Skip to main content

Ora News: “Shkencëtari zbulon çfarë ndodh pas vdekjes” plus 9 more

Ora News: “Shkencëtari zbulon çfarë ndodh pas vdekjes” plus 9 more


Shkencëtari zbulon çfarë ndodh pas vdekjes

Posted: 06 Nov 2016 12:10 AM PDT

A ka jetë pas vdekjes? Kjo është një nga misteret më të mëdha të njerëzimit, por tani shkencëtarët thonë se ka jetë të tillë dhe japin argumentet e tyre për këtë.

Ai pretendojnë se vdekja e trupit nuk do të thotë domosdoshmërish vdekje e individit, për shkak sipas tij, të ekzistencës së ndërgjegjes. Sipas disa shkencëtarëve të respektuar, mekanika kuantike lejon që ndërgjegjja të jetojë edhe pasi trupi vdes.

Fizikanti i shquar britanik Roger Penrose dhe ekipi i tij besojnë se kanë gjetur prova për mikrotubulet, proteinat bazë kuantike për tejçimin e informacionit, informacion i ruajtur në nivele nën-atomike. Roger thotë se nëse një person vdes përkohësisht, ky informacion është lëshuar në univers.

Në qoftë se ai do të ringjallet, sipas tij, informacioni rikthehet sërish.

"Nëse ata nuk ringjallen, dhe pacienti vdes, është e mundur që ky informacion kuantik të mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta për një kohë të pacaktuar si një shpirt", thotë ai.

Gazeta britanike Express e ilustron me këtë video

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mjeti përplaset me zetorin, një i vdekur e dy të plagosur

Posted: 05 Nov 2016 11:59 PM PDT

Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një mjet tip zetor, një person ka gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Sipas policisë, një mjet i drejtuar 55 vjeçari me iniciale Gj.N, u përplas me zetorin, ku ndodheshin bashkëshortët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Policia sqaron se bashkëshortja e viktimës është transportuar në Spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit,shtetasi Gj.N, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje,po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta në Stamboll kundër arrestimeve të politikanëve kurdë

Posted: 05 Nov 2016 11:52 PM PDT

Policia turke ka përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët dolën në rrugë kundër arrestimeve të krerëve të partisë HDP pro-kurde.

Demonstruesit u mblodhën jashtë një xhamie në lagjen "Sisli", duke brohoritur si dhe duke hedhur parulla "fashist".

Nën drejtues të Partisë HDP janë arrestuar të premten, ndërsa në pranga kanë përfunduar jo vetëm drejtuesit por edhe gazetarët e gazetës "Cumhuriyet", një nga më të vjetrat në vend. Në mesin e të arrestuarve është edhe një karikaturist i njohur.

Këto janë arrestimet e fundit nga mijëra arrestime që pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, ndërsa qeveria turke ka zgjatur edhe për tre muaj të tjerë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, çka i lejon asaj të kryer arrestime pa pasur nevojë vendim gjykate.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sarandë, vritet me armë zjarri punonjësi i karburantit

Posted: 05 Nov 2016 11:13 PM PDT

Roja i një pike karburantit është vrarë me armë zjarri në hyrje të qytetit të Sarandës. Viktima është 44 vjeçari, Artan Hoxha, punonjës i pikës së karburantit.

Grabitja me pasojë vdekjen mendohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të natës së lamë pas. Dyshohet se viktima është qëlluar me armë gjatë grabitjes.

Një patrullë policie ka qenë ajo që vajtur e para në vendin e ngjarjes dhe ka transportuar viktimën për në spital. Forcat e rendit kanë nisur hetimet.

