Skip to main content

Ora News: “Amnesty International thirrje Trump: Përkushtim për të drejtat e njeriut” plus 9 more

Ora News: “Amnesty International thirrje Trump: Përkushtim për të drejtat e njeriut” plus 9 more


Amnesty International thirrje Trump: Përkushtim për të drejtat e njeriut

Posted: 09 Nov 2016 11:28 PM PST

Organizata "Amnesty International" i bëri thirrje Donald Trump-it t'i përkushtohet çështjes së të drejtave të njeriut.

Organizata tha të mërkurën, se megjithëse e kishte kritikuar më parë "retorikën helmuese" të zotit Trump gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur duhet të jetë i përkushtuar ndaj detyrimeve të Shteteve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit."

"Presidenti i zgjedhur Trump duhet të përkushtohet ndaj mbrojtes së të drejtave të njeriut pa diskriminim", tha drejtorja ekzekutive e organizatës përmes një deklarate.

Gjatë fushatës së tij thuajse dy-vjeçare, zoti Trump u zotua se do të ngrinte një mur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe se do të përpiqej ta detyronte Meksikon të paguante për murin, për të penguar imigracionin e paligjshëm në SHBA. Ai gjithashtu bëri thirrje për të mos i lejuar imigrantët myslimanë të hyjnë në vend.

"Kjo retorikë nuk mund dhe nuk duhet të bëhet politikë e qeverisë amerikane. Komentet ksenofobike, seksiste dhe me urrejtje që ka bërë zoti Trump gjatë fushatës nuk kanë vend në qeveri", thuhet në deklaratën e organizatës "Amnesty International"./Zeri i Amerikes/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Baba Vanga ka parashikuar se Obama do të jetë Presidenti i fundit i SHBA-së

Posted: 09 Nov 2016 11:24 PM PST

Të gjithëve na kujtohet e moshuara e verbër bullgare që parashikoi sulmet e 11 shtatorit dhe rritjen e Shtetit Islamik.

Baba Vanga, gjithashtu ka parashikuar se Barack Obama do të jetë Presidenti i fundit  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Baba Vanga, që njihet dhe si Nostradamusi i Ballkanit, parashikoi saktë se Presidenti i 44-t amerikan do të ishte afrikano-amerikan.

Por është ende e paqartë se çfarë ka dashur të thotë profetja bullgare me parashikimin e saj që Obama do të jetë i fundit president i SHBA-së.

Profetja që vdiq në vitin 1996, në moshën 85 vjeçare, ka pasur një sukses parashikimi 85%.

Obama do të qëndrojë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa Donald Trump të bëjë betimin më 20 janar 2017.

Kur Baba Vanga parashikoi bërjen e Obamës President, ajo tha se kur ai të futet në zyrë, do të ketë një krizë të madhe ekonomike.

"Të gjithë do t'i kenë shpresat se ai do t'i japë fund krizës, por do të ndodhë e kundërta. Ai do ta çojë vendin në konflikt mes shteteve të jugut dhe të veriut", tha e moshuara.

Vanga ka bërë qindra parashikime në jetën e saj, përfshi edhe që do të ketë një luftë të madhe myslimane, që do të fillojë me Pranverën Arabe në vitin 2010.

Ajo parashikoi që lufta do të bëhet në Siri dhe arriti në konkluzion se në vitin 2043 do të themelohet kalifati me qendër në Romë.

Vanga tha se Europa do të përfundojë së ekzistuari në fund të vitit tjetër, duke e lënë pothuajse tokë boshe.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çitaku: Amerika mbetet aleate e Kosovës

Posted: 09 Nov 2016 11:21 PM PST

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA, thotë se edhe gjatë mandatit të presidentit të ri Donald Trump, Kosova do të mundë të jetë në përkrahjen e Amerikës. Sipas saj, politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar edhe kur presidenti ka qenë nga radhët e republikanëve apo demokratëve

Sipas saj, Amerika ka dhënë kontribut të madh për vendin në vazhdimësi, pavarësisht se kush ka qenë në krye të Shtëpisë e Bardhë, presidenti nga radhët e republikanëve apo demoktratëve.

