Skip to main content

Ora News: “Vajzat e Sylvester Stallone sapo bënë histori në Hollywood” plus 9 more

Ora News: “Vajzat e Sylvester Stallone sapo bënë histori në Hollywood” plus 9 more


Vajzat e Sylvester Stallone sapo bënë histori në Hollywood

Posted: 11 Nov 2016 11:36 PM PST

“Golden Globes” do të shkëlqejë tre herë falë tre vajzave të Sylvester Stallone – Scarlet, 14 vjeç, Sistine, 18 vjeç, dhe Sofia, 20 vjeç – të cilat do të ndajnë titullin e "Miss Golden Globe" për çmimet e 2017.

Presidenti i Shoqatës së Shtypit të huaj të Hollywood, Lorenzo Soria, bëri një lajmërim këtë të enjte duke zbuluar se për herë të parë një treshe do të marrë titullin.

Lajmi u bë i ditur në një festë në Hollywood të organizuar nga HFPA dhe InStyle, e prezantuar nga FIJI Water.

Sophia Stallone tha në event: "Në emrin tim dhe të motrave të mia, ne i jemi shumë mirënjohëse Lorenzos dhe Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood që na kurorëzoi Miss Golden Globe 2017 dhe do donim të falenderonim prindërit tonë për këtë mundësi fantastike dhe jemi shumë të entuziazmuara për të filluar".

Ndërkohë që babai i tyre çoi në shtëpi çmimin për aktorin dytësor më të mirë të Golden Globe për rolin e tij më ikonik në Creed vitin e kaluar, dyshja vodhi vëmendjen në tapetin e kuq me bukurinë e tyre.

3a4096d600000578-3926132-proud_we_re_thrilled_to_not_only_be_part_of_the_golden_globe_tra-m-15_1478839536842 3a474c9400000578-0-image-m-2_1478888671003

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pse po vendosin njerëzit paramana pas fitores së Trump?

Posted: 11 Nov 2016 11:19 PM PST

Paramanat janë kthyer sërish në një simbol solidariteti për viktimat e abuzimit racist, fetar apo homofobik, pas sulmeve në SHBA me zgjimin e fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Idea e vendosjes së paramanës si një mesazh politik është përdorur në Britaninë e Madhe pas votimit për të lënë Bashkimin Europian, duke ndjekur një rritje të rasteve të krimeve raciste apo të urrejtjes.

Republikanët thanë gjatë fjalmit të tij të fitores se ai do të ishte "President për të gjithë amerikanët".

Por miliarderi ofendoi myslimanët, latinët, gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara gjatë fushatës së tij.

Në Kaliforni autoritetet po hetojnë një sulm të raportuar të një studenti myslimaneje me xhihab, e gjithashtu ka patur raste dhune ndaj votuesve të Trump.

Policia po heton një incident në Chicago ku një burrë u rrah në trafik teksa kalimtarët brohorisnin "Mos voto për Trump".Video e saj është bërë virale.

_92402551_59fdeb1a-6e23-4d2c-9f98-874d34f7889e _92400297_safety4 _92400289_safety1 _92403476_snixop _92400293_safety3

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Ëndrra e doktorit”, Besnik Mustafaj provokon e satirizon përmes groteskut

Posted: 11 Nov 2016 01:48 PM PST

Besnik Mustafaj ka provokuar fort në librin e tij të fundit “Ëndrra e doktorit”. Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit  dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.

Mustafaj: Besoj se është gjithëkohësia shqiptare në raport me problematikën që mbart doktor Adhamudhi.

Po kush është Doktori me ëndrra?  Për autorin lidhja e personazhit me një emër konkret do të ishte ngushtim i pamjes. Nësë e lidhni me Sali Berishën, Mustafaj është i aftë të gjejë analogji më të fortë me Edi Ramën.

Mustafaj: Asosacionin shumë më të qartë e gjeni në njjë intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë Kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia.Në këtë kuptim i gjen kudo dhe do të ishte ngushtim i pamjes nëse do të mbetej vetëm tek Doktori, Kardiologu.

Përmes groteskut gati të pashpirt, Mustafaj prek temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.

Mustafaj: Elita drejtuese, udhëheqëse shqiptare ka pasur një këmbëngulje shumë të madhe për ti përqëndruar tek vetja edhe lavdinë, edhe të kaluarën, edhe të ardhmen, edhe paranë.