 

saranda

Ne foto: Pamje nga karburanti ku u vra punojesi

saranda-2

Ne foto: Pamje nga karburanti ku u vra punojesi

saranda-3

Ne foto: Pamje nga karburanti ku u vra punojesi

saranda-4

Ne foto: Pamje nga karburanti ku u vra punojesi

saranda-5

Ne foto: Pamje nga karburanti ku u vra punojesi

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mediat mbështesin Clinton, diferenca më e thellë në histori

Posted: 05 Nov 2016 02:39 PM PDT

Këto presidenciale kanë patur mbështetjen më të njëanshme në historinë e zgjedhjeve amerikane. Hilari Klinton ka marrë mbështetjen e një numri të lartë të mediave vendase dhe ndërkombëtare, kurse Donald Trump vetëm të tetë prej tyre. Disa prej bordeve redaksionale kanë paralajmëruar edhe votuesit kundër vënies në detyrë të Trump. Në studim janë përfshirë vetëm të përditshme dhe të përjavshme me tirazh mbi 20 mijë kopje.

"Shpresa e madhe e amerikanëve", ka shkruar në kopertinën e saj e përjavshmja presitigjioze britanike, "The Economist", referuar këtu kandidates demokrate për presidente Hilari Klinotn. Porteti i saj jo rastësisht është i dizenjuar në gishtat që simbolizojnë shpresën, teksa në artikullin e gjatë analitik shpjegon pse amerikanët duhet të zgjedhin ish-sekretaren e shtetit.

Zgjedhja nuk është e vështirë, shkruan "The Economist:, pasi sipas saj fushata ekektorale ka treguar më së miri se kandidati republikan Donald Trump do të ishte një President i tmerrshëm.

Ndërkohë media të tjera amerikane dhe ndërkombëtare të gjitha kanë treguar politikat e tyre editoriale në mbështetje të njërit apo tjetrit, te cilat sigurisht që kanë patur një dikim të madh.

Megjithatë këto presidenciale kanë patur mbështetjen më të njëanshme në historinë e zgjedhjeve amerikane.

Hilari Klinton ka marrë mbështetjen e një numri të lartë të mediave vendase dhe ndërkombëtare, kurse Donald Trump vetëm të tetë prej tyre.

Disa prej bordeve redaksionale kanë paralajmëruar edhe votuesit kundër vënies në detyrë të Trump.

Klinton ka marrë mbështetjen e mbi 80 gazetave gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate, dhe dhjetra bordet editoriale kanë përsëritur bindjen e tyre se ajo duhet të jetë Presidentja e ardhshme dhe jo Trump.

Pavarësisht skandalit të emailve dhe hetimit të nisur nga FBI, Klinon ka kryesuar mbështetjen mediatike, teksa akuzat ndaj Trump për fyerje të grave ndikuan edhe më shumë në sulmin ndaj tij.

Në studim janë përfshirë vetëm të përditshme dhe të përjavshme me tirazh mbi 20 mijë kopje.

Por ka edhe media që janë më neutrale, të cilat mendojne ndryshe si psh "The Sun", që në numrin e sotëm shkruan "Kushdo që të fitojë, Amerika humbet".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqi, në pranga 9 anëtarë të së përditshmes “Cumhuriyet”

Posted: 05 Nov 2016 02:21 PM PDT

Vala e arrestimeve në Turqi ka vijuar me 9 anëtarë të së përditshmes “Cumhuriyet”, një prej gazetave më të vjetra dhe më të respektuara në vend. Prokuroria ka nisur një hetim me akuzën se ata kanë kryer krime në emër të Organizatës së Gülen dhe militantëve kurdë. Arrestimet masive të kryera në Turqi vijnë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në 15 korrik, akt për të cilin është fajësuar kleriku Fethullah Gülen.

Autoritetet turke urdhëruan arrestin formal të 9 ekzekutivëve dhe gazetarëve të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, të cilët u ndaluan të hënën.

Mes tyre janë kryeredaktori, anëtarë të bordit dhe një artist karikaturist i të përditshmes, ndërkohë që dy gazetarë u liruan me kusht dhe u ndaluan të udhëtojnë jashtë vendit.

Prokurorët në Stamboll deklaruan se stafi i gazetës, një prej të paktave media kritike ndaj Presidentit Erdogan, dyshohet të ketë kryer krime në emër të militantëve kurdë dhe rrjetit të klerikut Fethullah Gülen.