Çitaku: Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë ndikimet e tyre jo vetëm në zhvillimet politike në Kosovë, por edhe në një sfond më të gjerë gjeopolitik. SHBA-të janë themeltare të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s e cila ka ndëhyrë ushtarakisht në vitin 1999 në Kosovë, luan ende rol vendimtar në politikat e zgjerimit, jo vetëm të Aleancës, por është edhe parnter me Bashkimin Evropian. Në një kohë kur subjektiviteti ynë ndërkombëtar vazhdon të jetë i kontestuar, fakti që Kosova ka mundur vazhdimisht të llogarisë deri më tani në ndihmën e SHBA-ve, pavarësisht kush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, president demokrat, apo republikan, është shumë domethënëse dhe ne shpresojmë se kjo frymë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Këto komente Çitaku i ka bërë gjatë një interviste të shkurtër dhënë gazetës "Zëri" në Kosovë, pas zgjedhjes së republikanit Trump, president i ri i SHBA-ve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Faktorët që sollën fitoren e Donald Trumpit

Posted: 09 Nov 2016 11:13 PM PST

Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara kanë marrë fund duke nxjerrë fitues republikanin Donald Trump. Që në orët e vona të ditës së martë u bë e qartë se zoti Trump kishte siguruar votat e nevojshme elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale. Rivalja e tij, Hillary Clinton pranoi të mërkurën humbjen dhe përgëzoi kundërshtarin, duke uruar që ai të jetë "një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët". Urime i përcolli zotit Trump edhe Presidenti Barak Obama.

Zoti Trump siguroi një fitore thuajse të pamundur për t'u bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Biznesmeni miliarder, i cili u nënvleftësua gjatë gjithë fushatës, madje edhe u vu shpesh në lojë nga analistët dhe nga shtypi, siguroi 288 vota elektorale. Kur të vijë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, zoti Trump do të jetë komandanti i parë i përgjithshëm që nuk është zgjedhur kurrë më parë në një post publik, nuk ka shërbyer në radhët e ushtrisë dhe nuk ka pasur asnjë post të lartë qeveritar. 70-vjeçari Trump do të jetë personi me moshë më të madhe i sapo-zgjedhur president.

Pas një fushatë të ndezur dhe shpesh me ofeza të ulëta dhe sulme personale, zoti Trump u përpoq të rikthente një ton ripajtimi dhe uniteti:

“Zotohem para çdo qytetari të këtij vendi të jem president i të gjithë amerikanëve,"tha në fjalën para përkrahësve zoti Trump, pasi ishte konfirmuar fitorja e tij.

Deri në ditën e zgjedhjeve, mendohej se zonja Clinton do t'i fitonte zgjedhjet, pasi anketat e kishin favorizuar kandidaten demokrate shumicën e kohës. Realiteti dëshmoi se anketat ishin gabuar dhe se zgjedhësit përqafuan kandidatin me mesazhin e një konkurrenti që nuk kishte të kaluar brenda qarqeve politike dhe si i tillë do të dinte ta ndryshonte Uashingtonin. Ai arriti të shfrytëzonte irritimin e votuesve ndaj elitës politike të vendit dhe ankthin në lidhje me gjendjen e ekonomisë.

Fitorja e zotit Trump mbylli një prej fushatave më të kontestuara dhe më përçarëse në historinë amerikane. Në aktivitete fushate, në intervista e biseda, kandidatët nuk i kursyen sulmet personale ndaj njëri-tjetrit.

Në qendrën e operacioneve të fushatës Trump, aktivistët ishin të elektrizuar, megjithëse ende ndjehej shija e hidhur e përçarjes që kishte lënë fushata. Sapo u bë e qartë se zoti Trump do të merrte një numër të mjaftueshëm votash për të fituar presidencën, punonjës të fushatës filluan të brohorisnin "Futeni në burg!" një aludim për komentet që bëri Donald Trump gjatë një debati me zonjën Clinton, ku tha se do të udhëzonte një proces hetimor për ta futur në burg ish-Sekretaren e Shtetit për keq-menaxhimin e komunikimeve shtetërore si shefja e diplomacisë amerikane.

