Skip to main content

“Pakistan: Dhjetëra të vrarë nga eksplodimi në një tempull fetar” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Pakistan: Dhjetëra të vrarë nga eksplodimi në një tempull fetar” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Pakistan: Dhjetëra të vrarë nga eksplodimi në një tempull fetar

Posted: 12 Nov 2016 09:31 AM PST

Zyrtarët thonë se nga eksplodimi i bombës në një tepull Sufi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur shumë të tjerë. Ministri i brendshëm në provincën Baluçistan, Mir Sarfaraz Ahmet Bugti, u tha sot reporterëve se nga eksplodimi në tempullin, Shah Noorani, në veri të qytetit Karaçi, janë vrarë 30 vetë dhe plagosur 50 të tjerë. Qindra njerëz ishin brenda tempullit në kohën e sulmit për një ritual të vallëzimit, që mbahet çdo ditë në perëndim të diellit. Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarëve konsiderohet se kishte gra dhe fëmijë. Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë eksplodim, por së paku një sulm i mëparshëm ishte i lidhur me një lëvizje myslimane, që është aleate e grupit ekstremist, Shteti Islamik. Sufizmi është degë e islamit, që e mbështet besimin e brendshëm mistik dhe e inkorporon muzikën në fenë e vet.   Kjo degë ishte refuzuar si heretike nga Shteti Islamik dhe ekstremistët e tjerë, të cilët më tepër e mbajnë pikëpamjen fundamentale të islamit.   Më herët këtë vit, këngëtari i njohur, Amjad Sabri, ishte vrarë në Karaçi, nga personat e armatosur, që mendohet se e kishin marrë në cak për traditat e tij sufiste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Animi emocional i liderëve, nuk dëmton raportet me SHBA-në

Posted: 12 Nov 2016 09:03 AM PST

Pozicionimi i liderëve politikë shqiptarë të Kosovës në anën e kandidates për presidente Hillary Clinton, në garën presidenciale në SHBA, pavarësisht ndërlidhjes emocionale, është veprim i gabuar diplomatik dhe politik, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni: Nga sulmi vetëvrasës në Bagram janë vrarë 4 ushtarë amerikanë

Posted: 12 Nov 2016 08:44 AM PST

Pentagoni tha se nga sulmi vetëvrasës në bazën e NATO-s në Bagram në Afganistan, janë vrarë katër ushtarë amerikanë, në atë që duket se ishte një lëshim i pazakonshëm i sigurisë në këtë bazë me mbrojtje të madhe. Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se nga shpërthimi i sotëm janë vrarë dy ushtarë dhe dy kontraktorë amerikanë, ndërsa 16 ushtarë të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve është edhe një ushtar nga Polonia. Baza Bagram, në veri të Kabulit, është njëri nga kapacitetet ushtarake më të mëdha dhe me mbrojtjen më të fuqishme në Afganistan, ndërsa sulmi me bombë brenda perimetrit të bazës paraqet shkelje të rëndësishme të sigurisë. Departamenti amerikan i mbrojtjes ka dhënë pak detaje për lokacionin dhe rrethanat e eksplodimit. Në një kumtesë të misionit Mbështetja e Palëkundur, që udhëhiqet nga NATO-ja, u tha se eksplodimi ka ndodhur sot në mëngjes në bazën në veri të Kabulit dhe se në vendin e ngjarjes gjenden forca mbrojtëse dhe ekipe mjekësore. Mediat lokale kanë raportuar se një person, që është paraqitur si punëtor, ka pasur qasje në bazë dhe e ka aktivizuar jelekun vetëvrasës. Zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid, në një postim në rrjetin Twitter, e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim. Në bazën Bagram, janë të vendosur afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të misionit për mbështetjen dhe trajnimin e forcave afgane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin në bazën e NATO-s

Posted: 12 Nov 2016 07:37 AM PST

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për eksplodimin në një bazë të NATO-s në Bagram të Afganistanit, me ç'rast janë vrarë 4 vetë dhe plagosur së paku 14 të tjerë. Në kumtesën e NATO-s, theksohet se ka ndodhur shpërthim i një pajisjeje sot në mëngjes në bazën Bagram, në veri të kryeqytetit Kabul, dhe se në vendin e ngjarjet gjenden forcat mbrojtëse dhe ekipet mjekësore. Nuk ka pasur detaje të tjera, por mediat lokale kanë raportuar se një person, që është paraqitur si punëtor, ka pasur qasje në bazë dhe e ka aktivizuar jelekun vetëvrasës. Baza Bagram në Afganistan është njëra prej bazave më të mëdha dhe me mbrojtje të fuqishme. Zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid, me një postim në rrjetin Twitter, e ka marrë përgjejgësinë për këtë shpërthim. Në bazën Bagram, janë të vendosur afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të misionit për mbështetjen dhe trajnimin e forcave afgane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Arrestohen 10 terroristë të dyshuar