Promovimi i romanit në stendën e shtëpisë botuese Toena në kuadër të Panairit të Librit bëri bashkë miq, dhe ish-kolegë të shkrimtarit me të shkuar politike.

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Biba: Unë njeriu politik por jo politikan, në krye të KQZ-së

Posted: 11 Nov 2016 01:31 PM PST

Kryetari i ri i KQZ, Denar Biba, ka vlerësuan punën  e paraardhëses së tij Lefterije Luzi.

Edhe pse nuk e konsideron veten politikan për tu prezantuar me një program për institucionin, një objektiv e ka në kokë.

Në studion e lajmeve të Ora News, Biba tha se ka synim që KQZ ta shndërrojë në një institucion sa më shkencor.

Denar Biba: Besoj se është bërë një punë e mirë nga paraardhësja, por e mira asnjëherë nuk ka fund.Unë nuk jam politikan, nuk kam një program politik për të shitur i cili do të më vlerësohet pas katër vitesh nëse i kam mbajtur premtimet e mia elektorale apo jo. Në këtë pikë unë jam shërbëtor i ligjit.Vetëm kësaj ti shërbeja me përulësi dhe në mënyrë të denjë, do të bëja shumë.Është në idetë e mia për ta shndërruar Komisionin në një institucion sa më shkencor.Një institucion që përveçse menaxhimit të zgjedhjeve gjatë fushatave zgjedhore, në periudhën mes dy zgjedhjeve të organizojnë trajnime.Duam të ndërtojmë një institut ose akademi trajnimi, të japim një lloj masteri në studime zgjedhore në mënyrë që ata komisionerët nesër, pasnesër të mos pranohen pa qenë të diplomuar nga KQZ. Mund të jenë sërish militantë, por të paktën do të jenë profesionistë. Është gjysma e së keqes.

Biba nuk ka kompleks për ta deklaruar veten politik.

Gazetarja: Ju e konsideroni veten apolitik?

Biba: Jo nuk e kam konsideruar kurrë, unë jam një qënie politike.Ndoshta mund t'ju duket e çuditshme. Aristoteli e dallonte njeriun nga kafsha nga të qënurit politike. Njeriu është kafshë politike.Unë jam një qënie politike.Politike vjen nga fjala polis, qytet, ti shërbesh qytetit dhe vendit. Unë jam një qënie politike.

Gazetarja:Shpresojmë mos t'u shërbeni partive politike.

Biba: Edhe unë shpresoj të mos kem presione të atilla sa të mos i mbaj dot.

Finacimi i partive

Duke folur për çështjen e financimit të partive, Biba dha opinionet e tij mbi propozimet e PS dhe PD.

Biba: KQZ sipas ligjit bën kontrollin e financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore për fondet e marra gjtë fushatës dhe gjatë vitit normal. Ajo çfarë ka rezultuar, ka rezultuar që të gjitha lekët që partitë marrin nga shteti, KQZ përzgjedh kontrolluesit të cilët shkojnë dhe studiojnë në bazë të rregullave të kontabilitetit çdo gjë që partia u jep dhe çdo gjë del perfekte. Edhe audituesit ne themi që janë të KQZ, por nuk janë të KQZ, ne bëjmë thirrje publike dhe ata na ofrohen. Kemi pas shumë probleme dhe me këtë proces. Vjen nuk na erdhi kush, e përsëritëm dy herë.Për të bërë kontrollin e partive politike paguhen nga partitë politike, ashtu e thotë ligji.Nuk i gjejmë.

Gazetarja: Si e shikoni propozimin e PS për ndalimin e parave të pista? KQZ rol monitorues.

Biba: Nuk e njoh në detaje propozimin, me term monitorues nënkuptoj shumë gjëra, të marrësh në kotroll e me rradhë.Asgjë nuk i ka penguar deri më sot, as ligji, të gjithë institucionet e listuara që të përfshihen në hetime të tilla. Gjatë fushatave të partive politike mund të ketë edhe para të pista, edhe donacione kriminale. Edhe doktrina edhe praktika ngre debatin, finacime publike apo private?

Gazetarja: PD ka propozuar vetëm donacione publike.