Për javë me radhë para zgjedhjeve, zoti Trump nuk kishte përfillur anketat që tregonin se ai do të humbiste, duke i cilësuar si statistika të manipuluara kundër tij. Anketat me zgjedhësit që sapo kishin votuar tregonin se kandidati republikan kishte përfituar nga një pjesëmarrje më e lartë e bazës republikane, kryesisht amerikanë të bardhë nga zona rurale, përgjithësisht pa arsim të lartë. Shumë prej tyre e gjejnë veten të izoluar nga një ekonomi e ndikuar nga ndryshimet globale dhe u mobilizun nga komentet e zotit Trump kundër tregtisë së lirë dhe kundër imigracionit, si për shembull zotimi i tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksinën dhe për ta detyruar Meksikën të mbulojë shpenzimet e murit për të penguar futjen e imigrantëve të paligjshëm.

Megjithëse nuk gëzonte mbështetje mes pakicave, grave dhe votuesve më të arsimuar, të cilët mbështesnin zonjën Clinton, përkrahja e votuesve të bardhë të klasës punëtore mjaftoi për ta nxjerrë kandidatin republikan në krye të garës. Sipas anketave me votuesit që sapo kishin hedhur votën, 9/10 e afrikano-amerikanëve dhe 2/3 e hispanikëve kishin votuar për zonjën Clinton.

Zoti Trump do të ketë edhe mbështetjen e dy dhomave të kongresit që do të jenë nën kontrollin e republikanëve, të cilët arritën të ruajnë shumicën në të dyja këto dhoma në zgjedhjet e së martës. Kjo nënkupton që republikanët do të mbushin vendet boshe në Gjykatën e Lartë me kandidatë që pritet të sjellin pikëpamje më konservatore.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan, tha se zoti Trump kishte arritur një fitore shumë të madhe politike. Zoti Ryan u zotua të punonte për një axhendë legjislative në harmoni me presidentin e ardhshëm.

Megjithatë, Partia Republikane ndeshet me një numër sfidash masive, sidomos pas përçarjeve që shkaktoi kandidatura e zotit Trump. Gjatë fushatës së tij Donald Trump ka sulmuar republikanët e qendrës dhe ka kundërshtuar hapur shumë parime të konservatorizmit tradicional.

"Kemi përpara një skenar të panjohur," thotë formuluesi i strategjisë për Partinë Republikane, Ron Bonjean. "Kjo është një fitore e paparashikuar nga një person pa të kaluar politike, i cili e ka tronditur nga themelet Partinë Republikane dhe tani po vjen në Uashington me një forcë tronditëse". / Marre nga VOA

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre banesa përmbyten nga dalja e Vjosës, evakuohen shtatë familje

Posted: 09 Nov 2016 11:03 PM PST

Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj na informon se janë edhe 7 familje që janë evakuar në zonën e ish-pularisë.

Edhe ditën e djeshme për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat vërshuan  në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional.

Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.

Vjosa derdhet përtej shtratit, bllokohet aksi nacional drejt Selenicës

 

15034156_10209389198560623_1617698183_o 15007575_10209389196760578_134059149_o vjosaa

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çfarë shkoi keq me Hillary Clinton?

Posted: 09 Nov 2016 10:56 PM PST

Këto zgjedhje, me siguri më të jashtëzakonshmet në historinë amerikane, ishin një revoltë kundër establishmentit politik.

Dhe pak njerëz e kanë personifikuar establishmentin politik më shumë se Hillary Clinton.

Gjatë kësaj fushate, për miliona votues të zemëruar, ajo u bë fytyra e politikës së 'thyer' të Amerikës.

Donald Trump arriti të bindë votues mjaftueshëm në mjaft shtete të cilat ai u zotua t'i rregullonte.

Miliarderi e quajti veten kandidati protestues. Ndërsa Hillary përfaqësonte status quo-në.

Vazhdimisht, Hillary Clinton deklaroi se ajo ishte kandidate më e kualifikuar. Vazhdimisht ajo fliste për CV-në e saj të pasur, eksperiencën e saj si Zonjë e Parë, si senatore e Nju Jorkut, dhe Sekretare e Shtetit.