Posted: 12 Nov 2016 06:10 AM PST

Zyrtarët e sigurisë në Rusi thonë se sot i kanë arrestuar 10 terroristë të dyshuar, gjatë një operacioni special në Moskë dhe Shën Petersburg. Të arrestuarit janë përshkruar si persona nga Azia Qendrore, ndërsa në njoftimin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) theksohet bashkëpunimi me agjencitë e sigurimit në Kazakistan dhe Taxhikistan. FSB tha se gjatë bastistjeve janë gjetur "katër pajisje të fuqishme eksploduese të improvizuara" dhe "armë zjarri, municion dhe pajisje të komunikimit". Zyrtarët i akuzojnë të arrestuarit se kanë kontakte me organizatën terroriste, Shteti Islamik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Liberalizimi i vizave për Kosovën, në duart tona

Posted: 12 Nov 2016 05:42 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se "mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qartë dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona". "Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t'i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës" , shkruan Mustafa. Mëtutje në postimin e tij në rrjetin Facebook, kryeministri Mustafa ka shkruar se takimi i djeshëm më komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ishte një ditë e rëndësishëm për rrugën integruese të Kosovës. Komisionari për politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, dje ka qëndruar në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe me të gjithë liderët e partive politike.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si mundet Trump t’i kthejë prapa disa politika të Obamës ndaj Rusisë?

Posted: 12 Nov 2016 05:25 AM PST

Më pak se dy javë para fitores së jashtëzakonshme të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciae amerikane, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka përpiluar një listë të ankesave kundër Uashingtonit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë te fëmijët

Posted: 12 Nov 2016 04:47 AM PST

Ndotja e ajrit në Maqedoni ka rritur shqetësimin mbi rritjen e vdekshmërisë së fëmijëve. Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, rreth 1.350 fëmijë vdesin në vit nga problemet me frymëmarrje që janë pasojë e ndotjes së ajrit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Nga shpërthimi në rafineri – një i vdekur e 5 të plagosur

Posted: 12 Nov 2016 03:39 AM PST

Nga eksplodimi në një rafineri të naftës në Shqipëri, është vrarë një person dhe 5 të tjerë janë plagosur, ka njoftuar dje policia e Shqipërisë. Eksplodimi ka nodhdur në rafinerinë në Ballsh, 140 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, dhe është shkaktuar nga dështimi i një pompe të hidrogjenit. Nga zjarri i shkaktuar është vrarë një person 40 vjeçar dhe janë plagosur 5 të tjerë, njëri prej tyre seriozisht. Kompania operuese ka thënë se janë plagosur 6 vetë, raporton AP nga Tirana. Ministria e Energjisë e Shqipërisë tha se me pajisje nuk është operaur në mënyrë korrekte. Presioni i hidrogjenit ishte tri herë më i lartë se ai normal dhe se një valvolë siguruese nuk ka funksionuar.  Të gjeturat janë dërguar te zyra e prokurorisë, thuhet në njoftimin e policisë. Raportohet se aktualisht rafineria i është kthyer punës normale. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia pret ndryshimin e politikës së jashtme të Trumpit rreth Kosovës

Posted: 12 Nov 2016 02:06 AM PST

Në Serbi, jo vetëm tabloidet, por edhe një pjesë e politikanëve serbë, përfshirë edhe shefin e shtetit, presin ndryshim të politikës së jashtme dhe mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Khatami: Trump të kërkoj falje që iranianët i ka quajtur “terroristë”

Posted: 12 Nov 2016 01:51 AM PST

Ajatollahu iranan, Ahmad Khatami, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos luajë me Iranin dhe se Trump duhet të kërkoj falje para popullit të Iranit, pasi gjatë fushatës së tij i ka cilësuar si "terroristë". Gjatë faljes së Xhumasë dje në Teheran, ky klerik me ndikim të madh në Iran tha se Trump duhet ta ketë të njohur se iranianët "do të ofrojnë rezistencë kundër Shteteve të Bashkuara deri në momentet e fundit të tyre". Trump duhet të "kërkoj falje me respekt ndaj vendit" për akuzat e ashpra kundër Iranit gjatë fushatës, tha Khatami, dhe ka theksuar se "ne e respektojmë popullin e vendeve të tjera dhe e respektojmë zgjedhjen e tyre".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i gatshëm për bisedë telefonike me Putinin

Posted: 12 Nov 2016 01:41 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka shprehur dëshirën për bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një të ardhme të afërt, ka thënë Trump gjatë një interviste të publikuar sot në të përditshmen, Wall Street Journal. Trump tha se e ka marrë një letër të "shkëlqyeshme" nga Putini, duke iu referuar telegranit të urimit, që lideri rus ia ka dërguar më 9 nëntor, duke shprehur dëshirën për të punuar në "kthimin e raporteve ruso-amerikane në rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit". Nga ana tjetër, Dmitry Peskov, zëdhënës i zotit Putin, i ka thënë mbrëmë rrjetit televiziv amerikan, CNN, se Putin dhe Trump janë "shumë pragmatik". "Njëherësh, ata të dy kanë shprehur gatishmëri për të zhvilluar raporte të mira me vendet e tjera dhe kjo është koincidencë shumë e mirë dhe shumë pozitive", tha Peskov. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Trump e ka emëruar udhëheqësin e ekipit të tranzicionit