Biba: Vetëm financim publik ka propozuar. Në dijeninë time por dhe mund të gaboj, një praktikë të tillë e ka pasur vetëm Tunizia dhe atje dështoi.Financim vetëm nga paratë e shtetit. Të financosh partitë vetëm nga paratë e shtetit dhe të përjashtosh çdo lloj donacioni privat apo të anëtarësisë e shtang demokracinë.Penalizohet çdo lloj partie e re që mund dhe meriton të hyjë.Nuk do ishte e udhës për demokracinë ende të re shqiptare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Petrit Çakraj ekstradohet nga Gjermania. Si polic grabiti dy kosovarëve

Posted: 11 Nov 2016 12:49 PM PST

Ekstradohet nga Gjermania Petrit Çakraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë,

46 vjeçari lindur në Tropojë u ekstradua sot nga Gjermania.

Me vendim nr.701-92 datë 08.07.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Kurbin ka  caktuar masen  e sigurisë “Arrest me burg”,  për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”.

Ngjarja ndodhi 2 vjet me pare – Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur me datë 03.07.2015 në aksin rrugor Laç- Fushë Krujë.

Shtetasi  Petrit Cakraj u është prezantuar dy shtetasve kosovarë si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit me iniciale Sh.L, sasinë prej 9200 euro të cilat i mbanin në çantë.

Si rezultat i bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Por kush eshte Petrit Çakraj? –  Petrit Çakraj, ishte një nga dëshmitarët mbi të cilin prokuroria mbështeti akuzën kundërtë pandehurve që u dënuan për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në procesin gjyqësor të atëhershëm avokatët mbrojtës dhe të pandehurit gjithmonë deklaruan se dëshmia e tij ishte e gënjeshtërt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Peleshi: Në janar strategjia anti-kanabis, mos tu fryjmë tullumbaceve

Posted: 11 Nov 2016 12:37 PM PST

Në janar qeveria do të ketë gati strategjinë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.

Zëvendës/Kryeministri, Niko Peleshi, duke folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati për më shumë se tre orë, tha se politika ka ushtruar rol negativ tek perceptimi i opinionit mbi këtë çështje.

Peleshi: Kishte një fokus specifik që është parandalimi dhe lufta kundër kultivimit të kanabisit. Pas vlerësimit të raportit të KE për punën e policisë së shtetit, Ministrisë së Brendshme, sidomos në identifikimin dhe asgjesimin e kanabisit, mendoj se dhe kjo tryezë e parë me qetësi mund ti kontribuojë inkurajimit por dhe korrigjimit të përceptimit ku është e nevojshme.Politika për fat të keq i kontribuon negativisht. Kjo çështje është politizuar dhe është përdorur për të kapitalizuar politikisht mbi të.

Peleshi tha se është mirë që të fokusohemi tek shifrat dhe jo përceptimi.Dhe këtu ai solli në vëmendje raportin pozitiv sipas tij të Komisionit Europian.

Peleshi: Nga vlerësimi i fundit i KE kemi vendosur të krijojmë platformën dhe mundësinë për të ngritur në një fazë tjetër vendimtrare kluftën kudnër këtij fenomeni që as nuk lindi sot, është i trashëguar dhe as nuk do mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do hartohet një strategji për parandalimin e kanabisit duke forcuar zbatimin e ligjit por dhe duke krijuar mundësi me iniciativa ekonomike zonat e varfra.

Peleshi vlerësoi se tryeza e sotme është e vonuar.

Peleshi: Është tryezë e vonuar por më mirë vonë se kurrë. E vonuar sepse policia i ka dhënë tashmë rezultatet e veta, qeveria sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ka konsoliduar platformën për ta çuar në një fazë vendimtare këtë luftë. Por sa më shumë të mblidhemi aq më mirë është dhe aq më shumë do ti çojmë institucionet e tjera jo vetëm qeverinë, në një ulli të duhur në zbatimin e ligjit dhe jo në zbatim të asaj çka jep mesazhe partia të cilës i përkasin apo përceptimi publik. Shifrat janë aty të çertifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, është mirë të bazohemi në to dhe jo të fryjmë tullumbacen e përceptimit publik, e cila dëmton imazhin  e vendit tonë, por edhe inkurajon në një farë mënyrë kultivuesit dhe ata që kanë rënë pre e kësaj veprimtarie kriminale.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për kanabisin, mungon Rama

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta pret në takime Ambasadorët e Iranit dhe Algjerisë

Posted: 11 Nov 2016 12:06 PM PST

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takime të veçanta Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë,  Noureddine Bardad-Daidj.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim kortezie me rastin e marrjes së detyrës Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, z. Gholamhossein Mohammadnia rezident në Tiranë.