Si pjesë e këtij hetimi ka qenë edhe bastisja e shtëpive të tyre.

Turqia ka akuzuar Gülen si orkestruesin e përpjekjes për grusht shteti në 15 korrik, edhe pse kleriku e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij.

Më shumë se 110.000 persona janë pezulluar ose shkarkuar dhe 37.000 të tjerë janë arrestuar në këto tre muaj pas grushtit.

Gjithashtu, 170 gazeta, revista, stacione televizive dhe agjensi lajmesh janë mbyllur, duke lënë 2.500 gazetarë të papunë, sipas Shoqatës së Gazetarëve të Turqisë.

Grupet opozitare thonë se spastrimet po përdoren për të heshtur të gjithë disidentët në Turqi, një anëtare e NATO-s e cila kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Autoritetet turke gjithashtu arrestuan edhe liderët e partisë më të madhe opozitare pro-kurdëve të premten, gjë që shkaktoi një valë të ashpër kritikash ndërkombëtarisht.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Giusy Ferreri konfirmon: Në Tiranë për Natën e Bardhë

Posted: 05 Nov 2016 02:12 PM PDT

Në nëntor qyteti ndizet në një çast. Është vetëm një varg nga kënga e Giusy Ferreri, i cili do të gjejë vend plotësisht këtë nëntor në Tiranë.

Këngëtarja e famshme italiane ka konfirmuar se do të jetë në kryeqytetin shqiptar për Natën e Bardhë.

Artistja ka regjistruar një video mesazh ku shprehet e lumtur për këtë dhe u bën thirrje shqiptarëve që ti bashkohen në koncert.

Ferreri:Me 29 nëntor do të jem për një koncert në Tiranë me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë. Me këtë rast jam shumë e lumtur dhe u pres që të jeni të shumtë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale video mesazhin e këngëtares italiane dhe në postimin shoqërues thote se Nata e Bardhë 2016 nuk duhet humbur pasi do të jetë e mbushur me koncerte, muzikë, art, lojra, filma dhe shumë argëtim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vetëvendosje kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit

Posted: 05 Nov 2016 02:04 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të vdekjes së Astrit Deharit dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e tij.

Në një deklaratë të dytë, të lëshuar pas asaj ku njoftohet për vdekjen e Astritit, Vetëvendosje thekson se Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës, transmeton KosovaPress.

 

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

ZBARDHJE E PLOTË E RASTIT DHE PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE PËR HUMBJEN E JETËS SË ASTRIT DEHARITAstrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor. Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij.Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij.

Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Topa gjigante bore shfaqen në plazhin rus në Siberi

Posted: 05 Nov 2016 02:02 PM PDT

Një pamje e cuditshme por edhe e bukur përshëndeti vendasit në Gjirin e Ob, në veriperëndim të Sibersië, pasi mijëra topa bora "pushtuan" plazhin.

Një shtrirje prej 18 kilometrash në bregdet u mbulua nga sferat e akullta.

Ato janë rezultat i një procesi të rrallë të mjedisit ku pjesë të vogla akulli me formë, mbështillen nga era dhe uji deri sa në fund formojnë topa gjigante bore.

Vendasit në fshatin Nyda, i cili shtrihet në Gadishullin Yamal mbi Rrethin Arktik, thonë se ata kurrë nuk kanë parë ndonjë gjë që krahasohej me këtë fenomen.

_92287278_snowballs3 _92287276_snowballs2 _92287280_russianyda4641116

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapet 8 m3 lëndë drusore në zetor, procedohet penalisht 47-vjeçari

Posted: 05 Nov 2016 01:45 PM PDT

Një 47-vjeçar në Rrogozhinë u procedua penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve.

Shtetasi me iniciale  F. B. u kap në flagrancë në rrugën dytësore të njësisë administrative Lekaj, duke transportuar rreth 8 m3 lëndë drusore.

Për këtë shtetas nisi proçedimi në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit të transportit tip zetor, si dhe sasia prej 8 m3 lënde drusore.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë.

5 696

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more