Por në këtë zgjedhje "të çmendura", ku kishte aq shumë bujë dhe pakënaqësi, mbështetësit e Donald Trump e panë eksperiencën dhe kualifikimet e Hillary-t si negative.

Shumë njerëz kërkonin një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë më shumë se sa një politikane në karrierë. Urrejtja e tyre ndaj Uashingtonit ishte e dukshme. Dhe po aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të.

Hillary Clinton prej kohësh ka pasur probelmin e besimit, që në kohen me skandalin e email-eve.

Ajo kishte një problem me origjinalitetin. Ajo është parë si një priftëreshë e lartë e një elite në bregun lindor, që shikon për njerëzit që punojnë.

Pasuritë e mëdha që Clinton-ët kanë akuuluar që kur u larguar nga Shtëpia e Bardhë nuk i hynë në punë. Pasuria e tyre përkeqësoi problemet e saj me votuesit e klasës punëtore, edhe pse ata votuan të lumtur për një manjat pronash.

Në një vend ku votuesit më të shumtë janë femra, mendohej se gjinia e saj do t'i jepte avantazh. Por ajo që u duk e qartë në garat e para përballë rivalit Bernies Sanders, ishte e vështirë të ndodhte edhe përballë Trump.

Madje shumë femra nuk kanë qenë kurrë të kënaqura nga ajo. Kur Donald Trump akuzoi bashkëshortin e saj për 'sulm' ndaj femrave, shumë ranë dakord me të.

Negativisht tek ajo ndikoi dhe fakti që shumë njerëz janë mërzitur me familjen Clinton.

Hillary Clinton nuk është një politikane natyrale. Fjalimet e saj janë disi robotike. Zëri i saj tingullon i pasinqertë tek veshët e të tjerëve. / BBC

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Obama do të presë Trump në Zyrën Ovale

Posted: 09 Nov 2016 10:36 PM PST

Presidetni në ikje Barack Obama do të takohet sot me pasardhësin e tij Donald Trump në Zyrën Ovale për biseda që kanë qëllim sigurimin e një tranzicioni të qetë pushteti.

Megjithatë, mijëra protestues dolën në rrugë në disa qytete për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Trump, duke bërtitur “Jo presidenti tim”, shkruan BBC.

Obama,  i cili kishte quajtur Z. Trump të “papërshtatshëm” u bëri thirrje të gjithë amerikanëve të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të së martës.

Obama tha se pavarësisht se mundi në garë Clinton edhe përkrahësve të Trump duhet ti jepet një mundësi për të udhëhequr.

Pavarësisht nga thirrjet, protestuesit u mblodhën në disa qytete në të gjithë vendin. Në Nju Jork, mijëra marshuan në Trump Tower, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të zotit Trump mbi emigracionin, të drejtat e homoseksualëve dhe të drejtave riprodhuese.

Policia më herët ngriti barriera betoni dhe masa të tjera të sigurie jashtë në vendin ku mendohet se do jetë selia e zotit Trump gjatë tranzicionit në pushtet.

Trump do të bëhet presidenti i 45 amerikan, pas sigurimit të një fitore të papritur mbi Hillary Clinton.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Ai nuk është Presidenti im”

Posted: 09 Nov 2016 01:51 PM PST

"I zotohem çdo qytetari të tokës tonë që do të jem President për të gjithë Amerikanët", premtoi Donald Trump në mitingun e tij të fitores në Nju Jork.

Por edhe para fjalimit të tij, disa përdorues në rrjetet sociale qartësuan se ai kurrë nuk do të fliste për ta.

Disa përdorën hashtagun "Ai nuk është Presidenti im" – më shumë se 180 mijë herë brenda pak orëve.

E ndërkohë disa mbështetës së Znj.Clinton përdorën "Unë jam me të", dhe pas fitores së Trump: "Unë jam ende me të".

_92349728_fb33208f-f263-4f3a-a852-de7582d4cdc3

_92349727_mediaitem92349726

_92350378_aa8112f5-a4ce-4517-8a00-0194721144f1

_92349723_mediaitem92349722

_92354471_punkmisfitxox

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kukan: Me vettingun po humbet kohë për datën e negociatave

Posted: 09 Nov 2016 01:43 PM PST

Eurodeputeti, Eduard Kukan, është i mendimit se pa shënuar përparime në zbatimin ereformës në drejtësi nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE.