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit i përcolli Kryetarit Meta përshëndetjet e homologut të tij iranian, Ali Rajani dhe u shpreh i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri.

Po sot, Kryetari i Kuvendit Meta priti edhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë, z. Noureddine Bardad-Daidj.

Meta i uroi Ambasadorit Bardad-Daidj mirëseardhjen dhe suksese në misionin e tij, duke e siguruar atë për një bashkëpunim më të ngushtë parlamentar në të ardhmen.

Shtrirja e bashkëpunimit mes dy vendeve, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në atë ekonomik, kulturor dhe më gjerë u nënvizua nga Kryetari Meta.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e një vizite të mundshme zyrtare e Kryetarit të Kuvendit në Algjeri.

m2 m1

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD në mbështetje të tregtarëve të duhanit: I trajtuan sikur shisnin kanabis

Posted: 11 Nov 2016 11:57 AM PST

Partia Demokratike e Shkodres ka zgjedhur qe permes nje proteste perpara ambjenteve te Drejtorise vendore te policise te kundershtoje aksionet e antikontrabandes ndaj tregtareve te duhanit.

Selia blu kerkoi lirimin e 3 te shoqeruarve dhe ndeshkimin e shefit te krimit ekonomik qe u perball me tregtaret.

Ramiz Çobaj, kryetar i PD: Dogana bashkë me përfaqësues të policisë së shtetit u turrën mbi tregtarët e vegjël që shesin duhan në këtë zonë këtu, i trajtuan sikur po shisnin kanabis dhe jo duhan.

Marshimit iu bashkuan edhe disa tregtarë, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrimet kundër Qeverisë dhe Kryeministrit.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

De Biasi: Barazimi nuk më kënaq, kërkojmë fitoren

Posted: 11 Nov 2016 11:49 AM PST

Në prag të përballjes mjaft të rëndësishme kundër Izraelit e cila mund të jetë përcaktuese për objektivat e përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e botërorit, trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi deklaron se barazimi nuk është një rezultat i pëlqyeshëm duke shtuar se fakti që futbollistët e tij kërkojnë më shumë se vendi i 3-të është pozitiv pasi tregon se kjo skuadër kërkon gjithnjë e më shumë, teksa pranon se dhe vetë ai nuk do ishte dakord me këtë pozicion.

"Ne luajmë gjithnjë për fitore, në këtë pikë nuk ka diskutime, askujt nuk i pëlqen të barazojë, pavarësisht fjalëve paraprake që mund të thotë një trajner. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë mundësitë që do të na paraqiten. Më vjen mirë që lojtarët nuk janë dakord me vendin e 3-të kjo tregon se ata kërkojnë gjithnjë më shumë nga vetja, as unë personalisht nuk jam i kënaqur me këtë pozicion. Megjithatë jam i parimit që më shumë duhet të flasim në fushë. Nuk duhet të kënaqemi me veten, por të synojmë gjithnjë rritjen e mëtejshme si skuadër. Përsa i përket sigurisë, nuk ka asnjë problem, pasi mendoj se siguria është maksimale si brënda ashtu edhe jashtë stadiumit"

Agolli : Jemi të përqëndruar, synojmë 3 pikët

Kapiteni Ansi Agolli thekson se skuadra është plotësisht e përqëndruar tek ndeshja duke pohuar se objektivi i kuqezinjve në këtë takim është marrja e pikëve maksimale.

Kombëtarja shqiptare vjen në këtë sfidë me 6 pikë të grumbulluara, teksa më pas e pret një kalendar i vështirë ku do të zhvillojë 4 ndeshje në transfertë dhe dy në shtëpi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Familja e Astrit Deharit: Shteti na vrau djalin, mediat po përfitojnë si“hiena”

Posted: 11 Nov 2016 11:43 AM PST

Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari kanë akuzuar shtetin për vrasjen e djalit të tyre, duke kërkuar nga institucionet dhe mediat që të mos luajnë me ndjenjat e familjes së tyre, por të bëhet një hetim i pavarur.