Posted: 12 Nov 2016 01:28 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka emëruar zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence, për udhëheqës të ekipit të tranzicionit për në Shtëpinë e Barrdhë. Zoti Trump, po ashtu, mbrëmë vonë ka theksuar se tre fëmijët e tij të rritur, Donald Trump Jr, Eric Trump dhe Ivanka Trump, së bashku me dhëndërrin e tij, Jared Kushner, do të ndihmojnë në mbikëqyrjen e tranzicionit, së bashku me një numër të lojalistëve të tjerë kryesorë të Trumpit. "Ditë e ngarkuar në Nju Jork dhe ne së shpejti do të bëjmë vendime tejet të rëndësishme për njerëzit që do ta udhëheqin qeverinë tonë", ka shkruar Donald Trump në rrjetin Twitter, gjatë ditës së djeshme. Presidenca e zotit Trump fillon më 20 janar të vitit të ardhshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Nata e tretë me radhë e protestave kundër Trumpit

Posted: 12 Nov 2016 01:18 AM PST

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara edhe mbrëmë, për të tretën natë me radhë, janë mbajtur protesta kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ardhshëm amerikan. Mijëra njerëz kanë dalur në rrugët e Majamit, Filadelfisë, Atlantës, Nju Jorkut, San Franciskos dhe Oregonit, duke e shprehur zemërimin e tyre ndaj retorikës kundërthënëse të Trumpit për imigrantët, myslimanët dhe femrat. Në Nju Jork, afro 1,200 demonstrues janë tubuar në Sheshin Uashington Park dhe afër ndërtesës Trump Tower, ku jeton zoti Trump. Donald Trump, i cili fillimisht i ka kritikuar protesutesit duke i cilësuar si "profesionistë", që ishin të nxitur nga "mediat", mbrëmë vonë e ka ndryshuar qëndrimin dhe është shprehur në mënyrë pozitive për protestuesit. "Më pëlqen fakti se grupe të vogla të protestuesve kanë pasion për vendin tonë të madh", ka shkruar Trump në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se "ne të gjithë do të jemi së bashku dhe do të jemi krenarë". Nuk ka pasur raporte për dhunë ose arrestime në protestat e fundit, për dallim nga ato të së enjtes në mbrëmje, kur demonstruesit në Portland të Oregonit kanë hedhur gjësende dhe i kanë dëmtuar veturat e reja në një pikë të shitjes. Me këtë rast policia i ka arrestuar 26 vetë. Organiztuesit thonë se planifikojnë vazhdimin e demonstratave gjatë fundjavës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaosi urbanistik që erdhi si pasojë e mungesës së planifikimit

Posted: 12 Nov 2016 12:40 AM PST

Gjatë ndërtimeve të shumta, të bëra pas luftës në Kosovë, kryesisht nuk u përfillën planet urbanistike, apo u bënë edhe pa ndonjë plan, thonë ekspertë të fushës. Për t'i riparuar këto dëme të ndërtimeve të egra, ekspertët thonë se Kosovës i duhet një master-plan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Muzikantë e politikanë kujtojnë veprën e Leonard Cohen

Posted: 11 Nov 2016 10:57 AM PST

Muzikantë dhe politikanë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit legjendar kanadez, Leonard Cohen. Cohen ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Elton John tha se ai ka qenë "një njeri gjigant dhe një kompozitor i shkëlqyer". Peter Gabriel tha se "zëri unik i Cohenit" ka krijuar "imazhe të paharrueshme". Për Justin Timberlake, Cohen ka pasur "një shpirt të pakrahasueshëm". Cohen ka qenë krejtësisht unik dhe e pamundur pa ta imituar, tha Nick Cave. Yusuf, artisti i njohur më herët si Cat Stevens, tha se vdekja e Cohenit "edhe njëherë tregon se sa e brishtë është jeta". Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij. Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi atë si "krijues të madh" dhe "artist të talentuar". Lajmi për vdekjen e Cohenit është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, por aty nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes. Cohen ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes. "Jam gati të vdes", ka thënë ai për gazetën The New Yorker.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hollande bëri “bisedë të përzemërt” me Trumpin

Posted: 11 Nov 2016 10:04 AM PST

Presidenti i Francës, Francois Hollande, bisedoi në telefon për herë të parë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Se kush e ka iniciuar bisedën 7-8 minutëshe nuk është bërë e qartë. Qeveria e Francës tha se Hollande dhe Trump kanë zhvilluar një bisedë "të përzemërt" dhe se ata dy do të flasin prapë për luftën kundër terrorizmit, krizat në Ukrainë, Siri dhe Irak, si dhe marrëveshjen për klimën. Ditë më parë, presidenti socialist i Francës ka thënë se zgjedhja e Trumpit "hap një periudhë të pasigurisë". Trump ka shkaktuar zemërim në Francë pasi ka thënë se sulmet e 13 nëntorit, 2015, në Paris kanë mundur të shmangen nëse ky vend do të kishte ligje më të buta për armë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more