Në një intervistë për Drejtoren e Informacionit në RTV Ora News, Ilva Tare, Kukan tha se Komisioni nuk do të presë për zbatimin e të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi, por të paktën një ose dy për të treguar se ka vullnet politik për ti dhënë rrugë.

"Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre dhe kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të  zgjidhë këto çështje dhe mendoj se në atë kohë komisioni do të vazhdojë se ka një zbatim të besueshëm  dhe një datë mund t'ju caktohet"

Intervista

Zoti Kukan, një rekomandim me kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Çfarë do të thotë ekzaktësisht? Që nuk jemi gati për rekomandimin apo reforma në drejtësi është me të vërtetë e rëndësishme?

Jo, ju e morët rekomandimin për të nisur negociatat për anëtarësim. Kjo ndodh për herë të parë…. Do të thotë se keni një raport pozitiv dhe kushtet që përmendët, data ose koha e saktë për të filluar negociatat për anëtarësim është e lidhur me kushtet që përmenden atje. Theksi është tek zbatimi i reformës në drejtësi.

Veçanërisht ligji i rivlerësimit, u përmend nga komisioneri Hahn…

Veçanërisht ligji i rivlerësimin dhe situata tani ku opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias për pozicionin e tyre që të jepnin një verdikt. Mendoj se është një procedurë legale por objektivisht po humbasim kohë.

Doni të thoni Shqipëria dhe politikanët shqiptarë.

Për Shqipërinë bëhet fjalë.

Por nga ana tjetër opozita po thotë se ligji i rivlerësimit dhe ligji tjetër i ndërtimit të institucioneve që po e sfidojnë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese sespe disa nga nenet e ligjit janë antikushtetues?

I takon Gjykatës Kushtetuese të thotë nëse është kushtetuese apo jo. Më lejoni t'ju përmend se ashtu siç u prezantua nga komisioneri dhe siç është shkruar tek raportin vjetor, theks i veçantë është vënë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kishte shumë fjali pozitive që kishin të bënin me miratimin unanimisht në parlament dhe u vlerësua shumë por sipas mendimit tim, është shumë mirë që u miratua unanimisht por me zbatimin, siç e shihni edhe ju edhe ne, ka një problem. Pra pa zgjidhur këto probleme, duket se komisioni nuk është gati të rekomandojë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim dhe siç e thashë më herët kjo është një çështje politike shumë e ndjeshme. Opozita ka të drejtën legjitime për të dërguar këto ligje në Gjykatën Kushtetuese, nuk po shkelin asgjë, është e drejta e tyre e shenjtë  dhe gjykata kushtetuese duhet të vendosë pra me zbatimin konkret dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe të gjithë ligjeve që lidhen me të, dyshoj se duhet të presim për Shqipërinë.

Që do të thotë se negociatat nuk do të hapen deri në zbatimin dhe paraqitjen e provave konkrete?

Po

Vetëm rezultatet kanë vlerë tha komisioneri Hahn…

Nuk mendoj se komisioni do të presë për zbatimin e të gjithë ligjeve. Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre dhe kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të  zgjidhë këto çështje dhe mendoj se në atë kohë komisioni do të vazhdojë se ka një zbatim të besueshëm  dhe një datë mund t'ju caktohet sepse ne në parlamentin europian, duam shumë të shohim Shqipërinë në negociatat për anëtarësim. Kemi vetëm Serbinë dhe Malin e Zi dhe do të ishte shumë e rëndësishme të kishim Shqipërinë gjithashtu sepse Shqipëria, teksa dëgjoja komisionerin Hahn me shumë vëmendje, ishte shumë pozitiv për Shqipërinë. Përmendi shumë gjëra pozitive dhe ju e meritoni disa vlerësime, përshembull, aktivitetin tuaj në bashkëpunimin rajonal. Po punoni shumë mirë, keni treguar gjëra konkrete për këtë. Sigurisht ka fusha të tjera si përshembull lufta kundër korrupsionit, kultivimit të kanabisit. Ishte një çështje që komisioneri nuk foli por unë do të doja ta përmendja.Vitin tjetër ju do të keni zgjedhje.