Babai i Astritit, Avni Dehari ka deklaruar se shteti e ka vrarë djalin e tyre, kurse mediat janë bërë hienë që po përfitojnë në ketë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se përkundër asaj që kanë dhimbjen e djalit, as pas orës 17:00, kur shkojnë në shtëpi nuk mund të jenë të qetë prej televizioneve dhe portaleve, lidhur me atë se çka nxjerrin për vdekjen e Astritit.

"Shteti është sjell me ne padrejtësisht, që na e ka marrë djalë, na ka burgosë djalin dhe asnjë fakt nuk ka për akuzë, na ka vra djalin dhe ne edhe sot e kësaj ditë nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar se djali ynë ka vdekur në burgun e Prizrenit. Nuk kemi asgjë me shkrim dhe asgjë me gojë prej tyre, kemi dëgjuar prej mediave, zyrtarisht djali ynë ende jeton", tha ai.

Duke iu drejtuar mediave, babai i Astritit dhe Arbënorit, ka thënë se në vend që të merren me padrejtësinë që e bënë ky shtet, janë duke u marrë me disa gjëra që e kamuflojnë më shumë rastin, duke krijuar telenovela.

"Kanë filluar të nxjerrin ditarë, kanë filluar të nxjerrin edhe pamje nga burgu, pamje të tmerrshme që po na tmerrojnë edhe fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, që është shumë e padrejtë, pse nuk po ia lënë këtë gjyqësisë e prokurorisë, edhe pse ne nuk kemi fare besim në këtë gjyqësi e prokurori, jo pse duam ne të krijojmë mosbesim, por ata vet kanë krijuar mosbesim, duke i ndërruar çdo ditë deklaratat", ka thënë ai.

Ai ka përmendur deklaratat e prokurorit, i cili ka thënë se nuk ka nënshkruar për njerëzit që e kanë vizituar Astritin, kurse, një ditë më vonë thotë se ka qenë i ngarkuar dhe nuk e ka ditur.

"Prokurori qenka instrument politik në duart e pushtetit, nuk po e kryen punën për të cilën është përgjegjës, po e kryen punën e atyre që e kanë arrestuar Astriti dhe atyre që e kanë dërguar në burg, me qëllim që ta realizojnë qëllimin për të cilin e kanë marrë përsipër. Unë kërkoj prej mediave në përgjithësi, së pari shteti e ka vra Astritin, mediat janë bërë hienë që po mundohen të përfitojnë prej tij. Në këtë prokurori që ndryshon çdo ditë qëndrimet, që thotë janë konfiskuar faktet dhe ua jep mediave, unë nuk kam besim, unë kërkojë hetim të pavarur, këta edhe më ma ngjallë Astritin nuk e dua, këta sot më ma sjellë Astritin gjallë, këto institucione nuk e dua", ka thënë Dehari.

Kurse, nëna e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se videot, të cilat i ka nxjerrë, ia kanë terrorizuar vajzën dhe nusen.

"Këtij shteti që ma vrau djalin, ma vrau në burg, erdh ma murrë te shtëpia, shkuam në qershor në Shqipëri na e thynë derën, shkuam në gusht në Shqipëri na e thynë shpinë, ma tranuan nusen ma tranunë djalin, për çka kërkush nuk erdhet me i pa ato incizime, për çka kërkush, pse ju që keni ardhur sot nuk erdhët me pytë, mua si nënë se çka po ndodhë me Astritin në burg, çka po thotë Astriti në burg ty kur po shkon në vizitë? Kërkujtë nuk iu ka interesu, sot po ju intereson çka paska ba Astriti, sot po ju intereson çfarë ditari paska pas Astriti", tha ajo.

Nëna e Astritit ka lutur të gjithë që mos të luajnë me ndjenjat e kësaj familje.

"Edhe një herë mua si nënë, mu ka vërtetu se politika më paska dhanë leje për me përcjellë se çka po foli me djalë temin dhe s’mund të ma ndalojë askush, kërkushë se është i jemi se vetë e kam lindë, vetë e kam rritë, kërkujna nuk ja kam marrë, asnjë dinar, as një cent, as një kurgjë hiç, vetëm me mund temin. E thash edhe njëherë po i lus mos të luajnë me ndjenja të familjes Dehari, mos luani ju, mos të luaj shteti", tha ajo.

Ajo ka kërkuar që mos të ketë hetime nga shteti, pasi ende asgjë nuk i ka ofruar familjës së tyre për vdekjen e Arbënor Deharit./KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more