Skip to main content

Ora News: “Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon” plus 9 more

Ora News: “Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon” plus 9 more


Ekonomi flet për konkurencën me Ministrat: Rama, burrë që dëgjon

Posted: 02 Nov 2016 12:05 AM PDT

“Pakti i reformizimit, a ka shanse reale për aplikim” ishte tema e forumit të radhës në Universitetin Europian të Tiranës, ku e ftuar ishte Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Duke u ndalur te reformat që kjo qeveri ka ndërmarrë, Ministrja Ekonomi tha se për të parë rezultatet konkrete të tyre duhet t’u jepet kohë.

Ekonomi: Një profesionist që të bëhet i mirë ju e dini që ka nevojë për 10 mijë orë pune.Po nuk bërë 10 mijë orë pune tek ajo puna jote e zakonshme nuk je bërë akoma i zoti. Ndërkohë që të bësh 10 mijë orë pune të duhen 6 deri në 7 vjet. Në një moment si ky reformator që ka kaq shumë reforma, gjëja që duhet të kuptosh është që: Mos hiq dorë nga ajo që ke nisur,çoje deri në fund. Perfeksiono gjërat që janë nga zbatimi, por mos ndrysho vijën.

Para të pranishmëve, Ekonomi foli edhe për eksperiencën e saj personale si Ministre e kabinetit.

Ekonomi: Me peshë është sa mirë i ke bërë ti aktivitetet e tua. Për këtë gjë je gjithmonë në një lloj konkurence pozitive me kolegët e tu sepse duhet të bësh detyrat. Dhe peshën e merr sa mirë i realizon detyrat.Lidhur me Kryeministrin tonë, unë besoj që Kryeministri është një nga ata burrat që dëgjon.

Ministrja bashkëbisedoi me pedagogë dhe studentë të Universitetit dhe i'u përgjigj pyetjeve të tyre, kryesisht të karakterit ekonomik.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fitoi 43 mln $ në Apex, i japin një copë bifteku

Posted: 02 Nov 2016 12:04 AM PDT

Ishte një selfie që ajo mendoi se vlente afro 43 mln dollarë.

Katrina Bookman qëlloi në shenjë në një Apex në kazioninë Resorts World në Queens të SHBA-së. Madje ajo bëri edhe një selfie me makinerinë ku dukej fitimi i saj 42,949,672 dollarë. Ky do të kishte qenë çmimi më i madh i fituar në një Apex në historinë e Shteteve të Bashkuara.

"Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë. I gjithë trupi filloi të më dridhej," tha Bookman për CNN.

Por kur ajo u kthye të nesërmen për të zbuluar madhësinë e saktë të çmimit, një punonjës i kazinosë 'shkatërroi' entuziasmin e saj.

"E pyeta: Çfarë fitova? Ai tha, "S'fitove asgjë," tregon Katrina.

Komisioni i Lojërave në shtetin e Nju Jorkut tha se makineria e Bookman ishte jashtë funksioni. Madje në të kishte një lajmërim që thuhej "Jashtë përdorimit"

Megjithatë kazinoja i ofroi Bookman një darkë me biftek.

"Mendova vetëm për familjen," tha Bookman e zhgënjyer.

Ajo u rrit me ndihma sociale dhe jeton me 4 fëmijët e saj pa bashkëshortin.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nehat Thaçi: Në Serbi nuk shkova për biznes

Posted: 01 Nov 2016 11:51 PM PDT

Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë.

Në një bisedë ekskluzive për Gazetën Express, pas arritjes së tij në shtëpi, ka treguar se si është arrestuar nga autoritete serbe.

Ai ka thënë se ishte nisur për vizitë në Gjermani dhe Zvicër, ndërkaq ka bërë me dije se nëpër Serbi kishte kaluar edhe disa vite më herët dhe nuk kishte pasur problem me autoritetet e këtij shteti.

"Unë jam nis për të shkuar në Gjermani dhe Zvicër dhe kishte pasur një fletarrestim për mua, i manipuluar apo jo nuk e di dhe ashtu më arrestuan. Të them sinqerisht, unë kam qenë edhe një herë më herët, në vitin 2012 nëse nuk gaboj. Ka qenë shumë e thjeshtë, ata gjithmonë pretendojnë se janë shtet demokratik, pretendojnë kah integrimet evropiane dhe unë duke u nisur nga kjo vendosa që të hy nëpër Serbi", thotë Thaçi.

Nënkoloneli Thaçi ka sqaruar se ai në Serbi nuk shkoi për qëllim biznesi, por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër.

"Jo nuk është e vërtetë, çfarë biznesi kam në Serbi, unë punoj në Policinë e Kosovës. Unë jam nis për vizitë në Mynih e mandej për të shkuar në Zvicër", shpjegoi Thaçi.

Thaçi, i cili u arrestua mëngjesin e 29 shtatorit në kufirin e Dheut të Bardhë dhe qëndroi në paraburgim në Serbi, tha se trajtimi në burgjet serbe ishte i mirë.