 Janë ato një kusht gjithashtu? Apo parakusht?

Jo, nuk përmendet. Ju dëgjuat të përmendej vetëm reforma në drejtësi por zgjedhjet në çdo vend janë me të vërtetë testi më transparent për demokracinë e qytetit. Si përgatiten, si zhvillohen në ditën e zgjedhjeve, pranohet rezultati apo jo nga të gjitha partitë politike… janë apo jo të besueshme dhe në mënyrë që të kryeni këtë, ju keni 53 rekomandime nga ODIHR dhe unë jam sinqerisht i shqetësuar që nuk i keni zbatuar ato dhe koha po përfundon, ndërkohë që ka limite kohore për këtë. Pra kjo duhet të përmendet gjithashut, unë e përmenda tek mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit që do të ishte e nevojshme për parlamentarët t'i kushtojnë shumë vëmendje kësaj dhe që zgjedhjet të përgatiten në një mënyrë të besueshme nëse ka konsensus për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve. Shqipëria nuk ka një historik të mirë në respektimin e rezultateve zgjedhore. Ka patur bojkote të parlamentit për të cilën nuk do të na pëlqente të dëgjonim të flitej këtu, pra zgjedhjet duhet të merren shumë seriozisht.

Ju ishit në Komitetin e Stabilizim Asociimit gjithashtu dhe çfarë shije ju la në fund, lufta midis maxhorancës dhe opozitës? Nuk jeni të lodhur me këtë?

Unë jam mësuar me këtë. Unë kam punuar me kolegët e mi shqiptarë që prej 7 vitesh. Në fillim isha me të vërtetë shumë i shokuar që isha dëshmitar i atij lloji debati me një gjuhë shumë arrogante, shumë të fortë. Nuk është kjo mënyra që diskutojmë në parlamentin tim, në parlamentin europian por gradualisht u mësova paksa por sërish po përpiqemi t'i themi kolegëve tanë se duhet ta bëjnë këtë ashtu siç e bëjmë ne dhe jo ne të mësojmë nga ata. Sërish mendoj se po bëhet pak më mirë por edhe në mbledhjen e fundit ata treguan një kontradiktë të thellë, mungesë vullneti për të gjetur kompromis. Nëse janë dy pozicione kontradiktore, mënyra e vetme është të ketë komropmis dhe është shumë e vështirë për politikanët tuaj për të arritur kompromisin sepse nëse ata thonë jo, unë nuk lëviz nga pozicioni im, dhe kjo nuk është gjëja e duhur, nuk do të shkosh asgjëkundi dhe kjo është gjithashtu një problem në Shqiëpri, kultura politike e kompromisit ashtu si europianët i bëjnë gjërat, pra situata po përmirësohet por sërish ka rrugë të gjatë përpara për të qenë europianë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fleckenstein: Nëse zgjidhet “vettingu”, ja kur caktohet data për negociatat

Posted: 09 Nov 2016 01:42 PM PST

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, deklaron se pa proçesin e rivlerësimit, e gjithë reforma në drejtësi është në dyshim.

Në një intervistë për Drejtoren e Informacionit në RTV Ora News, Ilva Tare, Fleckenstein deklaron se nëse problem me vettingun zgjidhet, "problemi zgjidhet me procesin e rivlerësimit, mund të ketë një mundësi që të caktojnë një datë dhe kjo mund të jetë në fillimin e vitit tjetër ose ndoshta pas zgjedhjeve dhe të japë një shenjë të qartë se nuk do të ketë më nevojë për ndonjë vendim tjetër të Këshillit".

Për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Fleckenstein vlerëson se test do të jenë zgjedhjet e 2017.

Intervista

Zoti Fleckenstein, është një ditë e mirë për Shqiëprinë, rekomandimi për t'u hapur negociatat?

Mendoj se është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë. Është një rekomandim i qartë për të hapur negociatat.

Por është e kushtëzuar?

