitoi garën për President, Obamat u bënë familja e parë presidenciale që futën risi në Shtëpinë e Bardhë duke futur elemente moderne duke ruajtur në të njejtën kohë elementet e vjetra që kanë qenë prezente nga viti 1825.
  5. Kur ajo aplikoi në Princeton profesorët e gjimnazit i kishin sugjeruar që të dorëzohej pasiqë i kishte vënë vetes një qëllim tejet të madh. Mirëpo kjo gjë e bëri atë edhe më të vendosur në qëllimin e saj, e kaloi Princetoni si dhe masterin në Harvard, duke u bërë një nga tre Zonjat e Para që kishin të kryera studimet post-diplomike më Laura Bush dhe Hillari Klinton./femra.net/

Der Beitrag 5 gjërat që nuk i dinit për Michelle Obama-n erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more