Ai tha se ndihet mirë për angazhimin e institucioneve të vendit për lirimin e tij, ndërkaq shtoi se do të punojë që "t'ia kthej borxhin Kosovës".

Nehat Thaqi flet për Gazetën Express by GazetaExpress

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Obama zbulon foto të dhomave private në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 01 Nov 2016 11:36 PM PDT

Presidenti Barack Obama e pëlqen ta thotë se Shtëpia e Bardhë është "Shtëpia e Popullit".

Dhe tani, njerëzit mund t'i hedhin një sy dhomave ku ai jeton.

Foto ekskluzive janë publikuar nga Architectural Digest dhe me këtë rast po u jepet një vështrim zonave private në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë, ku Obama, bashkëshortja e tij, Michelle, vajzat Malia dhe Sasha dhe qentë e shtëpisë, Bo dhe Sunny e kanë quajtur shtëpi për 8 vjet.

Projektuesi i shtëpive në brendësi Michael Smith dekoroi dhomat ashtu si dhe Zyrën Ovale.

Zonja e Parë ishte e kënaqur me punën e Michael duke thënë se ai ka nxjerrë në pah shijet e familjes ndërkohë duke respektuar historinë e Shtëpisë së Bardhë.

This antique Denis-Louis Ancellet desk is where the 1978 Camp David peace accords were signed. On top of the desk is a hardcover copy of the script from the musical HamiltonA work from the impressionist landscape painter Daniel Garber hangs in the Yellow Oval Room. Garber was born in Indiana in 1880 and known for his landscape paintings, passing away in 1958. A still life of two lemons, a lime and and a peach along with one of two glasses also hangs in the roomA work from the pop-art painter Robert Rauschenberg, Early Bloomer, hangs in the dining room . This was just the fourth piece of contemporary artwork to join the White House collection.  Rauschenberg was born in Texas in 1925 anbd one of the original painters of pop art, passing away in 2008.A work from African-American Expressionist painter Alma Thomas  that was painted in 1966 entitled Resurrection also hangs in the dining room. She is the first African-American woman to have her work hung in the White House. Thomas was born in Georgia in 1891 and passed away in 1979, with most of her most famous works being painted in the finale two decades of her life.The tea services from the 1939 World's Fair is also on display in the Old Family Dining RoomThe pictorial weaving Black, White, and Gray by Anni Albers has been adapted for the rug in the roomThe Obamas put a large collection of more modern works on display in the past eight yearsFramed family photos sit next to one of Obama's Grammy awards A look at the mantle, which holds fresh-cut flowers, a personalized football  and a giant plate with the likeness of Abraham Lincoln, who like Obama was from Illinois George Catlin scenes of Native American life hang on the walls over some of Obama's memorabilia. Catlin was borin Pennsylvania in 1796 and spent most of his life travelling and painting Native America scenes. Obama's uses the Treaty Room's namesake table (above), which has been in the White House since 1869, as a desk when he is in the roomPropped up against the wall in the Treaty Room is a photograph of Muhammad Ali taken by Neil Leifer as he chopped wood at his cabin in Deer Lake and a flag representing the first 13 colonies 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Iskra Lawrence set fotogarik në plazh me bikini

Posted: 01 Nov 2016 11:28 PM PDT

Ajo është një nga modelet më 'hot' me përmasa të mëdha.

Iskra Laurence ishte pjesë e një seti fotografik në plazhin e Santa Monica.

Bukuroshja bjonde merrte disa nga pozat më të mira duke nxjerrë në pah format e saj bombastike.

Edhe pse më parë nuk është pranuar në industrinë e modës, trupi i saj ekspozohet në shumë revista.

Për më tepër 26-vjeçares i shkojnë një numër i madh bikinish të ndryshme.

Making waves: Plus sized beauty Iskra Lawrence certainly sizzled as she took part in a swimwear shoot in Santa MonicaGreen goddess: The blonde beauty, 26, strolled along the beach with the crashing waves in the background as she worked the camerasSand stunner: Showing off her famous body, the size 14 model slipped her stunning curves into a number of different styles of swimwear, including a white numberRuffling feathers: The beauty got changed into another one-piece, and got a tad distracted by a passing pigeonIskra, who has 2.5 million followers on Instagram, has spoken out against internet trolls and body shaming in the pastShe launched a #heartnothate campaign earlier this year

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dekoratat, Rama citon Kadarenë: “Ra ky mort pa u pamë”

Posted: 01 Nov 2016 02:49 PM PDT

Kryeministri Rama ka reaguar  për dekoratat e Presidentit Nishani dhënë për 67 shqiptarë të cilët janë vrarë në kohen e komunizmit.

Duke e ilustruar me një foto të patriotit Nikollaq Zografi Rama i konsideron arbitrare dekorimet për njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej shekujsh.

“Nuk do habitesha -thotë Rama- nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që karakterizojnë dekoratat, t’u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, “Ra ky mort pa u pamë”

Rama thotë se që në kohët e lashta, vlerësimet u bëhen të gjallëve, ndërsa homazhet të vdekurve.