Po, sigurisht ka një kusht sepse komisioni kërkoi hapjen e negociatave për shkak të reformës në drejtësi por një pjesë shumë shumë e rëndësishme ka ngecur tashmë. Siç dihet Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias t'i hidhte një sy ligjit të rivlerësimit, siç e kanë bërë njëherë, por tani do e bëjnë sërish. Sigurisht do të na duhet të presim se cili do të jetë rezultati. Pa procesin e rivlerësimit, e gjithë reforma në drejtësi është në dyshim. Pra kjo duhet bërë dhe nëse puna e zakonshme fillon për të zbatuar, do të jetë vetëm çështje kohe kur negociatat të hapen.

A mendoni se ka ndonjë mundësi që Këshilli i BE në dhjetor të mund të japë një datë se kur mund të hapen negociatat?

Nëse problemi zgjidhet me procesin e rivlerësimit, mund të ketë një mundësi që të caktojnë një datë dhe kjo mund të jetë në fillimin e vitit tjetër ose ndoshta pas zgjedhjeve dhe të japë një shenjë të qartë se nuk do të ketë më nevojë për ndonjë vendim tjetër të Këshillit.

Përsa i përket prioriteteve të tjera, reformave që vendi duhet të permbushë përpara fillimit të negociatave, si ka ecur Shqipëria?

Në përgjithësi është një rezultat i mirë veçanërisht kur bëhet fjalë për shërbimet publike apo reformat për të. Ka akoma probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin por mendoj se reforma në drejtësi është themeli nga ku mund t'ia nisni për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kriminelët e tjerë, që nuk duhet të jenë në listat e zgjedhjeve por kjo ka të bëjë me dekriminalizimin për të cilin kemi folur shpesh. Dhe tani gjatë zgjedhjeve të tjera, partitë duhet të provojnë nëse e kanë me të vërtetë apo janë thjesht fjalë të bukura.

Për të folur për dekriminalizimin dhe procesin, zbatimin e ligjit. Partia opozitare ka ende disa rezerva dhe kërkon që të bëhet më shumë për këtë çështje. Përse mendoni se nuk ka rezultate të qarta në zbatimin e dekriminalizimit?

Nuk e di. Ne këtu në Bruksel themi gjithmonë: Objektivi ynë kur e shohim se çfarë po ndodh me të vërtetë, do të jenë zgjedhjet e vitit 2017, dhe shpresoj që do të jenë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, shumë më të mira se herën e fundit.

Lufta kundër drogës, trafikut janë një tjetër shqetësim i ngritur nga opozita. Sa e shqetësuar është BE për situatën e kultivimit të kanabisit?

Mendoj se është shumë e vështirë për ne si parlamentarë për të parë se si është situata në të vërtetë. Ne shohim se ka një mënyrë më të mirë me të cilën po përballet, në kuptimin e shkatërrimit të parcelave dhe kundër trafikut por nga ana tjetër dëgjoj se ka më shumë parcela se ç'kishte më parë. Kështu që na duhet të flasim më shumë me miqtë tanë italianë për të marrë më shumë detaje për këtë dhe më pas mund të vlerësojmë gjendjen. Në parim ne nuk na pëlqen kanabisi.

Rekomandimi për hapjen e negociatave është më shumë si një shpërblim për partitë politike apo është më shumë punë për të bërë?

Është një pyetje e bukur. Do të thoja se janë të dyja. Është një shpërblim për atë që është bërë, reformat të paktën tashmë janë në letër, të gjitha partitë, së pari qeveria por gjithashtu i gjithë parlamenti ka rënë dakord për këtë por gjithashtu është më shumë punë sepse do t'ju duhet të filloni me zbatimin e tyre me të gjitha gjërat dhe të ashtuquajturat nene dhe kjo është shumë, me të vërtetë shumë punë. Duhet të jemi të duruar nga njëra anë por të vendosur nga ana tjetër.

Faleminderit shumë

S'ka përse, faleminderit juve.

Kukan: Me vettingun po humbet kohë për datën e negociatave

Vendimi për negociatat, Calavera: Shansi në duar të politikës shqiptare

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more