Deklarata e Ramës

Patrioti i shquar Nikollaq Zografi, shfaqet në këtë foto i stolisur me dekorata, ku spikat medalja e Urdhërit të Shqiponjës së zezë të Princ Vidit dhe kryqi i kalorësit të Urdhërit të Kurorës së Rumanisë, të cilin për ta vënë më shumë në pah, ngase e fituar në luftë, e mban ngulur në plastronin e këmishës ndërkohë që si gradë i takonte të mbahej në rresht me të tjerat.

Ishte koha kur, si në çdo vend normal, në Shqipëri dekoratat, medaljet dhe titujt akordoheshin dhe mbaheshin për së gjalli, për t’u dalluar në meritë dhe në soj, sipas parimit të përbotshëm protokollar në bazë të të cilit, qysh prej dafinave të Lojrave Olimpike, vlerësimet u bëhen të gjallëve dhe homazhet të vdekurve.

Në asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë së çoroditur nga liria pa demokraci dhe institucionet pa shtet, nuk është parë ndonjëherë të vrapohet njëzet e kusur vite me radhë, për të dekoruar në mënyre arbitrare njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej shekujsh.

Nuk do habitesha nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që karakterizojnë dekoratat, t’u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, “Ra ky mort pa u pamë”…

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Itali, 25-vjeçari shqiptar kapen me 2.6 kg kokainë

Posted: 01 Nov 2016 02:41 PM PDT

Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane me 2.6 kg kokainë.

Shtetasi Denis Gega u arrestua në autostradën Cavriago (Reggio Emilia). Lënda narkotike ishte paketuar në dy zarfe të fshehura në pjesën e kroskotit të makinës.

I riu u arrestua gjatë fundjavës, ndërsa dje në mëngjes (31 tetor) u paraqit në gjykatë ku është vërtetuar arrestimi i tij.

Policia po heton për të vërtetuar destinacionin e kokainës dhe nëse lënda ishte e destinuar për në Reggio.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush e bëri fajin?

Posted: 01 Nov 2016 02:39 PM PDT

Kjo video është bërë virale në internet. Dy qen u pyetën nga pronarja e tyre se kush e kishte bërë kakën në kuzhinën e shtëpisë.

Përgjigjia e njërit qen ishte fantastike. Ai i drejton putrën shokut të tij duke e bërë atë fajtor.

Për më tepër shihni videon…

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Australi, 191 këpucë në plazh përfaqësojnë vdekjet çdo muaj

Posted: 01 Nov 2016 02:28 PM PDT

Ndërkohë që një agim mahnitës solli dritë në Plazhin Bondi këtë mëngjes, 191 palë këpucë burrash janë vendosur në rërë në përpjekje për të ndriçuar errësirën që ka pushtuar Australinë.

Më shumë se gjashtë burra vdesin çdo ditë në vend – rreth 191 çdo muaj – me shkak kryesor vetëvrasjen te meshkujt nga 15 deri 44 vjeç.

Instalacioni i cili përshëndeti notarët, sërfistët dhe praktikuesit e jogas në një nga plazhet më ikonike në botë u realizua për të shënuar fillimin e "Movember".

Parandalimi i vetëvrasjeve ka qënë një nga fokuset kryesore të “Movember” që nga 2006, bashkë me kancerin e prostatës dhe atë testikular.

Themeluesi i Movember, Adam Garone, tha se këpucët shërbejnë si kujtesë e ngurtë e madhësisë së problemit që përballen burrat australianë.

"Donim të rrisnim ndërgjegjësimin për gravitetin e situatës dhe ta nxirrnim nga hijet. Shumë pak njerëz e dinë shkallën e shtrirjes dhe kjo gjë po ndikon komunitetin tonë, " tha ai për Daily Telegraph.

a8978468796ff342ef8bd2f3149cc846 1167014c88f8338f5bd31a763c7aa76d 8d64886e96a3edc804491fc040fe43e7

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shefi i MI5: Britania do të goditet nga sulmet terroriste

Posted: 01 Nov 2016 02:28 PM PDT

“Do të ketë sulme terroriste në Britani”. Deklarata vjen nga shefi i shërbimeve sekrete britanike MI5, Andrew Parker.

Në një intervistë për "The Guardian" Parker zbuloi se në tre vitet e fundit, forcat anti-terroriste kanë shmangur të paktën 12 sulme kundër disa shënjestrave në Britaninë e Madhe.

Parker theksoi se “kërcënimi terrorist përfaqësuar nga ISIS, por edhe nga Al Qaeda, është i vazhdueshëm dhe kjo është arsyeja pse niveli i alarmit mbetet i lartë”

“Për Britaninë e Madhe, kjo është një ndër periudhat më të rrezikshme, gjatë gjithë karrierës sime 30-vjeçare", tha shefi i shërbimeve sekrete.

“Pres që ne të identifikojmë dhe të ndalojmë shumicën e sulmeve”, theksoi ndër të tjera Parker.

Andrew Parker foli edhe për rolin e Rusisë në politikën e jashtme, duke e cilësuar një rrezik për stabilitetin e Britanisë së Madhe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more